Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi Lamaj habit më deklaratën: Dua të bëhem baba

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 5, Kristi Lamaj ka folur hapur për planet e tij për të ardhmen.

I ftuar sot në një emision televiziv, Kristi u shpreh se ndodhet në një periudhë të jetës kur dëshiron të bëhet baba, duke e konsideruar familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të veçantë për të.

“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar”, u shpreh ai.

Kristi tregoi se edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, ka pasur shpesh momente reflektimi, ku në mendjen e tij bisedonte me njerëzit e tij të zemrës për të mbajtur marrëdhëniet gjallë.

“Gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Aty brenda isha në atë stad, vendosja përballë vetes një njeri nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët e dija që i kisha kundërshtarë. Bisedoja në mendje me njerëzit e mi të zemrës dhe i mbaja marrëdhëniet gjallë. Nuk dua të dukem egoist, por disa gjëra që i kam bërë, i kam bërë. Kam sjellë një frymë të re në muzikën popullore”, tha ish-banori i Big Brother VIP.

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë një operacioni të forcave speciale pasi agjencitë e inteligjencës arritën të gjurmonin njërën prej të dashurave të tij deri në strehën e tij sekrete.

Sekretari i Mbrojtjes i Meksikës, Ricardo Trevilla, konfirmoi të hënën se agjentët identifikuan një person të afërt me partneren e “El Mencho-s” përpara sulmit të koordinuar të së dielës.

Përmes këtij gjurmimi, oficerët e inteligjencës zbuluan se gruaja ishte dërguar në Tapalpa, një zonë turistike malore në Jalisco, ku fshihej bosi i kartelit dhe njerëzit e tij.

Edhe pse e dashura e tij u largua përfundimisht nga vendpushimi, El Mencho dhe rojet e tij mbetën të rrethuar brenda kompleksit.

Ushtria meksikane vendosi në lëvizje forcat speciale për të ndërhyrë, duke i dhënë fund arratisë së një prej kriminelëve më të kërkuar në botë.

Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve

Vrulli i madh i maxhorancës për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat duket se po zbehet në mënyrë të heshtur. Fiks një javë më parë, në 16 shkurt, maxhoranca depozitoi me urgjencë një projektligj për të ndaluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme që të pezullonin nga detyra anëtarët e qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Drafti i propozuar nga vet kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndryshonte nenin 242 të Kodit të Proçedurës Penale duke u dhënë imunitet nga masa e pezullimit, anëtarëve të qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Avokatit të Popullit, kryetarin të KLSH-së dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por pas depozitimit me urgjencë duket se maxhoranca ka ngritur frenat e dorës. Një burim nga brenda maxhorancës i tha Kapitalit se direktiva e ardhur nga lart është ajo që projektlgji të mbahet njëherë në sirtar dhe të mos avancohet me miratimin e tij, fillimisht në Komisionet Parlamentare dhe më pas në seancë.

Por cila është arsyeja e shfryrjes kaq të shpejtë të vrullit të maxhorancës për t’i vënë kufirin tek thana SPAK-ut dhe gjykatave? Arsyeja është një tjetër kufi, që këtë herë i është vënë vetë maxhorancës.

Menjëherë sapo Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht projektligjin në Kuvend, në Tiranë mbërriten mesazhe të qarta nga Brukseli. Bashkimi Europian nuk mund t’u njoh qeveritarëve të Shqipërisë privilegje që nuk ua njeh zyrtarëve të tij.

Në Bruksel, drejtësia është e lirë të hetojë, kontrolloje e madje edhe të arrestojë eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit apo Komisionit Europian. Të gjithë këta nuk gëzojnë asnjë imunitet përballë drejtësisë, ndaj Brukseli nuk mund t’ia njohë këtë privilegj zyrtarëve të një vendi që aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Mesazhi për Edi Ramën dhe maxhorancën ka qenë i qartë; Kufizimet ligjore, që bllokojnë institucionet e drejtësisë janë një vijë e kuqe, e cila kthen pas procesin e anëtarësimit në BE.

Madje jo vetëm kaq. Paralelisht maxhoranca është paralajmëruar se mesazhet e Brukselit për këto cështje nuk do të jenë më konfidenciale, por do të shpallen publikisht.

