Jepet alarmi/ Shmangni daljet e panevojshme 24 orët e fundit, pritet një stuhi e fortë erërash dhe…

Këtë të shtunë, vendi ynë do të përjetojë kushtet e paqëndrueshme të motit, me vranësira të dendura dhe reshje shiu që do të fillojnë që në orët e para të ditës.

Në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet priten të jenë më intensive, ndërsa në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë kryesisht me intensitet mesatar, shpesh të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike të izoluara.

Në zonat malore, sidomos në Alpe, parashikohen reshje bore në formë stuhish, me borë mbi 100 metër në veri-verilindje dhe mbi 200–300 metër në jug-juglindje, me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet e borës gjatë pasdites do të jenë më të lehta, ndërsa mjegulla e dendur do të kufizojë dukshmërinë në disa zona.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të arrijë deri në 24 m/s.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, për shkak të reshjeve dhe erës së fortë.

“Në Durrës po pastrohen paratë e k●kainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit

Artan Hoxha, duke komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se ish-numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Sipas tij, porti aktual i Durrësit menaxhohet nga një aleancë kriminale, ndërsa në projektin “Durrës Yachts Marina” po pastrohen paratë e kokainës së grupeve të Dubait.

Ahmetaj tha shkoni në Porto Romano dhe gjeni Ivan Savidhis, edhe po e shikoja. Ivan Savidhis në listën e re që nxori Forbes tani në janar, është në diku tek 1.7 miliardë dollarë.

Arben Ahmetaj: Është njeriu që kontrollon portin e Selanikut, në në Greqi, është një ish-deputet rus, është mik i afërt i Putinit dhe ka interes direkt që ai porti i Porto Romanos të jetë nën ndikimin e atyre dhe të jetë sa më i vogël i mundshëm.

Çfarë tha Ben Ahmetaj dje? Porti i ri tha, është katër herë më i vogël se porti që kemi dhe gjithë infrastruktura e tij është fare minore në krahasim me atë që kemi. Për më tepër tha, ne rrezikojmë të ngelemi pa portë fare.

Pra, dje Arben Ahmetaj të bëri identifikimin, ku krimi i organizuar ishte bashkë me pushtetin dhe ku ndanin të mirat materiale të këtij vendi dhe me ato të mira materiale ne kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve është ky. Kur ai të thotë që një media që grabit gjithë ditën dhe na shet moral nga mëngjesi në darkë, nga mëngjesi në darkë, madje sot kishte nxjerrë një lajm sa lekë kishte lënë Arben Ahmetaj në kazino në Maltë, e kupton ti tani? Pra, ai ta shpjegon se si funksionon sot sistemi dhe po ta, po na e thotë një njeri i brendshëm. Kur tha shishen e verës 3 mijë e 600 euro, herën e parë ne qeshëm. Unë jo aq shumë, se unë e di që ai i njeh mirë verërat edhe e di që ka qenë atje. Por kur vajtën tek njëra nga bazat operative të GYS-it, çfarë bën ata? Se u shqetësuan prej etiketave të verës dhe e morën pikërisht etiketat që rrezikonin të provonin atë që thoshte Arben Ahmetaj. Dhe ne tashmë e dimë se vera që ata përdorin, është thjesht shiko deri ku kanë shkuar, deri në, në çfarë vaniteti kanë shkuar. Megjithatë, vij tek pjesa prapë që unë e shoh problematike. Ne sot kemi një problem me portin. Me portin, me këtë që kemi.

Po me portin që kemi, nga një anë ja kemi dhënë dikujt që është një gjashtë orë larg me avion, dhe i cili po investon dhe tha mund të na çojë dhe në arbitrazh.

Pra, ai ka, do të investojë vetëm 80 milionë euro në një sipërmarrje që shkon 2.5 miliardë, dhe qartësisht në vijimësi, në vite kam thënë që po aty janë paratë e grupeve ose organizatave kriminale që merren me narkotrafikun, kryesisht me kokainën, prandaj janë para kaq të mëdha.

Pra, aty janë paratë e grupeve të Dubait, të cilat investohen atje dhe në formë blihen në metra katrorë në portin e Durrësit.

