Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës. Nga një përplasje në komunikacion, jetën e ka humbur në vendngjarje Eldion Kelmendi, vëllai i ish-banorit të njohur të Big Brother VIP Kosova, Gjestit.
Lajmi ka prekur thellë familjen Kelmendi dhe të gjithë ata që e njihnin. Vetëm 20 orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ndër to ishte edhe një foto e saj me vëllain Eldionin, duke dhënë mesazhe të dashurisë familjare që sot marrin një kuptim të trishtë.
Eldioni ishte pjesë e momenteve më të lumtura të Gjestit, duke u shfaqur edhe në surprizën që iu bë atij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku familja e mbështeti publikisht.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe hetuesit e komunikacionit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi.https://www.instagram.com/p/DPCQ_BsjLw_/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2F2025%2F09%2F26%2Fpostimi-prekes-i-motres-se-gjestit-me-eldionin-vetem-nje-dite-para-humbjes-se-tij%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A680.2000000029802%2C%22ls%22%3A463.1000000014901%2C%22le%22%3A660%7D