Atentat mαfioz çiftit shqiptar në Greqi, υdes bυrri, grυαja dërgohet me υrgjencë në sρitaΙ

Një atentat mafioz ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.

Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre.

Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital.

Burime policore thanë për gazetarin e TCH, Artur Bibe, se viktimat janë shqiptarë.

Sipas tij, ata u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.