Rama e pranon për herë të parë: Po, nuk është normale që ministrat e mi nuk dalin në debate mediatike

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pranuar për herë të parë se ministrat e tij nuk shkojnë në debate mediatike dhe shtoi se kjo nuk është normale.

“Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike”, tha Rama duke shtuar se sipas tij “(në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën!”

Kryeministri Komentoi dhe video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, të cilat janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik. Ministra që dalin në kamerat qeveritare dhe bëjnë biseda me vartësit është një politikë e pandryshuar deri më sot në katër mandate të qeverisë Rama.

Shefi i qeverisë tha nga Abu Dabi se kjo ndodh pasi sikurse pohoi ai, i druhet përballjes intensive të ministravevme gazetarët: “Po kaloj tek standartet dhe po them… të na tregoni një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!” /noa.al

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj.

Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë.

Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri.

“Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.” njofton DPT-ja.

DPT sqaron se ky vendim ka shtrirje të gjerë. “Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes,” citohet në njoftimin zyrtar.

Bizneset dhe ekonomistët duhet të reflektojnë këto ndryshime në listëpagesat e para të vitit 2026 që do të dorëzohen brenda këtij muaji.

Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon dopietë dhe ndez tribunën me super golat (Video)

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa ka lënë gjurmë edhe sot në Kupë me fanellën e Trabzonsporit.

Në ndeshjen e raundit të dytë, në fazën me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulsporit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që hapi serinë e golave.

Muçi tundi rrjetën në minutën e 41-të me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.

Por protagonizmi i tij nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, Muçi realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë lojtari vendimtar i takimit.

Golat e tij ndezën tribunat, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një dëshmi e qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në idhull për ta, pavarësisht se ka vetëm pak muaj pjesë e kësaj skuadre.

“Lojë e pisët, fërkohesh me femrat”/ Flori i kthehet Mirit: Të gjithë e dimë si ndihet një mashkull kur…

Flori dhe Miri kanë patur një bisedë ditën e sotme në “Big Brother VIP 5”, ku kanë folur për raportin e këngëtarit me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Florit, Miri nuk duhet të bëjë disa gjeste për shkak të moshës që ka si dhe për familjen që ka jashtë. Nga ana tjetër, banori i përgjigjet se nuk po bën asgjë të keqe dhe se nuk dëshiron që t’i përmendin njerëzit që nuk janë në reality show.

Sipas Florit, Miri po bën një lojë të pisët duke u ‘fërkuar me femra’. Ai i kujtoi Mirit rastin kur qëndroi gjatë i përqafuar me Lornën, në lojën me tullumbace, edhe pse ishte i shpuar.

“Nuk i bëhet twerk shokut”/ Pashe Sana për trekëndëshin Stelina-Keijsi-Ina: Iu shkatërrua imazhi, lufta jo për Keijsin por për…

Pjesë nga biseda:

Flori: Nuk e ke moshën që të bësh ashtu gabimesh

Miri: Nuk është gabim pra

Flori: Është shumë gabim, kjo është lojë e pisët

Miri: Fare. Ku është lojë e pisët?

Flori: Lojë e pisët që fërkohesh me femra, kaq

Miri: Nuk po fërkohem

Stenaldo: Zbute Flori, zbute

Flori: Juxhini kur i ka zënë rrugën Brikenës, ajo ishte me bikini. Tani ne e dimë se si ndihet një mashkull para një femre me bikini.

Miri: Si ndihet?

Flori: Siç u ndjeve ti e përqafuar me atë

Miri: Unë u përqafova, nuk u fërkova

Flori: Me qëndruar e përqafuar 50 minuta me një femër, do nuk do je mashkull.

“Qumësht me aflatoksinë”, Braçe: Lufra po shkatërron fermerët, favorizohet nga qeveria

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.

Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor.

Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

Çfarë thotë postimi i Braçes:

Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën gjoja njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinë dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t’i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? e të tjerë me radhë.

Braçe: Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdhaja për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.

Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.

Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër.

Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata?

Po mirë, po fabrikat si prodhon? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër.

Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.

Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre magjistarëve të financave publike shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s’kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderen atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë.

“KRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE #MYZEQE!

Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:

NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!

FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!

Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!

Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!

Por ne kete pike kam nje pyetje:

Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!

He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!

Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI I MONEDHES QE I BEN EDHE ME TE LIRA!

Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!

Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!

Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!

Dhe ky eshte turp i perbashket!

VO: ka disa qe me shkruajne e me thone “cdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen”; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!”- shkruan Braçe krahas postimit.

https://www.facebook.com/erionbrace.alb?ref=embed_video

TR0NDlTËSE! Gjendet në plazh kυf●ma e një të ρanjohuri, dγshohet se është biznesmeni i zhdukur prej 7 janarit…

Një kufomë e një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë që trupi të ketë lidhje me zhdukjen misterioze të biznesmenit rus 56-vjeçar, Vladislav Baumgartner, i cili rezulton i zhdukur që prej 7 janarit.

Sipas raportimeve, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë anëtarë të Bazave Britanike, si edhe Shefi i Policisë së Limasolit dhe oficeri i Njësisë TAE, të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur procedurat hetimore. Trupi është gjetur në një fazë të avancuar dekompozimi, çka e bën të pamundur identifikimin e menjëhershëm.

Autoritetet bëjnë me dije se kufoma do të transferohet në morgun e Bazave Britanike, ku të enjten pritet të kryhet autopsia nga një mjek patolog ligjor. Gjatë procedurës do të merren edhe mostra ADN-je për të përcaktuar identitetin e viktimës.

Policia e Qipros thekson se për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse trupi i përket biznesmenit rus Vladislav Baumgartner. Hetimet për zhdukjen e tij janë përqendruar kryesisht në zonën e Pissourit dhe në Kavo Aspro, ku telefoni celular i tij ka dhënë sinjal për herë të fundit.

Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, ende nuk është përjashtuar asnjë pistë lidhur me shkakun e vdekjes së burrit të panjohur. Ndërkohë, policia rikujton se 56-vjeçari është raportuar i zhdukur nga banesa e tij në Limasol më 7 janar. Ai përshkruhet si rreth 1.90 metra i gjatë, me trup të hollë dhe flokë gri. Në momentin e zhdukjes kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të vlefshëm për rastin të kontaktojnë Departamentin e Hetimit të Krimit në Limasol. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zhdukja u denoncua pasi Baumgartner ndaloi papritur komunikimet, ndërsa operacioni i kërkimit u zhvillua me pjesëmarrjen e policisë, Mbrojtjes Civile, vullnetarëve dhe personelit të Bazave Britanike, duke përdorur helikopterë dhe dronë. Kërkimet janë ndërprerë disa herë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut.

Reuters: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht kundër Iranit brenda 24 orëve

Një ndërhyrje ushtarake e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, ka paralajmëruar një zyrtar europian, i cituar nga Reuters, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm.

Sipas burimit, situata është në zhvillim të shpejtë dhe vendimet ushtarake mund të merren në çdo moment. Ndërkohë, një zyrtar izraelit ka deklaruar se Donald Trump duket se e ka marrë tashmë vendimin për të ndërhyrë, edhe pse ende nuk është bërë e qartë shkalla, forma dhe koha e saktë e operacionit të mundshëm ushtarak.

Në terren, Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe ajrore amerikane në Lindjen e Mesme.

Ky veprim shihet nga analistët si parapërgatitje operative për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, që mund të urdhërohet drejtpërdrejt nga presidenti Trump.

Reuters raporton gjithashtu se po tërhiqet personeli edhe nga baza të tjera ushtarake amerikane në rajon, pa dhënë detaje për vendndodhjen e saktë të tyre apo për shkallën e tërheqjes.

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe e paqartë, ndërsa zhvillimet e orëve dhe ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe për balancat globale të sigurisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 14 Janar 2026

Dashi

Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni me debate te forta me atë qe keni ne krah. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do hezitojnë paksa te takohen me dike, por ne fund do ju mbushet mendja plotësisht. Sektori i financave do iu nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore. Gjendja do jete shume e mire se disa dite me pare.

Demi

Dite romantike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me partnerin tuaj. Për beqaret nuk do ketë asnjë surprize, kështu qe serish do mbeten vetëm. Duhet te persin akoma edhe pak për te ndryshuar statusin. Financat do jene shume te çekuilibruara. Ndalni menjëherë çdo lloj shpenzimi sepse nuk e merrni dot me mend çfarë problemesh mund t’iu dalin.

