A ka baza teoria pellazgjike e prejardhjes së shqipes?

Nga Prof. Dr. Mimoza Kore

Në shekullin e kaluar, pyetjes se cilët kanë qenë stërgjyshërit e shqiptarëve, pati studiues që iu përgjigjën me tezën e paprovuar shkencërisht, se shqiptarët ishin stërnipër të pellazgëve dhe shqipja bijë e pellazgjishtes-ilirishtes. Sot kjo tezë është zbehur, madje nuk përmendet në qarqet shkencore, por është gjallëruar midis “studiuesve patriotë”, të cilët herë e identifikojnë atë me indoeuropianishten, duke shkuar pastaj drejtpërdrejt te shqipja e herë duke u nisur nga pellazgjishtja te ilirishtja e në etapë të fundit, te shqipja.

Me emrin pellazg bota u njoh nëpërmjet grekëve. Pellazgët, në burimet greke e romake, përmenden si një shtresë etnike paragreke, por jo ekzistuese në periudhën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. Ata i venduan në zonën e Detit Egje, kryesisht në Thesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël në Kretë e në ishujt e tjerë të Egjeut. Në shkrimet e autorëve antikë paraqiten si popull gati në kufi të legjendës, i mbuluar me një tis mistik. Nga shtrija që paraqitëm më sipër, pellazgët dhe gjuha e tyre duhet të përbëjnë një problem për helenistikën dhe jo aq për albanologjinë.

Po, me sa duket, duke qenë se përveç greqishtes e makedonishtes (e cila më vonë u sllavizua), edhe shqipja përfaqëson të folurit e fiseve indoeuropiane të Ballkanit antik, e cila paraqitet si vijë e pandërprerë e zhvillimit të njërës nga gjuhët e lashta të familjes indoeuropiane, ajo tërhoqi vëmendjen e studiuesve. Pellazgët në Albanologji, kur ajo po shkëputej nga tezat romantike, përmenden në veprën e G.von Hahn-it (Studime shqiptare 1854). Po si e shtroi Hahni këtë çështje që mjaft ithtarë të tezës pellazgjike, në emër të mbrojtjes së lashtësisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe e citojnë dhe e mbajnë si tezën mbështetëse më autoritare sot? Teza e G.von Hahnit konsiston në këto pika kryesore:

– Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin barbarë ose jogrekë;

– Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis ndërmjet tyre, dmth. të afërt nga pikëpamja etnike; – Ka shumë shenja që Epirotët dhe Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik;

– Ilirishtja (d.m.th gjuha nga e ka prejardhjen shqipja) është gjuhë pellazgjike në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Pellazgët për Hahnin ishin një popullsi paleoballkanike (popullsi e Ballkanit të Lashtë), që qëndronte më vete, të ndryshëm nga grekët e vjetër. Me këto teza Hahn-i i sheh shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të Epirotëve e të Makedonëve dhe të gjithë këta popuj i mban si të ardhur nga Pellazgët. Sipas vlerësimit të E. Çabejt, disa nga tezat e Hahn-it (1, 2) në përgjithësi qëndrojnë dhe janë mbështetur nga dija e mëvonshme. Por teza se Epirotët dhe Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik në një kuptim më të gjerë nuk ka gjetur mbështetje nga shkenca gjuhësore serioze.[1]

Gjuhëtari rumun I. Russu, i cili si shumë të tjerë etnogjenezën e rumunëve e sheh të lidhur me atë të shqiptarëve, është më i ashpër në kritikën ndaj Hahnit;

“…elementi më konfuz, bizar deri në absurd janë të ashtuquajturit ‘pellazgë’, me të cilët amatorë të historisë dhe të arkeologjisë, diletantë dredhanë, kanë ‘vepruar’ dhe vazhdojnë në të gjitha zonat dhe fazat e pre- dhe të protohistorisë europiane dhe mesdhetare”.[2]

Përsëri nga bota shkencore erdhi një tjetër përcaktim për shqipen. Kjo ndodhi në veprën e August Schleicher-it (1861-62) nxënësit të F. Bopp-it, i cili njihet në gjuhësi si themelues i teorisë së Drurit Gjenealogjik (Stammbaumtheorie) në të cilin autori paraqet me anë të një skeme në formë të një peme gjuhët e familjes indoeuropiane. Trungu i pemës paraqet gjuhën bazë, ndërsa degët e saj paraqesin grupet dhe gjuhët e veçanta të familjes gjuhësore indoeuropiane që janë shkëputur shkallë-shkallë nga gjuha bazë (trungu). Pa hyrë në detajet e kritikës ndaj kësaj skeme, që u mbështet në ligjet e shkencave të natyrës, autori, shqipen e kishte vendosur në të si një degë më vete midis latinishtes dhe greqishtes, midis atij që e quajti çiftit pellazgjik çka do të thoshte se në bazë të të dy gjuhëve ka një trashëgimi gjuhësore të stërlashtë. Pelasgisch për Schleicher-in do të thoshte arkaik. Është e provuar që greqishtja e latinishtja nuk kanë lidhje të afërta midis tyre e po kështu dhe shqipja me to.

