Lajm urgjent i keq! Gjermania anullon mijëra leje qëndrimi! Ja sa shqiptarë do duhet të kthehen

Autoritetet gjermane kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me 9,277 raste të regjistruara në vitin 2024.

Të dhënat vijnë nga një përgjigje zyrtare e qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, dhënë pas një pyetjeje parlamentare, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Sipas statistikave zyrtare, shumica e urdhrave të dëbimit gjatë vitit 2025 kanë përfshirë shtetas nga Gjeorgjia (671 raste), Shqipëria (661 raste) dhe Turqia (618 raste).

Të njëjtat tre vende kryesonin edhe në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë kishin numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra dëbimi të regjistruar.

Në përgjigjen e qeverisë nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kategoritë specifike të rasteve apo arsyet individuale të anulimit të lejeve të qëndrimit.

Arben Malaj thirrje të fortë socialistëve: Erdhi dita, nesër Ramës kërkojini publikisht të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka një thirrje të fortë për socialistët që në mbledhjen e së enjtes të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo është një mundësi e artë për socialistët që, sipas tij, vendosin Shqipërinë mbi interesat partiake.

Ai tha se mbledhja e nesërme mund të shërbejë si një moment reflektimi, duke e krahasuar me periudhën e vitit 2005, kur PS-ja përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme.

I ftuar në ”A2cnn”, Malaj tha se zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian tregojnë qartë se çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

Malaj paralajmëroi se një vendimmarrje për të mos ndryshuar situatën politike mund të krijojë pengesa serioze në negociatat me BE-në, duke e cilësuar situatën si “shembje të urës së integrimit”.

Ai shtoi se brenda grupit parlamentar socialist mund të ekzistojë një pakicë deputetësh që kanë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht në çështje që lidhen me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
I pyetur për emra konkretë, Malaj tha se nuk dëshiron t’u marrë iniciativën individëve që mund të ndërmarrin hapa të tillë, por shprehu besimin se disa prej tyre mund t’i përgjigjen ndërgjegjes dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

E fundit! Ministri i madh shumë i njohur shtrohet në gjëndje të rëndë në spital, thuhet se..

Presidenti i SPS-së, Ivica Daçiç , Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, është në gjendje të rëndë shëndetësore, ai u shtrua me urgjencë në spital dhe u lidh me aparaturat, shkruan Blic. Ivica Daçiç (60) vuan nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për vite me radhë. Gjendja e Daçiqit është përkeqësuar papritmas gjatë ditëve të fundit dhe sot ai u shtrua për trajtim në spital. Siç raporton Informer, Daçiç u diagnostikua me pneumoni bilaterale dhe gjendja e tij është përkeqësuar me shpejtësi në orët e fundit. Jeta e tij është në rrezik dhe ai ndodhet në pulmologji në Qendrën Klinike në Beograd.

Në një moment, Daçiç ishte në një gjendje pak më të mirë sesa kur u shtrua për herë të parë dhe po merrte frymë vetë, por më pas u rikthye në ventilim mekanik. Siç raporton Informer, Presidenti Vuçiç e “çoi me nxitim” Daçiçin në spital kur pa se si dukej. Vuçiç dyshohet se e pa duke marrë frymë me vështirësi në shërbimin përkujtimor për Vladislav Jovanoviçin.

-Kur Vuçiç e pa Daçiçin dhe shkëmbeu disa fjalë me të, menjëherë i tha se nuk duhej të qëndronte në përkujtimore dhe se urgjentisht duhej të shkonte në spital. Ivica në fillim hezitoi, por pastaj e dëgjoi – tha bashkëbiseduesi i Kurir. Vuçiç komentoi fjalimin e Milanoviçit, Daçiç: “Kroatët janë mjeshtra në zgjedhjen e anëve në luftë, ndoshta po përgatisin flamuj rusë”

Doktori Spasoje Popević zbuloi gjendjen shëndetësore të Ivica Daçiqit dhe tha se mjekët po luftojnë për jetën e tij. “Ai është shumë keq, është në njësinë e kujdesit intensiv në ventilim mekanik dhe po merr të gjitha ilaçet që i nevojiten, aktualisht po luftojmë për jetën e tij”, tha mjeku për Informer TV. Ai shtoi se do të ketë informacione më të sakta në ditët në vijim.

