V αjza nga Tirana në hαΙΙ të madh: I fe jυαri vjen dhe në sy të ρriηdërve më….

Nje vajze nga Tirana dùket se po ndihet shume keq pasi i fejuari i saj ben nje sjellje aspak te hijshme ne sy te prinderve te saj.

Përshëndetje psikologe Ervisa! Unë quhem Ersa dhe ndihem shumë në siklet pasi i fejuari im sa herë vjen në shtëpinë time më puth në sy të prindërve. Më vjen shumë zor nga kjo sjellje, por s’di si t’i them që të mos e bëj më, pasi atij i duket mëse normale.

-Ersa të falenderoj shumë që na ke shkruar dhe që je një lexuese e kësaj rubrike. E kuptoj situatën tënde dhe sikletin që përjeton për shkak të natyrës ekspresive të të fejuarit tënd.

Mendoj se kjo sjellje buron nga mënyra se si ai është rritur dhe karakteristikat e personalitetit që ka.

Ne jemi të ndryshëm dhe si pasojë edhe emocionet apo ndjenjat tona i shprehim ndryshe.

Dikush është më i ndrojtur dikush më i çlirët, dikush është rritur në një familje ku situata të tilla janë të palejueshme madje edhe ndëshkohen, e për dikë tjetër këto lloj sjelljesh janë krejt të zakonshme.

Në rastin tuaj duket se ka një problem për shkak se ti nuk ndihesh komode me një sjellje të tillë. Besoj që kjo vjen si pasojë e mentalitetit të prindërve të tu ose si pasojë e natyrës tënde të ndrojtur.

Gjithsesi nëse vërtet kjo gjë të bën të ndihesh keq, duhet të tregohesh e hapur me të fejuarin tënd dhe t’ia thuash. Shpjegoja që ai të kuptojë se pavarësisht se e do shumë dhe ke dëshirë edhe ti ta puthësh nuk do që këtë sjellje ta manifestosh në syrin e prindërve.

Thuaji që edhe ti mendon se nuk ka asgjë të keqe që të putheni, përkundrazi, por jo në prezencë të tyre sepse në këtë rast jo vetëm që nuk e shijon puthjen e tij, por përkundrazi kjo të bën të ndihesh keq. Jam e bindur që ai do të të kuptojë dhe nuk do të të vërë më në siklet.

FOTO/ Jo vetëm rrugët në kaos, por edhe hekurudhat! Shembet ura e Murrashit në linjën Elbasan-Librazhd!

Një tjetër situatë e rëndë është konstatuar përgjatë linjës ekzistuese hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë hekurudhore rezulton të jetë shembur thuajse totalisht.

hekurudha librazhd-elbasan

Ngjarja është evidentuar dhjetëra metra në krah të aksit kombëtar Elbasan-Librazhd, në afërsi të urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit.

Zona ndodhet rreth 12 kilometra larg segmentit të dëmtuar në Dragostunjë, ku më herët u regjistrua shembja e një pjese të infrastrukturës hekurudhore.

hekurudha ura librazhd

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, struktura e urës është dëmtuar rëndë, ndërsa toka përreth saj ka pësuar çarje dhe rrëshqitje në disa pjesë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e terrenit.

hekurudha ura2

Gjendja e krijuar paraqet potencialisht rrezik, veçanërisht nëse procesi i shembjes vijon ose përshkallëzohet për shkak të lëvizjeve të mëtejshme të tokës.

hekurudha3

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën konkrete, masat e marra apo vlerësimin e riskut për zonën përreth.

hekurudha4

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment kërkojnë transparencë dhe reagim të menjëhershëm institucional, ndërsa situata në terren mbetet shqetësuese nga dëmtimet e shkaktuara gjatë kohës që kryhen punime për zgjerimin e rrugës që është pjesë e Korridorit Tetë.

hekurudha5
hekurudha6
hekurudha7
hekurudha8

Rrëshqitja e tokës në Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, ARRSH: Ja si do procedojmë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë të informojë në kohë reale mbi ecurinë e punimeve dhe masat e mëtejshme që do të ndërmerren.

Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve, mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020. Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacionet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me synim ndalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara.

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ish-Burgut Qendror. Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka kryer të shtënat, si edhe drejtori i burgut. Megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të tjera teksa hetimet janë në zhvillim. Sipas raportimeve, Rizaj dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por ai e ka mohuar këtë. Gjithsesi, burime pranë hetimit flasin për kontradikta mes deklarimeve të tij dhe dëshmive të dhëna nga rojet e burgut dhe persona të tjerë.

V.αjza nga shqiptare: I fe jυαri është “Κot fαre” në sh. trat, kurse unë d.υa që të më…!!

Një vajzë e fejuar ka pakënaqësi për jetën se.ksuale që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e dashuron, ama mungesa e kënaqësisë në marrëdhënie in.time po e bën të dyshojë për jetëgjatësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrëfyer.

“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem serioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj.

Por i fejuari im ka probleme në shtrat. Nuk më kënaq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anashkaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është se.ksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gjumit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konceptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fajëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga dashuria po më nxihet jeta e më ikën rinia pa shijuar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zihemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tmerr dhe sërish zihemi për javë të tëra. Kështu nuk po më shtyhet më.

Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.

Pse nuk shkeli Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë? Ilir Kùlla zbulon prapaskenat

Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Uashington në kuadër të samitit të Bordit të Paqes dhe fjalimi i tij për ish-krerët e UÇK-ës, u shit me shumë pompozitet dhe nota nacionalizmi nga njerëzit përreth tij.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, theksoi se përtej takimeve publike, vizita e Ramës u karakterizua nga mungesa e takimeve zyrtare në institucionet kyçe si Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit.

Sipas tij, heshtja totale e ambasadës amerikane në Tiranë lidhur me këtë vizitë shihet nga ai si një sinjal i qartë për një “ngërç” në marrëdhëniet diplomatike, një lloj “linje shtetërore” që tregon ftohje nga pala amerikane, pavarësisht fasadës së takimeve në grup.

Në qendër të vëmendjes, sipas Kullës, ishte fjalimi i Ramës ku ai mbrojti kauzën e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kjo lëvizje sipas tij, interpretohet si një “operacion imazhi” i kalkuluar, ku Rama përdori “fjalën në momentin e duhur”, duke përmendur edhe emrin e prokurorit special Jack Smith për të krijuar impakt maksimal. Kulla thekson  se kjo ishte një përpjekje për të shkruar një faqe pozitive në histori për veten e tij, sidomos duke pasur parasysh se në të kaluarën si PS ashtu edhe PD kanë qenë mbështetëse të ngritjes së kësaj gjykate.

Kulla argumenton se procesi gjyqësor në Hagë është i pakthyeshëm dhe fjalimet nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e tij. Në vend të kësaj, manovrimi shërben për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme urgjente në Shqipëri, si mungesa e përgjegjësisë për shembjen e akseve rrugore.

Pjesë nga intervista: 

-Ka pasur një dilemë nëse kryeministri Rama do të mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, ju thatë jo, megjithatë në Washington shkoi dhe presidentin amerikan e takoi.

Ilir Kulla: Po e para njëherë unë s’të kam thënë që s’do të takojë ndonjëherë presidentin amerikan, e dyta s’të kam thënë që s’do të shkojë në Washington, se unë s’jam përfaqësues i opozitës. Këtu ka vetëm një njeri që nuk shkon dot në Washington dhe është në listën e zezë, dhe ai është në krye të opozitës. Dhe kjo është edhe dobësia më e madhe e opozitës shqiptare. Por në shtëpi të bardhë nuk shkoi, madje as në departamentin e shtetit nuk shkoi. Duket qartë që sot ne kemi një ngërç. Dhe jo vetëm aq, por u përsërit dhe ajo që u bë herën e parë që Parlamenti i Shqipërisë votoi dhe ministrja e Jashtme mos gaboj, ratifikoi, çoi dhe letrën për pjesëmarrjen në në bordin e paqes. Kryeministri shkoi dhe mori pjesë në takimin e bordit të paqes. E prapë ambasada amerikane në Tiranë nuk ka lëshuar as dy rreshta në për praninë, për këtë mbështetje, asgjë. Asgjë, hiç komunikim. Sikur ke shkuar ti dhe unë në Washington.