Këto teori u përqafuan nga përfaqësuesit e Rilindjes sonë Kombëtare të cilët donin të rrisnin në popull ndjenjën kombëtare, krenarinë për rrënjët e hershme. Ishte koha kur në vendet ballkanike po krijoheshin shtetet që ishin rezultat i proceseve identifikuese kombëtare, i veçimit sa te ishte e mundur nga të tjerët. Ithtarë të kësaj teze u bënë veçanërisht arbëreshët, si: N. Keta, E. Mashi, Gj. Krispi, J. de Rada, V. Dorsa. E vendosur në kontekstin e asaj kohe teoria pellazgjike pati impakt pozitiv, por me përparimet shkencore shpejt u zbeh.

Shqipja me tiparet e saj dhe trashëgiminë u përcaktua si gjuhë indoeuropiane. Dy historianë, si Gustave Glotz e Robert Cohen[3] na sigurojnë në vëllimin e parë të veprës së tyre se “Pellazgët s’kanë qenë popullsi indoeuropiane”. Teoria e tyre u mbështet dhe nga të tjerë. Edhe në se ka ekzistuar, një mundësi e rrjedhjes prej saj mendohet për baskishten apo etruskishten, e cila ndryshonte shumë nga gjuhët e gadishullit Apenin (latinishtja, venetishtja e oskoumbrishtja). Shqipja jo vetëm bën pjesë në familjen indoeropiane, por duhet theksuar se ajo për shkak të tipareve në sistemin zanor, shkon me gjuhët e Veriut të kësaj familjeje, çka e shkëput një herë e mirë nga i quajturi çifti pellazgjik, në të cilin të dy gjuhët si greqishtja dhe latinishtja hyjnë në grupin e gjuhëve jugore.

Gjuhësia krahasuese me rregullat e saj fonetike ka provuar se fjalën natë shqipja e trashëgon nga PIE. Një *ŏ e shkurtër dha a në gjuhët veriore dhe u shkri me refleksin e *a të shkurtër, shembuj: PIE. * nekʷ-(t-), nokʷ-t-s natë, lat. nox, noctis, irl. vj. i-nnocht, sll. e vj. нoштьlit. nak-tìs, gjerm. Nahts, ind. e vj. Nak. Ky reflektim gjendet edhe në disa fjalë të tjera të trashëguara. Kështu shqipja shkon me gjuhët baltosllave e gjermanike të Veriut të Europës. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të shqiptarëve me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze e vërtetësi shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Në se do të na duhet të pohojmë prejardhjen e shqipes e të shqiptarëve duke bashkëlidhur me to dhe çështjen themelore, autoktoninë, do të ishte e mjaftueshme identifikimi me një nga popullsitë e Antikitetit e nuk është ndërmarrje e lehtë e as e nevojshme të shtyhemi drejt mugëtirës më të thellë që s’na ofron fakte shkencore. Historianët, arkeologët, gjuhëtarët dhe etnografët shqiptarë kanë shfuqizuar përfundimisht tezën intuitive e romantike të etnogjenezës shqiptaro-pellazge që sundonte deri në çerekun e tretë të shek. XIX dhe përforcuan pikëpamjen e gjuhëtarit të shquar Gustav Meyer, i cili pohonte që në fund të shek. XIX se gjuha shqipe ishte vazhdim i një prej dialekteve të ilirishtes së vjetër.

Kjo u bë dalëngadalë, sepse kishte zënë vend të qëndrueshëm madje shkenca historike gjuhësore iu kundërvu tezës pellazgjike, duke përballuar edhe kritika nga rrethe zyrtare të periudhës komuniste që e kishin për zemër këtë tezë.[4] Ithtarët e tezës pellazgjike, e kemi fjalën për ata të cilët pa drojë, pa mbështetje i japin flatra fantazisë së shfrenuar, duke u përpjekur me argumente qesharake të imponohen duke e vendosur shqipen në bazën e familjes së gjuhëve indoeuropiane, madje ta njëjtësojnë me gjuhën parake të kësaj familjeje, bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm, sepse shpien ujë në teza antikombëtare.

