Fisnik Syla preket nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët, ja sa milione dhuroi

Historia e tre fëmijëve të quajtur “të braktisur” në Durrës ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë reagimin e fortë të sipërmarrësit Fisnik Syla, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit. I prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi, Syla u shpreh i gatshëm të dhurojë 5.000 euro për fëmijët e Blerina Bashës, e cila deklaron se punon me dy turne për të mbajtur fëmijët. “E mendoj si për veten time, si për dikë të familjes sime”, u shpreh ai.

Sipas nënës, ngjarja është inskenuar nga familja e ish-burrit për t’i marrë fëmijët, ndërsa ajo këmbëngul se po bën gjithçka për ta. Fëmijët aktualisht janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur, ndërkohë që mungesa në shkollë lidhet me sëmundjen dhe përmbytjet e fundit. Shërbimi Social i Durrësit konfirmon se kushtet e banesës ishin normale gjatë inspektimit dhe se nënës i është ofruar punë e rregullt dhe mbështetje për fëmijët.

Fisnik Syla thekson se do të ndihmojë në çdo formë, madje edhe me kujdestari, nëse vërtetohen deklaratat e nënës . Mes angazhimeve humanitare, sipërmarrësi vijon suksesin edhe në biznes, duke inauguruar restorantin e tij të ri dhe duke folur hapur për zhvillimet e fundit në jetën personale.

Mjalti dhe… Flirtet me Kinën, SHBA i kthen mesazhin Edi Ramës!

Nancy VanHorn i përgjigjet Edi Ramës për “mjaltin kinez”….

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kanë dërguar një mesazh përvëlues Edi Ramës, pas flirteve të tij me Kinën.

Pas talljes që i bëri Trumpit në praninë e Macron, më 12 janar Edi Rama vendosi të luajë sërish me zjarrin. Teksa prezantoi një park eolik në Tropojë, Rama u shkeli syrin kinezëve.

Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideronin Shqipërinë si ‘pikën e mjaltit’”, u shpreh Babloku. Dhe këtë nuk e tha në një bisedë të mbyllur me investitorë, por në prani të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Duke u bazuar te mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar te eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël”, shtoi ai.

Por kjo ishte sfidë e hapur ndaj SHBA dhe sot ka ardhur kundërpërgjigjja. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, ja ka bërë të qartë Edi Ramës që të mos luajë me zjarrin. Ajo i është përgjigjur me fjalët e Donald Trump.

Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve“, ka deklaruar e dërguara e SHBA.

Në postimin e saj në rrjetet sociale ambasada ka shkëputur pikërisht këtë mesazh, i cili është i njëjtë me shumë mesazhe të tjerë të dhëna më parë kur bëhej fjalë për rrezikun kinez, sidomos te fusha e teknologjisë. Mos harrojmë se Rama tentoi t’ua jepte kinezëve rrjetin 5G, por SHBA e ndaloi.

Vetë VanHorn ka dërguar disa herë mesazhe të qartë se Kina nuk duhet të ketë vend në Shqipëri. Në vend që të ndërtojë këtë linjë të kërkuar nga partnerët strategjikë, Rama vendos ta promovojë Kinën në mënyrë publike, si një fuqi e “uritur për tregti” dhe të vlerësuar si partnere nga “tregtarët më të mençur”.

Pas pezullimit të vizave dje, mesazhi sot është një tjetër kambanë alarmi për kryeministrin shqiptar.  /Pamfleti

https://www.facebook.com/usembassytirana?ref=embed_post

Pse SHBA i pezulloi vizat me Shqipërinë dhe kush do të penalizohet? Ja si është e vërteta e madhe

Nuk ka më Lotari Amerikane, Shqipëria mes 75 shteve që u pezullohen vizat e emigrimit

Lajmi i ditës padyshim sot ishte vendimi i SHBA për të pezulluar vizat me 75 shtete, ku mes tyre është dhe Shqipëria. Ajo që bie në sy është se vendi ynë, krahas Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë, renditet me shumë vende nga bota e tretë.

Por pse SHBA vendosi të ndërmarrë një veprim të tillë dhe kush do të penalizohet?

Vendimi i publikuar nga ‘Fox News”, është i lidhur me një memorandum të nëntorit, ku Trump urdhëron ndalimin global të vizave sipas rregullit të ‘barrës publike’ (public charge). Që do të thotë se zyrtarët konsullorë udhëzoheshin t’u refuzonin vizat aplikantëve që mendohej se kishin të ngjarë të mbështeteshin në përfitime publike nga shteti amerikan. Duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Pra për ta thjeshtuar, nëse dikush që në Shqipëri ka jetuar kryesisht me ndihmë ekonomike, konsullata e refuzon vizën pasi mendon se ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe atje dhe është barrë për shtetin amerikan. Po ashtu të moshuarit shihen më shumë si barrë sesa ndihmë për krah pune. E njëjta gjë për individët e sëmurë, pasi shteti amerikan mendon se ata do të përfitojnë për të shfrytëzuar sistemin shëndetësor. Ata që nuk njohin gjuhën shihen po ashtu si barrë, pasi do të duhet disa kohë sa të aftësohen për punë.