Binjaket

Ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju realizohen gjate kësaj dite. partneri do jete gati madje t’iu beje edhe disa premtime për te ardhmen. Beqaret do ndihen keq nga vetmia dhe mund te bëjnë ndonjë marrëzi. Kujdes! Ne planin financiar do kaloni sfida goxha te vështira, megjithatë me pak mund dhe përkujdes do mund t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Do jeni shume te kthjellet sot pe rate qe doni te bëni ne jetën sentimentale. Do flisni hapur me partnerin dhe ai do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do jene me fat dhe do njihen me persona shume te veçante. Mos i lini këto mundësi t’iu shpëtojnë nga duart. Ne planin financiar do jeni te detyruar te merrni para hua ne mënyrë qe t’ia dilni.

Luani

Dite plot diell dhe ngjyra ko e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do kenë shume ndryshime ne jetën sentimentale kështu qe duhet te bëhen gati. Financat nuk do jene ne gjendje te mire dhe kjo për shkak te shume shpenzimeve qe do ju duhet patjetër te kryeni.

Virgjeresha

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt tek jeta juaj ne çift sot, prandaj gjerat do ecin me se miri. Do bëni çfarë te mundeni qe zjarri i pasionit te mos shuhet asnjë çast. Beqaret nuk do kenë asnjë takim mbresëlënës, por as nuk do mërziten qe do mbeten vetëm. Financat do jene te qëndrueshme. Mundohuni ta mbani për një kohe sa me te gjate këtë situate.

Peshorja

Marrëdhënia ne çift nuk do jete e keqe, përkundrazi do kaloni me tepër kohe pranë tij dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret nuk duhet te joshin çdo person qe do ju dale para syve sepse mund te përballen me te papritura aspak te këndshme. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe largpamës. Po shpenzuat vetëm për t’ia plotësuar qejfin vetes, do vuani me vone.

Akrepi

Për çdo gjë do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot. Lidhja juaj do jete aq e forte saqë askush nuk do munde dot ta prishe harmoninë. Beqaret do dashurohen pas një personi shume ndryshe nga ata, por qe kur te jete pranë do ndryshoje tërësisht. Situata financiare do jete goxha delikate dhe me vështirësi mund t’iu gjeni zgjidhje problemeve.

Shigjetari

Gjykojini mire gjerat sot para se te merrni vendime për jetën tuaj sentimentale. Po bëtë ndonjë gabim sado te vogël do i vuani pasojat me vone. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet te tregoheni vigjilente. Po e kaluat me sukses ketë dite nuk do keni aspak probleme ne te ardhmen.

Bricjapi

Deri ne fund te ditës nuk duhet ta humbni shpresën se gjerat do përmirësohen mes jush dhe atij qe keni ne krah. Duhet vetëm pak durim dhe tolerance. Beqaret do kenë mundësi për te filluar një lidhje shume te bukur me një person qe do e njohin rishtazi. Situata financiare do vije duke u konsoliduar. Kjo do ju lejoje te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj sentimentale. Do merrni vesh me partnerin dhe se bashku do mendoni te krijoni një te ardhme te lumtur. Beqaret do i mendojnë gjerat ne detaje prandaj nuk do kenë as guxim te fillojnë një lidhje. Financiarisht Merkuri do ju mbështesë. Gjendja do jete shume me e qëndrueshme sesa me pare.

Peshqit

Monotonia do mbizotërojë sot gjate gjithë ditës dhe ju nuk do përjetoni aspak emocionet qe aq shume keni pritur. Mundohuni me çdo mjet qe ta ndryshoni sa me pare gjendjen. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne orët e mesditës. Dite e ekuilibruar për financat. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe t’iu mbeten para edhe për t’i hequr mënjanë.

Artan Hoxha zbulon EMRIN: Ja kush është shqiptari që futi për një muaj 32 ton mall

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se krerët shqiptarë të trafikut të drogës, kanë futur tonelata me kokainë nga Amerika Latine për në Europë.

Gazetari ka deklaruar se për shkak të trafikut të kokainës dhe konkurrencës mes grupeve kriminale, në Shqipëri, mblidheshin viktimat.

Në Belgjikë ishte porti i zbarkimit të kokainës, lufta niste atje dhe ne mblidhnim kufomat këtu, kur lufta u ashpërsua janë një seri të vrarësh. Kemi parë atentate pedonale të Brukselit, veprohej haptazi edhe në zonat më të populluara”, tha ai.

