Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…Eduart Zaloshnja zbulon sondazhin

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohëshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.

Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…

Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.

Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend).

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të

SKANDALI me kamerat “HIGH LUXURY” në Tushemisht të Pogradecit, qindra milionat shkuan për ‘Alb Star’, çfarë fshihet?!

Vendosja e dhjetëra kamerave të sigurisë në Tushemisht ka ngritur pikëpyetje mbi nevojën, koston dhe mënyrën e realizimit të projektit, në një zonë turistike që nuk njihet për problematika të theksuara kriminale.

Bëhet fjalë për 58 kamera të tipit PTZ, të instaluara në shtylla të vendosura në distanca rreth çdo 20 metra.

Sipas zërit, Bashkia Pogradec ka deklaruar se nuk ka qenë iniciatore dhe nuk ka dhënë informacion mbi subjektin që ka realizuar investimin.

Sakaq, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka bërë një sqarim publik duke përgënjeshtruar se është përfshirë në projekt.

“Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim sqaron se zbatimi i projektit “Shëtitorja Drilon–Tushemisht”, përfshirë sistemet teknologjike, ndriçimin dhe mbikëqyrjen, nuk është financuar dhe as prokuruar nga AADF.

Fondacioni nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt”, deklaron Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Masterplani dhe projekti i detajuar u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe përfshijnë një zonë rreth 1.5 milion metra katrorë, ku parashikohen hapësira publike, zona ekologjike, shëtitore, qendër vizitorësh dhe ndërhyrje peizazhi.

Për zbatimin praktik të punimeve dhe furnizimin me pajisje, është kontraktuar kompania “Alb-Star” sh.p.k.

Për komponentët që kërkonin financim shtesë nga buxheti i shtetit, përfshirë shëtitoren dhe segmentin rrugor Tushemisht–Dogana–Shën Naum, si agjenci zbatuese është angazhuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sa i përket administrimit të investimit, Fondacioni ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve, projekti i është dorëzuar Bashkisë Pogradec, e cila ka marrë në shfrytëzim të gjithë infrastrukturën, përfshirë kamerat, shtyllat dhe serverët.

Ky proces është realizuar në bazë të marrëveshjes së investimit të lidhur në korrik të vitit 2022 mes Bashkisë Pogradec dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në lidhje me kompaninë zbatuese, “Alb-Star” sh.p.k. aktualisht administrohet nga Bledar Lloshi dhe operon në fushën e ndërtimit civil dhe industrial, si dhe në tregti.

Kompania ka qenë më herët objekt verifikimesh nga autoritetet ligjzbatuese në kuadër të hetimeve të tjera, ndërsa në të kaluarën ka rezultuar në pronësi të Idajet Ismailajt dhe Sadik Ismailajt.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Fierit, në një çështje të mëparshme që lidhet me sektorin e hidrokarbureve, kompania “Alb-Star” është përmendur si subjekt kontraktues në skema të dyshuara për faturime fiktive, fryrje shpenzimesh dhe përfitime të paligjshme financiare.

Këto çështje i përkasin periudhës kur kompania ishte nën pronësinë e mëparshme dhe janë trajtuar në dosje të veçanta hetimore.

Top News, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë gjatë dhjetorit 2025 (Matja e audiencës)

Matja e audiencës për muajin dhjetor 2025 konfirmon një prirje të qartë në tregun mediatik shqiptar, ku Top News renditet televizioni informativ më i ndjekur, duke lënë pas të gjitha televizionet e tjera të lajmeve dhe informacionit në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të bazuara në sistemin FlyBox, ku i referohet një kampioni prej 4800 aparatëve të lidhur me televizorin, Top News arrin një audiencë prej 65.7%, me mbi 3,200 shikues aktivë dhe më shumë se 56 mijë orë shikimi gjatë muajit dhjetor. Këto shifra e pozicionojnë qartësisht Top News në krye të televizoneve informative, përpara konkurrentëve si ABC News, News 24, Ora News, A2 CNN, Report TV dhe Euronews Albania.