– Daçiç është pak më mirë se kur u shtrua, ai u shtrua në një gjendje shumë të rëndë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta lidhnim me ventilim mekanik dhe kështu të blinim kohë që mushkëritë e tij të pushonin. Oksigjeni në gjakun e tij është shumë i ulët dhe për këtë arsye na u desh të aplikonim të gjitha këto, tha mjeku. Ai shtoi se po merrte frymë për pak kohë pa aparat, por gjendja e tij kërkonte që të zbatoheshin masa të ventilimit mekanik.

E fundit! Dalin pamjet pasi Greta pretendoi se Rogerti e ρreku në të ρasme

Sherri mes Gretës, Rogertit dhe Joelës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë tema e ditës së sotme.

Ishte Greta ajo që si fillim akuzoi Rogertin se është një “manjak”, duke shpërthyer më pas në ofendime ndaj Juelës dhe një pështymë në fytyrë.

Përpos kësaj, Greta hodhi dhe një akuzë të rëndë, duke pretenduar se Rogerti e ka prekur në të pasme. Por si qëndron e vërteta?

Në rrjet po qarkullojnë pamjet e plota të përplasjes së tre banorëve. Në këto pamje, shihet Greta e cila kishte marrë shishen me ujë të Juelës dhe e kishte fshehur pas vetes.

Juela, e cila u përball me kundërshtimin e ashpër të Gretës për t’ia kthyer shishen me ujë, kërkoi ndihmën e Rogertit. Ky i fundit, pa hezituar ndërhyri duke ia marrë shishen Gretës për t’ia dhënë Juelës— moment që më pas solli edhe përplasjen e ashpër.

Por, a konsiderohet kjo një prekje fizike nga ana e Rogertit? Mbetet për t’u parë se si do të komentohet situata në Prime-n e së shtunës.

Video Player

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte  26 shkurt 2026

Dashi

Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet tuaja. Mund të hasni në probleme lidhur me punën, për shkak se mund t’iu kenë kërkuar shumë.

Demi

Hëna dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm, duke iu dhuruar shumë energji. E enjtja do të jetë tejet pozitive, ku situata do të ndryshojë për mirë. Bëni kujdes në punë, pasi debate dhe probleme të vogla duhen mbajtur nën kontroll.

Binjakët

Në dashuri duhet të bëni atë që mendoni se është e drejtë. Ndërsa në punë duhet të vlerësoni mirë mundësitë, në mënyrë që të mos merrni vendime të nxituara. Ju pret një ditë e mbushur me energji.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke bërë që ta nisni ditën me këmbën e duhur. Tensioni dhe stresi duhen mbajtur nën kontroll. Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft kreativ.

Luani

Në dashuri mund të hasni në probleme lidhur me dyshimet e ditëve të fundit. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve, është momenti për të marrë vendim. Në punë, mund të ndiheni nën presion.

Virgjëresha

Në dashuri ka shumë rëndësi që të ketë dialog. Mundohuni që të jeni të rrethuar nga njerëz pozitiv, në mënyrë që të vlerësoni kohën. Në punë mund të ketë ndryshime, të cilat rrezikojnë të krijojnë probleme me të tjerët.

Peshorja

Me të lindurit e shenjës së dashit dhe demit, mund të mendoni për plane për të ardhmen. Ndikimi i favorshëm i Saturnit, do ju ndihmojë në bërjen e projekteve të reja. Nëse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, merrni një moment për të reflektuar, në mënyrë që të dilni me konkluzionin e duhur.

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Hënës mund të krijojë pasiguri ose zënka në dashuri, por gjithçka do të rezultojë e zgjidhshme, shkruan noa.al. Bëni mirë që të reflektoni, para se të flisni apo të merrni vendime. Instinkti mund t’iu tradhtojë.

Shigjetari

Me ndikimin e kundërt të Diellit, bëni mirë që të tregoni kujdes. Një ndarje, mund të mos ketë kaluar ende. Kërkesat në punë, do të shkaktojnë disa vonesa, ndaj duhet të tregoni durim.

Bricjapi

Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i Hënës, për të zgjidhur disa probleme në dashuri. Në raportet prind-fëmijë mund të ketë tensione. Në këtë periudhë mund të ketë ndryshime lidhur me punën apo vendbanimin.

