Kjo është 50-υ. jeçarja nga Selaniku ra në DASΗURl me shqiptarin 21-vjeçar

Gruaja greke vendosi ta jetojë pjesën e mbetur të jetës me një djalë shqiptar që i kishte marrë mendjen.

E pa në një dyqan ku ai punonte dhe aty filloi gjithçka.

Mori dhe motrën me vete dhe i tregoi se atë natë e donte në dhomën e saj djaloshin që i kishte marrë mendtë.
Djali, vetëm 21 vjeç, nuk ngurroi t’i shkojë nga pas dhe të dy u përfshinë në zjarrin e një dashurie që sa vinte e bëhej më i fortë.


Aq i fortë sa gruaja që jeton në qytetin e Selanikut, vendosi të martohet me djalin 29 vjet më të vogël se vetja.

E kur martohesh ke dhe ca detyrime të tjera. Ndan ca gjëra kështu që për 50-vjeçaren ishte mëse normale të derdhej në lumin e besimit ndaj bukuroshit shqiptar.

Ata tashmë kishin gjithçka bashkë, përfshirë numrin e llogarisë bankare.
Çdo gjë mirë kur befas djalit na i teket të lërë gjithçka dhe të ikë në Shqipëri.

I riu i tha gruas se nuk mund të rrinte më. Duhet të ikte në vendlindje sepse do të hapte atje një biznes të vetin.
E shoqja u mërzit shumë për dashurinë që po i shkëputej nga krahët.

E nuk mjaftoi kjo, por ditë më vonë, mësoi dhe diçka tjetër: Ai i kishte përlarë të gjitha paratë që kishin në bankë, plot 40 mijë euro.


Gruaja u tmerrua dhe shkoi në Policinë e Selanikut dhe denoncoi të riun. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë policia, por ligjërisht djali nuk ka asnjë problem pasi paratë i kishin në llogari të përbashkët.