DPSHTRR njoftim të rëndësishëm për pronarët e mjeteve: Ja si të kurseni para, kohë dhe karburant me shërbimin e ri online

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në:

– 282,975,000 lekë të kursyera, si rezultat i eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR;

– 56,146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit për kryerjen e shërbimit;

– 23,100,100 km rrugë të shmangura, nga evitimi i udhëtimeve mesatare vajtje–ardhje për shërbim;

– 1,617,000 litra karburant të kursyera, me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.

Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, me qëllim zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.

Synimi i DPSHTRR mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, duke reduktuar kostot, kohën dhe burokracinë. Për më shumë informacion mbi shërbimin, qytetarët mund të vizitojnë platformën e-Albania.

Βashkë shortja e tij kreυ mrrëdhënie me një nxënës 17-υje. çar, bυrri merr VENDIMIN që askush nuk e PRISTE

Një burrë ka vendosur që të qëndrojë me bashkëshorten e tij edhe pse ajo e kishte tradhtuar me një adoleshent. Ai ka preferuar që të mos divorcohet prej saj, por të shkonte të jetonte në një shtëpi të re së bashku me të, larg jetës publike.

Mësuesja McKenna Kindred shkaktoi një trazirë të madhe kur lindën dyshimet se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënë 17-vjeçare, teksa bashkëshorti i saj, Kyle, ishte jashtë qytetit.

McKenna arriti që të shmangte burgun pasi bëri të mundur që të binin dakord për një marrëveshje pranimi fajësie në gjykatë.

E tani, është zbuluar se Kyle është ende me McKenna pavarësisht mënyrave të saj të tradhtisë. “The Sun” shkruan se ngjarja e mësueses më nxënësin e saj ka ndodhur mes qershorit dhe nëntorit të vitit 2022.

Në atë kohë, mësuesja ishte 23 vjeçe dhe lidhaj e saj me adoleshentin u zbulua shumë shpejt, pasi ky i fundit u tregoi gjithçka prindërve të tij, të cilët menjëherë ngritën alarmin.

Duke u paraqitur në gjykatë në mars të vitit 2024, nëna e fëmijës e kishte kritikuar këtë veprim si një “abuzim të pushtetit”.

Gjykata e Lartë e Qarkut Spokane dëgjoi në atë kohë se nëna ishte tërbuar: “Një dritë që ai mbante me vete është zbehur”.

Duke shpërthyer në lot në dhomën e dëshmitarëve, McKenna qau me dënesë ndërsa i kërkoi falje studentit dhe familjes së tij, duke shtuar se ishte “thellësisht e turpëruar” për atë që kishte bërë.

Më vonë ajo u deklarua fajtore për akuzat e ndryshuara për sjellje të pahijshme seksuale të shkallës së dytë me një të mitur dhe komunikim me një të mitur për qëllime imorale.

Pasi u dënua me një lirim me kusht dyvjeçar, si dhe me 700 dollarë shpenzime, McKenna u urdhërua nga kryetari i trupit gjykues të regjistrohej si shkelëse e ligjit seksual për 10 vjet. Tani, është konfirmuar se pavarësisht se ka qenë jobesnike, McKenna është ende me bashkëshortin e saj Kyle.

Ky i fundit zgjodhi të mos divorcohej nga gruaja e tij jobesnike dhe në vend të kësaj është zhvendosur në Idaho, sipas të dhënave të pronës. Tani besohet se çifti jeton në kryeqytetin e shtetit, Boise, ku Kyle tani punon si avokat i pasurive të paluajtshme për një firmë lokale.

Ndërkohë thuhet se McKenna kishte hequr dorë vullnetarisht nga licenca e saj për të dhënë mësim pasi u hetua nga bordi i standardeve të Idaho-s. Kyle, nga ana e tij, tani është një avokat i besuar për firmën lokale Holland & Hart.