Ujori

Dashuria dhe miqësia janë protagonistet e kësaj periudhe. Në këtë moment kreativiteti do të jetë në kulm. Në punë mund të ketë probleme dhe debate.

Peshqit

Ndikimi i kundërt i Diellit, do të krijojë probleme në dashuri. Nga ana tjetër, problemet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta, duke bërë që të ndiheni të stresuar dhe nervoz. Kujdes duhet treguar në debatet lidhur me punën.

Horoskopi për ditën e sotme,e Mërkurë 25 Shkurt 2026

Dashi

Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të kenë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj. Mjaft pozitive shihen edhe projektet në çift. Ndërkohë mund të ndodh diçka e cila do të ketë ndikim pozitiv në ditët në vijim. Jeni në kërkim të stabilitetit.

Demi

Hëna në shenjë do ju ndihmojë në dashuri, si dhe do të stimulojë projektet për të ardhmen. Po ashtu takimet janë mjaft të favorshme. Mundohuni që të jeni pozitiv dhe gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Ndjenjat gjatë kësaj periudhe do të bëjnë që të jetoni momente të rëndësishme, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme. Në punë mund të ndryshoni mendim lidhur me diçka dhe të merrni një vendim ndryshe.

Gaforrja

Mund të hasni në ndonjë problem, për shkak të ndikimit të kundër të Hënës. Raporti në çift do të jetë i qëndrueshëm. Në punë duhet të zgjidhni një problem, si dhe duhet të bëni kujdes me financat dhe pagesat.

Luani

Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijoni probleme apo debate. Bëni mirë që të relaksoheni në mënyrë që të menaxhoni siç duhet punët dhe projektet tuaja.

Virgjëresha

Mos e shkatërroni një raport për një periudhë që nuk ecën, dhe mundohuni që të mos i merrni gjërat personale. Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të kuptoheni më shumë. Marsi do të ketë ndikim të kundërt dhe do ju krijojë probleme në punë, mirëpo këshillohet që të jeni të vendosur.

Peshorja

Në dashuri arrini që të jeni më pozitiv. Bëni mirë që të largoni gjithë njerëzit që ju bezdisin nga jeta juaj. Në punë dhe në sferën financiare duhet kujdes. Mendoni para se të veproni.

Akrepi

Jetojeni lirisht dashurinë tuaj, pasi më në fund keni arritur që ta kaloni një krizë të fortë. Në punë bëni mirë që të shmangni polemikat dhe debatet, pasi nuk do të keni shumë energji.

Shigjetari

Ndikimi i kundërt i Venusit kërkon që të bëni qartësi në raport me të tjerët, pasi dita parashikohet mjaft pozitive, nëse tregohet kujdes. Do të keni mundësi që të mbyllni raportet që kanë të bëjnë me një lidhje të turbullt, shkruan noa.al. Në punë duhet durim në mënyrë që të mos veproni në mënyrë impulsive.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në dashuri, çka do të bëjë që sfera sentimentale të jetë mjaft mirë. Ndjenjat tuaja mund të rizgjidhen. Në punë, do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Ujori

Bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni, pasi mund të ketë probleme. Duke nisur nga ditët në vijim Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, ndaj bëni dhe pak durim. Në raport me të tjerët, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit

Në dashuri do të ketë dyshime, por nëse së fundmi keni mbyllur një lidhje, nuk do të tërhiqeni pas. Puna do të ecë mjaft mirë, ku do të gjeni zgjidhje të frytshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 24 Shkurt 2026

Dashi

Energjia e kësaj dite ju shtyn të merrni iniciativa që i keni shtyrë prej kohësh. Në punë, një bisedë e rëndësishme mund të hapë një derë të re, por duhet të jeni të qartë në kërkesat tuaja. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive. Në dashuri, komunikimi i sinqertë forcon lidhjen; beqarët mund të kenë një njohje interesante në një ambient profesional.

Demi

Kjo ditë ju fton të ngadalësoni ritmin dhe të mendoni strategjikisht. Në punë, një çështje e vjetër mund të rikthehet për zgjidhje përfundimtare. Mos lini pas dore detajet. Financat kërkojnë organizim më të mirë. Në dashuri, partneri/ja mund të kërkojë më shumë vëmendje; beqarët duhet të dalin nga rutina për të krijuar mundësi të reja.

