Armando Broja ka bërë debutimin në Premier League për këtë sezon me fanellën e Burnley.
Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89-të ndaj Liverpool, në sfidën e javës së katërt.
Skuadra e futbollistit shqiptar, u ndëshkua me një gol në minutën e 95-të.
Një penallti u kthye në gol nga Mohamed Salah, i cili i dha fitoren të kuqve.
Debutim me humbje për Brojën, i cili merr minutat e para në kampionatin anglez dhe shpreson që të ketë më shumë hapësira në të ardhmen.
Për Liverpool kjo është fitorja e katërt në po kaq ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Premier League.