Ky presion i drejtëpërdrejtë duket se ka qenë arsyeja se pse Edi Rama po tërhiqet në heshtje nga firma e tij. /Kapitali.al

Kush janë? Dy ish-banore të “Big Brother VIP” rikthehen në shtëpi

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh njoftoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se mbrëmjen e sotme do të organizojnë “Miss & Mister Big Brother VIP Albania”.

Arditi do të jetë autori dhe moderatori i spektaklit, ndërkohë banorët e tjerë do të ndahen në konkurrentë si dhe do të realizojnë performanca të ndryshme artistike.

Por jo vetëm kaq, pasi në shtëpi do të futen edhe emra të njohur dhe të dashur të ekranit.

Mister Big Brother VIP Albania’. Moderator dhe autor i këtij eventi do të jetë Arditi. Çdo banor duhet të përfshihet në këtë spektakël që do të ketë në juri edhe disa emra shumë të njohur dhe të dashur të ekranit shqiptar. Konkurrentët duhet të kryejnë jo më pak se 5 sfilata me tematika të ndryshme dhe midis tyre performanca të ndryshme artistike. Keni shumë pak kohë për t’u bërë gati”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Ndërkohë në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” janë zbuluar tre të ftuarit, të cilët do të jenë në rolin e jurisë.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të rikthehen dy ish-banore, njëra e edicionit të tretë dhe tjetra e edicionit të katërt. Është fjala për Heidi Bacin dhe Egli Takon. Por jo vetëm kaq, pasi pjesë e jurisë do të jetë edhe Valbona Selimllari.

“Sonte, në orën 21:00, banorët do të konkurrojnë për “Miss & Mister Big Brother VIP”. Juria do të përbëhet nga; Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako!”, shkruhet në “Instagram”.

VIDEO

Asnjë tërheqje në bankë dhe zero shpenzime, por shqiptari blen një vilë 500 mijë euro, Guardia di Finanza ia sekuestron

Një vilë me vlerë rreth 500 mijë euro është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Faenza të Italisë, e cila rezultonte pronë e një shtetasi shqiptar të hetuar për trafik të substancave narkotike.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, hetimet kanë zbuluar se pasuria e shqiptarit ishte e papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime për origjinën e paligjshme të fondeve.

Hetimet mbi llogaritë: zero shpenzime dhe asnjë tërheqje

Vendimi është rezultat i kontrolleve të ndërlikuara ekonomiko-pasurore të koordinuara nga prokuroria dhe të kryera nga efektivët e Guardia di Finanza-s së qytetit. Në veçanti, analiza e llogarive bankare të familjes së të hetuarit, ka nxjerrë në pah një menaxhim anormal të burimeve financiare. Në vitet e hetuara, është konstatuar se shpenzimet e lidhura me jetesën e zakonshme të një familjeje, si p.sh. blerja e ushqimeve dhe e veshjeve, ishin krejt minimale, ashtu siç u vu re mungesa pothuajse totale e tërheqjeve të parave cash dhe e pagesave për blerjen e karburantit.

Paratë cash dhe lidhja me trafikun e drogës

Falë kryqëzimit të informacioneve të marra gjatë hetimeve, në lidhje me aktivitetet e paligjshme të kryera nga subjekti, u bë e mundur të konstatohej se fondet e akumuluara në llogaritë bankare, në bazë të të ardhurave nga puna që ai merrte, ishin të mundura falë disponueshmërisë së madhe të parave cash të lidhura me trafikun e paligjshëm për të cilin ai ishte nën hetim.

Mospërputhja mes të ardhurave dhe pasurisë

Nga rindërtimi kompleks i profilit ekonomiko-financiar të të gjithë familjes, u konstatua se ky profil ishte i papajtueshëm me investimet pasurore dhe, në veçanti, me blerjen e fundit të një pasurie të çmuar.

Ekzekutimi i sekuestrimit të urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor lokal është një masë që lejon të goditen pasuritë të konsideruara me origjinë të paligjshme kur ato rezultojnë të papërputhshme me kapacitetin e deklaruar të të ardhurave.

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet, sipas studimit të fundit

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të forta me format e kancerit te njerëzit, duke hapur mundësi të reja për trajtime më efektive për të dyja speciet.

Shkencëtarët analizuan ADN-në e tumoreve nga rreth 500 mace shtëpiake dhe identifikuan mutacione kyçe gjenetike të lidhura me zhvillimin e kancerit. Edhe pse kanceri është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve te macet, deri më tani dihej shumë pak rreth mënyrës se si zhvillohet kjo sëmundje tek ato.