Binjakët

Do të ndiheni më komunikues se zakonisht dhe kjo ju ndihmon të zgjidhni keqkuptime. Në aspektin profesional, idetë kreative marrin vlerësim. Kujdes me premtimet që nuk mund t’i mbani. Financiarisht, një lajm i vogël pozitiv ju motivon. Në dashuri, flirtet janë të favorizuara, ndërsa çiftet duhet të shmangin debatet për çështje të vogla.

Gaforrja

Emocionet janë më të theksuara dhe kërkojnë balancë. Në punë, përqendrohuni te prioritetet dhe mos merrni përsipër më shumë seç duhet. Një bashkëpunim i ri mund të sjellë stabilitet afatgjatë. Në dashuri, është moment i mirë për të sqaruar ndjenja të pathëna. Beqarët mund të ndihen nostalgjikë për një lidhje të kaluar.

Luani

Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të spikatur. Në punë, mund të merrni një përgjegjësi shtesë që rrit reputacionin tuaj. Kujdes me tonin autoritar në komunikim. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni rreziqet. Në dashuri, pasioni rritet; beqarët të hapin sytë ndaj një personi që i admiron prej kohësh.

Virgjëresha

Kjo është një ditë për analizë dhe planifikim. Në punë, një detyrë që kërkon përpikëri do të përfundojë me sukses falë përkushtimit tuaj. Financiarisht, shmangni huadhëniet. Në dashuri, kërkoni më shumë siguri emocionale; partneri/ja duhet të kuptojë nevojën tuaj për stabilitet. Beqarët të mos nxitohen në zgjedhje.

Peshorja

Në punë, diplomacia ju ndihmon të zgjidhni një situatë delikate. Financat kërkojnë kujdes në vendimmarrje. Në dashuri, një surprizë e vogël mund të sjellë harmoni. Beqarët mund të kenë një takim të papritur përmes miqve të përbashkët.

Akrepi

Intuita ju udhëheq drejt vendimeve të rëndësishme. Në punë, një çështje konfidenciale kërkon maturi. Mos ndani planet me këdo. Financat përmirësohen gradualisht. Në dashuri, thellësia emocionale rrit lidhjen në çift; beqarët mund të ndihen të tërhequr nga një person misterioz.

Shigjetari

Optimizmi ju karakterizon sot, por mos lini pas dore detajet praktike. Në punë, një mundësi udhëtimi apo trajnimi mund të shfaqet. Financiarisht, është moment i mirë për të rishikuar planet afatgjata. Në dashuri, sinqeriteti është çelësi i harmonisë; beqarët të jenë të hapur ndaj eksperiencave të reja.

Bricjapi

Fokusi juaj është tek stabiliteti dhe siguria. Në punë, përpjekjet e kaluara fillojnë të japin rezultate konkrete. Financat janë në përmirësim, por kërkojnë disiplinë. Në dashuri, tregoni më shumë butësi; partneri/ja ka nevojë për mbështetje emocionale. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me ambicie të forta.

Ujori

Kreativiteti dhe idetë e reja ju vendosin në qendër të vëmendjes. Në punë, bashkëpunimet janë të favorshme. Financat kërkojnë kontroll mbi shpenzimet e paplanifikuara. Në dashuri, një diskutim i hapur sjell qartësi. Beqarët mund të kenë një njohje përmes rrjeteve sociale.

Peshqit

Dita sjell reflektim dhe ndjeshmëri të shtuar. Në punë, shmangni përfshirjen në drama që nuk ju përkasin. Financat kërkojnë kujdes në vendime afatgjata. Në dashuri, romantizmi është i theksuar; çiftet forcojnë lidhjen përmes momenteve të qeta, ndërsa beqarët mund të ndihen të frymëzuar për një fillim të ri.

I fundit! Arrestohet në Tiranë nipi i “Gaxhait”!

Policia ka arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qëndronte i armatosur në ambientet e një lokali në rrugën “Selman Riza”.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë.

Dimo kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi edhe më parë ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Kush ishte banda e Gaxhait?

Mbi 20 vite vrasje, përgjakje, grabitje me armë e shumë vepra të tjera kriminale.

Ky është “Gaxhai” i tmerrshëm i Vlorës, “bëmat” e të cilit e kanë zanafillën në vitin e errët 1997, me bandën e Zani Çaushit, dhe që vijojnë edhe në ditët e sotme.

