Këngëtari i njohur grek, Vasilis Karras ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë me kancerin, sipas mediave greke.
70-vjeçari ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Interbalkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.
Karras lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinnohori, afër Kavalës, në veri të Greqisë dhe u transferua me familjen e tij në Selanik kur ishte 10 vjeç.
Në vitin 1969, ndërsa punonte në një punishte makinash, ai bëri një paraqitje të shkurtër por shumë të suksesshme. në klubin “Prosfygas” në Selanik. Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e vendosi Karras në rrugën drejt famës.