Teza e prejardhjes pellazgjike, me të drejtë vëren S. Mansaku[5],  e lidhur me origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve, më shumë se kujtdo tjetër i ka shërbyer politikës asimiluese greke ndaj arvanitasve të Greqisë në radhë të parë, por edhe më gjerë. Propagandimi i idesë se shqiptarët dhe grekët kanë të njëjtën origjinë dhe të njëjtin besim ka bërë që arvanitasit të mos e ndjejnë të nevojshme të bëjnë përpjekje për të ruajtur identitetin e tyre etnik e gjuhësor.

Albanologjia ka pranuar si tezën më të mbështetur atë që gjuhësisht shqipja vjen prej ilirishtes, por në të gjendet dhe një komponente trake. Ajo është e hapur për rezultate të prurjeve të rejave shkencore në këtë drejtim, por gjithmonë larg teorive romantike e të pabazuara.

[1] Çabej, Studime gjuhësore, Prishtinë, 1976.

[2] I. Russu 1995  ”unde elementul cel mai confuz, bizar pînă la absurd sînt aşa-numiţi ‘Pelasgi’, cu care amatorii de istorie şi arheologie, diletanţi impostori au ‘operat’ şi continuă în toate zonele şi fazele pre-şi protoistoriei europene şi mediteranene” në: Obârşia tracică a românilor şi albanezilor. Clarificări comparativ-istorice şi etnologice, Vluj-Napoca, ed. Dacia1995:24.

[3] Gustave Glotz -Robert Cohen Des Origines Aux Guerres Mediques (Histoire Ancienne, Histoire Grecque, Tome Premier ). Published by Presses Universitaires De France,  I HGR 1948, 634 Pp., 1948

[4] S. Mansaku, ”Objektivitet shkencor dhe qëndrim kombëtar në veprën e Eqrem Çabejt” në Studime albanologjike, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2008, 30-36.

[5] S. Mansaku, po aty.

Peizazhe.com

Rasti i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA/ Si u dënua mjeku me 45 vjet burg! U detyrua t’u jepte ish-pacientëve të tij 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim

Në vitin 1992, Farid Fata bëri betimin e Hipokratit përpara Shoqatës Mjekësore Libaneze.

Onkologu dhe hematologu u zotua të respektojnë parime të tilla si kujdesi ndaj pacientit, konfidencialiteti dhe angazhimi për të “mos bërë dëm”.

Rrugëtimi i Fata-s devijoi nga historitë e zakonshme të suksesit të mërgimtarëve libanezë që lulëzuan jashtë shtetit. Ai me të vërtetë hyri në histori, por, siç e përmblodhi prokurorja federale e Miçiganit, Barbara McQuade, ai u cilësua “mashtruesi më i madh në historinë” e Shteteve të Bashkuara.

“Në shumë mënyra, ai u konsiderua më i keq se (Bernie Madoff, financieri pas skemës “Ponzi” më të madhes në botë, i vlerësuar në 65 miliardë dollarë),” tha McQuad gjatë gjyqit të Fatas, “në faktin se ai dëmtoi jo vetëm llogaritë bankare të viktimave të tij, por edhe shëndetin e tyre”.

Si përfundoi pas hekurave dhe u dënua me burgim të përjetshëm mjeku i nderuar i Miçiganit?

Fata lindi në një familje greko-katolike në vitin 1965 në fshatin Kfarshima, rrethi Baabda.

Në vitin 1983, në mes të Luftës Civile 1975-90, ai filloi studimet e tij për mjekësi në Universitetin Saint Joseph (USJ), ku qëndroi për tre vjet përpara se të vazhdonte trajnimin e tij në Universitetin Libanez.

Pas diplomimit, Fata emigroi në SHBA për t’u specializuar në onkologji në vitin 1992.

Nga viti 1993 deri në vitin 1996, ai përfundoi specializimin në Maimonides Medical në Brooklyn. Më pas ai iu bashkua programit të specializimit hematologji-onkologji në Qendrën e njohur të Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Në vitin 2000, Fata filloi rrugën e tij të karrierës si mjek në Qendrën Mjekësore Geisinger në Danville, Pensilvani. Ai vendosi të hapte klinikë e tij në Rochester Hills, Michigan, në 2003.

Perandoria mjekësore, fondacioni i bamirësisë

Fata nuk aspironte të bëhej thjesht një mjek si gjithë të tjerët në zemrën e Amerikës. Ai kishte ambicie të mëdha. Ai vendosi synimet e tij për t’u bërë një figurë e shquar në betejën kundër kancerit, jo vetëm në Michigan, por në mbarë vendin.

Ai krijoi shpejt një reputacion për veten e tij. Karizma dhe vetëmohimi i tij e bënë të dashur për pacientët e tij. Në harkun kohor të vetëm tetë viteve, ai themeloi me sukses shtatë klinika me emrin Onkologji Hematologjike në Michigan (MHO).