E dyta, porti i Durrësit sot, pra pjesa funksionale që ka ngelur, i ka ngelur një aleance kriminale e cila ka katër vjet që nuk ka bërë të mundur që aty të mos kapet asnjë gram kokainë në hyrje, se në dalje kapet. Po ne nuk jemi vend prodhues i kokainës. Pra, kjo të tregon se çfarë po ndodh saktësisht aty dhe sa e ngushtë, sa ngushtësisht është kjo lidhje. Pastaj shkon te porti i Porto Romanos. Pra, mirë që ne po humbim aftësinë që kemi 2500 vjet sa ka Durrësi qytet, që ka qenë port i rëndësishëm, mirë që ti po e humb këtë gjë dhe je një port shumë i rëndësishëm në, në Mesdhe, por nga ana tjetër ti po përfundon atje në një sipërmarrje tjetër kriminale, e cila është dhe në interesat strategjike kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, sepse ti po ia çon një oligarku që ka lidhje direkte me Putinin. Pra, ti po na rrezikon edhe ardhmërinë, jo vetëm po na vjedh, atë që thotë Bushati, po ti po na rrezikon edhe të ardhmen.

Para që vijnë “nga hiçi” në vitin 2026 – Këto tre shenja kanë arsye të jenë shend e verë

Ky vit parashikohet të jetë veçanërisht i favorshëm për tre shenja të horoskopit, sidomos në aspektin financiar, pasi bëhet fjalë për një periudhë ku mundësitë e papritura dhe kthesat e menjëhershme mund të sjellin përfitime të rëndësishme.

Viti 2026 mbart një energji të paparashikueshme, duke qenë një vit plot ndryshime dhe mundësi që mund të shfaqen aty ku nuk i pret askush. Sipas interpretimeve astrologjike, tre shenja do të jenë nën një ndikim veçanërisht pozitiv, i cili mund t’u hapë rrugën për mundësi financiare të papritura. Këto shenja duhet të qëndrojnë vigjilente, sepse fati shpesh shfaqet në momentet më të papritura.

Para “nga hiçi” në vitin 2026 – Këto tre shenja kanë arsye të buzëqeshin

Binjakët

Për Binjakët, viti 2026 do të jetë një vit ku njohja profesionale dhe fushat e reja të aktivitetit do të jenë në qendër të vëmendjes.

Propozime të papritura mund të shfaqen papritur, qoftë si një hap i madh në karrierë, qoftë si një projekt që sjell më shumë përfitime sesa pritej fillimisht, apo edhe si një burim i ri të ardhurash që lind nga talente të cilat deri më tani kishin mbetur në hije. Universi i fton Binjakët të tregojnë fleksibilitet dhe të guxojnë të marrin role të reja.

Ata që qëndrojnë të hapur dhe shfrytëzojnë aftësitë e tyre me përshtatshmëri, mund të vërejnë papritur se po hapen dyer që për një kohë të gjatë dukeshin të mbyllura.

Luani

Luani do ta përjetojë vitin 2026 si një periudhë ku çështja e “burimeve të përbashkëta” do të luajë një rol kyç. Paratë mund të vijnë përmes bashkëpunimeve, investimeve apo edhe përmes një mbështetjeje të papritur.

Mund të shfaqet një trashëgimi, një ndryshim i favorshëm në një kontratë ose një projekt që papritur sjell fitime shumë më të mëdha sesa pritej. Për Luanët është e rëndësishme të mos humbasin besimin në rrjedhën e jetës dhe në mënyrën se si zhvillohen ngjarjet.

Ata që japin me bujari dhe njëkohësisht qëndrojnë të hapur për të marrë, do të kuptojnë se pasuria nuk vjen vetëm nga puna e palodhur. Ndonjëherë ajo vjen si shpërblim për madhështinë e shpirtit të tyre.

Ujori

Për Ujorin, viti 2026 rezervon gjithashtu surpriza emocionuese financiare, të cilat do të lindin kryesisht nga inovacioni dhe krijimtaria. Ide të reja, projekte jokonvencionale ose bashkëpunime të papritura mund të çojnë papritur drejt një të ardhure të qëndrueshme apo edhe në rritje të shpejtë.

Ky vit i fton Ujorët të lënë pas bindjet e vjetra rreth parasë dhe të krijojnë hapësirë për mundësi të reja. Ata që kanë guximin të ndjekin rrugë të pazakonta, do të kuptojnë se siguria financiare nuk vjen vetëm përmes metodave “tradicionale”, por edhe nga fuqia e një mendësie vizionare. /noa.al

Fevziu i përgjigjet Ramës: Qenke shqetesuar shumë, ministrat e tu …

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Edi Rama për debatin se ministrat lënë kasetat për mediat sikur janë në punë dhe shkojnë në udhëtime.