Arratisja e Altin Ndocit, alarmi i ekspertit: Mund të jetë eliminuar nga ata që e ndihmuan

Eksperti i Sigurisë, Gert Metani, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një analizë se cilat mund të jenë hipotezat e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Metani tha se hipoteza më e besueshme është ajo që anëtarët e bandës së tij mund ta kenë ndihmuar në arratisje, me qëllim që të mos e lejonin të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ai ngriti gjithashtu edhe “alarmin” se Ndoci, pasi është ndihmuar të arratiset, edhe mund të jetë eliminuar.

Pjesë nga biseda:

Metani: Nëse mund të bëj një klasifikim për policinë e burgjeve, kur një i ri konkurron shkon drejt policisë, nëse dështon aty shikon forcat e armatosura, nëse nuk fiton aty kalon te Garda, nëse dështon aty shkon te burgjet. Pra duhet thënë që punonjësit në policinë e burgjeve, për fatin tonë të keq, nuk janë në nivelin që duhet të ishin, duke nisur nga gardianët.

Borakaj: Aty ishte minimumi.

Metani: Ajo mund të ndodhte edhe në komisariat. Pra dikush që ka pak sens arratisjeje i arratiset policisë. Pa i rënduar punonjësit e burgjeve, unë dua ta shikoj në 3 hipoteza. E para, bazuar në deklarata e babait të personit, që ishte i rënduar, nuk kishte akuza. Pra e para është që ai ka menduar një arratisje, ka parë boshllëqet që janë të shumta dhe u arratis. Hipoteza e dytë është se ka menduar arratisjen, mund të ketë blerë persona të sigurisë për të dalë në atë mënyrë, pra në mes është edhe korrupsioni. E treta që mendoj mund të jetë më e vërtetë, duke qenë se bashkëpunëtorë të këtij personi janë liruar fare, nuk i leverdis grupit kriminal që një person që e kanë paguar në shumë ngjarje të rrijë aty, pasi mund të bëhet i penduar.

Borakaj: Ose i duhet për ngjarje tjetër…

Metani: Ose mund ta heqin qafe nga kodra e radhës sapo del nga burgu. Unë besoj se persona të tillë janë rrezik për ngjarje të tilla kriminale.

“Miri dhe Selin duke u puthur”, rrjeti shpërthen nga fotoja virale me AI

Një imazh që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e Big Brother VIP 5. Në foto shihen dy ish-banorët, Miri dhe Selina, duke u puthur në mënyrë pasionante, çka ka bërë që imazhi të bëhet viral brenda pak orësh.

Pamja ka ndezur spekulime, ndërsa komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara mes atyre që e kanë besuar si reale dhe atyre që kanë shprehur dyshime mbi vërtetësinë e saj.

Megjithatë, fotoja nuk është reale, por është krijuar përmes inteligjencës artificiale (AI). Imazhi rezulton të jetë një manipulim dixhital, i gjeneruar me programe të avancuara, që imitojnë në mënyrë shumë realiste tiparet e fytyrës dhe gjuhën e trupit të personazheve publikë.

"Miri dhe Selin duke u puthur", rrjeti shpërthen nga fotoja

SHBA tregon pse anuloi VIZAT për Shqipërinë, DASH: Emigrantët nuk do të nxjerrin PASURI nga populli jonë!

Pezullimi i vizave të emigracionit drejt SHBA pritet të prekë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë.

Por përse në listën e 75 vendeve është vendosur edhe Shqipëria? Kjo ishte pyetja e Top Channel drejtuar DASH.

Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit në përgjigjen e dhënë tregon arsyen e këtij vendimi.

“Departamenti i Shtetit do të pezullojë përpunimin e vizave imigruese për 75 vende, migrantët e të cilave përfitojnë ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Ky pezullim do të mbetet në fuqi derisa SHBA-ja të sigurohet se emigrantët e rinj nuk do të nxjerrin pasuri nga populli amerikan”, ishte përgjigja e DASH për TCH.

Dy javë më parë përmes rrjetit të tij “Truth Social” presidenti Trump publikoi listën e nacionaliteteve të huaja të cilët nga fondet publike amerikane iu paguhen ndihma sociale.

Sipas kësaj liste 41.3% e shqiptarëve që jetojnë ne SHBA si emigrantë, përfitues të programeve të lotarisë dhe familjaret e tyre të emigruar në shtetet e bashkuara me bashkim familja janë përfitues të ndihmave sociale të shteteve amerikane.

