Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 9 Janar 2026

Dashi

Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te bukur. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. beqaret do kenë takime interesante dhe shume shpejt do e fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene inkurajuese, megjithatë rekomandohet qe ende te shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Demi

Sot duhet te mbyllni sytë ne disa momente dhe te mos i vini re disa gjeste te partnerit tuaj. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete e qëndrueshme. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por me pas nuk do dine ke te zgjedhin për te filluar një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër dhe te kontrolloni mire e mire gjendjen para se te shpenzoni.

Binjaket

Mos u tregoni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift, por mundohuni te toleroni here pas here dhe te bëni lëshime. Beqaret nuk do realizojnë ndonjë takim te veçante dhe do mbeten serish vetëm. Për te humbur mendjen, dilni dhe argëtohuni me miqtë. Situata financiare do vije duke u përmirësuar dita ditës. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Gaforrja

Ambienti do jete mjaft elektrizues gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe te mbushur me emocione. Do takojnë personin për te cilin aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar shmangni shpenzimet kuturu dhe maturi mire për çdo hap qe do hidhni.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe pa asgjë te veçante. Mire do jete t’i merrni gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli gjate kësaj dite, por nga ana tjetër nuk duhet as te mbyllen ne vetvete dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli. Financat duhet te mbahen gjithë kohës nen kontroll ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire.

Virgjeresha

Do i zgjidhni me ne fund problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete. Pasditja dhe mbrëmja do jete shume te bukura dhe emocionuese. Beqaret duhet t’i shprehin ndjenjat qe kane për dike, përpara se te jete shume vone. Financat do jene goxha te mira. Përfitoni nga kjo për te kryer ndonjë investim me tepër se zakonisht.

Peshorja

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës sot jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente te mrekullueshme me partnerin dhe do e dashuroni marrëzisht atë. Beqaret nuk do jene ende gati te ndryshojnë status edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata është tejet delikate. Beni kujdes!

Akrepi

Partneri nuk do jete aspak ne qejf gjate kësaj dite dhe nuk do e durojnë dot histerizmin tuaj. Ose ndryshoni ose merrni parasysh pasojat. Beqaret ka rrezik te fillojnë një histori dashurie te ndërlikuar dhe qe do ju sjelle me shume probleme sesa kënaqësi. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do jete goxha e mire. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Shigjetari

Dite mjaft e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste fantastike dhe te paharruara pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te rëndësishëm. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te kryeni edhe disa investime te konsiderueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Bricjapi

Te dashuruarit do kalojnë një dite pozitive dhe pa probleme. Do merren vesh mire me atë qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime, por pa asnjë te ardhme. Përfitoni nëse ju pëlqejnë aventurat kalimtare. Financat do jene goxha delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e specialisteve për te vene ne vije gjithçka, përndryshe do mbeteni pa asnjë para.

Ujori

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ju ecin edhe me mire nga sa e kishit menduar. Beqaret nuk duhet te tregohen ëndërrimtare sepse realiteti do i zhgënjejë tej mase. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni.

Peshqit

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni edhe debate te forta me partnerin dhe nuk do hapni rruge asnjeri nga te dy. Beqaret do pëlqejnë dike, por konkurrenca do jete shume e forte. Gjeni rrugën e duhur për ta bere për vete. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni me qetësi.

Macron, fjalim të ashpër kundër SHBA: Nga ata agresivitet neokolonial, po largohen nga aleatët dhe rregullat ndërkombëtare

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka lëshuar një breshëri kritikash të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar ata për një lloj “agresiviteti neokolonial” që po dëmton marrëdhëniet me aleatët dhe po shkel rregullat ndërkombëtare.

Gjatë fjalimit të tij vjetor para ambasadorëve francezë, Macron nuk i kursye tonet e forta, duke vënë në dukje se Uashingtoni po largohet gradualisht nga angazhimet e përbashkëta, ndërkohë që institucionet globale po funksionojnë gjithnjë e më pak.

Sipas kreut të Elizesë, sot po jetojmë në një botë ku fuqitë e mëdha janë të tundura ta ndajnë globin mes tyre si në kohët e vjetra, një qasje që ai e cilësoi si “imperializëm të ri”.

Macron theksoi se Franca refuzon të dorëzohet para kësaj situate dhe bëri thirrje për një rikthim të fuqishëm te diplomacia e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur braktisjen e tyre si një veprim krejtësisht absurd.