Do të thuash ti e bën kjo ambasadës amerikanë? Jo, është linjë shtetërore. Dhe këtë këta e dinë mirë. Pra, këtu ka një ngërç të madh. Dhe ngërçi ku vjen? Vjen pikërisht për shkak të kësaj situate. Mendoj që Rama ka akoma shanse, sepse duke qenë që është i vetmi lider i zgjedhur që është akoma në detyrë dhe nuk ka akuza e të tjerë e të tjerë, përveç akuzave publike që janë normale në politikën shqiptare që mua më duken absurde që të jetë kështu domethënë në historinë e politikës shqiptare, po s’kemi çfarë të bëjmë. 35 vjet ç’të punë kanë bërë këta? Kanë qenë njëri në pushtet, janë marrë me familjen e tjetrit, ka ardhur tjetri, janë marrë me familjen e tjetrit dhe për mua marrja me gruan, me fëmijët e me këto gjëra ka qenë gjithmonë gjëja më e poshtër e politikës. Janë marrë me ndjesë pastë Fatos Nanon, janë marrë me familjen e Metës kur ishte kryeministër, janë marrë me me familjen e Berishës, tani merren me familjen e Ramës, dhe anasjelltas, por kjo është ngjyra e pistë që ka politika në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, shkoi, nuk shkoi në shtëpi të bardhë, që nuk shkoi. Mori, s’mori pjesë në, atje në bordin e paqes. Ë, nuk shkoi, nuk shkoi në departament të shtetit, që nuk shkoi. Ë, shkoi, nuk shkoi në samitin e Mynihut që nuk shkoi, shkoi, nuk shkoi në Davos që nuk shkoi. Këto gjëra nuk kanë rëndësi. Ne kemi një problem këtu në vend. Domethënë kryeministri të dalë dhe i bën avokat në vend që, po të isha unë kryeministër, të gjithë ata linjën, se meqë ministren e pezulloi, ë, Kushtetuesja. Kushtetuesja. Të gjithë ata linjën e drejtorëve që dolën dje dhe mbanin fjalime aty, sigurisht ishin drejtorë që vinin nga planeti Mars, jo sikur ishin në Shqipëri dhe ishin ata përgjegjës. Unë si kryeministër do t’i kisha shkarkuar dje dhe do t’i kisha çuar të gjithë për ndjekje penale dje. Se nuk është normale që një rrugë që i ka mbijetuar ë, Perandorisë Osmane, fashizmit, nazizmit, komunizmit, 35 viteve, del dhe prishet dhe bie komplet rruga kështu. Dhe nuk bie vetëm ajo rrugë, bien rrugët kudo që janë bërë të vjetra dhe të reja.

– Po, tre raste.

Ilir Kulla: Tani, këto përgjegjësi do t’i mbajë dikush? Se nuk është se njerëzit po kërkojnë, ku di unë, kanë ndonjë mllef apo kanë ndonjë dëshirë për të shkuar me. Jo, por kryeministri e tha qartë, reagoi. Folësi 1: Çfarë tha? Folësi 2: Asnjë përgjegjësi, zero përgjegjësi.

-Po shumë mirë pra, ky, qeveria dhe firmat.