Në njoftimin e dhënë së fundmi nga departamenti i shtetit bëhet e ditur se vizat turistike, vizat e biznesit dhe vizat studentore nuk pezullohen por do vazhdojnë të jepen./tch

Çfarë NDODHI në Kosovë? Jozin nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij SHERR me recepsionistin!

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përfshirë indirekt në një incident në Gjilan të Kosovës, ku shoqëruesi i tij është përleshur fizikisht me recepsionistin e një hoteli.

Sipas mediave kosovare, Marku kishte shkuar në hotel bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, për të siguruar dhoma të lira.

Mungesa e dhomave të disponueshme çoi në një përleshje mes Gashit dhe recepsionistit, ku u hodhën dhe rrëzuan disa sende.

Jozefin Marku nuk është përfshirë në përleshje, pasi gjatë incidentit dyshohet se ka qenë në veturë me dy shoqërueset femra.

Policia e Kosovës po heton ngjarjen.

Kujtojmë se Jozi u bë i njohur për publikun përmes formati “Big Brother VIP Albania”, ku në fund të rrugëtimit të tij televiziv kishte pasur një përplasje fizike me këngëtarin kosovar Gjesti.

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë. Danimarka blindohet

Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar.

Disa shtete europiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë, në përgjigje të kërkesës së Danimarkës dhe në një klimë gjithnjë e më të acaruar me Shtetet e Bashkuara.

Kështu, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Franca kanë nisur personel ushtarak për të forcuar praninë evropiane në ishullin arktik, raporton La Repubblica.

Qeveria daneze ka konfirmuar se do të rrisë praninë e ushtrisë së saj në Groenlandë, përfshirë edhe stërvitje ushtarake. Edhe pse Groenlanda gëzon autonomi të gjerë, ajo mbetet territor i Mbretërisë së Danimarkës.

Kryeministrja Mette Frederiksen ka theksuar se operacioni zhvillohet në kuadër të NATO-s, por koha e vendimit ngre pikëpyetje politike të qarta.

“Qëllimi është të trajnojmë Forcat e Armatosura për operime në kushtet unike të Arktikut dhe të forcojmë praninë e Aleancës në rajon, në dobi të sigurisë evropiane dhe transatlantike”, ka deklaruar Ministria daneze e Mbrojtjes. Megjithatë, pothuajse paralelisht me këtë njoftim, edhe shtete të tjera evropiane kanë reaguar duke dërguar trupa në zonë.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka bërë të ditur se disa oficerë suedezë kanë mbërritur tashmë në Groenlandë për t’u bashkuar me një grup shumëkombësh aleat, në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen daneze Operation Arctic Endurance.

Norvegjia ka vënë në dispozicion personel ushtarak me gradë të lartë, ndërsa Gjermania ka dërguar një patrullë zbulimi prej 13 ushtarësh. Një kontingjent francez me të njëjtën përbërje pritet t’u bashkohet atyre.

Bëhet fjalë për një situatë të paprecedentë, sidomos pas përfundimit pa rezultate të samitit në Uashington mes përfaqësuesve të SHBA-ve, Danimarkës dhe Groenlandës. Edhe pse numri i trupave europiane në Nuuk mbetet ende i kufizuar, niveli i tensionit brenda Aleancës Perëndimore konsiderohet më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Në këtë kontekst, brenda Bashkimit Europian po diskutohet hapur mundësia e aktivizimit të nenit 42, paragrafi 7 i Traktatit të BE-së, që parashikon ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni të armatosur ndaj një shteti anëtar. Pyetja kyçe mbetet: a mund të zbatohet ky nen ndaj një vendi aleat në NATO dhe, teorikisht, kundër Shteteve të Bashkuara?

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shmangur një qëndrim frontal, duke deklaruar se një skenar i tillë “nuk shtrohet aktualisht”.

“Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s. Është e rëndësishme që banorët e saj ta dinë se ne respektojmë vullnetin e tyre”, ka thënë ajo.

