Jurgen Klopp u largua nga drejtimi i Liverpool para 15 muajsh dhe nga ajo kohë nuk ka punuar më si trajner.
Pas një kohe të gjatë në stol, tekniku gjerman ka zgjedhur të pushojë dhe duket se kjo periudhë i ka pëlqyer.
Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, Klopp u shpreh se nuk i mungon trajningu, ndërsa theksoi se tani po bën ato që nuk i bënte dot në 25 vite.
“Nuk dua të punoj më si trajner. Kjo është ajo që mendoj tani, por nuk i dihet. Tani jam 58 vjeç. Nëse rikthehem në stol në moshën 65-vjeçare, mund të më përmendet se kisha thënë që nuk do të rikthehem.
Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë. Në 25 vitet e fundit, kam qenë në dasmë vetëm dy herë. Në dasmën time dhe një dasmë tjetër dy muaj më parë.
Në 25 vitet e fundit kam qenë në kinema vetëm katër herë dhe kjo ka ndodhur në tetë javët e fundit. Është mirë që po i bëj këto tani. Kam shkuar në vende të ndryshme si trajner dhe nuk kam parë asnjë prej tyre. Vetëm hotel, stadium dhe fusha e stërvitjes. Asgjë tjetër”, u shpreh Klopp.