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij Macron ia kushtoi nevojës për një Europë më të fortë dhe më të pavarur, veçanërisht në sektorin e teknologjisë që aktualisht është në shënjestrën e interesave amerikane. Ai u kërkoi vendeve evropiane të mbrojnë me çdo kusht rregullat e tyre të tregut digjital dhe të krijojnë një “mburojë demokratike” kundër ndërhyrjeve të jashtme.

Mesazhi i tij ishte i qartë: Evropa me 450 milionë banorët e saj duhet të veprojë si një fuqi e bashkuar ekonomike, duke i dhënë përparësi tregtisë brenda kontinentit dhe duke thjeshtuar tregun e kapitaleve, në mënyrë që të mos mbetet thjesht një spektatore në përplasjen mes fuqive të mëdha.

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës ka ardhur

Moderatorja e një emisioni televiziv Llabani, ka bërë deklarata të forta gjatë emisionit, duke kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, drejtohet vendi dhe rreziqet që i kanosen pushtetit aktual.

Llabani u shpreh se në Shqipëri nuk zhvillohet politikë e vërtetë, duke pretenduar se vendi nuk drejtohet nga shqiptarët. “Jemi të blerë. Shqipërinë nuk e drejtojnë shqiptarë. Ka rusë dhe kinezë,” deklaroi ajo, duke shtuar se projektet me të cilat mburret qeveria aktuale, sipas saj, janë të lidhura me shtetas rusë dhe kompani kineze apo ruse.

Sipas saj, kjo situatë përbën rrezikun më të madh për kryeministrin Edi Rama dhe për pushtetin e tij. Ajo theksoi se nuk beson që qeveria të rrëzohet për shkak të aferave korruptive. “Nëse flasim për rënie pushteti, fundi i tij do të vijë nga shitja e sigurisë kombëtare të Shqipërisë,” u shpreh Llabani.

Në vijim, ajo foli edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke theksuar se prania amerikane është aktive dhe e vazhdueshme. “Amerikanët nuk vijnë, amerikanët janë në Shqipëri. Janë te SPAK, janë aty ku thirrën deputetët një nga një për të miratuar reformën në drejtësi,” tha ajo.

Llabani shtoi se, sipas të dhënave që ajo përmendi, ekziston mundësia që deputetë të shumtë të thirren individualisht në Ambasadën Amerikane, me qëllim, siç u shpreh ajo, heqjen e pushtetit të kryeministrit Rama. “Amerikanët bëjnë gjithçka,” përfundoi moderatorja.

Dëshmia për Kadri Roshin, flet i biri: Ja çfarë ndodhi me paratë e Servet Pëllumbit

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur, Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit.

Në një intervistë për Top Channel, Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital.

“Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë për ballë nëse ka guxim të matet me mua”, u shpreh Kliti Roshi.

Sipas gazetarit Jupe, që në në atë kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Kuvendit, si zgjidhje për të ndihmuar Artistin e Popullit u vendos që vetë Jupe të merrte dy rroga shpërblim për punën e mirë dhe paratë më pas t’ia dorëzonte Roshit.

“Urdhri për shpërblimin tim për punë ‘shumë të mirë’ ndodhet në  arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është ‘shpërblimi’ më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja ‘shpirtakull’ e financave”, shkruan Jupe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, sipas Kliti Roshit, mamaja e tij nuk ka marrë asnjë lekë, “pasi nuk kishte nevojë”.

“Lekët janë vënë në emër të Hamdiut dhe ai i ka futur në xhep, kjo mund të jetë e vërteta. Se prit se nuk kisha vdekur unë, nuk kishte vdekur nëna ime. Si po vdiste nëna ime për bukë dhe doli Hamdi Jupe ta respektojë?!”

“Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin? Në fillim, shkoi presidenti Alfred Moisiu në spital. Dhe duhet t’i kërkonte lëmoshë një profesori të nderuar si Servet Pëllumbi?”.

Kliti Roshi pretendon po ashtu se pensioni i posaçëm i të atit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar kostot e familjes. /Top Channel/

“Dosja Balluku s’është as 10% e asaj që fshihet”, Ahmetaj paralajmëron: E vërteta ende …

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për një emision televiziv, në intervistën e tij të 4-të ka bërë të ditur se apartamentet e Ballukut, dosja e AKSHI-t, dhe dosjet e tjera, janë vetëm maja e ajsbergut të krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë-organizatës kriminale të tij.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, dua të na sqaroni statusin tuaj njëherë. Tani dua të vazhdoj me dosjen time dy sekonda.