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Fevziu thotë se është habitur që në mes të situatës së jashtëzakonshme me përmbytjet, zjarrin te tregu i “5 majit” apo krizën politike, kreu i qeverisë zgjodhi të ndalej te kjo problematikë.

Teksa i qëndron deklaratave të tij se ministrat nuk japin llogari para shtypit, pranon edhe ‘gabimin’ që bëjnë mediat, ndërsa shton se ministrat e Ramës bëjnë show në terren dhe nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë ishte shqetësuar nga një fragment i emisionit të djeshëm në Opinion, ku ministrat dhe drejtorët e tij sfilonin mes sipërfaqeve të përmbytura, duke bërë muhabet me vete. Po, po, me vete, duke u parë në sy, të ndjekur nga një kameraman i ministrisë që ecte mbrapsht.

Këto pamje, të transmetuara live thuajse kudo, ishin për mua jo vetëm një shëmtim moral, por edhe një lloj papërgjegjshmërie, që ministrave të sotëm u vjen nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar. Por s’do të zgjatem në këtë pikë, sepse meriton një shkrim më vete. Dhe javët e fundit kanë plot histori që mund të tregohen për këtë gjë…

U çudita që, me 1/3 e Shqipërisë nën ujë; me një zjarr që shkrumboi miliona dollarë të tregtarëve të vegjël të Tiranës; me krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një anëtareje të Kabinetit dhe nga akuzat për problemet në AKSH, problemi i vetëm që meritonte polemikë ishin daljet në TV të ministrave.

Po, daljet në çdo ekran të ministrave që bëjnë muhabet me vete, ose që diskutimet e zyrës i bartin në ndonjë cep të Shqipërisë duke shpenzuar kohën që duhet t’ua kushtojnë qytetarëve, është vërtet një shëmtim. Shumica nuk i pranojnë gazetarët, i montojnë lajmet me ekipet e tyre dhe ne i përcjellim pa asnjë mundësi verifikimi. Ndaj dje, vura bashkë me imazhin e tyre atë të Presidentit të SHBA-së ose të Prokurores së Përgjithshme, ku tregohej se kudo, shtetarët japin llogari përpara shtypit, jo kameramanit të ministrisë.

Akoma më i shëmtuar është fakti që këto kronika transmetohen edhe disa ditë më pas, kur protagonistët e tyre janë në impenjime të tjera ose nuk janë fare në Shqipëri. Nëse doni një shembull, mjafton të kujtoni se si Veliaj ishte në një event të Bashkisë “live”, kur BKH e mori nga zyra e tij. Shikuesit nuk kuptonin më lajmet që u vinin me njoftim për arrestimin, ndërkohë që ai vijonte të fliste në ekran. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur ministra të tjerë kanë qenë në Vjenë apo Emirate dhe ndërkohë shfaqeshin në ekran.

Por po të jap të drejtë: kjo s’ka ndonjë rëndësi. Rëndësi kanë dy “fake”:

E para, që llogaridhënia e ministrave përpara shtypit është zero, po zero.

E dyta, që shtypi është më përgjegjës se ministrat që ua transmeton kronikat e tyre. Po, përgjegjësia është e JONA!

Ndërkohë, postimi i Ramës dhe mesazhet që mora më bënë të kuptoj më mirë pse shoqëria shqiptare ka një ngërç që shumë shoqëri të tjera e kanë kapërcyer. Për fat të keq, Rama ishte pre e mendësisë së qeverisë së tij. Duke rrëmuar në profilin tim në Instagram, kishte parë postimet e mia të ditëve të fundit gjatë një turi në Amerikën e Jugut. Turi është bërë në gusht, kur ishim me pushime, ndërsa postimet e videove shtesë i publikova këto ditë.

Pra, ishin si videot e ministrave të tij, por me një ndryshim thelbësor: unë nuk kam pasur kurrë, në 33 vitet e fundit, punonjës publik; nuk jam paguar nga taksat e qytetarëve dhe as e kam detyrim t’u përgjigjem atyre. Dhe mund të postoj kur të dua, sepse nuk gënjej askënd. Aq më shumë që pjesa më e madhe e tyre mban shënimin “Gusht 2025”.