Pak ditë më parë, Donald Trump publikoi në rrjetin social Truth Social disa tabela me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitej përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë ndihmë sociale në SHBA.

Pse SHBA i pezulloi vizat me Shqipërinë dhe kush do të

Emigrantët që jetojnë me ndihmë ekonomike në SHBA

Thuajse të njëjtat shtete janë edhe në listën e shteteve që u bllokohen vizat. Aty është dhe Shqipëria, pasi 41.3 për qind e familjeve emigrante shqiptare në SHBA përfitojnë asistencë sociale. Pra ky është dhe shkaku kryesor i vendimit të DASH, pasi kërkon të ulë barrën financiare të mbajtjes së emigrantëve. Padyshim ka dhe faktorë të tjerë, përfshirë sigurinë.

Një zëdhënës i DASH ka folur për “Reuters”, duke sqaruar kufizimet.  Sipas tij, nuk preken vizat turistike.

Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të kahershëm për të shpallur të papranueshëm çdo emigrant të mundshëm që mund të bëhet barrë për shtetin amerikan dhe të përfitojë nga bujaria e popullit amerikan”, tha Tommy Pigott, Zëdhënës i Ngarkuar me Punë në Departamentin e Shtetit.

Përpunimi i vizave për emigrantë nga këto 75 vende do të pezullohet ndërkohë që Departamenti i Shtetit do të rishikojë procedurat për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj që synojnë të përfitojnë ndihma sociale dhe përfitime publike në SHBA”, shtoi ai.

Pra me vendimin e ri që nis zbatimin më 21 Janar, nuk ka më viza emigracioni, bashkim familjar apo green card, birësime, si dhe lotari amerikane për shqiptarët. Ndërkohë sa u takon vizave turistike apo studentore, deri tani nuk flitet për kufizim, por edhe për to do të ketë kushte më të rrepta. /Pamfleti

E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon me vendimin për ta zëvendësuar, duke sjellë edhe përplasje mes të dyve.

Futbollisti i Kombëtares la fushën e lojës në minutën e 40-të, ndërsa Vajekano luan në transfertën e Alavesh për raundin 1/8 të Kupës së Mbretit. Zgjedhja e trajnerit Inigo Perez nuk u prit aspak mirë.

Regjia u fokusua për disa momente te pankina ku tensioni ishte i pranishëm. Për Balliu është kthyer në situatë të pazakontë, pasi e njëjta sjellje u regjistrua në nëntor ndaj Lek Poznan për Ligën e Konferencës.

Mbrojtësi i djathtë është preferuar titullar te dy ndeshjet në fjalë, siç nuk ka ndodhur në La Liga. Zëvendësimet më pas e kanë zhgënjyer.

Përplasja e trajnerit me Ivan Balliun: (VIDEO)

Ilir Metës i “boshatisen” llogaritë bankare! Avokati i ish-presidentit: Pasuria e tij është ZERO

Avokatët mbrojtës të Ilir Metës kanë dalë me një deklaratë ku kanë bërë publike një analizë financiare të Presidentit të PL-së nga viti 1995 deri në 2023.

Mbrojtja e tij theksoi se ndaj Metës është hedhur një mal me akuza, duke pretenduar se “pasuria e tij është zero”. Cakrani theksoi se në procesin ndaj Ilir Metës duan transparencë dhe minimumin e standardit të shtetit të së drejtës.

“Kemi bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës dhe kjo kërkesë ishte bazuar për ti dhënë pamjen e një drejtësie që funksionon. Por gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën, por ne do të vazhdojmë. Kjo është betejë ligjore. Meta është në paraburgim dhe ka kaluar çdo standard. Kur sillet drejtësia me një personazh që ka historinë politike në 34 vite, imagjinoni çfarë bëjmë me qytetarët këta. Ne nuk kemi ardhur të bëjmë viktimën, por ne jemi në të drejtën tonë. Ndaj zotit Meta është hedhur baltë, e sulmuan me reformën në drejtësi, me gjykatën kushtetuese dhe nuk mbeti gjë tjetër veçse ta mbanin në burg. Kjo po cënon të drejtat dhe liritë e njeriut. Ne kërkojmë minimumin e standardeve. Standardin minimal të shtetit të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën është për pasurinë e tij. Pasuria e zotit Meta është zero, qoftë e luajtshme qoftë e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe pastërti”, tha avokati.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.7 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.

