Ρanik në fushën e gjelbër, futbollisti i njohυr bie pa ndjenja në mes të Ιojës, dërgohet me urgjencë në sρital (VIDEO)

Fortaleza fitoi 3-1 me Coritiba në elitën e futbollit brazilian. Në fillimin e sfidës, pikërisht në minutën e 13 ka ndodhur një ngjarje jo e këndshme që futi në panik stafet dhe tifozët.

Futbollisti i Fortaleza, Lucas Sasa është rrëzuar në fushë. Lojtari nuk u ndje mirë dhe u shemb në fushë, teksa ndërhyrja ka qenë e menjëhershme.

Stafet mjekësore u futën në fushë dhe i dhanë ndihmën e parë 32 vjeçarit brazilian, teksa ambulanca e dërgoi në spital.

Klubi i Fortaleza në një komunikim pas ndeshjes shpjegoi se futbollisti është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut. “Lojtari s’u ndje mirë dhe u dërgua në spital i shoqëruar nga mjeku i ekipit”, tregoi Fortaleza.

SHIKO VIDEON KËTU