“Gjenetika e kancerit te macet ka qenë një territor pothuajse i panjohur deri tani. Sa më shumë të kuptojmë kancerin në çdo specie, aq më shumë përfitojmë të gjithë”, tha studiuesja kryesore, Dr Louise Van der Wayden.

Ekipi ndërkombëtar, i udhëhequr nga Wellcome Sanger Institute në Kembrixh, analizoi rreth 1 mijë gjene të lidhura me 13 lloje të kancerit te macet. Rezultatet treguan se shumë nga gjenet që nxisin kancerin te macet janë të njëjta me ato te njerëzit, duke sugjeruar se të dyja speciet ndajnë mekanizma biologjikë të ngjashëm që lejojnë rritjen dhe përhapjen e tumoreve.

Sipas shkencëtarëve, macja shtëpiake mund të ndihmojë veçanërisht në kuptimin e disa formave të kancerit të gjirit, përfshirë kancerin e gjirit “triple negative”, një formë agresive që përbën rreth 15% të rasteve te njerëzit. Macet e zhvillojnë këtë nënlloj më shpesh, duke u ofruar studiuesve më shumë mostra dhe mundësi për të testuar trajtime të reja.

Gati një e katërta e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë të paktën një mace, duke e bërë këtë kafshë po aq të përhapur sa qeni si shoqërues shtëpiak. Megjithatë, ndërsa studimet mbi kancerin te qentë janë të shumta, macet kanë mbetur kryesisht jashtë vëmendjes shkencore.

Studiuesit theksojnë se si macet ashtu edhe qentë mund të ndihmojnë në identifikimin e faktorëve mjedisorë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit, pasi ato jetojnë në të njëjtat ambiente si njerëzit dhe ekspozohen ndaj të njëjtave rreziqe.

“Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë pse zhvillohet kanceri te macet dhe te njerëzit, si ndikon mjedisi përreth nesh në rrezikun e sëmundjes dhe, potencialisht, të gjejmë mënyra të reja për parandalim dhe trajtim”, tha Prof. Geoffrey Wood nga Kolegji Veterinar i Ontarios në Kanada.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Science, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje më të gjerë ndër-specie në luftën kundër kancerit.

Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola Rota, kapet gafil duke abuzuar me tenderat, e mbron politika apo policia?!

Vinjola Rota

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, Vinjola Rota, është kapur gafil duke abuzuar me tenderat. Një hetim i brendshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik ka gjetur shkelje në një procedurë prokurimi, teksa hetimet e mëvonshme, qoftë penale apo edhe administrative, do të konstatojnë abuzime të shumta me detyrën.

Redaksia e Vox News i paralajmëroi një vit më parë këto abuzime me detyrën, të cilat bëheshin në mënyrë të hapur dhe në shkelje të plotë të procedurave, duke bërë tendera të kotë dhe të fryrë, gjithmonë të paracaktuar. Ka dyshime të forta se Rota, me mbështetje të fortë familjare në Policinë e Korçës, apo edhe me lidhje të forta politike, po vepron në mënyrë të hapur, qoftë në bërjen e tenderave, ashtu edhe në emërimet që kryen.

Vox News ka mësuar se Rota ka disa persona të besuar në poste kyçe në DRAP, si në sektorin juridik ashtu, në atë të prokurimeve apo në sektorë të tjerë. Një skemë vetëm për zhvatje dhe jo për rritjen e cilësisë së arsimit në 3 qarqet e Shqipërisë, Korçë, Elbasan apo Berat. Dyshimet janë se, çdo veprim apo emërim në DRAP bëhet vetëm për përfitime personale të Rotës apo të bashkëpunëtorëve të saj, aq sa tashmë me mburojën që ka krijuar, flasin dhe veprojnë hapur se si të zhvasin!

Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola

Faksimile: Njoftimi i APP për konstatimin e një tenderi me probleme nga DRAP Korçë

Emërimet e drejtorëve, nëndrejtorëve, mësuesve, oficerëve të sigurisë në shkolla apo edhe të psikologëve, bëhen të gjitha të paracaktuara dhe pa meritokraci, duke qenë se dokumentet kontrollohen pikërisht nga grupi i Rotës. Për të verifikuar apo faktuar këto parregullsi, mjafton që Ministria e Arsimit apo edhe institucionet ligjzbatuese apo administrative, të kontrollojnë vendimmarrjet e fundit dhe do të kenë një dosje të plotë, për mënyrën e punësimit.

