23-υjeçari iu hγri brenda dhe tentoi t’u υidhte kanabisin, të rinjtë shqiptarë e dhυnojnë për υdekje me shkoρinj dhe tulla

Më 28 janar të vitit 2021, në Cardiff u vra 23-vjeçari Tomasz Waga. Për vrasjen e 23-vjeçarit dhe dhunimin e shokut të tij Carl Davies janë akuzuar dhe arrestuar disa të rinj shqiptarë. Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj mohojnë vrasjen.

Së fundmi është zbuluar se 23-vjeçari Waga dhe miku i tij kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e barit ku qëndronin shqiptarët, e cila kishte vlerë 120,000 £. Waga dhe Carl Davies u kapën nga shqiptarët teksa tentonin të thyenin shtëpinë në Newport Road në zonën Roath. Waga dhe Davies u sulmuan me shkopinj bejsbolli dhe tulla pak minuta pasi hynë në shtëpinë e shqiptarëve.

Waga kishte pësuar lëndime të shumta në kokë, gjoks, brinjë dhe krahë kur trupi i tij u gjet nga një banor në zonën e Penylan. Në seancën gjyqësore u tha se shqiptarët kishin “formuar një bandë kriminale” dhe ishin të gjithë përgjegjës për vdekjen e 23-vjeçarit. Shtëpia e barit që shqiptarët administronin ishte aq fitimprurëse sa anëtarët e bandës ishin të përgatitur ta mbronin atë “nëse ishte e nevojshme me çdo kusht”.

Waga dhe tre të rinj të tjerë udhëtuan nga Dagenham në lindje të Londrës për në Cardiff më 28 janar për të vjedhur kanabisin. Ai dhe Davies hynë në shtëpi nga një dritare kuzhine duke përdorur një kaçavidë që kishin marrë me vete dhe sapo u futën brenda gjetën kanabisin e shqiptarëve. Por, kur tentuan të hapnin një derë të mbyllur, një nga shqiptarët, Hysland Aliaj, e mbante të mbyllur nga ana tjetër dhe lajmëroi me telefon pjesën tjetër të grupit.

Brenda pak minutash shqiptarët hartuan një plan për të mbrojtur kanabisin e tyre. Waga dhe Davies filluan të prisnin kanabisin dhe ta vendosnin atë në një mbulesë jorgani, pa e kuptuar se shqiptarët e tjere ishin rrugës. Davies u plagos rëndë me një shkop bejsbolli, kallam bambuje dhe gjysmë tulle përpara se banda të sulmonte 23-vjeçarin Waga. Ky i fundit u fut në një makinë Mercedes dhe e larguan nga vendi i ngjarjes ku më pas u gjet i vdekur.

Josif Nushi, 27 vjeç, Mihal Dhana, 29 vjeç dhe Hysland Aliaj, 30 vjeç dhe të tjerët akuzohen gjithashtu për plagosjen e Davies me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dhana dhe të tjerët akuzohen se kanë komplotuar me Nushi, Aliaj dhe të tjerët për të prodhuar një drogë të klasit B midis 1 dhe 28 janarit të vitit të kaluar. Qato, 27 vjeç akuzohet gjithashtu si anëtar i një grupi të krimit të organizuar që përfshin prodhimin dhe furnizimin e kanabisit.