Përpjekjet e Fata-s për zgjerim ishin aq të jashtëzakonshme sa ai vazhdoi të themelonte Institutin e Rrezatimit të Miçiganit (MRI), i specializuar në radioterapi, një farmaci të brendshme të njohur si Vital Pharmacare (Vital) dhe një qendër testimi diagnostike të quajtur United Diagnostics.

Në pamje të parë, kjo qasje gjithëpërfshirëse për kujdesin ndaj pacientit mund të dukej joproblematike, por sistemi i vendosur ishte krijuar për të maksimizuar fitimet. Nëpërmjet kësaj strategjie moralisht të dyshimtë, Fata grumbulloi me shpejtësi pasuri të konsiderueshme. Së bashku me gruan e tij, Samar, dhe tre fëmijët e tyre, ai bleu një rezidencë luksoze 1.5 milionë dollarë në Oakland Township.

Ky ishte vetëm fillimi.

Në një shkëmbim email-esh me këshilltarin e tij financiar, që daton nga gushti i 2010-ës dhe i zbuluar nga hetimi i FBI-së që më vonë do të çonte në burgosjen e tij, Fata shkroi se “kishte nevojë për një nder”.

“Babai im ka një vilë shumë të mirë, të mobiluar plotësisht në Adma. “A mund ta kontaktoni atë dhe t’i hidhni një sy shtëpisë? Çmimi është 3 milionë dollarë. Më njoftoni nëse mund ta shihni shtëpinë. Cili është interesi ekonomik dhe tregu i pasurive të paluajtshme në Adma? A ka ndonjë vlerë ekonomike investimi në një shtëpi të tillë?, thuhet se ka shkruar Fata në email.

Madje, për të financuar projektin e tij të fundit, Fata u konsultua me këshilltarin e tij nëse ishte e mundur të siguronte fondet përmes fondacionit të tij, siç thuhet në dokumentet e FBI-së të cituara nga mediat amerikane. Dokumentet nuk tregojnë nëse ai e ka fituar përfundimisht këtë pronë.

Fata themeloi Fondacionin Fata në SHBA në vitin 2008, duke synuar të ofrojë donacione për entitete të veçanta bamirëse. Katër vjet më vonë, në shtator 2012, ai zgjeroi shtrirjen e fondacionit në Liban, duke krijuar zyrën e tij kryesore në Ballouneh të Kesrouanit.

Nëpërmjet petkut të mjekut, Fata arriti të ndërtonte një reputacion të fortë, të përforcuar nga puna e tij filantropike. Gjatë disa viteve, ai u përfshi vazhdimisht në listat e mjekëve më të mirë në rajon, siç njihet nga botimet lokale, duke përforcuar aftësinë e tij për të tërhequr pacientë dhe për të zgjeruar eksperiencën e trajtimit të rasteve.

Klinikat e tij ishin të mbushura vazhdimisht me pacientë. Bazuar në hetimin amerikan dhe dëshmitë e mbledhura, Fata arriti të akomodojë deri në 50 deri në 60 pacientë në ditë përmes takimeve tetë minutëshe të planifikuara me përpikëri. Disa pacientë treguan pritjet e e gjata deri në tetë orë para konsultës.

Gënjeshtër pas gënjeshtre

Suksesi i jashtëm zbuloi një të vërtetë më ogurzezë.

Gjatë gjithë gjyqit të tij, i cili filloi në vitin 2014, ai pranoi se ndoqi rrugëtimin “vetë-shkatërrues” të pushtetit dhe pasurisë, siç raportohet nga mediat amerikane.

Duke ndjekur jetesën e lartë, ai e konsideroi çdo mjet të justifikuar. Ai mashtronte pacientët, duke përshkruar kimioterapi kur ata thjesht kishin nevojë për vëzhgim. Të tjerët, ai i ndoqi me kimioterapi.

Anasjelltas, ai qëllimisht i dha pacientëve trajtime specifike që i ulnin shpenzimet e tij. Ai administroi me këmbëngulje trajtime për pacientët terminalë, pavarësisht mungesës së ndonjë përfitimi të dukshëm.

Ndërsa numri i pacientëve rritej, skema e tij lakmitare u bë gjithnjë e më e thellë.

“E dija se ishte e padobishme nga pikëpamja mjekësore,” pranoi ai gjatë seancës dëgjimore, duke shtuar se i vinte “shumë turp” për atë që kishte bërë.

Lakmia e shtyu atë të administronte më shumë se 9,000 infuzione ose injeksione të tepërta nga ana mjekësore – të gjitha potencialisht të dëmshme, madje edhe vdekjeprurëse – në jo më pak se 553 pacientë midis 2007 dhe 2013.