Edhe Parlamenti Europian ka dalë në mbrojtje të sovranitetit të Groenlandës, duke i cilësuar çdo përpjekje për ta minuar atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti francez Emmanuel Macron, sipas të cilit shkelja e sovranitetit të një vendi evropian dhe aleat do të kishte “pasoja zinxhir të paprecedent”. Ndërsa zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil ka paralajmëruar se “marrëdhënia transatlantike, ashtu siç e njihnim, po shpërbëhet”.

U zhduk 4 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare në Itali, 40 km larg banesës së saj

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40 kilometra larg shtëpisë, përgjatë lumit Adige.

Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër.

Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Pas asaj dite, gjurmët e saj humbën.

Familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit dhe qytetarëve, duke kërkuar që çdo informacion apo sinjalizim. Në ditët pas zhdukjes u organizua një operacion i gjerë kërkimi në Trento përgjatë lumit Adige dhe një helikopteri për kontrolle nga ajri, por pa rezultate konkrete.

Kërkimet vijuan edhe jashtë kufijve të provincës së Trentos teksa të gjitha prefekturat italiane ishin vënë në dijeni për zhdukjen.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Floresha jetonte në Trento prej tre vitesh me familjen dhe punonte si pastruese në disa ndërtesa banimi. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte përjetuar me dhimbje humbjen e të atit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shkeli rregullat/ Londra i heq kontratën ushtarake 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems

Qeveria britanike vendosi të skualifikojë ofertën 2.6 miliardë dollarë të kompanisë izraelite Elbit Systems për trajnimin e ushtrisë angleze duke përzgjedhur si fitues të kontratës gjigandin amerikan Raytheon.

Vendimi vjen pas raportimeve për shkelje të ligjit nga ana e Elbit, të cilat u publikuan fillimisht në The Times. Sipas the Times, një informator kishte përpiluar një dosje rreth ofertës së Elbit, që iu tregua Ministrisë britanike të Mbrojtjes gushtin e kaluar, megjithëse raporti iu zbulua privatisht ministrisë muaj më parë.

Shkeli rregullat/ Londra i heq kontratën ushtarake 2.6 miliardë

Në dosje pretendohej se Elbit UK kishte shkelur rregullat e emërimeve në biznes kur Philip Kimber, një ish-brigadier i Ushtrisë Britanike, thuhet se kishte ndarë informacione me firmën pasi kishte lënë ushtrinë.

Kimber merrte pjesë në takime kritike në firmë për të diskutuar kontratën e trajnimit që ai dikur e kishte mbikëqyrur në ministri, pretendonte raporti.

Në një rast, Kimber ishte i pranishëm në një takim të Elbit dhe i ulur larg pamjes së një kamere. Ai thuhet se tha se “nuk duhet të ishte atje”, sipas raportit të sinjalizuesit.

Në përgjigje të një kërkese për lirinë e informacionit, Ministria e Mbrojtjes më vonë pranoi se e kishte mbajtur dosjen për shtatë muaj pa hetuar pretendimet e saj. Burime të brendshme në ministri ia hodhën fajin e vonesës hetimore “mbikëqyrjes administrative”.

Një muaj pasi u shty për akuzat nga The Times, një nëpunës i lartë civil përfundoi një “rishikim sigurie” në shtator dhe zbuloi se rregullat e emërimeve në biznes nuk ishin shkelur.

Pretendime të tjera kishin të bënin me dreka dhe darka të organizuara nga Elbit UK në të cilat ishin ftuar nëpunës civilë në zemër të procesit të vendimmarrjes për kontratën.

Një nëpunës i lartë civil rezulton te jetë ftuar shtatë herë për darkë nga Elbit, ndërsa rivali Raytheon nuk organizoi evente.

Mike Cooper, pronari i lartë përgjegjës në selinë e ushtrisë për programin e trajnimit të ushtrisë, udhëtoi gjithashtu për në Jerusalem me dy oficerë të lartë ushtarakë britanikë.

Ai mori pjesë në një tur turistik të financuar nga Elbit Systems, kompania mëmë e degës britanike.