Hoxha ka deklaruar se Franc Çopja, një nga emrat më të njohura të botës së krimit, ka arritur të fusë brenda një periudhë shumë të shkurtër në portin e Antverpit në Belgjikë, një sasi prej 32 tonë kokainë

Marrja nga Emiratet e Bashkuara e Franc Çopjas u quajt sukses shumë i madh nga belgët. Vetëm në 2023 nga 20 maji deri në 26 qershor autoritetet belge pretendonin se një organizatë shqiptare që sipas tyre drejtohej nga Franc Çopja mori tre ngarkesa nga porti i Antverpit prej 32 tonë kokainë dhe ai në atë kohë gjendej në Shqipëri, në kohën që unë e kam publikuar në media”, tregoi Hoxha.

Pse Edi Rama po u shkel syrin kinezëve? Cfare fshihet pas deklaratave ndaj amerikanëve

Pas mbylljes së derës në Uashington, dilemës së Kushner për Sazanin dhe skandalit “McGonigal”, Edi Rama “flirton” me kinezët…

Edi Rama vijon të tregojë se nuk i ka aspak mirë punët me amerikanët dhe duket se tani ka filluar të hedhë sytë te armiqtë e Trump.

Pas talljes që i bëri në praninë e Macron, dje Edi Rama vendosi të luajë sërish me zjarrin. Teksa prezantoi një park eolik në Tropojë, Rama u shkeli syrin kinezëve.

Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideronin Shqipërinë si ‘pikën e mjaltit’”, u shpreh Babloku. Dhe këtë nuk e tha në një bisedë të mbyllur me investitorë, por në prani të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Duke u bazuar te mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar te eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël”, shtoi ai.

Por kjo është sfidë e hapur ndaj SHBA. Prej muajsh, Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë mesazhe të qarta për rrezikun që paraqesin investimet nga vende si Kina, veçanërisht në sektorët strategjikë dhe infrastrukturë.

Më 24 nëntor 2025, VanHorn deklaroi: “Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare… Një mjedis i tillë është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane”.

Në nëntor 2024 ajo kishte theksuar sërish: “Të shmangim investimet që nuk janë në përputhje me interesat shqiptare apo që sjellin rreziqe. Bashkohuni me vendet e BE që kanë mekanizma për verifikimin e investimeve.”

Në vend që të ndërtojë këtë linjë të kërkuar nga partnerët strategjikë, Rama vendos ta promovojë Kinën në mënyrë publike, si një fuqi e “uritur për tregti” dhe të vlerësuar si partnere nga “tregtarët më të mençur”.

Kjo sjellje diplomatike nuk vjen në një vakum. Edi Rama nuk ka marrë asnjë urim nga SHBA për fitoren në zgjedhjet e fundit, asnjë vizitë zyrtare në Uashington që nga koha e administratës Trump dhe asnjë ftesë për angazhime bilaterale në nivel të lartë.

Në krahun tjetër, dosja “McGonigal” është ende aktive në SHBA – dhe lidhjet e saj shkojnë drejtpërdrejt te Kina. Në qershor 2017, gjatë një darke me Duçkën, McGonigal i zbuloi hetimet për Komitetin e Fondit të Energjisë së Kinës.

Po ashtu, reagimi vjen në një kohë kur Jared Kushner duket se po tërhiqet nga investimi në Sazan. Procedurat kanë ngecur dhe me shumë gjasë tentativat e Ramës për t’u afruar me dhëndrin e Trump po dështojnë.

Elementi tjetër është se drejtësia po e godet nga të katra anët qeverinë dhe nën rrogoz flitet se mund të jetë dora e SHBA. Madje thuhet se SPAK do shkojë deri te kreu i qeverisë.

Bazuar te gjithçka më sipër, duket se Rama po gjen dalje alternative. Sot u shfaq në Arabi, ku madje shiti si sukses se ishte dekoruar nga Bin Zayed Al Nahyan. Nga ana tjetër, u jep mesazh kinezëve, teksa dërgon në Indi, Koço Kokëdhimën.

Të gjitha këto tregojnë se SHBA-të e kanë futur në cep Bablokun dhe i ka pisk punët, prandaj po hedh sytë gjithëandej. /Pamfleti