Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën në kampionat, ku trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes ndaj Mladost.
Zizovic u rrëzua papritur pranë vijës anësore në minutën e 22-të, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Trajneri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua përkohësisht. Vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, skuadra dhe publiku morën lajmin tragjik: Zizovic nuk ia kishte dalë të mbijetonte.
Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan skena të dhimbshme, me lojtarët që shpërthenin në lot dhe përqafonin njëri-tjetrin në mes të fushës. Pas lajmit të hidhur, arbitri vendosi ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.
Mladen Zizovic, i cili kishte marrë drejtimin e Radnicki 1923 vetëm më 23 tetor, kishte udhëhequr ekipin në tre ndeshje. Ish-mesfushori boshnjak u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 dhe numëronte dy paraqitje me kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Ai ka luajtur edhe në Shqipëri, me Tiranën gjatë sezonit 2010–2011, ku zhvilloi 14 ndeshje dhe shënoi një gol.
Zizovic la pas tre fëmijë. Federata Serbe e Futbollit shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e tij, duke e cilësuar si “një figurë të dashur dhe të respektuar të futbollit ballkanik”.
“Pusho në paqe, Mladen. Dashuria jote për futbollin dhe trashëgimia që le pas do të mbeten përgjithmonë,” shkroi Federata në njoftimin zyrtar.
🇧🇦🇷🇸 | Sırbistan Süper Ligi ekibi Radnicki 1923'ün teknik direktörü Mladen Zizovic, deplasmanda oynanan Mladost Lucani maçı sırasında geçirdiği kalp krizi sonrası hayatını kaybetti.
— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) November 4, 2025
44 yaşındaki teknik adam, maçın 22. dakikasında aniden yere yığıldı. Hastaneye kaldırılan… pic.twitter.com/slGoGJj1aw