Po υilte ullinjtë, rrëzohet nga pema petagogu shqiptar dhe ndërron jetë

Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Vlorë, pasi ka qenë duke vjelë ullinjtë. Ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema në fshatin Bestrovë dhe ka ndërruar jetë.

“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë” mësohet se ka qënë petagog në Universitetin e Gjirokastrës, thotë Policia e Vlorës.

Po ashtu, një 58 vjeçar që ka qenë duke krasitur pemët brenda qytetit të Vlorës,, është rrëzuar dhe ka përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas është punonjës i Bashkisë së Vlorës, në ndërmarrjen e gjelbërimit.

“Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, vijon njoftimi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.