“E gjeta mbi υajzën dhe e godita me tigan!”- Shqiptari 64-vjeçar tentoi t’i ρ¤rhn¤nte të bijën me aftësi të kυfizuara, flet nëna e 25-vjeçares

Një burrë 64-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim pas denoncimit për tentativë përd hunimi ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi të kufizuara brenda shtëpisë së familjes së saj në Kypseli.

shqiptari greqi

Nëna e viktimës, Katerina Bekiaris, përshkroi momentet dramatike kur, duke u kthyer në shtëpi, e pa burrin mbi të bijën. Ajo tha se kishte marrë një tigan të madh dhe e goditi në kokë, duke tentuar ta largojë dhe të mbrojë vajzën e saj.

Sipas saj, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se nuk kishte ndodhur dhunë trupore, një gjë që ajo nuk e priste. Video nga kamera sigurie e transmetuar në MEGA tregon 64-vjeçarin duke hapur derën e jashtme të banesës me çelësa dhe duke u futur brenda, duke e mbyllur pas vetes. Në pamje shfaqet edhe përplasja me nënën, ku të dy bien në tokë, burri e godet dhe ajo reagon.

perdhunimi shqiptari greqi (3)

Një fqinjë e 64-vjeçarit deklaroi për MEGA se: “Vajza erdhi dhe më tregoi se ai tentoi ta përdhunonte. Më tha se ishte babai i saj, por nuk ia besova. Unë e njoh këtë njeri mbi 30 vjet. Një ditë e pashë që solli një vajzë me aftësi të kufizuara me karrocë dhe i thashë ‘ku po e çon vajzën?’ Ai tha se do ta lante sepse u ishte prerë uji. Më bëri përshtypje si e ngriti me karrocë.”

perdhunimi shqiptari greqi (2)

Sipas protothema.gr, 64-vjeçari dyshohet se kishte njohur nënën e vajzës në një organizim bamirësie të kishës. Denoncimi u bë nga nëna, e cila zbuloi ngjarjen përmes kamerave të vendosura në shtëpi dhe u përpoq menjëherë të ndërhynte.

Ajo shton se, kur tentoi të thërriste policinë, u sulmua me grushte dhe këmbë. Pas ngjarjes, 64-vjeçari është arratisur dhe vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

“Kjo është drita e parë jeshile nga drejtësia!” Protestoi dhe u arrestua për tokën e saj, Apeli njeh Luçiana Kokajn si pronare legjitime të truallit në Rrjoll

Prej javësh tashmë vijojnë përplasjet e vazhdueshme mes banorëve të Baks-Rrjollit dhe policisë, për shkak të ndërtimit të një resorti luksoz.

Por mesa duket banorët janë duke parë “dritë në fund të tunelit”, kjo pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka njohur Luçiana Kokajn, banore në zonën e Rrjollit si pronare legjitme të një toke rreth 150 hekatrë, në pronësi të fisit të saj.

“Gjykata e Apelit sapo na ka njohur një prej fiseve që jena bashkëpronarë në këtë truall këtu, sapo ka dhënë vendimin që ata janë pronarët legjitimë, dem baba dem, gjë që shkon automatikisht edhe për fiset e tjera” është shprehur ajo.

Teksa më tej ka shtuar se i bën thirrje prokurorisë së Shkodrës që të hetojë dhe t’u japë të drejtë, duke theksuar se vetë baonrët i kanë dërguar dokumentet e falsifikuara të kompanisë ndërtuese.

“Kjo është drita e parë jeshile nga drejtësia shqiptare që po flet për neve, jemi të bindur që edhe institucionet e tjera të drejtësisë do vazhdojnë dhe do i japin zë të drejtës. Një thirrje kam për prokurorinë e Shkodrës, ju lutem merrni dosjen, kontrolloni dokumentat e falsifikuara, që ne ua kena pru gati, merrni një ekspert bëjeni të ligjshme dhe na jepni të drejtën tonë, mos na lini këtu me u përball me policat se ndoshta shumë prej tyre janë vëllezërit tanë dhe ne jemi në vështirësi në këtë moment” është shprehur ajo.