Ilir Kulla: Ky vazhdon po i bën avokatin këtyre, po vazhdon i bën avokatin oligarkëve, drejtuesve të paaftë, një pjesë e tyre janë të korruptuar, këtë e thotë korrupsioni, nuk e them unë, por e thotë, ë, thonë institucionet e drejtësisë. Ndërkohë që ka një hetim nga prokuroria e Elbasanit pikërisht për këtë gjë. Tani, ky është problemi që ka kryeministri. Ky kryeministër duhet të kuptojë që është atje për të qeverisur. Jo për të bërë podkaste. Se në momentin që të ndodhë një gjë e tillë, kurdo të ndodhte, në cilëndo kohë, në çfarëdo lloj vendi, ka ca përgjegjësi, qoftë edhe për paaftësi. Ore zotëri më fal, ti mund të jesh shumë djalë i mirë ose mund të jesh shumë vajzë e mirë që je një drejtore atje, po hap krahun se këtë gjë s’di ta bësh, do vijë dikush tjetër këtu. Se nuk nuk mbaruan njerëzit shqiptarë. Aq më tepër Partia Socialiste që është parti e madhe, ka lloj-lloj drejtuesish. Kjo, ky është ngërçi që ka sot për sot.

-Tani, ju e thatë që në Washington nuk shkelin në departamentin amerikan të shtetit Edi Rama, sikurse ndodhi me Vjosa Osmanin për shembull. Po ashtu.

Ilir Kulla: Po mirë mo ky është problemi i axhendës. Problemi është që këto gjëra s’kanë ndodhur. Këto gjëra nuk kanë ndodhur. Jemi në këtë situatë faktike. Ai shkoi, mori pjesë, takimi ishte publik, ishin dhe 40 liderë të tjerë. Tani, fjala e Ramës… Ambasada, ambasada nuk reagoi. Okay. Në Shtëpi të Bardhë nuk shkoi. Fjala e Ramës që u fokusua tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe procesi gjyqësor ndaj tyre. Madje pati dhe një episod të shkurtër tek a tek, pastaj u bashkua dhe Osmani me presidentin Trump pikërisht për këtë çështje, të paktën nga leximi i buzëve. Ë, çfarë komenti ke për këtë zgjedhje të Ramës? Çfarë komenti të kem? Shiko, ai një gjë ka patur në jetën e vet që e ka pasur sipërore karshi të tjerëve. Ë, komunikimin publik dhe goditjen me fjalën në momentin e caktuar. Mos harroni, nëse ka një gjë për të cilën Trumpi e ka fiksuar emrin e këtij zotërisë, ne jemi një vend shumë i vogël që të fiksojë dikush. Lidhet pikërisht me faktin se ai gjithmonë ka thënë fjalën e fundit të parën. Si atëherë kur tha që do ishte turp për botën që të bëhej Trumpi president. Po, po, në CNN po. Mirë do ishte të mos e thoshte, se së pari nuk po e pyeste kush, po donte t’i binte në sy atyre që ata mendonin në atë kohë, po në atë kohë edhe Lul Basha edhe PD-ja mendonin që do vinte prapë Hillary Clinton.

Madje, turpi ishte që këta të PD-së ishin të ftuar në konventën republikane dhe nuk shkuan, shkuan në konventën e Clinton-it. Këta, këta rusët e PD-së, këta janë që e kanë bërë atë punë në 2016-ën, para 10 vjetësh. Pra, Rama e di që kur të shkojë atje, do, do ndikojë me një fjalë. Dhe fjala, emri kyç ishte emri i Jack Smith-it. Po, po sigurisht. Prokurorit. Por, nuk jemi, Shqipëria nuk është Amerikë. Shqipëria është një vend ku institucionet janë shumë të forta. Aq më tepër institucionet e drejtësisë, se prokuroria, policia, shërbimet e të tjerë, ka, Amerika është shtresa shtresa. Dhe, të gjithë këta që sot përmendin gjykatën, gjykatën, Gjykatën Speciale këtu, Gjykatën Speciale atje. PD dhe PS, se janë dhe këta të tjerët, që mos i. Të gjithë këta ishin partizanët e Prokurorisë së Posaçme në Kosovë. Janë deklarata publike në atë kohë ë? Jo sot. Tashmë kur kjo gjë ka ndodhur, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar për dënimet atje. Pra, procesi, procesi i gjyqit ka mbaruar dhe ata i kanë bërë gjashtë vjet burg. Këshilltarë të zonjës Osmani apo njerëz të partisë së zonjës Osmani, sepse po të çosh dosjet, mund të flasim pasi të dali dënimi, mund të bëjmë një emision komplet për për procesin e Hagës.

