Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)

një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice, që ishin duke dokumentuar situatën e motit të keq që ka goditur bregdetin të Sicilisë.

Drejtuesit vendorë kishin shkuar në shëtitoren e Santa Teresa di Riva për të treguar nga afër fuqinë e dallgëve të forta, të cilat kanë goditur rajonin që prej ditës së martë. Ndërkohë që kamerat po fokusonin detin e trazuar, një valë e papritur përfshiu të dy kryebashkiakët, duke i surprizuar dhe duke i bërë ata të kalojnë në një situatë të rrezikshme.

Pas ngjarjes, Cateno De Luca publikoi videon në rrjetet sociale dhe apeloi qytetarët që të shmangin rrezikun. “Mos bëni atë që bëmë ne. Qëndroni larg shëtitoreve dhe përrenjve. Në Santa Teresa, disa orë më parë, u përfshimë nga një valë teksa, së bashku me kryebashkiakun Danilo Lo Giudice, po tregonim drejtpërdrejt pasojat e shkaktuara nga cikloni Harry”, shkroi ai në postimin e tij.

Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen e marrë në një moment të vështirë familjar.

Ajo bëri të ditur se, falë ndihmës së Leda Meçes dhe Bora Tartarit, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali, shkruan Indeksonline.

Kjo leje është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel.

Në mesazhin e saj, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur për këtë arritje dhe se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? Flet avokatja

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës.

Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.

Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri.

Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

“Rama e hëngri pa e kuptuar”, trondit Berisha: Ja si flas me Trump-in

Pas votimit në Kuvend për Bordin e Paqes, Berisha mblodhi grupin kuvendor dhe sqaroi arsyet pse vota e tyre ishte pro dhe çfarë fshihet pas saj. Ja çfarë tha ai:

Sot zotërinj kemi arritur një fitore historike. Me votat tona Rama shkoi me këmbët e veta në burg. Po or zotërinj po. Do thoni ju, si, qysh, tek? Nuk ia u kam thënë më parë por ka ardhur dita ta themi: Po, unë kam marrëdhënie shumë sekrete me Shtëpinë e Bardhë.

Po po. Flas vazhdimisht me Trampin, si ka fjet, si është me prostatën, a ka probleme me kapsllëkun. Madje i kam dhënë edhe këshilla. I kam thënë të hajë fara kia. Qenkan derman, më tha, po dal jashtë çdo ditë. Ai ka qejf të bëjë edhe muhabete femrash por aty nuk ia zgjas.

Më ka qarë hallin e Groenlandës. I kam thënë që nëse nuk do të biesh në sy, të sjell unë grupin e 8 janarit kur sulmuam selinë e PD-së. Faleminders më tha, por po të jetë ashtu kam këta të mitë që pushtuan Kapitol Hillin, se ata të tutë i rrahu edhe Gaz Bardhi. Po po. E njifte edhe Gazin.

Kemi folur edhe për investime këtu. Unë ia prisha mendjen që mos investonte në Beograd. Ja prisha murin Serbisë. I kam thënë edhe se po të jetë nevoja për investime unë kam toka në Orikum dhe në Bisht Porro. Çfarë është Porroja me bisht më pyti Trampi? Se po flisnim me google translejt se ai nuk e kuptueke anglishten time. I thashë se ia sqaroj unë ndërlidhësit tonë sekret. Të paktën të përkthejë ai jezit, mos t’i hajë kot ato 6 milion[. Dhe kshtu i propozova edhe për resorte në Tropojë por aty i kam pronat pa letra, i thashë. Kurse në Vlorë i ke të blindueme, i thashë. I kam me letra, i thashë. Kurse në Tropojë janë tokë babe, ti jap me gjysmë çmimi. Po Sazanin, më tha? Ta jap edhe atë, i thashë, vetëm se duhet me i ba letrat. U gzue shumë. Pastaj Trampi më tha mue: Doktor, unë nuk vij dot ta marr Ramën aty. Prandaj do bëjmë një plan. Po nis Ivankën aty që ti hedhim hi syve, ai qetësohet dhe vjen në Uashington. Aty pastaj punë e kollajtë. Ma len mue.