Unë jam një qytetar i lirë, që e ndërtoj jetën si dua. Dhëntë Zoti ta kem ndërtuar mirë. Kur Rama të jetë edhe ai i lirë, do ta kuptojë që kjo jetë e imja është më interesante sesa ajo që ka zgjedhur ai, dhe të cilën – ai e di shumë mirë – unë e kam refuzuar më shumë se një herë. Kam bërë gabim apo jo, pak rëndësi ka. Dhe vijoj ta refuzoj.

Së fundi, më lanë pa mend komentet dhe kurioziteti i njerëzve se përse më kishin kthyer mbrapsht nga Venezuela. Të dashur ndjekës, nuk e di pse Rama zgjodhi Venezuelën – çështje nënvetëdijeje – por po tallej. Dhe e thoshte vetë që po tallej. Mos i merrni talljet dhe shakatë për të vërteta, sepse pastaj problemi nuk është ai që bën shaka, por ai që i beson dhe i kthen në temë bisede.

Kategoria e fundit e këtij postimi janë “konspiracionistët”. Ata që thoshin “mos iu përgjigj se i heq vëmendjen”, ose që thoshin se është strategji për të devijuar vëmendjen.

Zonja dhe zotërinj, nëse një diskutim se si duhet të dalin ministrat në TV tërheq më shumë vëmendje sesa hallet dhe problemet tuaja, atëherë problemi nuk është Rama, por jeni JU!

E fundit: Rama e di shumë mirë se si ka qenë përballja e shtypit me politikën. Dhe mbase ende është i vetmi që vijon të ketë kurajë të përballet në emisione me gazetarë ose intervista. Ndaj unë e pres në studio me katër nga panelistët e djeshëm, për të folur për gjithçka që e shqetëson. Të paktën deri më sot, Rama nuk e ka pasur vesin e vartësve të tij, që kërkojnë të caktojnë edhe gazetarët me të cilët do të dalin në TV. Nëse vjen, mirë se të vijë…

Gjykata e Lartë riorganizohet për dosjen e Saimir Tahirit, prokuroria kërkon një dënim prej 12 vitesh burg

Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela do të ketë një relator të ri. Gjyqtari Sokol Binaj është tërhequr dhe Gjykata e Lartë ka bërë rishpërndarjen e dosjes, e cila tashmë do të drejtohet nga gjyqtari Genti Shala.

Arsyeja e dorëheqjes së gjyqtarit Binaj lidhet me faktin se ai ka qenë më herët pjesë e shqyrtimit të disa kërkesave gjyqësore të paraqitura nga Saimir Tahiri, në kohën kur ushtronte detyrën në ish-Apelin për Krime të Rënda. Për të shmangur çdo konflikt interesi apo dyshim mbi paanshmërinë, ai ka vendosur të tërhiqet nga çështja.

Procesi në Gjykatën e Lartë është iniciuar pas rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kundërshton vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta.

SPAK nuk është dakord me faktin që Saimir Tahiri është dënuar vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për këto akuza, prokuroria kërkon një dënim prej 12 vitesh burg.

Fillimisht, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte shpallur fajtor ish-ministrinpër shpërdorim detyre, duke e dënuar me 5 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 3.4 vite, ndërsa në vendimin përfundimtar u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia e tij në shërbim prove.

Ky vendim u ankimua nga të dyja palët, si nga SPAK ashtu edhe nga vetë Saimir Tahiri. Apeli i GJKKO-së e rrëzoi vendimin për pezullimin e dënimit, duke lënë në fuqi dënimin me 3.4 vite burg.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, ish-ministri socialist u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit, për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve të parashikuara në ligj, pa e përfunduar plotësisht ekzekutimin e dënimit.

Aktualisht, në Gjykatën e Lartë pritet jo vetëm caktimi i datës së seancës gjyqësore, por edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të tjerë të trupës gjykuese, të cilët së bashku me relatorin Genti Shala do të shqyrtojnë si rekursin e SPAK, ashtu edhe atë të paraqitur nga Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë e plotë.

Nuk mban më, babai bën veprimin urgjent në Zyrat e Top Channel, ja çfarë do ndodhë me Selin

Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike.

Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.

Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel.

“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari në Mcn.

Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.

Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.

Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëΙΙon për υd¤kje 37-vjeçaren në Minneapolis

Një video e filmuar nga agjenti amerikan i imigracionit, i cili qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis të mërkurën, është publikuar, duke treguar momentet para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri si dhe kur qëllohet.