Akuzat kryesore që i bëhen atyre zotërinjve që janë në Hagë, vijnë nga partia e zonjës Osmani. Dhe nga njerëz shumë të ngushtë lidhur me zonjën Osmani. Pra, kanë shkuar, kanë dëshmuar njerëzit në gjykatë kundër ë, nuk janë. Tani, të gjithë kanë një lloj sens faji, po ç’bëre unë e di. Dhe Rama gjeti momentin që në histori të thuhet se unë shkova dhe thashë në Amerikë me zë të lartë që duhet mbrojtur këta në Hagë. Por realisht, ajo gjykatë nuk mund të zhbëhet më, ajo prokurori nuk mund të zhbëhet më, ai gjykim nuk mund të zhbëhet. Rama thjesht bëri një operacion imazhi për të rënë në sy. Se çfarë do të thoshte? Për çfarë do fliste? Bëri një operacion imazhi, e bëri bukur, goditi në shenjë, por pa asnjë lloj efektiviteti.

Lajm urgjent i keq! Gjermania anullon mijëra leje qëndrimi! Ja sa shqiptarë do duhet të kthehen

Autoritetet gjermane kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me 9,277 raste të regjistruara në vitin 2024.

Të dhënat vijnë nga një përgjigje zyrtare e qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, dhënë pas një pyetjeje parlamentare, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Sipas statistikave zyrtare, shumica e urdhrave të dëbimit gjatë vitit 2025 kanë përfshirë shtetas nga Gjeorgjia (671 raste), Shqipëria (661 raste) dhe Turqia (618 raste).

Të njëjtat tre vende kryesonin edhe në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë kishin numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra dëbimi të regjistruar.

Në përgjigjen e qeverisë nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kategoritë specifike të rasteve apo arsyet individuale të anulimit të lejeve të qëndrimit.

Arben Malaj thirrje të fortë socialistëve: Erdhi dita, nesër Ramës kërkojini publikisht të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka një thirrje të fortë për socialistët që në mbledhjen e së enjtes të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo është një mundësi e artë për socialistët që, sipas tij, vendosin Shqipërinë mbi interesat partiake.

Ai tha se mbledhja e nesërme mund të shërbejë si një moment reflektimi, duke e krahasuar me periudhën e vitit 2005, kur PS-ja përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme.

I ftuar në ”A2cnn”, Malaj tha se zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian tregojnë qartë se çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

Malaj paralajmëroi se një vendimmarrje për të mos ndryshuar situatën politike mund të krijojë pengesa serioze në negociatat me BE-në, duke e cilësuar situatën si “shembje të urës së integrimit”.

Ai shtoi se brenda grupit parlamentar socialist mund të ekzistojë një pakicë deputetësh që kanë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht në çështje që lidhen me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
I pyetur për emra konkretë, Malaj tha se nuk dëshiron t’u marrë iniciativën individëve që mund të ndërmarrin hapa të tillë, por shprehu besimin se disa prej tyre mund t’i përgjigjen ndërgjegjes dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

E fundit! Ministri i madh shumë i njohur shtrohet në gjëndje të rëndë në spital, thuhet se..