Raporti i hetimit zbuloi se arsyeja e vetme për këto veprime ishte pasurimi personal.

Një ekspert mjekësor i cituar në hetim deklaroi se onkologu mesatarisht bleu 1.5 milionë dollarë barna në vit. Tre mjekë të MHO-së shpenzonin 45 milionë dollarë në vit për mjekim.

Për të shmangur dyshimet, Fata mashtroi ata që e rrethonin duke pretenduar se trajtimet e tij ishin pjesë e një protokolli revolucionar “evropian” ose “francez”.

Pas arrestimit, ai shkoi aq larg sa falsifikoi një dokument mjekësor që synonte të vërtetonte efektivitetin e përdorimit jokonvencional të një prej barnave në arsenalin e tij.

Qasja përfshinte nënshtrimin e pacientëve të tij ndaj atyre që ai i quajti seancat e kimioterapisë “mirëmbajtëse” – të dizajnuara për të justifikuar administrimin e dozave shtesë të ilaçeve.

Për të parandaluar që pacientët e tij të kërkonin një mendim të dytë për diagnozat e tij, Fata ruante me kujdes të dhënat e tyre mjekësore.

“Shtëpia prej letre” u shemb

Deri në vitin 2007, mjeku “fërkoi krahët” me elitat libaneze dhe amerikane të komunitetit të tij. Ai shquhej për bujarinë e tij ndaj kishës Melkite në Warren, jo shumë larg rezidencës së tij, e cila shërbente si vend grumbullimi për bashkatdhetarët e tij. Rënia e tij ishte e pashmangshme.

Atë vit, Maggie Dorsey, e cila i ishte nënshtruar kimioterapisë për shtatë muaj, u trondit kur mësoi se, ndryshe nga diagnoza e Fatës, ajo nuk kishte fare kancer.

Ajo e zbuloi të vërtetën gjatë qëndrimit në spital ku u shtrua për efektet e rënda anësore që pësoi nga kimioterapia. Dy vjet më vonë, ajo bëri një ankesë kundër Fatës. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës, pa u pranuar nga mjeku as shkelja më e vogël.

Dëmi është bërë. Dorsey vuante nga osteoporoza e rëndë dhe neuropatia e dhimbshme.

“Unë jam duke marrë shumë ilaçe dhe, edhe me çdo gjë që marr, më jep lehtësim të mjaftueshëm sa të mos çmendem apo të qaj vazhdimisht,” i tha ajo prokurorit gjatë gjyqit të vitit 2014.

Pas këtij flamuri të kuq fillestar, Fata pati mundësinë të ndalonte aktivitetet e tij mashtruese dhe të rrezikshme. Por, ai nuk e bëri.

Një infermiere me përvojë, e cila kishte marrë një ofertë pune në vitin 2010, kaloi një ditë duke vëzhguar procedurat në një nga klinikat e tij. Ajo vëzhgoi praktika që bien ndesh me protokollet standarde të ndjekura nga onkologët.

Motivi kryesor pas këtyre praktikave ishte kohëzgjatja e trajtimit të pacientit, tha ajo, vetëm për të administruar doza më të larta mjekimi. Kur ajo ngriti shqetësimet e saj me eprorët e saj, ata thanë se nuk kishte asnjë shkelje.

Vetëm tre vjet më vonë, në verën e vitit 2013, Fata filloi të përballej me kontrollet.

Monica Flagg, një paciente që ai kishte diagnostikuar me kancer, e cila sapo kishte filluar raundin e parë të kimioterapisë, theu këmbën e saj ndërsa po dilte nga klinika.

Ajo u shtrua në spital për operacion. Rastësisht, Fata në atë kohë ishte me pushime në Liban.

Përgjegjëse për kujdesin e saj vijues në spitalin pritës ishte Soe Maunglay, një onkologe e re nga MHO. Gjatë një rishikimi rutinë të testeve dhe të dhënave të pacientit, ai mbeti i habitur.

“Ajo jo vetëm që nuk kishte kancer,” tregon raporti i prokurorit” por Soe Maunglay e këshilloi atë që të ‘ikte’ prej [Farid] Fatas.

Kjo e shtyu Maunglay të gërmonte në të dhënat e tjera të pacientëve MHO, ku ai zbuloi raste të shumta të sjelljes joetike.

Në të njëjtën kohë, punonjësi i MHO George Karadsheh filloi hetimin e tij.

Ai foli me Maunglay, i cili e referoi në rastet specifike që kishte parë. Ai i paraqiti gjetjet e tij në zyrën e FBI-së në Detroit dhe paraqiti një ankesë kundër Fata-s në fillim të gushtit 2013.

