Lαjm i trishtë! Ndërron jetë në sρital, Artjoni 5-υjeçar

Ka ndërruar jetë në spital, i mituri, vetëm 5 vjeç, Artjon Gjonaj. Bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë vetëm pak orë më parë dhe njoftimi është bërë nga vetë familjarët. Ata kanë mbyllur edhe gofundme, ku po mblidheshin para, që i mituri të dërgohej jashtë Shqipërisë.

Artjoni kishte nevojë urgjente për transplant të zemrës, por fatkeqësisht kjo nuk u realizua dot.

Stafi i JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Artjonit.

Në njoftimin e familjarëve thuhet:

Përshëndetje të gjithëve, ka një lajm të trishtë, nuk kam shumë fjalë në këtë moment, por djali ynë i vogël Artjon fatkeqësisht ka vdekur. Ju lutemi të gjithë të ndaloni së paguari. RIP ËNGELLI I VOGËL