Presidenti i SPS-së, Ivica Daçiç , Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, është në gjendje të rëndë shëndetësore, ai u shtrua me urgjencë në spital dhe u lidh me aparaturat, shkruan Blic. Ivica Daçiç (60) vuan nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për vite me radhë. Gjendja e Daçiqit është përkeqësuar papritmas gjatë ditëve të fundit dhe sot ai u shtrua për trajtim në spital. Siç raporton Informer, Daçiç u diagnostikua me pneumoni bilaterale dhe gjendja e tij është përkeqësuar me shpejtësi në orët e fundit. Jeta e tij është në rrezik dhe ai ndodhet në pulmologji në Qendrën Klinike në Beograd.

Në një moment, Daçiç ishte në një gjendje pak më të mirë sesa kur u shtrua për herë të parë dhe po merrte frymë vetë, por më pas u rikthye në ventilim mekanik. Siç raporton Informer, Presidenti Vuçiç e “çoi me nxitim” Daçiçin në spital kur pa se si dukej. Vuçiç dyshohet se e pa duke marrë frymë me vështirësi në shërbimin përkujtimor për Vladislav Jovanoviçin.

-Kur Vuçiç e pa Daçiçin dhe shkëmbeu disa fjalë me të, menjëherë i tha se nuk duhej të qëndronte në përkujtimore dhe se urgjentisht duhej të shkonte në spital. Ivica në fillim hezitoi, por pastaj e dëgjoi – tha bashkëbiseduesi i Kurir. Vuçiç komentoi fjalimin e Milanoviçit, Daçiç: “Kroatët janë mjeshtra në zgjedhjen e anëve në luftë, ndoshta po përgatisin flamuj rusë”

Doktori Spasoje Popević zbuloi gjendjen shëndetësore të Ivica Daçiqit dhe tha se mjekët po luftojnë për jetën e tij. “Ai është shumë keq, është në njësinë e kujdesit intensiv në ventilim mekanik dhe po merr të gjitha ilaçet që i nevojiten, aktualisht po luftojmë për jetën e tij”, tha mjeku për Informer TV. Ai shtoi se do të ketë informacione më të sakta në ditët në vijim.

– Daçiç është pak më mirë se kur u shtrua, ai u shtrua në një gjendje shumë të rëndë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta lidhnim me ventilim mekanik dhe kështu të blinim kohë që mushkëritë e tij të pushonin. Oksigjeni në gjakun e tij është shumë i ulët dhe për këtë arsye na u desh të aplikonim të gjitha këto, tha mjeku. Ai shtoi se po merrte frymë për pak kohë pa aparat, por gjendja e tij kërkonte që të zbatoheshin masa të ventilimit mekanik.

E fundit! Dalin pamjet pasi Greta pretendoi se Rogerti e ρreku në të ρasme

Sherri mes Gretës, Rogertit dhe Joelës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë tema e ditës së sotme.

Ishte Greta ajo që si fillim akuzoi Rogertin se është një “manjak”, duke shpërthyer më pas në ofendime ndaj Juelës dhe një pështymë në fytyrë.

Përpos kësaj, Greta hodhi dhe një akuzë të rëndë, duke pretenduar se Rogerti e ka prekur në të pasme. Por si qëndron e vërteta?

Në rrjet po qarkullojnë pamjet e plota të përplasjes së tre banorëve. Në këto pamje, shihet Greta e cila kishte marrë shishen me ujë të Juelës dhe e kishte fshehur pas vetes.

Juela, e cila u përball me kundërshtimin e ashpër të Gretës për t’ia kthyer shishen me ujë, kërkoi ndihmën e Rogertit. Ky i fundit, pa hezituar ndërhyri duke ia marrë shishen Gretës për t’ia dhënë Juelës— moment që më pas solli edhe përplasjen e ashpër.

Por, a konsiderohet kjo një prekje fizike nga ana e Rogertit? Mbetet për t’u parë se si do të komentohet situata në Prime-n e së shtunës.

Video Player