Përtej përmbajtjes editoriale dhe ritmit informativ, suksesi i Top News lidhet ngushtë edhe me shtrirjen reale dhe të vazhdueshme të kanalit në hapësirat publike. Top News, pjesë e Top Media transmetohet çdo ditë në mbi 2,000 ambiente shërbimi, përfshirë bare, restorante, hotele, institucione publike dhe private, si dhe hapësira pritjeje në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo prani e qëndrueshme e bën Top News burimin më të ekspozuar të informacionit në kohë reale, duke e shndërruar nga një televizion tradicional në një medium referencial të përditshëm, që ndiqet jo vetëm në familje, por edhe në jetën publike dhe profesionale.

Në një treg ku televizionet informative konkurrojnë fort për vëmendjen e publikut, shifrat e dhjetorit tregojnë se Top News ka arritur të ndërtojë një raport besimi dhe vazhdimësie me audiencën, duke ruajtur epërsinë ndaj mediave të tjera informative që operojnë në të njëjtin segment.

Ky pozicionim e vendos Top News si televizionin informativ lider në hapësirën shqipfolëse, me ndikim të drejtpërdrejtë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke reflektuar një kombinim të suksesshëm mes përmbajtjes editoriale, aksesit të gjerë dhe pranisë së përditshme në jetën publike.

Paralelisht me lidershipin e Top News në segmentin informativ, Top Channel vijon prej vitesh të mbajë vendin e parë absolut në audiencën televizive në Shqipëri, duke konfirmuar statusin e tij si televizioni më i ndjekur në vend. Sipas të dhënave të dhjetorit 2025, Top Channel arrin një shtrirje prej 80.9% të audiencës, me gati 4,000 shikues aktivë dhe mbi 195 mijë orë shikimi, shifra që përbëjnë një rekord në tregun mediatik shqiptar.

Këto rezultate pasqyrojnë një dominim të qëndrueshëm ndër vite, të ndërtuar mbi prodhime origjinale, formate elitare, informim të besueshëm dhe një raport të konsoliduar besimi me publikun, duke e pozicionuar Top Channel si pikë referimi të padiskutueshme në panoramën audiovizive kombëtare.

Top News, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri dhe

Matja e audiencës për muajin Dhjetor 2025

©Copyright Vox News

Demokrati kap “ngushtë” Berishën: Kur do e dorëzosh stafetën? Ai i jep përgjjigjen që nuk e prisnin shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me mbështetësit demokratë në Lezhë, ku përveç fjalës së tij, është përballur edhe me pyetje dhe kritika të sikletshme dhe të drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit.

Një prej demokratëve ngriti shqetësimin për mungesën e kontaktit të drejtuesve të PD-së me bazën, duke theksuar se për rreth tetë muaj nuk ka pasur komunikim të mjaftueshëm, gjë që sipas tij dëmton jetën e brendshme të partisë.

Ai e cilësoi këtë situatë jo si faj personal të Berishës, por si pasojë e keqinformimit nga drejtuesit e lartë të partisë dhe drejtuesit e qarqeve, të cilët, sipas tij, janë të shkëputur nga demokratët.

Në përgjigje, Berisha pranoi kritikën dhe u shpreh se ajo do të merret parasysh. Ai garantoi se Partia Demokratike do të angazhohet për një dialog më intensiv me bazën, si përmes deputetëve ashtu edhe përmes drejtuesve të partisë. Berisha theksoi se shkëputja ka ardhur edhe si pasojë e një periudhe të ngarkuar përballjeje politike me qeverinë, ku fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e votës.

Një tjetër pyetje e drejtpërdrejtë kishte të bënte me çështjen e lidershipit dhe dorëzimin e stafetës.

Demokrati shprehu dyshimin nëse Berisha heziton të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të frikës se partia mund të përfundojë sërish në “duar të gabuara”.

Berisha u përgjigj duke theksuar se nuk ka ndërmend të caktojë një pasardhës personal. Ai deklaroi se nuk synon të lërë trashëgim as familjarët e tij dhe se pasardhësi i tij do të jetë ai që zgjidhet dhe mbështetet nga vetë demokratët.

“Tani të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk e bëj dot kurrë është pasardhësi. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës as vajzën, as djalin tim. Pasardhës do lë atë që zgjidhni ju dhe besoni më shumë”, u shpreh Berisha.

