Arrestohet me *maII* në makinë nipi i ish-deputetit të njohur shqiptar

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar Ariel Rrajën, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja që dha dorëheqjen nga mandati dhe politika në korrik të këtij viti për shkak të dhunës ku u përfshi familja e tij kundër fisit Maja.

Arieli është djali i Flamur Rrajës, që sikur u konstatua nga video që qarkulloi në media në verë, ishte pjesë e dhunës ndaj dy kushërinjve Maja.

“Nga specialistët u arrestua shtetasi Ariel Rraja 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte,

shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin” njofton policia.