Pamja 47-sekondëshe tregon Renee Nicole Good në timon dhe duke folur me oficerin.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e ndau klipin në mediat sociale, duke komentuar se agjenti kishte vepruar në vetëmbrojtje. Zyrtarët vendas kanë këmbëngulur se gruaja nuk paraqiste rrezik.

Në pamje shihet një agjent tjetër që i afrohet Goodit nga ana e shoferit dhe përdor një fjalë të pahijshme ndërsa ai i thotë: “Dil nga makina”.

Agjenti që po filmon lëviz përpara makinës së Good ndërsa ajo bën prapa.

Brenda disa sekondash kaotike, ajo e kthen timonin djathtas dhe ecën përpara, e në këtë moment një prej efektivëve e qëllon me armë në xhamin e parë të makinës, duke e lënë të vdekur.

FBI-ja po heton incidentin.

VIDEO E PUBLIKUAR NGA BBC

Rama dorëhiqet ose rrëzohet! Zbardhet ultimatumi dhe emri surprizë që merr pushtetin

Nga sinjalet diplomatike te skenari i largimit, pse lëvizja e madhe nuk mund të jetë më kozmetike…

Prej muajit të shkuar, në korridoret diplomatike të Tiranës kanë qarkulluar lajme për lëvizje të mëdha në kupolën e pushtetit rreth datës 25 janar.

Lëvizje që, që në fillim, u perceptuan si zhvillime jo të zakonshme dhe jo si një riformatim rutinë kabineti.

Këtë zhurmë, që qarkulloi edhe në mjediset politike, opozita, si gjithnjë, e keqpërdori, duke përhapur zëra se Edi Rama do të rrëzohej para Vitit të Ri, madje se nuk do ta hante as ‘gjelin e detit’.

Një narrativë naive, e cila në qarqet diplomatike u pa si një manovër tipike tymuese, e nxitur nga vetë Edi Rama për të prishur planin e “bombës së madhe”.

Si zakonisht, kjo tallava, pa ide dhe pa plan, i dha Edi Ramës kohë për të menduar një lëvizje pas ngërçit ku e futën ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut, veçanërisht me hetimet ndaj AKSHI-t.

Siç mësohet, Rama ka tentuar të negociojë me amerikanët duke përdorur kanalet e njohura, përkatësisht mentorin dhe këshilltarin e tij Tony Blair. Ky i fundit i ka bërë të ditur se është shumë vonë për këtë, pasi duhej të kishte ndjekur këshillën e tij me kohë.

Po cila ishte këshilla e Tony Blair?

Në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Edi Ramës që të përgatiste largimin që në vitin 2024, kryeministri shqiptar kërkoi këshillën e mikut të tij të rëndësishëm.

Blair, sipas burimeve, i ka thënë se duhej të paraqiste një plan të hollësishëm për një largim të butë, me dy versione: ose moskandidimin në zgjedhjet e vitit 2025 për një mandat të katërt, ose ndarjen e mandatit në mes, duke qeverisur vetëm dy vitet e para dhe duke përcaktuar qartë emrin e pasardhësit dhe hapat për tranzicionin.

Në samitin e Tiranës, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kancelari gjerman Friedrich Merz u kujtua për gjuhën e trupit, kur i bëri Edi Ramës shenjën e katër gishtave.

Ky sinjal nuk kishte lidhje me ndonjë habi numerike, pasi Merz e dinte shumë mirë sa mandate kishte kryeministri shqiptar. “Habia” ishte në fakt një mesazh i qartë diplomatik: një anomali politike që duhej zgjidhur.

Kokëfortësia e Edi Ramës për të reflektuar mbi këto sinjale i çoi gjërat në ekstrem dhe sot jemi pikërisht në fazën e “shkopit”, pasi “karrotën” kreu i mazhorancës e keqpërdori.

Logjika politike tregon se jemi në një fazë aq të avancuar, sa asnjë operacion makijazhi nuk mund të zgjidhë situatën. Përkundrazi, çdo manovër kozmetike mund të përshpejtojë fazën përfundimtare të Edi Ramës.

Manovra tymuese, e kamufluar me turin promovues të Lea Ypit, nuk duket se ka dhënë efektin e pritur, pavarësisht përpjekjeve për ta pompuar dhe reklamuar maksimalisht.

Sinjalet diplomatike, sipas burimeve, kanë qenë të qarta: pritet një lëvizje e fortë për situatën dhe një sjellje si e një politikani europian, jo si e një autokrati oriental.