Rasti i Luçianës nuk është i panjohur, kjo pasi ajo u arrestua më 18 shkurt së bashku me disa protestues së tjerë. Ajo njihet tashmë për faktin se është aktive në protestat e vazhdueshme të banorëve të Rrjollit.

Luçiana është nënë e një djali 2-vjeç, ajo u rikthye nga jetesa që kishte ndërtuar në Itali për të “luftuar” për tokën që i takon fisit të saj. E me sa duket më në fund për të e për banorët e tjerë ka një fije shprese, me njohjen që i është bërë nga Gjykata e Apelit.

VIDEO

“Më mbyllën në një garazh të errët”/ Shëndriti rrëfen me lot në sy periudhën më të vështirë: Kam kaluar tortura

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kishin për të treguar një histori të vështirë nga jeta e tyre personale.

Kur i erdhi radha Shëndritit, ai shpërtheu në lot kur kujtoi periudhën më të errët të jetës së tij. Banori i BBV 5 tregoi se ka qenë bullizuar kur ka qenë në fillore, madje ditën e ditëlindjes e kanë futur në një garazh makinash së bashku me një qen që e ka kafshuar.

Rrëfimi i Shëndritit:

Unë kam qenë shumë i bullizuar, kam kaluar periudha të shumta të bullizmit, tortura. Kur isha në ‘shpellë’ mu kujtua një ngjarje. Është hera e parë që e fola një ditë me Brikenën, nuk kam fol kurrë, po më vjen keq se prindërit e mi tani po e dëgjojnë. Në momentin që u fikeshin dritat në ‘shpellë’ më dilte përpara një situatë kur e kam përjetuar ditën e ditëlindjes sime.

Kam qenë në shkollë fillore dhe ditën e ditëlindjes duke u kthyer prej shkollës, dhuratë për ditëlindje prej shoqërisë bullizuese, njerëzve, djemve, më mbyllin në një garazh makinash. Brenda fusin një qen që më kafshon, kam akoma shenjën që sa herë e shoh ma kujton. Nuk e di si kam dalë, forca e Zotit ndoshta. Kam vrapuar në shtëpi, ishte ditëlindja dhe normalisht nuk doja me prish atmosferën në shtëpi dhe nuk u tregova. Kam kaluar shumë gjëra të tilla, nuk dua të flas shumë detaje.

Transformimi im në jetë është fitorja ndaj bullizmit, edhe uroj që të gjithë ata e gjejnë forcën, e tejkalojnë, dhe e mundin dhe nuk iu del dikush përpara që mundet me i mund, ose me u ndalë ëndrrën ose me iu fik dritën.

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në natën mes së shtunës, 28 mars dhe të dielës, 29 mars.

Një vit më herët, ndryshimi ishte bërë më 30 mars, çka ka ngritur pikëpyetje pse data nuk është e njëjtë çdo vit.

Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me një rregull të pandryshueshëm të Bashkimit Evropian: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.

Meqenëse ditët e javës bien në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, e diela e fundit e muajit të tretë bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës do të ndodhë më herët se një vit më parë.

Në praktikë, në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen në 03:00, çka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të zgjasin më shumë.

Kush e “tradhëtoi” Belinda Ballukun, SPAK flet për zyrtarin në ministri

Në një diskutim të zhvilluar së fundmi në Këshillin e Imuniteteve, dy prokurorë të SPAK kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me tentativa për intimidim dhe ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve në çështje të ndjeshme që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas informacioneve të bëra publike gjatë mbledhjes, prokurorët kanë theksuar se presionet ndaj dëshmitarëve nuk kanë ardhur vetëm nga persona të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe aktualisht janë objekt hetimi, por edhe nga funksionarë publikë.

Kjo situatë, sipas SPAK, e bën edhe më të ndërlikuar procesin hetimor dhe rrit rrezikun për ndërhyrje të paligjshme në administrimin e drejtësisë.

