Një incident ka ndodhur në një event kulturor serb në Split të Kroacisë, ku dhjetra të rinj të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke ndaluar organizimin.
Eventi “Mbrëmje folklorike” e organizuar nga Organizata Kulturore Serbe Prosvjeta do të duhej të mbahej në sallën e pallatit të qytetit të Splitit.
Në një moment, dhjetra të rinj të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke lëshuar thirrje të tipit “Plehra. Largohuni andej nga keni ardhur. Ikni dhe nuk do ju prekim me dorë”.
Incidenti ka shkaktuar edhe reagimin e kryeministrit Andrej Plenkovic, i cili ka thënë se autoritetet po kërkojnë të identifikojnë kush janë organizatorët e të rinjve të cilët i ka quajtur “Ustasha” dhe ka thënë se eventi serb do të vijojë të mbahet.