Megjithatë, “petët e lakrorit” kanë filluar të hapen dhe ja ku vjen kapja e parë me abuzime të rënda me detyrën, ashtu siç paralajmëroi edhe Vox News. Redaksia jonë ka siguruar një dokument, të publikuar disa ditë më parë, ku faktohet se të paktën 3 vartës të Rotës, apo edhe vetë Drejtoresha, ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Drejtuesit dhe punonjësit e DRAP Korçë kanë shkelur ligjin në një tender me objekt “kontratë publike furnizimi”.

Në dokument përcaktohet se, Rota ka udhëzuar disa punonjës të bëjnë specifikime teknike që i përshtaten një kompanie, pra një paracaktim tender. Bëhet fjalë për një vepër të mirëfilltë penale, që meriton një hetim të plotë, pasi krahas këtij tenderi, prokuroria apo policia do të gjejë abuzime të rënda me detyrën.

“Autoriteti Kontraktor nuk ka vepruar në përputhje me nenin 92 të ligjit ‘për prokurimin publik’, si dhe me udhëzimin e APP, lidhur me procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës”, thuhet në dokument. Më tej saktësohet se APP, ka vendosur t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj tre anëtarëve të komisionit të prokurimit, sipas konstatimeve në vendim.

Sipas informacioneve të Vox News, personi i parë përgjegjës për këto abuzime është vetë drejtoresha Vinjola Rota, e cila është një eksponente dhe patronazhiste e thekur e Partisë Socialiste. Duket përdorur këto lidhje, apo edhe arsimin në tërësi, ajo kandidoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, në listat e hapura në Korçë. Këto lidhje po e ndihmojnë që të sheshojë kontrollet dhe hetimet, por tashmë që APP-ja i gjeti shkeljen, a do t’a mbrojnë akoma?!

Redaksia jonë ka mësuar se, krahas lidhjes politike, Rota ka lidhje të forta familjare edhe në Policinë e Korçës, aq sa këta familjarë të saj janë bërë në disa raste sekserë për emërime apo e mbrojnë nga hetimet e mundshme penale. Një rast i paralajmëruar nga Vox News, që tashmë meriton një hetim të plotë. Ka ardhur koha që, krahas zyrtarëve të lartë që janë të burgosur, në masa sigurie, të hetohen edhe këta zyrtarë, që vijojnë mbajnë peng institucione dhe duke abuzuar rëndë me detyrën.

Vox News e paralajmëroi/ Drejtoresha e DRAP Korçë, Vinjola

Në foto: Investigimi i Vox News i muajit shkurt 2025 për abuzimet në DRAP Korçë, nga drejtoresha Vinjola Rota

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, redaksia e VoxNews denoncoi abuzimet e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, në lidhje me emërimet apo në bërjen e tenderave. Bëhet fjalë për një drejtori që fillon në Korçë, vazhdon në Elbasan dhe përfundon në Berat, duke pasur në varësi qindra shkolla në 3 qarqe të mëdha.

“Drejtoresha i ka krahët e ngrohta, me lidhjet e saj familjare në Policinë e Korçës apo edhe në organet ligjzbatuese në atë qark”, shkruante redaksia jonë, në lidhje me një tender me vlerë 2.2 milionë euro për transportin e mësuesve dhe nxënësve, apo edhe me emërimet e mësuesve, ku “kandidatët” duhet të paraqiten te disa persona të autorizuar prej saj për t’u emëruar apo transferuar.

“Në periudhën e shtatorit dhe tetorit Rota merret me emërimet e psikologëve, duke e kthyer në një ‘biznes’ të mirëfilltë, pasi ajo shumicën i emëron sipas preferencave, duke bërë edhe provime formale dhe me dyshime të forta se janë të paracaktuar,” vijonte investigimi, ndërkohë që DRAP Korçë hapte edhe tendera për trajnime për drejtuesit dhe mësuesit, me vlerë rreth 100 mijë euro. Jo vetëm trajnime, por drejtoresha Rota ka harxhuar edhe 1 milionë lekë për të spërkatur zyrën e saj nga mushkonjat dhe brejtësit. Të jetë kaq e rëndësishme?!