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush është polici që qëlloi në ajër për ta trembur. Targat e “Audi”-t të vjedhura para disa ditësh

Detaje janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit këtë të martë, nga spitali i Durrësit, ndërkohë që shoqërohej nga disa punonjës policie.

Një nga policët që e shoqëronte Ndocin nga paraburgimi i Durrësit për në spital, ka qenë Fatjon Baci. Ai është personi që shfaqet në pamjet që kanë qarkulluar nga momenti i arratisjes së Ndocit dhe shihet me armë në dorë.

Në momentin kur Ndoci arriti t’u largohej punonjësve të Policisë, Baci ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit për ta trembur, por kjo nuk mjaftoi për ta ndaluar të arratisurin.

Targat e “Audi”-t të vjedhura para disa ditësh

Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u arratis nëpërmjet një makinë “Audi A7“, me targë AA700RS, që e priste te parkingu i spitalit.

Targat e automjetit që u përdor për arratisjen e Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të denoncuara të vjedhura pak ditë më parë.

Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit duket se e kishin planifikuar në detaje planin, në mënyrë që askush të mos dyshonte pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, “Audi A7”.

Arratisja spektakolare

Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, u arratis nga paraburgimi këtë të martë. 39-vjeçari ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një deklaratë paraprake të Drejtorisë së Burgjeve.

Ndoci dyshohet të jetë arratisur në momentin kur është lënë vetëm brenda një dhome në spital. Mbetet e paqartë si ka arritur të largohet, duke qenë se për ruajtjen e tij ishin caktuar të paktën pesë efektivë policie.

Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje me qëllim kapjen e tij. Ndërkohë, arratisja e Ndocit ka sjellë pezullimin e gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit. Deri më tani raportohet për 10 zyrtarë të pezulluar.

Kush është Altin Ndoci

I arrestuar e akuzuar për disa vepra të rënda penale, më kryesorja ajo e vrasjes me pagesë, Altin Ndoci ndodhej në qelinë e burgut të Durrësit pas operacionit të Prokurorisë së Posaçme, “Plumbi i Artë”, një operacion i ndarë në dy faza. E para ishte në vitin 2022, ndërsa faza e dytë në vitin 2024. Në këtë rast u zbardhën pesë vrasje dhe u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste.

Altin Ndoci akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Hetimet për këtë organizatë u mbyllën dhe dosja u çua për gjykim në tetor të 2025-s.

Altin Ndoci është akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave: Vrasjen e vëllezërve Haxhia (Durrës, 2020); Vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias (Durrës, 2020); Masakrën e Bradasheshit (Elbasan 2018; Ekzekutimi i Andi Zylyfit, plagosja e Ardit Uruçit). Ai po ashtu është akuzuar për armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe grabitje.

Detaji nga mbërritja e Altin Ndocit në spital, i paraburgosuri del nga ambulanca i lirë dhe pa pranga (Video)

Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.

Në videon Ndoci shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, dhe më pas shoqërohet në drejtim të godinës së spitalit.

Shoqërimi i tij bëhet në kundërshti me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë.

VIDEO

“Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë”- Ervin Salianji thirrje për protestë: Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

Postimi i Salianjit

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Protesto!

Ekzekutimi i kurdit! Arrestohen 5 bashkëpunëtorët e Babales së TikTok-ut, njëri prej tyre ekstradohet nga Belgjika

Pesë persona janë arrestuar nën dyshim për vrasje në Stockton, Angli, pas gjetjes së trupit të një burri 49-vjeçar në një banesë në rrugën Egglescliffe Close në lagjen Hardwick të shtunën në mbrëmje.

Mes të arrestuarve janë një 19-vjeçar, dy 18-vjeçarë dhe dy djem 17-vjeçarë.

Sipas Teesside Evening News të cilës i referohet Top Channel, një nga të dyshuarit, Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, i cili është lidhur me vrasjen e Hemawand Ali Hussain në Hartlepool në vitin 2019, u kap nga policia belge në një stacion treni në Bruksel më 23 dhjetor dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Dodoveci tashmë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet në Teesside Crown Court.