Po cilat janë gjasat për formën e “lëvizjes së 25 janarit”?

Sipas burimeve, mendohet për dy skenarë: ose largimi i menjëhershëm dhe përgatitja e një kabineti kujdestar socialist me një figurë përbashkuese, ose shpallja zyrtare e largimit përfundimtar.

Në këto ditë është folur edhe për takime të Edi Ramës me Pandeli Majkon, për të cilin qarkullon ideja se mund t’i jetë kërkuar një rikthim i fortë në PS, qoftë edhe në rolin e njohur të një kryeministri kujdestar./Pamfleti

“I mbulon vajzat me para në klub nate”/ Hajduti shqiptar sfidon ligjin në Londër: Fishekzjarre, shampanjë dhe balerina, ja çfarë postonte në TikTok

Gazeta britanike The Telegraph i ka kushtuar sërish një artikull 31-vjeçarit shqiptarë, Dorian Puka. Këtë herë, The Telegraph është ndalur tek videot që Puka poston në rrjetet e tij sociale. Gazeta britanike e nisë artikullin, duke shkruar se hajduti shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një moment në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vajzat me para.

Siç shihet edhe në pamje, Puka shihet duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me balerina në klubin Cirque le Soir në Mayfair. Teksa balerinat sjellin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarre brenda, shqiptari i mbulon me paund. The Telegraph shkruan gjithashtu se klubi është i njohur për personazhet e famshëm.

Në artikull janë përmendur edhe arrestimet dhe deportimet e 31-vjeçarit dhe thuhet se Puka vitin e kaluar është tallur me Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës. Po ashtu në artikull theksohet se Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën.

Artikulli i Plotë i The Telegraph:

Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një moment në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vajzat me para. Dorian Puka, 31 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me thyerje përpara se të kthehej fshehurazi në Britani. Ai vitin e kaluar është tallur me Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës.

Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë dëgjuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit. Në videon e tij të fundit, ai është filmuar duke shijuar një natë luksoze në klubin e natës London Reign në Mayfair të mërkurën në mbrëmje.

Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u fotografua duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me balerina në klubin Cirque le Soir në Mayfair. Festa e kësaj jave përfshinte qindra paund kartëmonedha që u hodhën në ajër, ndërsa baleriant sillnin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarre brenda. Klubi, i përshkruar si një “botë luksoze dhe shkëlqimi sensual”, është i njohur për personazhet e famshëm.

Puka postoi videon në TikTok, ku më parë kishte shfaqur prova të pasurisë së tij, duke përfshirë një Lamborghini me vlerë 190,000 £ dhe gjashtë orët e tij Rolex me vlerë rreth 162,500 £.

Një burim i imigracionit tha: “Është e turpshme të shikosh një kriminel karriere, i cili ndodhet ilegalisht në Britani, të jetojë këtë stil jetese si personazh i famshëm. Të shohësh kartëmonedha me vlerë qindra paund të hedhura në ajër në shenjë feste është e neveritshme. Miliona britanikë punojnë shumë dhe fitojnë një jetesë të ndershme dhe nuk mund ta përballojnë dot diçka të tillë.”

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Puka promovoi videon e tij të parë duke ngarë një Ferrari të kuq. Kjo video u pasua menjëherë nga një foto e postuar në rrjetet sociale në të cilën ai tallte Nigel Farage pasi kreu i Reform UK e përshkroi atë si një “njeri të gabuar” që duhet të deportohet.

Puka iu kundërpërgjigj me një foto të tij, së bashku me një imazh të modifikuar në Photoshop të z. Farage duke i bërë dolli fotografit që po bënte “foto”. Ai gjithashtu postoi një video të tij në timon të Ferrarit me kritikat e udhëheqësit të Reform UK që luheshin në sfond.

Ai u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës për përpjekje për të hyrë me forcë në një pronë. Pronari e kishte parë në një kamerë interneti ndërsa ishte me pushime në Francë. Brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një sërë vjedhjesh me thyerje në periferi të Londrës.

Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur civilë që patrullonin Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit, pas një rritjeje të vjedhjeve lokale. Ai mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur. Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020.

Gjatë kohës që kaloi në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë të keqe për përdorimin e një telefoni celular të futur ilegalisht në burg për të postuar foto të vetes në Instagram. Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim me 12 vjet burg për komplot për furnizim me kokainë dhe pastrim parash.