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Tani s’dua t’i lodh shqiptarët se…

Çim Peka: Para se të flasim për dosjen. Ka pasur një kërkesë të re pra për ekstradimin tuaj?

Arben Ahmetaj: Jo, e ka vetëm në zemër dhe në mendje kreu i organizatës dhe Dumani. Këta kanë bërë dy herë kërkesë. Pra, si rrallë herë. Kanë bërë kërkesën e parë në mënyrë urgjente në 18 gusht të vitit 2023. Domethënë, fiks 32 ditë pas urdhrit të arrestit të kërkuar nga kreu i organizatës dhe të plotësuar me shumë dëshirë dhe me vullnet politiko-personale, siç e thotë e kam personale, nga zoti Dumani. Ka pasur një kërkesë të dytë, me një kërkesë asistence ndërkombëtare, personin që do gjeni ndonjë gjë këtu, ndonjë llogari, ndonjë pronë, ndonjë Bitcoin, gjithandej kanë, kanë shkuar, kanë investiguar fëmijët e mi në Londër.

Kur të vijmë tek Eko-Parku do bëj një krahasim, fëmijë, kalamaj, se mos kishin ndonjë fond nga, e kupton? Domethënë, fëmijët e mi. Ndërkohë, GJKKO-ja, s’dua t’ia zë emrin gjyqtarit, në respekt të tij në fakt, pavarësisht se nuk e meriton respektin, i ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e Kejsit dhe të Keilit. Ja ka mohuar. Pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pardje pronat e Erion Velisë indirekte? Po! Dhe jemi duke folur për miliona miliona euro.

Pronat e mia, të vëna përpara 2004-ës, e përpara 2007-ës, të sekuestruara me vendim Gjykate Kushtetuese, dhe ndërkohë gjyqtari del 5 minuta të shtunën dhe thotë, të më falin shqiptarët se e kanë zakon, nuk më rruhet, thonë. Edhe te SPAK-u e përdorin, edhe te GJKKO-ja. Nuk na ruhet. Pse? Se siç e thotë edhe zoti Dumani, e kam personale thotë ai, i kam bërë karshillëk kryeministrit. Unë i kam, paskam bërë karshillëk kryeministrit. Unë do t’i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Çdo lloj.

Çim Peka: Dhe sa kanë avancuar me dosjen tuaj?

Arben Ahmetaj: Unë do të duhet të isha sot në burg, ta dinë shqiptarët. Dosja ime s’ka shkuar në gjykatë akoma. Është tjerë se nuk arrin dot që të lidhin akuzën e korrupsionit dhe akuzën e pastrimit të parave. Po nuk dua t’ju lodh me çështjen time. Domethënë, shpejt e shpejt fare. E para, unë nuk kam pasur asnjë funksion zyrtar, as të jepja koncesion inceneratorësh. Nuk kam qenë si institucion apo si ministër as në procesin e vlerësimit dhe as atë të akordimit të koncesionit, një.

E dyta, sajohen salto mortale si ajo e tenderit të OSHE-së që jua thashë herën e kaluar, ku pa asnjë lidhje me asgjë, Besmiri i SPAK-ut, Besmiri që s’e lidh dot dy fjalë, është bërë hetues i SPAK-ut Besmiri, shkruan në emër të Altin Dumanit dhe Enkeleda Millonait, thotë; në këtë tender thotë, janë fituar para dhe ka mjaftueshëm para dhe për vilën e Lalzit. Shqiptarët kur më dëgjojnë mua tani ju duket sikur unë jam duke sajuar. Është në dosje dhe këto nuk janë shkruar as në kohë të komunizmit, as në kohën e fashizmit. Ja një dokument.

Çim Peka: Po çfarë varsie ka tenderi i OSHEE-së me vilën e Lalzit?

Arben Ahmetaj: Të lutem, mos më, mos më largo. Ja një dokument. Ja dokumenti zyrtar nga pronari dhe nga pronari dhe ndërtuesi, që vileta në Lalëz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, s’ka qenë kurrë pronar. Ja ku është. Tashi, sajohen lloj-lloj, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë e bën denoncimin, Altini i thotë bëje shpejt, s’ka problem se unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato, ku i gjete ti këto, mjafton ta fusim këtë në burg. Se e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë. Kundër barrës së provës.

Tjetra, në raportin e Nixon Peabody, shkruhet qartë që rialokimet. Një nga akuzat, të nderuar qytetarë, është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bënte, bën diku te 2500, 3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe s’kanë të bëjnë me mua dhe nuk e bëj unë. Unë nuk jam autoritet kontraktor. Tentojnë të akuzojnë për asete private, zoti Peka.

Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut.

A ka nxjerrë një udhëzim Altin Dumani që kur fillon një hetim bëhet hetim pasuror, ë? I drejtë, i padrejtë, kushtetues, jo kushtetues, afër mendsh që gjithmonë ka të drejtë Altin Dumani. Pse nuk i bën? Pse nuk fillon? Për çdo anëtar të qeverisë. Ja ku po i them shqiptarëve sfidë. Pasuria ime pas bërjes ministër vetëm është reduktuar. Përjashto rivlerësimin, që është praktikisht e bëjnë të gjithë…

Çim Peka: Po po, jo rivlerësim është…

Arben Ahmetaj: Po pra, po. Shtim pasurie perse në aspektin materialo-konkret apo financiar. Është në vlerë, për shkak të rivlerësimit të viteve. Ja, sfidë e bëj. Merrni të gjithë që kanë qenë ministra dhe që janë ministra dhe hetojeni pasurinë. Bëni veting siç më bëre mua veting. A më bëre mua veting? Tërë jetën time. A shkove në vitin 2004? E dini ju të nderuar qytetarë që kanë hetuar punë të 2004-ës? 22 vjet më parë, punë 22 vjet më parë, me fatura. Atëherë s’kishte akoma sistem bankar të strukturuar. Unë e kam pasur me fatura. Edhe me kredi bankare dhe një sekond se s’kam mbaruar.

Vdes në aksident gjyqtari që kishte në “dorë” çështjen e Netanyahut, policia nis hetimet

Gjyqtari Benny Sagi, president i Gjykatës së Qarkut Beersheba, humbi jetën pasi një automjet u përplas me motorin e tij në autostradë.

Sipas policisë, një automjet që po lëvizte jashtë rruge doli në autostradë dhe goditi motorin e Sagi-t. Aksidenti ndodhi pranë kibucit Kfar Menachem, në lindje të Ashdodit.

Shërbimi i emergjencës Magen David Adom njoftoi se mjekët dhe paramedikët që mbërritën në vendngjarje e përshkruan aksidentin si “tronditës”. Ata e gjetën Sagi-n të shtrirë në rrugë, me plagë të shumta dhe pa shenja jete, dhe e shpallën të vdekur në vend.

Policia ka hapur një hetim për rrethanat e aksidentit. Oficerë nga stacioni policor i Kiryat Malachi dhe hetues të aksidenteve rrugore po shqyrtojnë shkaqet e përplasjes.

Sagi u emërua president në detyrë i Gjykatës së Qarkut Beersheba në qershor 2024 dhe mori detyrën në mënyrë të përhershme në prill 2025. I lindur në vitin 1971, ai kreu shërbimin ushtarak nga viti 1989 deri më 1993 dhe, pas përfundimit të studimeve në drejtësi, punoi në Zyrën e Prokurorisë së Shtetit në Qarkun Qendror nga viti 2001 deri më 2007.

Karrierën gjyqësore e nisi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tel Aviv në vitin 2007, më pas shërbeu si nënkryetar i saj në vitin 2013 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Tel Avivit në vitin 2015. Ai ishte gjithashtu lektor i së drejtës në disa kolegje.

Sagi ishte i njohur për rolin e tij kyç në çështjet e korrupsionit, duke përfshirë hetimin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu në skandalin e nëndetëseve.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, u shpreh se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” nga vdekja tragjike e Sagi-t, duke e përshkruar atë si një jurist të shkëlqyer, të ndershëm dhe të përulur.

Edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Isaac Amit, deklaroi se i gjithë sistemi gjyqësor është “i tronditur dhe i dëshpëruar” nga humbja e Sagi-t, duke e cilësuar atë si një lider, mik dhe gjyqtar me talent të jashtëzakonshëm.

“Janë hapur disa çështje”/ Llabani, deklaratë të fortë: Rama drejt SHBA në 20 janar për të dëshmuar si person në dijeni

Moderatorja Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me disa dosje të hapura nga drejtësia amerikane.

Sipas Llabanit, data e përmendur është 20 janari, një moment që ajo e cilësoi si kritik dhe të paprecedent për një kryeministër shqiptar në detyrë. “Shpresojmë të mos i zënë rrugë Ramës në 20 janar, ku ai do të thirret në SHBA për të dëshmuar si person në dijeni për disa dosje që janë hapur andej,” u shpreh ajo.

