Akuza të reja “B0MBË” për reperin Diddy, 120 persona pretendojnë për dro gim dhe ab uzim se*s*aI, 25 prej tyre minorenë

Plot 120 persona kanë ngritu akuza të reja për reperin Sean Diddy Combs, duke pretenduar për abuzim seksual dhe drogim të tyre nga Diddy apo persona të tjerë pranë tij.

Avokati i tyre ka pretenduar sot në një konferencë për mediat, se 120 persona, djem dhe vajza kanë bashkuar akuzat dhe do të përfaqësohen prej tij në një prej çështjeve më të mëdha të këtij lloji.

Avokati Tony Buzbee tha se është i vendosur ta ndjekë çështjen deri në fund, për përfaqësimin e viktimave të dyshuara të rrjetit të trafikut dhe të abuzimit nga reperi Diddy.

Ai tha se 60 viktima janë meshkuj dhe 60 femra, dhe më i riu në moshë ka qenë 9 vjeç kur pretendon se është abuzuar.

Ngjarjet e pretenduara kanë ndodhur prej vitit 1991 deri në vitet e fundit.

Avokati tha se në shumë raste, viktimave u është dhënë një pije me kimikate qetësuese, dhe pas efektit, personat i kanë abuzuar, shpesh më shumë se një person, ndërsa të tjerë kanë qëndruar për të parë atë skenë. në fund, viktima është përmendur duke e gjetur veten të dhunuar, të poshtërruar e turpëruar.

Viktimat shpesh janë kërcënuar pas kësaj, ose u janë ofruar shuma paras për të “mbyllur gojën”.

Diddy gjendet aktualisht pas hekurave me akuzat e ngritura nga FBI-ja, për shantazh, trafikim të qenieve njerëzore dhe prostitucion.

Avokati 120 viktimave të reja tha se 25 prej tyre ishin minorenë kur u abuzuan nga Diddy dhe rrjeti i tij.

Ai tha se persona të tjerë të famshëm ishin në dijeni dhe nuk vepruan, por ka edhe raste kur ishin përfshirë vetë. Emrat e tyre, tha avokati do të publikohen kur të jetë ligjërisht e mundshme.