Fata u arrestua më 6 gusht të atij viti. Deri atëherë, ai kishte trajtuar tashmë mbi 16,000 pacientë dhe ende po trajtonte 1,700 të tjerë.

Dy vjet më vonë, më 10 korrik 2015, ai u dënua për diagnoza të rreme dhe përshkrim të trajtimeve të panevojshme, me qëllim që të pasurohej duke mashtruar kompanitë amerikane të sigurimeve.

Ai u dënua për 16 akuza, duke përfshirë, 13 për mashtrim në kujdesin shëndetësor. Ndërkohë, shtypi amerikan raportoi se gruaja e tij, Samar, shefja financiare e MHO, kishte ikur nga SHBA për në Liban me tre fëmijët e tyre. Thuhet se mashtrimi u ka kushtuar kompanive të sigurimit rreth 35 milionë dollarë.

Për “dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të tij”, “krejtësisht në interesin e tij”, prokurori McQuade kërkoi që Fata të merrte dënimin maksimal prej 175 vjet burg, 25 vjet më shumë se dënimi i dhënë për Bernie Madoff.

Në fund Fata u dënua me 45 vjet burg, me kusht që t’u jepte 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-pacientët e tij dhe familjet e tyre. Kjo shumë u rregullua më pas në afro 26.5 milionë dollarë.

Të gjitha ankimimet e shumta gjyqësore të Fatas deri më tani janë refuzuar. Kërkesa më e fundit, e datës 23 shkurt 2021, mbetet pa përgjigje. Fata nuk do të mund të lirohet deri në vitin 2050, atëherë ai do të jetë 85 vjeç. Ai potencialisht mund të përballet me ankesa ligjore shtesë në atë moment./ L’Orient Today – Përshtatur në shqip nga Hashtag.al

“Burrë i fëIIiqur, i pafytyrë, grua e keqe…” ‘pIas’ keq mes Ledjonës dhe Julit: Do marr gruan tënde…(VIDEO)

Dy banorët e komentuar të “Big Brother Vip” Ledjona dhe Juli patën një moment të sikletshëm me njëri tjetrin, gjatë një bisede në telefon në studion e “Mos i bjer me top”.

Dyshja krijuan shoqëri të mirë brenda shtëpisë me njëri tjetrin, e cila zgjati edhe pasi dolën. Por Ledjona u sfidua nga Ronaldo Sharka për t’i bërë një telefonatë ‘prank’ Julit, ku nuk munguan ofendimet, duke e realizuar kështu rolin e saj shumë mirë.

Juli nuk arriti ta kuptonte lojën që i bënë, por u përpoq ta sqaronte Ledjonën që nuk kishte thënë asgjë të keqe për të.

Ledjona: Alo

Juli: Hë moj

Ledjona: Mos më thuaj hë moj

Juli: Ça do?

Ledjona: Ça bën si je? Je vetëm?

Juli: Jo pse, çfarë problemi ka?

Ledjona: Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?

Juli: Pse?

Ledjona: Ti e di shumë mirë si e kam marrëdhënien me Eriolën, si shkon dhe i thua një mijë fjalë për mua.. ku e di ti paftësinë time, s’të vjen turp?

Juli: O gjigande.. Kujt i ke rënë, mos i ke rënë Gazit

Ledjona: Jo Jul Dedës i kam rënë, kryemashtruesit dhe gruas së keqe që flet me gocat, ku e di ti që më mbajnë me mik mua te puna

Juli: O Ledjona ku pive? Ça të kam bërë mi?

Ledjona: Do të takoj gruan dhe do t’i them dy fjalë çfarë ke bërë ti kur kemi qenë të party?

Juli: Çfarë kam bërë mi?

Ledjona: Si s’të vjen turp, sa respekt kam pasur për ty. Ta ka bërë mi Egla ty, o kokë daulle.

Juli: Kush të ka thënë?

Ledjona: A kishe dalë më Erjolën, i ke thënë këto fjalë.

Juli: Do më japësh 10 mijë euro borxh?

Ledjona: Po t’i jap, ia marr Eglës t’i jap ty

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston 2 mujorin e lindjes, urimi special i çiftit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari.

Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur më 30 Prill.

Sot vajza e tyre feston 2 mujorin e lindjes dhe nuk kanë munguar postimet e prindërve të Lunës. Kiara ka postuar një foto të vogëlushes ku shkruan:

“O Lunush, o drritë gezuar 2 mujorin”, shkruan ajo.

Ndërkohë në një foto tjetër të postuar nga moderatorja dhe këngëtari vetëm pak minuta më parë, shfaqet Luna Mari me numrin 2 të krijuar nga trëndafilat.