“U m. artoυa me një arαb, perΙot shqiρtαrja e ραs hë vetë me sγtë e mi që është g..γ”

Martesa e lidhur me da shuri zakonisht është ajo që pri tet të jetë më jetëgjatë.

Dy persona jo gjithmonë lidhin jetët për shkak të ndjenjave, por edhe për interesa të tjera si përfitimet ekonomike apo fs hehja e prirjeve s e k su a le.

Zgjidhja e një martesë është pjesa më e dh imb shme pasi ata që vu ajnë më shumë janë fëmijët. AR a sti i një shqiptareje 27-vjeçare i mbërritur në inbox-in e JOQ.al hyn tek të pazakontit.

E reja thotë që është martuar me një shtetas a r a b prej një viti dhe nga kjo martesë ka lindur një vajzë.

Ajo shton se e ka parë më sytë e saj bashkëshortin duke kryer marrë d hënie s e k s u ale me një tjetër person dhe ka vër tetuar se është g a y. Vajza kërkon ndihmën e fansave në dy aspekte. 

Ajo shkruan: Pershendetje JETA OSH QEF! Jam nje vajz 27 vjece jam e martuar me nje a r a b prej 3 vitesh .

kam nje goc te vogel 1 vjece .arsyeja pse po ju shkruaj esht kjo :me burrin kam shkuar shum mir kto koh dhe nuk e imagjinoja se ishte i till .

perpara disa ditesh kam mar vesh qe esht g e y .e kam par vet me syt e mi .jam e tr o n ditur .dhe dua te ndahem por kush

me thot cfar procedurash duhen per nd arjen dhe nd a rjen e pasuris .? ju uroj dit te mir te gjitheve bashk me ju stafi JOQ”

“Më nis lekë që të vij në Angli”, Βjoηdia i bën 40-υ. jeçarit atë që se ρriste kurrë (FOTO)

Një 40-vjeçar është ma shtruar nga një vajzë nga Ukraina. Ai e kishte njohur atë me anë të rrjeteve sociale.

Më pas vajza me emrin Olga Marchenko i kërkoi ti niste 1600 euro, me pretendimin se ato para i duheshin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Por 40-vjeçari, i cili quhet Colin ka mbetur i po shtëruar në aeroport sepse Olga nuk erdhi kurrë.

Daily Record raporton: “Colin i kishte blerë biletën për të shkuar në Edinburg, por ajo nuk shkoi.

Paratë që ai i kishte dërguar i ka tërhequr në një pikë të “Unionit Western”.

Ndërsa 40- vjeçari Colin ka thënë: “Nuk e kuptoj se përse duhet të merrte paratë e mia?!

Unë jam thjesht një punëtor. Ajo e dinte se me sa vështirësi i kam fituar unë ato lekë.

Me siguri duhet të ketë pasur një plan. Madje edhe më tha se doonte të martohej me mua.

Shpresoj ta arrestojnë sepse nuk dua që dikush tjetër të ketë fatin tim. 

G. rυaja nga Korça befason në emision: “U ρamë në kίshë, u m.αrtύαm dhe ikëm në Greqi, por aty mora υesh se b.υrri im…”

Një nënë nga fshati Pirg në Korçë, e cila dy vite më parë është di/vorcuar nga bashkëshorti,

sot kërkon pensionin ushqimor për vajzën pasi ish bashkëshorti prej dy vitesh sipas saj e ka lënë në harresë të bijën e cila sot është 6 vjeç e gjysmë. 

40 vjeçaria rrëfen se martesa ka qënë e vësh/tirë ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin por pas div/orcit gruaja është ri/kthyer në Shqipëri.

Njohja me ish bashkëshortin është bërë në moshë të re , ata janë njohur në ambientet e një kishe, dhe pas një periudhe jo shumë të gjatë njohjeje vendosën të lidhnin martesën.

40 vjeçaria rrë/fen se shkak i mosmarr/veshjeve të shumta ka qënë bixh/ozi, ish bashkëshorti sipas saj nuk angazhohej në familje dhe paratë i linte bi/xhoz.

Sot gruaja kërkon nga ish bashkëshorti detyrimet ushqimore si dhe një pr/okurë për të lëvizur me vajzën në Italia ty ku e pret e motra.

Gruaja do ti japë vetes së saj dhe vajzës një jetesë më të mirë,por ish bashkëshorti sërisht bëhet pengesë. 

Nënα e dy fëmijëυe nga Korça flet hαρύr fare: Jam shumë kreηαre që kam tr@ dhëtuar b. υrrin dhe e kam b. ërë mee…!!

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time.

Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.

Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar

prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar.

Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha.

Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur,

por ime më, më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…