Shmangni kontrollet kufitare

Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram. I përballur me deportimin, ai paraqiti një kërkesë për azil dhe ka qenë me kusht për imigracionin dhe i nënshtruar një etikete elektronike që nga viti 2023, ndërsa pret një gjykatë të vendosë për kërkesën e tij.

Përveç klipit të Ferrarit, ai ka postuar foto dhe video nga koha e tij me pushime në hotelin Carbis Bay pranë St Ives, Cornwall, ku shfaqet duke ecur në plazh me etiketën në këmbë. Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF.

Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por raportet shqiptare sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy dhoma gjumi me vlerë 250,000 paund në Hounslow, në perëndim të Londrës. Pavarësisht pasurisë së tij të dukshme, një kërkesë për Lirinë e Informacionit tregon se ai mori 5,280 £ ndihmë ligjore për të mbështetur mbrojtjen e tij ligjore kundër akuzave penale.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim deportimet. Javën e kaluar, Sekretari i Brendshëm njoftoi reformat më të thella për të trajtuar migracionin e paligjshëm në kohët moderne, të cilat do ta bëjnë Britaninë një destinacion më pak tërheqës për migrantët e paligjshëm dhe do ta bëjnë më të lehtë largimin dhe deportimin e tyre.”

V.αjza nga Shkodra: U njoha me një d. jαΙë në Facebook, ρor ai më…

His(toria e Norës, vajzës shkodrane që po vu an diIemën e madhe nëse duhet të vazhdojë lIdhjen me një djalë goxha më të vogël dhe dy;shimi i fortë që ka për një të tretë që ka hyrë në mes tyre.

 Psikologia Laura Lushaj, jep përgjigjen që gjeni më poshtë, pas rrëf;imit të plotë të 33-vjeçares që dërgoi mesazhin.

Rrë;fimin e plotë ju mund ta lexoni më poshtë ashtu siç është dërguar nga Nora. “Përshëndetje jam Nora, një grua e divo;rcuar nga Shkodra jam 33 vjeçe kam dy fëmijë të moshës 15 edhe 13 vjeç kisha

dëshirë te ndaja një his;tori das;hurie me ju dhe te me jepni ndonjë këshillë. Jam njohur me një djalë në rrjetin social Facebook ai më shkruante vazhdimisht por një dit vendosa t’i ktheja përgjigje ai kërkonte që të

Iidheshim bashkë edhe pse i tregova për jetën time u tregova e sinqertë me të. Një pasdite më ftoi për kafe për t’u njohur nga afër.

E pëIqyem njëri-tjetrin shumë, por ai me të parën që u takuam, kërkoi se;ks. Nuk pranova sepse ishte takimi i parë i njohjes me të



Sakaq, ai nuk më kishte treguar moshën e tij të vërtetë. Më kishte thënë se jam 29 vjeç ndërkohë që ishte vetëm 24 vjeç edhe pse fiziku i tij nuk e tregonte moshën e tij. Pas një jave ne bë më das;huri.

Mbasi kr;yem ma;rrëdhënie ai më tregoi për moshën e tij të vërtetë. Në atë çast sa nuk më ra të fi;kët. Nuk i besoja syve të mi u ndjeva shumë k;eq por me kalimin e kohës fillova ta pranoja këtë fakt.

Mirëpo më e ke;qja është se unë kam rënë në da;shuri me të edhe pse e di që është shumë gabim. Jam munduar disa herë të ndahem me të, por e kam pasur të pamundur.

Ai më kërkonte vazhdimisht në telefon gjë që më bënte të kthehesha prapë me të. Edhe pse ai më thotë shumë shpesh se edhe po të martohem, unë ty nuk do të lë kurrë, s’e kuptoj pse e thotë këtë gjë.



Por unë edhe pse e dua shumë kam vendosur të ndahem me të. E para sepse jemi shumë larg me moshën dhe e dyta po dy;shoj se kohët e fundit ka një Iidhje tjetër, gjë që është mëse normale për të,

sepse ai është shumë i ri i dhe duhet të ndërtojë të ardhmen e tij. Pra dua të vendos të mos jem më me të, jo sepse nuk e dua, por sepse kështu është më mirë.

Ju lutem më nd;ihmoni, më thoni si të veproj. Po e kërkoj këtë ndihmë nga ju se kam shumë fr;ikë se mos kaloj në dep;resion. Ju lutem më jepni ndonjë këshillë”.