Në përgjigje të akuzave, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Programi i transformimit të trajnimit kolektiv do të modernizojë trajnimin për ushtarët për të siguruar që Ushtria Britanike të mund të përballet me kërcënimet e së ardhmes.

“Ne nuk do të komentojmë më tej derisa një njoftim për tenderuesin e preferuar të bëhet publik në kohën e duhur.”

Mes kritikave në rritje ndaj Izraelit brenda establishmentit ushtarak britanik, katër ish-oficerë të lartë të ushtrisë, në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, i kërkuan së fundmi qeverisë të ndalojë përfshirjen me kompanitë e armëve në pronësi të Izraelit ose të mbështetura nga Izraeli.

“Tani nuk është koha për t’u rikthyer në biznesin e zakonshëm me qeverinë izraelite”, shkruan ata, duke kërkuar sanksione më të ashpra.

Elbit ka siguruar një kontratë të majme armatimi edhe nga qeveria shqiptare, por detajet dhe shuma e saj mbahen sekret. Ndërkohë vetëm një muaj më parë, NATO vendosi të përjashtojë nga tenderat e saj Elbit, duke e futur në listën e zezë për shkak të një skandali të madh korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme./Kapitali.al

“Kujton se je pasardhës i …, por jo”, media greke “kryqëzon” Edi Ramën:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite.”

Kështu shkruan media greke Protothema, e cila i ka dedikuar një artikull të veçantë deri në detaje konferencës që kryeministrat Edi Rama i Shqipërisë dhe Milojko Spajiç i Malit të Zi patën dje në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. E gjitha, vetëm se kryeministri ynë ka ngacmuar gazetarin grek për origjinën e tij, pasi ky i fundit i ngatërroi emrin.

Lexoni më poshtë të përkthyer në gjuhën shqipe artikullin e medias greke:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.

Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite.

E gjitha filloi kur moderatori me origjinë greke John Defterios,   një gazetar për dekada në CNN, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe Kryeministrit malazez Milojko Spajiç gjatë fjalimit të tyre.

Sapo të dy udhëheqësit dolën në skenë për debatin, kryeministri malazez thjesht e korrigjoi Defterion për gabimin e tij, pasi në fakt u nxit nga vetë gazetari. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi, por dukshëm i acaruar, duke e akuzuar se i kishte shqiptuar emrat gabimisht sepse është grek .

Në vazhdim të debatit dhe ndërsa diskutonin për investimet në energji që po bëhen në Shqipëri, Edi Rama tha “le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber” (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defterion nëse e njihte.

Defterio, nga ana tjetër dhe për hir të humorit, u përgjigj me një buzëqeshje “si mund të mos e di se kush është ai (Sulltani Al Jaber)”, duke ftuar audiencën të duartrokiste.

@protothema.gr «Δεν είστε απόγονοι του Πλάτωνα και του Αριστοτέλη» – Επίθεση του Ράμα σε Έλληνα δημοσιογράφο #protothema#news#tiktokgreece#greektiktok♬ πρωτότυπος ήχος – protothema.gr

Kryeministri shqiptar, i cili me sa duket nuk e kuptoi shakanë, e talli gazetarin duke i thënë: “Si grek, duhet ta kishe njohur. Kështu bën ti, gjithmonë i nënvlerëson njerëzit sepse mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe je trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Platonit dhe Aristotelit “, duke shtuar menjëherë më pas: “Por ti nuk je.”

Sulmet e Edi Ramës ndaj gazetarit dhe origjinës së tij nuk u ndalën me kaq, pasi drejt fundit të diskutimit të tyre, ai iu drejtua përsëri në mënyrë agresive me rastin e shumës së një investimi në Shqipëri.

Gazetari foli për 1 miliard, me Ramën që e korrigjoi dy herë, duke i thënë se ishte më shumë. “Jo, përsëri po llogarit si grek. Kur flet për paratë e tua, shton tre zero. Kur flet për paratë e të tjerëve, zbret tre zero. Kjo është ajo që bën. Kjo është arsyeja pse BE të do kaq shumë.”