Nga ana tjetër, Luiz Ejlli ka postuar një foto familjare me Kiarën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka shoqëruar me këngën “Dedikim”, dedikuar partneres. Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesorë janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. Në fund të këngës ata janë dy të rritur, Luizi dhe Kiara që vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin.

Për herë të parë! Në Kishën Ortodokse të Tiranës mbahet mesha për viktimat e gjenocidit të Çamërisë (VIDEO)

Për herë të parë, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë gjatë genocidit të forcave zerviste më 1944.

“Shqipëria do të më marrë hakën” ishin fjalët e fundit të avokat Spiro Çallukës, drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë mes qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.

Ceremonia u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë në prani të dhjetra besimtarëve. Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Meshtari i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre. Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Veçanërisht Spiro Çalluka, drejtuesi i arsimit shqip në Paramithi që vdiq në kushtet e torturave çnjerëzore, në moshën 87 vjeçare dhe u la tre ditë i varur në mes të qytetit, për tu treguar shqiptarëve të tjerë ortodoksë fatin që do të pësonin nëse deklaroheshin shqiptarë.

Përshpirtja është liturgji ortodokse që lutet për të përkujtuar të vdekurit. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë.

Publikohen për herë të parë imazhet e dronëve Bayraktar, Peleshi: Hap i madh në mbrojtjen kombëtare

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi

Ministria e Mbrojtjes ka nisur për herë të parë misionin me dronët Bayraktar, të blerë në Turqi.

Ministri Niko Peleshi ka ndarë imazhet e para, teksa shprehet se këta dronë rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë , si një hap i madh përpara për mbrojtjen kombëtare.

“Krenarë të ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s.

U Ιodha duke ρritur djaΙin e dυhur, 36-υj. eçαrja shet υί..gjë rinë…!!!

Një grua 36 vje ce nga Gjermania ka shi tur vir gjër inë e saj për mijëra euro pasi u lodh duke pritur për ‘djalin e duhur’.

Mandy, e cila dëshiron që mbiemrin ta mbajë se kret, e shiti vi rgjërinë nëpërmjet një shërbimi të njohur për 250 mijë euro.

Ajo tha se ishte mër zitur duke pritur dhe kishte ardhur koha për të ecur para. “Është njësoj si në ka zino, ti duhet të dish kur të nda losh.

Kalova shumë vite duke i thënë vetes se duhet të pres dhe një vit tjetër për të pr itur djalin e duhur,

vitet kalonin dhe unë vetëm hum bisja kohë. Mendoj se po bëj gjënë e duhur”, tha Many për Dailymail.

Miqtë e saj ishin xhe lozë për faktin se ajo do merrte kaq shumë para nga shi tja e vir gjërisë.

Por shpresonte shumë që prindërit të res pektonin vendimin që kishte marrë.

Paratë do të ndahen midis zhvillimit të karrierës së Mandy si stjuardesë, për të ndihmuar familjen e saj dhe për bamirësi.

Ma gjeti fisi”, υ. αjza shqiρtαre kërkon ndίhmë: Kam dy muaj e fe jυar, ρor kαm në hαΙI të mαdh, nυk di si tα…!!

Kjo është historia e një vajze, e cila është e fejuar, por pa rtneri është mjaft xh eloz dhe nuk e lë as të dali..Historia:

Jam e fejuar prej dy muajsh me një djalë. Ma prezantuan djalin fisi im që njihej me fisin e tij.U fejuam me shkesi, le ta themi troç.

Unë nuk e njihja më parë dhe ai nuk më njihte.Pasi dolëm dy tre herë për kafe vendosëm të fejoheshim.

Ai dita ditës po më n.xin jetën dhe nuk di si ta nd.aloj.

Ai është shumë xhe l.oz dhe p.rap a.nik dhe mendon se femrat nuk duhet të rrinë rrugëve gjithë ditën.

Me pak fjalë ai nuk më lë të dalë. Diskutojmë gjatë dhe më lë vetëm kur duhet të shkoj te shtëpia e shoqes sime të ngushtë, apo kur duhet të dalë me të.

Ata më fejuan me shkesi duke e ditur se ai është një djalë perfekt.Unë kam filluar të ndjej diçka për të, por nuk mund ta shtyj jetën në këtë mënyrë. Është e tm. e.rrsh.me.

Tani ndjehem pak më mirë që u shfryva shpresoj t’ju mos kem më.rz.itur, por duhet të flisja me dikë.

Kjo po bëhet një gjë e pad.urue.sh.me. Një ditë më telefonoi dhe më pyeti se përse nuk isha bërë e gjallë gjithë pasditen dhe nuk i kisha telefonuar.