Ky e hangri. Në darkë piu verë nga ajo që ruante te bodrumi i Gysit, hëngrën fli, speca me gjizë dhe suxhuk Gjakove në hell. As e morri vesh zotëria se i bëmë puçin. Po or zotërinj, po. Ka marrë fund kjo punë. As ka kuptue gja. Prandaj bajuni gati se punë ditësh është kjo.

“Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë”/ Meteorologia bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të…

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që do të përfshijë gradualisht gjithë Ballkanin.

“Një qendër ciklonare është e pozicionuar prej disa ditësh në Italinë jugore, kryesisht Sicili, por përgjithësisht Italinë jugore. Kjo qendër ciklonare po zvogëlohet dhe zhvendoset drejt juglindjes, pra po vjen drejt jugut të Ballkanit. Megjithatë ka një spostim dhe një dhe një devijim të tillë që po i shkon Greqisë.

Kjo stuhi e këtyre ditëve nuk na prek, por një tjetër stuhi ciklonare po fuqizohet me Mesdheun perëndimor. Ajo qendër ciklonare do të na prekë dhe neve, përgjithësisht Ballkanin, duke prodhuar reshje me intensitet të paktën mesatar për të gjithë territorin shqiptar”, tha në “Dita jonë” meteorologia, Tanja Porja.

Sipas saj, aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore.

Por kjo situatë do të ndryshojë në fundjavë, kryesisht të dielën dhe të hënën, kur sistemi ciklonar do të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin.

“Deri të dielën reshjet janë krejt të pakta dhe të karakterit lokal, janë vetëm në disa zona ndërsa kjo qendër ciklonare sjell një sistem të fuqishëm me vranësira për të gjithë Ballkanin. Në disa zona të Ballkanit do të sjellë reshje shiu, në disa zona më në brendësi reshje dëbore.

Në territorin shqiptar do të sjellë kryesisht shi, por edhe pak dëborë, duke qenë se temperaturat nuk është se do të luhaten shumë në vlerat minimale. Do të qëndrojnë rreth zeros dhe lehtësisht negative, gjë e cila reshjet i bën që të jenë dëbore vetëm në zonat e thella malore. Pjesa më e madhe do ketë reshje shiu”, shtoi ajo.

Pro Stelinës apo Inës? Motra e Keijsit: Unë jam shumë mbështetëse …

Pas një muaji, ka ardhur puthja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”. Ina dhe Keijsi kanë dhënë mbrëmë puthjen e parë pas një debati që patën me njëri-tjetrin.

Motra e Keijsit, Sara Hyseni, ishte ditën e sotme në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se nuk e priste fare këtë puthje.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ka ndryshuar në harkun kohor të kaq pak ditëve, që nga një surprizë që bën për Stelinën të gjejë veten më shumë tek Ina?

Mendoj se Ina në krahasim me Stelinën, Keijsi Inën e ka mbështetur goxha shumë. Ina i ka qëndruar pranë, këto ditë nuk është vetëm ai Keijsi agresiv siç e specifikojnë njerëzit. Keijsi është munduar të shfaqë edhe një anë më të butë me Inën, gjë që me Stelinën nuk e ka treguar dot. Se Stelina përveç faktit që nuk i ka dhënë hapësirën, edhe e ka shtyrë sa më larg këtë gjënë. Shohim një Keijs që qesh, që përkëdhel, që është më i dashur. Disa virtyte që i ka vërtetë në jetën e përditshme por që aty nuk kishte ardhur akoma që ti tregonte

Je pro Inës apo Stelinës, kush i përshtatet më shumë vëllait tënd?

Unë jam pro kujtdo që do zemra e Keijsit, kushdo qoftë ajo. Unë jam askushi që të vendos se kë të dojë Keijsi. Unë jam mbështetësja e tij më e madhe për këdo që të sjellë. E nëse ai ndihet i qetë dhe nuk ka problematika me vajzën që do zgjedhë të ketë në krah, kushdo që të jetë e dashura e vëllait tim, apo nuk i dihet jetës, unë jam shumë mbështetëse.

