February 25, 2026
Lajme

Ariu i mυrrmë bie në çarkun e gjuetarëve të ραΙigjshëm në ργjet e Mokrës

Një ari i murrmë ka rënë në një çark të ngritur në pyjet e Mokrës në Korçë.

Banorët e zonës kanë parë ariun dhe menjëherë kanë njoftuar ADZM pasi ariu është kapur në çark nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Disa specialistë të Zonave të Mbrojtura si edhe veterinerë janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë. Ende nuk dihet gjendja e ariut, por specialistët thonë se ai mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim.

Ky rast i ariut të murrmë tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyjet shqiptare pasi edhe pak kohë më parë një shqiponjë u kap dhe u lidh me qëllim balsamosjen.