Histori nga më të çuditshmet, por që fatkeqësisht gjejnë goxha terren në shoqërinë shqiptare është rasti i një vajze të martuar, e cila përditë përballet me një realitet të hidhur.
Një vajzë ka shkruar për JOQ Albania se prej disa vitesh është e martuar, por burri i ka shkuar në emigrim, ndërsa ajo aktualisht ka sakrifikuar karrierën e saj, për t’i shërbyer babit, të cilin e ka të sëmurë.
Deri këtu historia e vajzës nuk ka asgjë për të ardhur keq, apo për t’u habitur, deri sa vjen një moment i dytë, kur një grua e ve, dyshon se vajza i ngacmon të dashurin.Vajza pohon se kjo grua e ve e shan rrugëve, madje ka dërguar edhe një tjetër ish të dashur të saj që ta kërc.ënojë. Ajo pohon se ta rr.ahësh nuk është mirë të ndysh duart me të, por nga ana tjetër edhe nuk di ç’të bëjë.Vajza kërkon mendimi e juaj.
Mesazhi i plotë i vajzës:Përshëndetje!Kam një pyetje rreth një çështjeje që më shqetëson vërtetë shumë personalisht, kam nevojë për një mendim tuajin sepse shoh këtu në faqen tuaj disa komentues të mrekullueshëm që shprehin mendimin e tyre të vërtetë dhe konkret.
Jam një vajze e martuar dhe për fatin tim të keq jetoj larg me bashkëshortin se Ai ka emigruar për një të ardhme më të mirë për familjen në të ardhmen. Unë jetoj me babin që e kam të paralizuar dhe i shërbej atij në pjesën më të madhe të kohës sime dhe kam hequr dorë për një fare kohe nga karriera dhe jeta time sociale, bëj një jetë të thjeshtë dhe e qartë në objektivat e mia.
Pooooor më shqetëson shumë një grua e ve, e cila për fajin tim të keq jeton në një qytet me mua dhe ish i dashuri saj ka respekt e vlerësim për mua dhe familjen time.
E veja ka filluar të shpife për mua se unë kam një lidhje me ish-in e saj, ku në fakt unë nuk kam përjetuar kurrë asgjë me këtë njeri sepse faleminderit Zotit kam një bashkëshort në Jetën time dhe as në subkonshiencen time nuk ekziston person tjetër.
Ajo një ditë më përshendet e më pyet si ia kam kaluar, a kam lek, etj, etj. Pyetje që të bënin të mendoje se ishte njeri i mirë ( por e ndjeja) si një person të dyshimte në ate që fliste.
Kaluan disa muaj ashtu dhe pas ca kohësh kur unë një ditë po flisja me ish-in e saj ajo më thotë pas shpines së tij se unë qënkam një femër e p.oshtër dhe që paskam si qëllim j.oshjen e këtij personi…se unë nuk jam aq e mirë sa dukesha…nuk po iu besoja fjalëve, u ndjeva shumë e po.shtëruar por u përmbajta dhe e pyeta, a je në terezi?!
Ajo më ka ndjekur nga pas, më ka nxjerr një ish-in tjetër të saj për të më kerc.enuar dhe nuk durova dot dhe i tregoj tim shoqi, ai vjen dhe kërkon kte mashkullin dhe i thotë nusja ime nuk i ka kujt borxh por ferra t’i hyje në kembe gjej vend e futu.
Kaluan disa ditë në heshtje kjo vazhdon e flet sërish, shpif për moralin dhe c.ënon dinjitetin tim. Nuk di si të veproj me të, flet për mua më përqesh në rrugë kur jam me makine e shumë gjeste vu.lgare që vetëm një femër e atij llojit bën.
Në polici nuk ia vlen të shkosh për të se vendi ynë i vogël dhe të merr historia. T’a rra.hësh nuk ndyhen duart me të, por se di çfarë të bëj me të?!
Theksoj se i shkruan dhe ish-it të saj mos fol fare me ate se ajo është femra më e ulet në një kohë që mua nuk më njeh kush për mirë as për keq se kam studiuar e punuar jashte qytetit tim dhe shëndeti i babit më ka lidhur me këtë qytet.Ju lutem më jepni një mendim nga ana juaj.Ju jam mirënjohëse.”