©Copyright Vox News

)

VIDEO/ Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në SHBA: Kjo fitore është e juaja!

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Atlantic City, duke dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse për publikun shqiptar dhe artdashësit e boksit.

Shpërthim i menjëhershëm në ring! Kristian Prenga sulmoi pa mëshirë që në raundin e parë, duke e vënë nën presion boksierin amerikanin Joe Jones me kombinime të forta dhe goditje precize.

Ritëm i frikshëm, kontroll total dhe një goditje vendimtare që mbylli gjithçka në vetëm 2 minuta.

Vetëm 2 minuta zgjati përballja një goditje e fortë, rrëzim dhe fundi i ndeshjes.

KO i 20-të në karrierë për boksierin nga Mirdita, që po dëshmon se është një makineri nokautesh në ring.



Me këtë triumf, Kristian Prenga e çon në 20 numrin e fitoreve me nokaut në karrierën e tij profesionale, një statistikë që konfirmon fuqinë dhe dominimin e tij në kategorinë ku garon. 

Atmosfera në arenën e boksit në Atlantic City ishte elektrizuese.

Shqiptarët e Amerikës kishin mbushur tribunat për të mbështetur kampionin nga Mirdita, duke e duartrokitur dhe brohoritur me krenari emrin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Mbështetja dhe entuziazmi i tyre u ndjenë fuqishëm në çdo moment të përballjes.

Mes emocionesh pas fitores, Prenga falënderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke ia kushtuar këtë fitore të gjithë shqiptarëve dhe të pranishmëve në Arene !

“Kjo fitore është e juaja! Ju jeni forca ime më e madhe! Do shihemi në ndeshjen e radhës!” Kristian Prenga vazhdon të ngrejë lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare të boksit, duke bërë krenarë shqiptarët !

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Mero Baze trondit!Kush është FEMRA e PD me lidhje me Krimin që Flamur Noka është i lidhur me të?

Gazetari Mero Baze dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, janë përfshirë sot në replika dhe akuza të ndërjsella. Mero Baze ka publikuar videon ku Flamur Noka dhunon qytetarin Tetem Toraj, duke e pandehur si agjent policie. Baze shkruan se Noka po dhunonte qytetarë të Tiranës, të cilët refuzonin protestën e Sali Berishës për rrëzimin e qeverisë me grupin e molotovit.

Pas reagimit të gazetarit Mero Baze ka ardhur përgjigja e Flamur Nokës, i cili pretendon se Baze trillon me titujt e lajmeve. Sipas Nokës, qyetarët që po dhunon ai, janë narkohorra, të cilët kanë dhunuar qyetarët që morën pjesë në protestën e PD për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Pas përgjigjes së Flamur Nokës ka reaguar sërish gazetari Mero Baze, i cili aludon se Noka ka lidhje intime me një përfaqësuese e Partisë Demorkatike, e njohur si lidhje e narkotrafikut. Gazetari Mero Baze thotë se Nokës i ka dalë nami që ka raport dashuror me një prej lidhjeve të PD-së me narkotrafikun.

Nuk dihet se cilës përfaqësuese i referohet gazetari Mero Maze, me të cilën i ka dalë nami Flamur Nokës për lidhje intime. Duke parë lëvizjet jashtë vendit, Flamur Noka rezulton se ka udhëtuar me disa vajza dhe gra të Partisë Demokratike, por kjo nuk përbën një fakt për të identifikuar njërën prej tyre me mesazhin e koduar të gazetarit Mero Baze.

Do dridhet Rama, vjen deklarata e fuqishme. Ja çfarë do të ndodhë më 28 shkurt në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në Tiranë.

Sipas deklaratave të bëra publike në konferencë për mediat, protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 shkurt, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë.

Berisha e ka cilësuar protestën si një tubim të rëndësishëm opozitar, duke theksuar se do të jetë një reagim kundër qeverisë aktuale dhe politikave të saj. Në deklaratat e tij, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare, ndërsa detajet e organizimit pritet të bëhen publike në vijim.

Sipas raportimeve mediatike, protesta do të zhvillohet në qendër të Tiranës dhe pritet të jetë një nga aktivitetet më të rëndësishme politike të opozitës në këtë periudhë.

Nga ana tjetër, deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.