Upss!! Stelina e dinte për videon e Keijsit dhe Inës/ Françeska Murati e nxjerr zbuluar: “Jo me ne lojra…”(FOTO)

Një kthesë e papritur ka ndodhur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP”, duke vënë në dyshim sinqeritetin e Stelinës.

Gjatë spektaklit, asaj iu dha mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe.

E mira ishte shfaqja e videos komprometuese të Keijsit duke u puthur me Inën, një informacion që supozohej t’i jepte Stelinës qartësi për raportin e saj, ndërsa e keqja ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Kur pa klipin në monitor, Stelina u shpreh para publikut se e priste një gjë të tillë, por theksoi se “nuk e kishte parë me sytë e saj” atë moment.

Megjithatë, opinionistja e “Fan Club”, Françeska Murati, ka vendosur të nxjerrë zbuluar lojën e banores. Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar biseda private që datojnë para hyrjes së Stelinës në shtëpi.

Në mesazhet e shkëmbyera më 29 dhjetor, Françeska i ka dërguar pikërisht atë video Stelinës duke i shkruar: “Se di nëse e ke parë këtë video po doja të thoja që je super goc dhe meriton të gjesh më mirë”.

Përgjigja e Stelinës ka qenë e qartë dhe konfirmuese: “E kam parë. Faleminderit”.

Françeska e ka shoqëruar këtë “demaskim” me një shkrim thumbues, duke nënkuptuar se Stelina po aktron brenda shtëpisë: “Loja të bëjnë me njëri tjetrin, po jo me ne”.

Plagosja e babë e bir në Greqi, kush është pronari ‘fantazmë’ i lokalit ku ndodhi ngjarja, përgjimet në Sky ECC

Lokali “O gyros tou asyrmatou”, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u plagosën babë e bir shqiptarë, me mbiemër Sinovarfaj, rezulton pjesë e dosjes së së një operacioni ku në dhjetor 2024 u arrestuan 24 persona, mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, por edhe në ngjarje të rënda kriminale.

Konkretisht, lokali “O Gyros tou Asirmatou”, ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjeçar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar të “padukshëm” ka pasur 34-vjeçarin nga Vlora, Andon Salati. Zyrtarisht lokali i llojit “Steakhouse”, sipas dosjes, rezulton në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O. E”.

Andon Salati, 32 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Nea Smyrni të Athinës, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.

Pjesë e grupit të Andon Salati ishte edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 pas shpërthimit të eksplozivit në makinë.

Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.

Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet.

Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave , të cilat i fuste një “kryegardian”.

Andon Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qera në Athinë, me pronarë të regjistruar familjarë të tyre. Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme.

Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokument fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës, pasi automjetet me qira të sekuestruara për transport droge i kalojnë kompanisë përkatëse.

Kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos, kur atëherë ishte aktiv Andon Salati, para arrestimit të tij në vitin 2018

“Këtu nisi shkatërrimi i familjes…”/Ish-bashkëshorti vjen me AKUZA të rënda ndaj këngëtares së njohur shqiptare!

Një konflikt familjar ka dalë në dritë mes këngëtares së njohur kosovare dhe kandidates fituese për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahut.

Ky i fundit ka bërë deklarata të forta duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-partneres së tij, duke pretenduar se ajo po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet presioni dhe hakmarrjeje pas kërkesës së tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët.

Sipas tij, prej më shumë se tetë muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët e tij, një situatë që e përshkruan si dramatike dhe jashtëzakonisht të dhimbshme.

“Jam i përjashtuar plotësisht nga jeta e fëmijëve të mi. Nuk më lejohet as t’i shoh, pavarësisht vendimeve të gjykatës”, është shprehur ai.

Haxhifejzullahu pretendon se gjithçka filloi të përkeqësohej në momentin kur Edona Llalloshi, sipas tij “e ndikuar nga motra, filloi t’i besonte këshillave të një fallxhoreje”. “Këtu nisi shkatërrimi i familjes. Vendimet nuk merren më në bazë të arsyes, por të parashikimeve”, ka deklaruar ai.

Paralelisht, ai thotë se kërkesa e tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët ka qenë një tjetër shkak i rëndësishëm që ka thelluar konfliktin dhe ka sjellë, sipas tij, përjashtimin nga jeta e fëmijëve.

Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb motrën në moshë të re

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm i trishtë që e ka ndarë me ndjekësit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Me disa fjalë prekëse, Marseli ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të motres, shkruan “Kosovarja”.

Marsel Selita është një nga emrat e njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për interpretimin skenë. Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Aurela Gaçe dhe i ndjeri Dr. Flori, projekte që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Në këto momente të vështira, bota e artit dhe publiku i gjerë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta këngëtarit dhe familjes së tij, duke iu qëndruar pranë në dhimbjen për këtë humbje të madhe.