Trump zbulon se SHBA ka armë sekrete të panjohura për botën

Shtetet e Bashkuara kanë disa armë sekrete të panjohura për pjesën tjetër të botës, dhe ato duhet të mbahen ende sekrete, tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Ne kemi armë për të cilat askush nuk di, dhe them se ndoshta është mirë të mos flasim për to, por kemi disa armë të mahnitshme”, tha Trump në episodin e radhës të Katie Pavlich Tonight.

Ai nuk dha detaje rreth natyrës ose aftësive të armëve të përmendura, por pyetja e gazetares, pas së cilës Trump u mburr me armë sekrete, kishte të bënte me një operacion amerikan në Venezuelë.

Prandaj, nuk mund të përjashtohet që ato mund të jenë përdorur tashmë gjatë rrëmbimit të Nicolas Maduro.

Zhvillimi i armëve të reja në SHBA

Në tetor 2025, Donald Trump njoftoi për herë të parë në 33 vjet qëllimin e tij për të rifilluar testet bërthamore.

Ai tha gjithashtu se kishte udhëzuar Pentagonin të kryente teste të arsenalit bërthamor amerikan “në një bazë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një arsenal atomik më të madh dhe armë më të mira se Rusia.

Përveç kësaj, presidenti i SHBA-së njoftoi gjithashtu krijimin e një klase të re anijesh të quajtura Trump.

Dihet që anijet e para luftarake amerikane të kësaj klase mund të kushtojnë deri në 22 miliardë dollarë, duke i bërë ato ndër anijet luftarake më të shtrenjta në historinë e SHBA-ve.

Anija luftarake me raketa të drejtuara do të jetë dy herë më e madhe se çdo kryqëzor ose shkatërrues i ndërtuar nga Marina që nga Lufta e Dytë Botërore, por rreth tre herë më e vogël se transportuesi i avionëve Gerald R. Ford, i cili aktualisht është anija luftarake më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara.

Një buletin informativ i Marinës tha se anija do të peshojë rreth 35 mijë ton dhe do të ketë një ekuipazh deri në 850 persona.

Kush është djali shqiptar që vdiq në lule të rinisë në Itali

Aksidenti fatal në Cuneo, Itali: identifikohet viktima, ka humbur jetën 20-vjeçari nga Shqipëria, Klaudio Gjoka

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, të enjten 22 janar, përgjatë rrugës shtetërore 589, në zonën e Staffarda, në territorin e komunës së Revello, rajoni Cuneo në Itali.

Në përplasjen mes një automjeti të lehtë dhe një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, i lindur në vitin 2005, me origjinë shqiptare dhe banues në Saluzzo, Itali, raporton noa.al.

I riu ndodhej në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit mjekësor emergjent 118, përpjekjet për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të pasuksesshme.

Si pasojë e ngjarjes, segmenti i rrugës shtetërore 589 është mbyllur përkohësisht për qarkullimin, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative lokale.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Anas, shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e rendit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në qarkullim.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit. /noa.al

Skandali i Porto-Romanos/ Qeveria përplaset me NATO dhe BE, ekspertët paralajmërojnë katastrofën:Tenderimi bie ndesh…

Porti i Ri përplas qeverinë me aleatët perëndimorë

Nga tenderi i projektimit te tenderi për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano do të ndodhnin disa ndryshime në ligjin për Prokurimin Publik në vitin 2024, që do të përcaktonin drejtpërdrejt procesin për tenderat dhe ndërtimin e këtij porti.

Në qershor 2024, qeveria shqiptare do të autorizonte Autoritetin Portual të Durrësit për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me kompaninë ndërkombëtare hollandeze “Royal Haskoning DHV”, brenda fushës së kompetencës së saj, një fushë me interes strategjik për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Pra, kompanisë që ka hartuar projektin teknik, do t’i caktoheshin edhe proceset e tjera duke vendosur për çdo gjë tjetër dhe duke ngritur dyshime për konflikte interesi pasi kompania që hartoi projektin, do të ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shpalljen e fituesve për ndërtimin e portit.

Ajo që ngre pikëpyetje për këtë projekt është fakti, që ky port të ketë kapacitete të mëdhaja, duhet të ketë lidhje me hekurudhën, gjë që nuk e ka. Përtej këtyre problemeve, qeveria shqiptare për vendosjen e infrastrukturës hekurudhore do të duhet të bëjë investime shtesë për këtë port.

