Sot, kam ndër mend t’ju rr ëfej shumë shkurt një ng jarje të rrallë. Të padëgjuar, kurrë më parë. Ose të paktën, unë as s’e kam lexuar, as s’e kam dëgjuar ndonjëherë.
Ndoshta – ndoshta, edhe për dritëpastin Agolli edhe për z. Kadare (të dy ish-studentë në Rusi) do të ngjallte kërshëri… Udhës, tek po shkoja në punë, më drejtohet (rusisht) një femër shumë e bukur:
– Mirëmëngjesi, më falni Zotëri, …– Mirëmëngjes…– E dini ku është kafene “N….”?–
Po, iu përgjigja, andej kaloj edhe unë; ejani me mua. – Duke belbëzuar me atë rusishten time mj erane, me ato pesë fjalë që di, kalova në gjuhën frënge.
– Ju jeni ruse?– Po, nga Moska, ma ktheu; kuptonte shumë mirë frëngjisht.
– Unë e kam lënë të takohem me disa shoqe këtu, – tha, por jam rreth tri çerek ore më herët. Meqë kisha rreth një gjysmë ore kohë unë, e ftova për një kafe. –
Me kënaqësi, tha. Tek porositëm kafe, nisi një bisedë e lirë.