I kαpi dυke kr γer mar rëdhëηie bυzë rrugës, emoshυαrα i gjυαn me shkoρ drυri…(VIDEO)

Një çi ft i cili po kr yente mar rëdhënie se ksu ale buzë rrugës në disa barishte në qytetin Stavropol ne Rusi,

është ndë shkuar nga një e moshuar e cila ishte duke parë këtë sk enë.

Ajo ka marrë një shkop druri dhe i ka gjuajtur ndërkohë që po kryenin mar rëdhënie.

E moshuara njihet në lagje si “Zonja Irina” dhe veprimi i saj u mbështet nga të gjithë komshinjtë e saj, pasi e quajnë këtë a kt të tu rpshëm dhe im oral.

Momenti kur e moshuara gj uan burrin në të pasme me shkop, është kapur nga disa kamera sigurie që ndodheshin në një ndërtesë aty pranë.

Ρronαrja shqiρtare bie ne dαs hυri me punetorin e karbυrantit, por se le babai!

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërri një rast i një vajze, e cila rrëfente historinë e saj se si kishte rënë në dashuri me një djalë të cilin e kishte vëzhguar prej muajsh.

25-vjeçarja shprehte ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë për një roje karburanti, që i kishte verbuar sytë.

Ajo theksonte se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj, megjithëse i kishte folur të ëmës për të dhe megjithëse ishte në dijeni se i ati nuk do e kishte pranuar, ajo kishte ndjenja për djalin. Pas kësaj në redaksinë tonë, ka ardhur mesazhi i djalit për të cilën po fliste vajza.

Ai shkruan se e vlerson vajzën që e ka dashur në mënyrën e saj, ndërsa thekson se pasuria e babait të saj nuk vlen për të.

“Pershendetje joq nga un ‘shitesi i karburantit’Nuk e kisha me qef t kunderpergjigjem,por kam disa arsyje qe po bej!Nga postimi djeshem,kam mar shum mesazhe nga miqt,te aferm,shok,shoqe dhe kolege.

Disa me pergezonin,disa me ironizonin,disa benin lojra fjalesh dhe disa te tjer mendonin se e kam sajuar vet kte histori!E zejm sikur e kam shpikur un,sikur paskam pas nje qellim n mendjen time! Ke cenova,kujt ja prisha terezin,ca gabimi bera,ku qendron problemi?!!!

Nuk esht se me intereson fort pergjigja e ksaj pytjes time,ama dua tju them qe mos u merni me llafe,me pergojime nderkoh qe t verteten nuk e dini,por ju kshilloj qe ta zgjeroni horizontin,mendjen tuaj te ngusht dhe te perfshiheni sadopak emocionalisht ne ate cfar esht shkrujt edhe nqs esht

trillim,se n fund t fundit edhe shkrimtaret me t mdhenj e bejn kte gje n librart e tyre apo jo!Un personalisht dyshoj se mund ta ket shkruar dikush qe m njeh nga afer,por arsyjen se pse e ka bo,kte nuk e di dhe as nuk du ta thartoj trunin per kte pjes!

Do doja shum qe te ishte histori e vertet,do knaqesha duke pa jarget e ziliqarve dhe intriganteve!Po kaloj te pjesa e komenteve se m beri pershtypje komenti me i pelqyer qe kishte mar rreth 700-800 like,i cili ishte; ‘kush e lexon deri n fund fiton cmimin durim derri’ ,,,tipik koment derrash!

Per mu kjo nuk verteton dhe nuk deshmon asgje tjeter vec se injoranc te theksume tek populli jon sepse pikerisht si pasoj e mos pasjes durim per t lexuar,pra per t mar dije,kemi ngel ktu ku jemi!

Te mos kesh nerva dhe durim per t lexu nje pershkrim,qe po ta perkthesh ne faqe libri,nuk jan me shum se 4-5 faqe,qofshi ju qe jeni dhe ju rroft truni qe keni! Duket qart sa bagazh dhe kapacitet intelektual zotroni!Nuk kan faj pusht-tetaret ton qe na shalojn si gomar dhe ne vazhdojm ham bar,disa nuk e han me por kan filluar ta pin,ndoshta dhe un jam prej tyre!

Po e mbyll duke i then asaj vajzes se te vlersoj jashtzakonisht shum dhe te dua per menyren se si ti ke arrit te me duash,per te tjerat flasim brenda ktyre 3muajve.Ah se harrova! O Tea,thuj vjerrit tim arrogant,se e gjith pasuria tij ne syt e mi nuk vlen as sa nje lemosh qe i ofrojm ndo1 lypsi,tjet i bindur per kte fakt!Me falni per gabimet drejtshkrimore por sdoja t bija n sy qe isha un autori i shkrimit djeshem! Hajt tungjatjeta t gjithve!