Do të ishte ky projekt madhështor që do të sillte një përplasje indirekte midis Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare. Në raportin e fundit 2025 të Komisionit Europian vihet theksi te dispozita kalimtare në ligjin e ri për Prokurimin Publik, që autorizon institucionet publike të qeverisë qendrore të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje ndërkombëtare konsulence në zona me interes strategjik. Sipas Bashkimit Europian, ky ndryshim në ligjin e Prokurimit Publik mbyll konkurrencën pasi vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me përputhshmërinë e saj me modelin e Bashkimit Europian dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Sipas raportit, në thelb dokumentet e tenderit krijojnë një pamje të përbashkët, Porto Romano është trajtuar si projekt strategjik në nivel politik dhe gjeopolitik, por kjo strategji nuk është reflektuar që në fillim në projektimin teknik dhe procedurat e prokurimit.

Sipas ish zv.shefit të Forcave Detare Artur Meçollari, ky projekt ka sjellë mosdakordësi midis Bashkimit Europian dhe qeverisë.

“Bashkimi Europian e ka kontestuar çështjen e portit të Durrësit, për mënyrën se si është tenderuar sepse bie ndesh me nenin 73 të marrëveshjes së Asiociim-Stabilizimit. Si e tillë, këto kanë çuar në dështimin deri tani të projektit të Porto Romanos dhe unë jam i bindur që projekti i Porto Romanos nuk do të realizohet asnjëherë, sepse ai nuk është fizibël dhe nuk është një projekt, i cili do t’i rezistojë kohës”, u shpreh ish zv. Shefi i FA-së Meçollari.

Ai shton më tej se NATO ka pesë vite që studion Pashalimanin dhe Porto Romano është hedhur poshtë nga ata.

“NATO konsideron si portë hyrëse portin e Durrësit aktual, jo Porto Romanon, pavarësisht çfarë tha kryeministri Edi Rama që do ta japi me koncesion. Edhe Bashkimi Europian shikon akoma si portë hyrëse portin e Durrësit dhe jo Porto Romanon”, tha Meçollari.

Raporti i Komisionit Europian thekson se pavarësisht planeve zyrtare, nuk janë ndërmarrë hapa konkret për zhvendosjen e aktivitetit tregtar nga portet ekzistuese drejt Porto Romanos, ndërkohë që qeveria ka vendosur ta financojë projektin përmes buxhetit të shtetit dhe jo një partneriteti publik-privat.

Të njëjtin qëndrim si Meçollari përsa i përket prezencës së NATO-s në portin e ri në Porto Romano ka edhe urbanisti Artan Kaçani.

“Për momentin NATO nuk ka pranuar që të pozicionohet në këtë lloj porti, për vetë faktin e problemeve sizmike që ndodhen aty, por njëkohësisht edhe të problemeve që thamë pak më parë, të fushës së karburanteve, e cila do e bënte shumë të vështirë mbrojtjen ushtarake në një kusht të tillë”, deklaroi për “Vetting” urbanisti Kaçani.

Ai vazhdon më tej se mungon infrastruktura kyç, që është infrastruktura hekurudhore dhe që duhet të ishte aset i ofruar nga shteti shqiptar.

Mënyra e planifikimit të qeverisë shqiptare ngre pikëpyetje për projektin, kur vetë zona për ndërtimin e Portit të ri ka probleme me aktivitetin e lartë sizmik.

“Janë përpjekur përpara disa viteve të ndërtojnë platformën e betonit dhe të rrugës, kanë ngulur kolonat prej 20 metrash dhe kolonat pilota i ka përpirë toka. Janë zhdukur kolonat. Këtu kuptojmë që bashkimi i pllakave tektonike, nuk është një shaka. Është diçka shumë serioze, e cila nesër do të vendosë në rrezik të gjitha investimet”, tha urbanisti Kaçani.

Sipas urbanistit Kaçani, firmat e ndërtimit të cilat kanë marrë përsipër ndërtimin e portit të Durrësit, tashmë janë duke gërryer pjesën veriore të kodrës së Durrësit, për të gjetur një bazament gjithmonë e më të qëndrueshëm, që të vendosin kalatën dhe hyrjen e portit.