February 25, 2026
Lajme

Aksidenti trαgjik, identifikohen dy shqiptarët që hυmbën jetën në Ήαmburg të Gjermanisë

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi 33 vjeç dhe Albert Zorba nga Elbasani 31 vjeç janë dy shqiptarët e identifikuar si viktima në aksidentin gjatë punës që ndodhin mëngjesin e së hënës në Hamburg të Gjermanisë.

Së bashku me kolegët e tyre po ashtu shqiptarë, Hoxha dhe Zorba humbën jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb.

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur, sipas joq.

Aksidenti

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një punëtor me lëndime të forta të rrezikshme për jetën.

Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, operacioni në kantier ishte gjithashtu i rrezikshëm për jetën e zjarrfikësve. Vendi i ndërtimit u evakuua plotësisht.

Hetimet

Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar edhe shërbimet e urgjencës.

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg. Më 2 shtator 4 punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba, Hamburg, jo shumë larg Hafencity, të cilët u plagosën dhe disa prej tyre ishin në rrezik për jetën.