Moderatorja theksoi se ky hap përbën një “verdikt” i cili për herë të parë e vendos kryeministrin shqiptar në kushte të pabarabarta përballë drejtësisë. Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë që as vetë Rama nuk e pret plotësisht se si do të zhvillohet dhe çfarë pasojash mund të ketë.

Llabani deklaroi se informacioni që ajo posedon tregon se kryeministri nuk do të udhëtojë i vetëm drejt SHBA-së, por i shoqëruar nga një avokat. Kjo, sipas saj, lidhet me faktin se dëshmia do të ketë të bëjë me çështje të hapura prej kohësh nga drejtësia amerikane, të mbështetura mbi dëshmi që ajo i cilësoi si tronditëse.

“Në këto dosje ka elementë shumë interesantë për gjeopolitikën shqiptare,” tha Llabani, duke shtuar se bëhet fjalë për zhvillime që mund të kenë ndikim të fortë politik dhe institucional.

Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka.

Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Durrës pasi është takuar me këngëtaren.

“Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe mes Nexhmiije Pagarushës dhe Sandër Prosit, kjo është e dokumentuar”, deklaroi Zeka.

Sipas versionit zyrtar, aktori i madh shqiptar Sandër Prosi u vetëvra më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”. Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë të hotelit ku ishte i akomoduar ku gjeti vdekjen.

Megjithatë, prej vitesh kanë qarkulluar dyshime dhe polemika mbi aktin e Sandër Prosit.

Sipas njerëzve që e njihnin aktori ishte i lodhur psikologjikisht, vuante nga pagjumësia dhe ankthi, Ishte tepër i ndjeshëm dhe perfeksionist dhe kishte pakënaqësi profesionale dhe ndiente se nuk vlerësohej sa duhet.

Lidhja mes Sandër Prosit dhe Nexhmije Pagarushës ka qenë artistike dhe miqësore, por rreth saj kanë qarkulluar edhe thashetheme për një afeksion më të thellë, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Kur është pyetur publilisht për Sandër Prosin, Pagarusha ka folur me respekt të madh, por vetëm kaq.

Sandër Prosi ka luajtur rreth 20 filma artistikë shqiptarë ku ndër kryesorët kanë qenë • “Tana” (1958) – një nga filmat e parë shqiptarë ku spikati; “Debatik” (1961); “Ngadhënjim mbi vdekjen”; “I teti në bronz” (1970); “Malet me blerim mbuluar” (1971); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1981).

Nexhmije Pagarusha ishte një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të muzikës shqiptare, e njohur gjerësisht si “Bilbili i Kosovës”. Këngë më të njohura janë “Baresha” (kënga e saj simbol); “Mora testin”; “Ani mori nuse”; “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”./Top Channel

I FUNDIT/ E dhimbshme, ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte janari ku ish-ministri dhe ish-zv.ministri i Financave, Qemal Disha, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Disha, një nga figurat më të njohura dhe me ndikim në historinë e ekonomisë shqiptare, të pas viteve ’90, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë e zemrës dhe kolegët e shumtë që i pati përgjatë jetës së tij.

Qemal Disha shërbeu si Zv/Ministër i Financave në vitet 1990–1991 dhe më pas u emërua Ministër i Financave në shkurt të vitit 1991, duke e mbajtur këtë detyrë deri në prill të po atij viti. Më vonë, ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për vitet 1991–1992.

Disha, një njohës i mirë i shifrave dhe strateg i Financave, lë pas një trashëgimi të rëndësishme në administratën publike dhe në sektorin e sigurimeve, ku ndikimi i tij ndihet ende sot.

I lindur në Zerqan të Dibrës në vitin 1951, Disha ndërtoi një karrierë të pasur, duke kombinuar dijen akademike me eksperiencën në qeverisje dhe financa. Nën drejtimin e tij, institucionet që drejtoi u pozicionuan si modele profesionalizmi dhe besueshmërie, ndërsa ai vetë u bë mentor i shumë brezave të rinj të profesionistëve.

Ceremonia mortore do të zhvillohet pranë Funeral Home ALBA 2000, ndërsa varrimi mbahet të shtunën, më 10 janar 2026, në orën 11:00, në Tufinë.

“Nuk dua t’ia degradoj motrat…”/ Babai i Selin NUK KURSEHET ndaj Mirit: Është ΡERVERS! Ai mund edhe të…

Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.

“Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.

Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që ditën e parë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte një avantazh që pati Kristi dhe i la ata që të flinin në një krevat, që i bëri ata që të afroheshin me njëri-tjetrin.

Edhe pse Miri ka thënë se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë nuk e konsideron si të tillë raportin e tyre.