E FUNDIT/ Berishës i ikën nga koalicioni një parti

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian ka njoftuar zyrtarisht largimin nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMIE ka kërkuar të çregjistrohet nga koalicioni për zgjedhjet e 5 majit 2025. Kryetari i partisë, Vasil Sterjovski, ka firmosur dokumentin, duke mos dhënë detaje mbi arsyet e këtij vendimi.