Një nga deklaratat më të forta të prokurorëve lidhej me përfshirjen e zyrtarëve publikë, përfshirë persona të lidhur me kabinetin e një ministrie, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar apo tentuar të korruptojnë dëshmitarë që kanë dhënë deklarime pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sipas tyre, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe cënojnë drejtpërdrejt pavarësinë e hetimeve.

Megjithatë, për shkak se çështjet janë ende në fazë hetimore, prokurorët kanë refuzuar të japin detaje shtesë, duke theksuar se informacionet mbrohen nga sekreti hetimor.

Ata kanë nënvizuar se çdo tentativë për intimidim apo ndikim mbi dëshmitarët po dokumentohet dhe do të trajtohet me seriozitet maksimal nga organet e drejtësisë.

Ky zhvillim rikthen në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe nevojën për forcimin e mekanizmave ligjorë, në mënyrë që hetimet ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar të zhvillohen pa presione dhe ndërhyrje të jashtme.

Gjykata Kushtetuese tjetër vendim kundër PS-së: 8 me 0 pro opozitës

Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim kundër mazhorancës. Me votim unanim 8 me 0 i dha të drejtë opozitës për komisionet hetimore duke e cilësuar ndryshimin e rregullores të padrejtë.

Sipas vendimit procesi duhet të rikthehet nëparlament, pasi argumentohet se në procesin e parë nuk u ndoq procedura e rregullt.

Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash në ndryshimin e rregullores.

Sipas PD rritja e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11 ishin të njëanshme dhe pa konsensus pasi gjithçka u miratua me 79 vota të mazhorancës, Në atë kohë opozita braktisi sallën në momentin e votimit.

Nga 11 komisionet e reja, 7 prej tyre do t’i drejtonte Partia Socialiste, ndërsa 4 opozita. Dëmi kryesor, sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, ishte largimi i opozitës nga drejtimi i Komisionit për Integrimin.

Lajm i mirë për pensionistët, bonus edhe këtë fundvit, ja sa lekë do të marrin

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit. Vendimi pritet të merret nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit pas muajit shtator. “Ne presim që mbështetja e fundvitit të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos lërë jashtë asnjë kategori.

Të moshuarit përballen me kosto të larta jetese dhe çdo ndihmë financiare është e domosdoshme, veçanërisht në periudhën e dimrit”, tha Faik Xhani, “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Vendimi vjen pas nisjes së zbatimit të skemës së re e cila parashikon rritje mujore të pensioneve. Po nga kjo formulë rreth 90 mijë të moshuar u përjashtuan nga rritja. Në total marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

“Formula aktuale ka krijuar diferenca mes pensionistëve dhe kjo ka sjellë pakënaqësi. Duhet rishikuar mënyra e përllogaritjes që mbështetja të jetë më e drejtë dhe të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë”, tha Xhani.

Nëse skema do të mbetet e tillë, numri i pensionistëve që s’do të përfitojnë do të rritet në 2027-ën, pasi vlerat mujore të bonusit do të dyfishohen.

“Fondet që janë akumuluar duhet të shfrytëzohen për të forcuar skemën e pensioneve, qoftë për rritje të përhershme, qoftë për shpërblime shtesë. Është e rëndësishme që këto burime të kthehen në përfitime konkrete për pensionistët”, tha Xhani.

Ndërkohë fundjavën e shkuar, Ministria e Financave njoftoi se rreth 167 milionë euro që nuk u shpenzuan vjet, janë depozituara tashmë në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

Fondet që kalojnë në llogarinë e Bankës Qendrore, mund të përdoren me VKM, për të mbështetur pensionistët, qoftë për shpërblimin por edhe për indeksimin e tyre.

Egli Pashollari u qëllua me thikë për vdekje, mikja prek me fjalët për 31-vjeçarin: Ikja jote, plagë që nuk do të shërohet kurrë! Do të dua përgjithmonë (Video)

Miqtë e Egli Pashollarit kanë reaguar të pikëlluar për vrasjen e 31-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë për vdekje nga 40-vjeçari Gazment Buçpapaj të premten e kaluar.

Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar fjalë prekëse të riut. Edisa shkruan se ikja e Eglit, është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj.

Po ashtu ajo nënvizon në postimin e saj, se 31-vjeçari do mbetet shoku dhe më i mirë për këdo që e ka njohur në jetë dhe se ai do të jetë përgjithmonë në jetën e saj.

“Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im. Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time???? See you soon”, shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë. Por kjo deklaratë u hodh poshtë vetëm disa orë më pas, ku ka qenë pikërisht ajo e cila tha se “mollë sherri” u bë bllokimi i rrugës.

VIDEO

Kush ishte 20-vjeçari shqiptar që kreu vetëvrasje në Itali? Hetimet: Pasi e mendoi gabimisht se kishte vrarë nënën e tij

Riccardo Merkuri, i riu shqiptar i gjetur i vdekur në det dje në portin e Civitanova Marche , i mori jetën vetes mbrëmjen e ditëlindjes së tij të njëzetë .

Tragjedia ndodhi të premten në mbrëmje. Sipas hetimit, djali sapo kishte ngrënë darkë me prindërit e tij kur një grindje e zakonshme familjare u përshkallëzua në një debat të nxehtë.

Babai i tij, Mario, doli nga shtëpia për të pirë një cigare dhe, pak më vonë, u kthye nën zhurmën e britmave dhe gjeti gruan e tij, Albana Kastrioti, të shtrirë në një pellg gjaku në banjo.

Besohet se Riccardo e ka goditur brutalisht në fytyrë. Në atë moment, i shokuar, ai hipi pas timonit të Mercedes A-Class të tij dhe u nis për në Civitanova Marche.

Atje, ndoshta duke besuar se kishte vrarë nënën e tij, doli nga makina, duke e lënë derën të hapur, eci drejt skelës dhe pak më pas u hodh në ujë.

Skena u kap nga kamerat, duke treguar djalin që u ngjit përsëri në skelën, hoqi xhaketën dhe duke u hosh përsëri, për herë të fundit, në ujërat e akullta të portit, ku thuhet se u gjet pas afërsisht 38 orësh kërkimi.

Vdekja e Riccardo Merkuri u atribua hipotermisë dhe mbytjes, por sot, mjeku ligjor Antonio Tombolini do të marrë gjithashtu mostra të lëngjeve biologjike për të përcaktuar nëse i riu kishte marrë drogë.

Kjo duket e pamundur, por mund t’i ndihmojë hetuesit të ndërtojnë një pamje më të saktë të asaj që ndodhi të premten në mbrëmje.

Ndërkohë, nëna e tij, Albana Kastrioti, mbetet në komë, shkaktuar nga mjekësia dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni maksilofacial në ditët në vijim për të riparuar një nofull të thyer. /Mapo.al/

Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi Lamaj habit më deklaratën: Dua të bëhem baba

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 5, Kristi Lamaj ka folur hapur për planet e tij për të ardhmen.

I ftuar sot në një emision televiziv, Kristi u shpreh se ndodhet në një periudhë të jetës kur dëshiron të bëhet baba, duke e konsideruar familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të veçantë për të.

“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar”, u shpreh ai.

Kristi tregoi se edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, ka pasur shpesh momente reflektimi, ku në mendjen e tij bisedonte me njerëzit e tij të zemrës për të mbajtur marrëdhëniet gjallë.

“Gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Aty brenda isha në atë stad, vendosja përballë vetes një njeri nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët e dija që i kisha kundërshtarë. Bisedoja në mendje me njerëzit e mi të zemrës dhe i mbaja marrëdhëniet gjallë. Nuk dua të dukem egoist, por disa gjëra që i kam bërë, i kam bërë. Kam sjellë një frymë të re në muzikën popullore”, tha ish-banori i Big Brother VIP.