Bëhet fjalë për Gazmir Brakën, emri i njohur nga vitet 1997.

Ndaj “Gaxhait”, i cili ishte “koka” e një prej bandave të rrezikshme në Vlorë, rëndojnë disa burgime të përjetshëm për vrasje e masakra të përgjakshme.

“Gaxhai” ka dy dënime me burgim të përjetshëm, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arbën Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari dhe policit Viron Rrapaj.

Ai është një emër shumë i njohur për drejtësinë, pasi vrasjet dhe përplasjet me grupin e Zani Çaushit kanë nisur që në vitin 1997.

Në atë kohë, ai krijoi bandën e tij të armatosur, në fshatin Cerkovinë dhe zonat përreth, ku edhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal.

Ai kishte një bandë të mirëorganizuar dhe që ecte gjithmonë e armatosur, të cilën e quajti “Banda e Gaxhait”, pra në emrin e tij.

Banda e tij u bë më e konsoliduar pas konfliktit që nisi me bandën e Zani Çaushit.

Kështu, në atë kohë “Banda e Gaxhait” shkoi e organizuar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për të marrë blindat dhe për t’u mbrojtur nga banda rivale, duke treguar qëndrueshmëri, organizim dhe mjaft rrezikshmëri për rendin kushtetues në veprimet e tyre kriminale.

Krimet më të përgjakshme janë kryer në funksion të konfliktit që kjo bandë kishte më bandën rivale të Zanit, ku krijuesi dhe personi që organizonte gjithçka ishte pikërisht Gazmir Brakaj “Gaxhai”.

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar, iu vunë prangat në pikën kufitare të

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij menjëherë u ndërmorren masat ligjoreu, pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria. Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.

“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ai është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Sipas organeve të ndjekjes, hetimet kanë të bëjnë me vendime dhe kontrata që dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro. Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.

Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.

E papritur, ky banor i BBVA qenka daja i Lim Hotit

Lim Hoti, ish-banori i njohur i formateve televizive si “Ferma VIP” dhe “BBVK”, ka bërë një zbulim të papritur për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke zbuluar se Alesio, një tjetër banor i “BBVA”, është daja i tij.

Kjo lidhje familjare ka shkaktuar një valë reagimesh dhe kurioziteti mes fansave, të cilët janë të etur për të mësuar më shumë rreth dinamikave të familjes Hoti.

Postimi i Lim Hotit në Instagram ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të tij.

Në fotografinë e publikuar, shfaqet Alesio me mbishkrimin “Daj je ma i miri”, duke theksuar kështu marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

Ky postim ka bërë që shumë të spekulojnë mbi marrëdhëniet e brendshme të familjes dhe ndikimin e tyre në dinamikat e reality show-t.

Lim Hoti ka qenë aktiv në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencave të tij në formate televizive, duke ndarë herë pas here momente dhe qëndrime personale.

Ai ka përdorur platformën për të mbajtur lidhjen me ndjekësit e tij, duke ndarë informacione dhe përvoja nga jeta e tij pas televizionit.

Ky zbulim ka sjellë një interes të shtuar për Alesion, i cili tani është në qendër të vëmendjes.

Fansat janë të etur për të mësuar më shumë rreth tij dhe se si ai do të ndikojë në dinamikat e “BBVA”.

Kjo situatë ka hapur diskutime të reja mbi marrëdhëniet familjare brenda reality show-ve.

Një tjetër aspekt interesant është se si këto lidhje familjare mund të ndikojnë në strategjitë e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.

A do të ketë tensione apo aleanca të reja? Kjo mbetet për t’u parë, por sigurisht që do të jetë një temë diskutimi për fansat e formatit.

Me këtë zbulim, Lim Hoti ka arritur të rrisë më tej interesin për “BBVA”, duke i dhënë një dimension të ri dinamizmit të programit.

Të gjithë janë të etur për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vazhdim, dhe nëse kjo lidhje do të ketë një ndikim të rëndësishëm në lojë.

Me këtë postim, Lim Hoti ka provokuar kureshtjen e fansave dhe ka hapur një diskutim të ri mbi marrëdhëniet brenda reality show-ve.

A do të shohim më shumë nga kjo lidhje në episodet e ardhshme? Komentoni më poshtë mendimet tuaja!