Kjo hetim ndërkombëtar u zhvillua nga Cleveland Police dhe National Crime Agency (NCA), në bashkëpunim me autoritetet europiane. Më parë, Eugert Merizaj u dënua me burgim të përjetshëm për të njëjtën vrasje, ndërsa tre të tjerë morën dënime deri në 26 vjet burg për vrasje të lehtë.

Një tjetër i dyshuar, 34-vjeçar, po përgatitet për ekstradim nga Belgjika, ndërsa Armando Marku, 26 vjeç, mbetet ende në arrati. Cleveland Police po punon ngushtë me agjenci ndërkombëtare për ta kapur atë dhe kërkon ndihmën e publikut për çdo informacion mbi vendndodhjen e tij.

Çdo informacion mund të raportohet tek Cleveland Police në numrin 101, duke cituar rastin SE19159141 (Operacioni Chard).

“I thash shoqes: E dua atë”, Dolce zbulon se Limi i pëlqen prej kohësh (Video)

Gjatë një mbrëmjeje të veçantë, ndodhi një moment që do të mbetet në mendjen e të gjithëve: puthja e parë mes Dolces dhe Limit.

Kjo puthje, e cila shënoi një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Pas këtij momenti, Dolce ka ndarë mendimet e saj me Londrimin, duke zbuluar ndjenjat e saj të thella për Limitin.

“Ky muhabet ka vite, por kurrë nuk jemi bërë”, tha ajo, duke sugjeruar se ndjenjat e tyre kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë, por kurrë nuk ishin shprehur plotësisht deri tani.

Banorja zbuloi se derisa Limi ishte brenda një formati tjetër, i kishte kërkuar shoqes së saj “ta gjente”.

“I thash: e dua atë”, zbuloi Dolce gjatë bisedës me Londrimin.

Dolce, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e saj të fortë, ka ndarë gjithashtu se si kjo puthje ka ndryshuar perceptimin e saj për Limitin.

Ajo e përshkruan atë si një person të veçantë, që e ka mbështetur gjatë gjithë kohës.

Fansat e dy artistëve janë të emocionuar për këtë zhvillim dhe shumë prej tyre kanë filluar të spekulojnë mbi mundësinë e një lidhjeje më të thellë mes tyre.

Kjo situatë ka hapur një bisedë të re në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehin mendimet e tyre.

Një nga aspektet më interesante të kësaj situate është se si Dolce dhe Limit kanë ndarë skena të ndryshme së bashku, duke krijuar një histori të veçantë për fansat e tyre.

Puthja e fundit duket se është kulmi i një rrugëtimi të gjatë.

Me këtë zhvillim, të gjithë janë të etur të shohin se çfarë do të ndodhë më tej në këtë histori, e cila duket se është vetëm në fillim të saj.

A do të shohim një bashkëpunim të ri mes tyre? Koha do ta tregojë.

VIDEO

Ishte duke dhënë vendimin, gjyqtarja qëllohet nga ish-bashkëshorti brenda sallës së gjyqit, dërgohet me urgjencë në spital

Një gjyqtare turke u qëllua dhe u plagos brenda një gjykate në Stamboll të hënën nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu një oficer gjyqësor.

Personi i dyshuar për armë, një oficer gjyqësor në të njëjtën gjykatë, e qëlloi ish-bashkëshorten e tij përpara se të çarmatosej nga një i burgosur që po u shërbente çaj punonjësve të gjykatës.

I burgosuri punonte atje si pjesë e një uljeje të dënimit të tij.

Sipas raportimeve, gjyqtarja, e cila ishte në vendin e saj në kohën e sulmit, u dërgua në spital pasi mori ndihmën e parë brenda gjykatës, e cila ndodhet në anën aziatike të Stambollit.

“Gratë mund të bien viktima të sulmeve me armë edhe brenda gjykatave, i njëjti vend ku autorët e akteve të tilla duhet të ndëshkohen”, u ankua organizata për të drejtat e grave “We Will Stop Feminicides” në një postim në X. Sipas kësaj organizate, 294 gra u vranë nga burrat në Turqi në vitin 2025 dhe 297 të tjera vdiqën në rrethana të dyshimta.