“Foto në Dubai, montazh”, akuzohet se braktisi tre fëmijët e mitur, 33-vjeçarja: Isha në Itali pasi u martova për para

Blerina Basha, 33-vjeçarja e cila akuzohet nga ish-vjehrra e saj se ka braktisur tre fëmijët e saj e mitur, ka mohuar akuzat e ish-familjares.

Sa përket fotos në Dubai, e reja mohoi se është foto e vërtetë, teksa tha se është e gjeneruar nga aplikacione të ndryshme.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen”, deklaroi Basha.

Po ashtu, Blerina Basha tha se këto ka qenë në Itali, pasi është martuar me një person për t’i dhënë mbiemrin në këmbim të parave, pasi i duheshin për të kuruar djalin.

“Unë shkëputesha herë pas here dhe ikja nga Italia në Shqipëri, pasi kisha një çështje gjyqësore të hapur këtu. Kisha bërë një martesë për letra, që personi të merrte mbiemrin tim, në këmbim të lekëve, për të kuruar djalin, dhe për t’i bërë rezonancën.”, tha ajo.

Thyhet SIGURIA e BKT, qytetarëve u klonohen kartat dhe u boshatisen

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme.

Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.

Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Pas këtyre informacioneve, Kapitali iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Kapitali nuk arriti të provojë përmasat e fenomenin në mënyrë të pavarur. Por fakti që arriti të identifikojë disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka.

Gjithsesi përtej përmasave, thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit.

Çfarë ndodhi? Pas Stines, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e BBVip

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

Ditën e sotme një tjetër banore u shpreh se mund të lërë garën përfundimisht nesër. Është fjala për Brikenën, e cila gjatë një bisede me Ilirin u përlot.

Kur Iliri i tha se nuk është në nominim, Brikena tha se mund të dalë vetë. Banori i bëri shumë komplimente asaj dhe i dha shumë arsye se pse nuk duhet të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Nëse nuk do ishe e preferuar, nëse do ishe në nominim, po ty të do publiku

Brikena: Nuk e di

Iliri: Një paradë do ti, një të shkundësh këtu dhe aty, kaq, je Miss Kosova, kaq kanë për ëndërr. Rrinë e ndjekin është apo jo Briki. Ti i ke mendtë? Po për Zotin. E marr trurin e hedh jashtë, e kur ngrihesh ti që je në kanalin 1 dhe ikën, thonë ata o mos iku. Rrinë e shohin Big-un vetëm se je ti

Brikena: Jo, ça me më parë mua

Brikena: Jo

Iliri: Po më beso, je e preferuara e publikut.

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Peleshi firmos urdhërin, cakton datën kur …

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që me datë 28 janar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e zhvilluar në 19 dhjetor, anëtarët e komisionit nuk arritën të nxirrnin një vendim lidhur me kërkesën e SPAK, ndërsa diskutimet u zhvilluan edhe me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Pas asaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua teksa socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e materieleve të dosjes Balluku dhe pasi çështja u lidh me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave vendosur nga GJKKO ndaj saj do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për të marrë autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të Ballukut

Njoftimi i Kuvendit:

•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës! Nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi! Kontrolle për kujdestarinë e fëmijëve

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial.

femijet blerina

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.

Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, u vendos që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre, ndërkohë që banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Këto ndërhyrje do të financohen nga organizatat ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë, familja do të ndihmohet për të kryer procedurat e zhvendosjes së regjistrimit civil, pasi aktualisht rezultojnë të regjistruar në Vau i Dejës dhe me dokumente si banorë të Malësisë së Madhe. Pas regjistrimit si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Për nënën, nëpërmjet Zyrës së Punës, do të ofrohet një punë me orar 8-orësh, në mënyrë që të mos detyrohet të punojë 16 orë në ditë dhe të ketë më shumë kohë për mirërritjen e fëmijëve. Po ashtu, ajo do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre.

Shërbimi Social do të kryejë kontrolle dhe mbikëqyrje të përditshme për mbarëvajtjen e familjes. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë e fëmijëve.

Njoftimi:

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN(Grupi Teknik Ndërsektorial)ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ,Policia,Shëndetësia etj.lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes.Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës.Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit.Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës,nëpërmjet Zyrës së Punës,do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj.

Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes.Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

“A bie burri 46 vjeç në dashuri me vajzën 23 vjeçe këtu?”/ Plas keq mes Keijsit dhe Mirit: Turp të kesh

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme Keijsit dhe Mirit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Madje në një moment Keijsi i drejtohet Mirit duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe.

“Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç”, i thotë banori Mirit, duke shtuar “turp të kesh”.

Pjesë nga debati:

Keijsi: Ke rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe

Miri: Kush

Keijsi: Ti mo ti, pse unë?

Bravo Keijsi
Keijsi: Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç

Miri: Ça bëj unë?

Keijsi: Më tregon mua.