Furgoni ishte KUNDRAVAJTJE dhe u përplas me makinën e saj/ Vdes nëna e katër fëmijëve, vajza e vogël në gjendje të rëndë!

Një nënë e katër fëmijëve u vra dhe vajza e saj u plagos rëndë kur një furgon i cili ishte kundravajtje u përplas me makinën e tyre. Donna Ball, 48 vjeçe, u transportua me helikopter në spital pas aksidentit ku vdiq tragjikisht nga plagët e marra një ditë më vonë. Katër persona të tjerë, përfshirë vajzën e vogël të Donnës, u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të rënda pas përplasjes, dhe shoferi 19-vjeçar i furgonit u arrestua.

Në hapjen e hetimit dëgjoi se Donna po ngiste makinën e saj përgjatë autostradës A4119 afër shtëpisë së saj në Tonypandy, Uells Jugor. Joanne Martins, ndihmësja e mjekut ligjor, tha: ‘Një furgon i madh Vauxhall Movano kaloi shenjat e vijës së bardhë qendrore dhe hyri në rrugën e automjetit të Donnës, duke goditur makinën e Donnës ballë për ballë.

Donna u dërgua në Spitalin Universitar të Uellsit ku fatkeqësisht vdiq nga plagët e marra. ‘E ndjera u identifikua nga bashkëshorti i saj Howard Ball.
Në seancën dëgjimore në Pontypridd u tha se Donna pësoi lëndime të rënda në tru në aksident. Mjekja ligjore e zonës së Uellsit Jugor, Patricia Morgan, e shtyu hetimin në pritje të rezultatit të hetimit penal.

Shoferi 19-vjeçar i furgonit u arrestua me dyshimin për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, si dhe dy akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.

“Po υdes të të përqafoj, s’di si po mbaj veten!”/ Miri jep mesazh me kode Selinës, ja si i përgjigjet ajo… (Video)

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania situatat nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh vendosi që banorët e izoluar në dhomën e “Akuariumit” të bashkohen në shtëpinë e madhe me banorët e tjerë, por me një kusht.

Kushti ishte qe ata mund të flasin me njëri-tjetrin vetëm me banorët e shtëpisë jo, përndryshe do rikthehen sërish të izoluar në “Akuarium”.

Gjatë mbrëmjes Kristi dhe Miri të dy banorë edhe kundërshtarë me njëri-tjetrin ishin shtrirë në krevatin ku fle Selin dhe Miri. Nga pamundësia e Mirit për t’i folur Selin, ai i jepte mesazhe nëpërmjet Kristit.

“O Kristi unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten por është një gjë që ssss… vdiqa”, i drejtohet Miri banorit. Në këtë moment edhe Selin i afrohet Kristit duke e përqafuar edhe ajo, një shenjë për të treguar që e mori mesazhin.

VIDEO

Miliarderi Elon Musk publikon Iphone-in e MADUROS?! Mesazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndezur rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një meme virale që paraqet një pamje fiktive të iPhonit të “konfiskuar” të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pas arrestimit të tij nga autoritetet amerikane.

Memeja, e shoqëruar nga komenti i shkurtër “Banger” dhe një emoji qeshjeje, tregon një ekran imagjinar mesazhesh, ku Maduro supozohet se ka biseda me disa nga liderët më të fuqishëm të botës. Postimi ka grumbulluar dhjetëra miliona shikime dhe mijëra komente, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të ditës.

Në pamjen satirike shfaqen profile që i atribuohen presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin, liderit kinez Xi Jinping, ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Mesazhet janë të shkruara qëllimisht në mënyrë të çrregullt, për të ironizuar tensionet gjeopolitike dhe aleancat ndërkombëtare të Venezuelës.

Sipas interpretimit të mediave ndërkombëtare, mesazhi i Putinit aludon për marrëveshje të fshehta, ai i Xi Jinping përmban një shprehje të internetit që nënkupton pasoja të rënda, ndërsa Trump shfaqet me një mesazh të ftohtë dhe kërcënues: “come outside”, i cili në memen satirike paraqitet si i palexuar, në orën kur dyshohet se Maduro u arrestua.

Memeja vjen vetëm pak ditë pas operacionit amerikan të 3 janarit, kur forcat e SHBA-së arrestuan Maduron në rezidencën presidenciale në Karakas dhe e transferuan në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për trafik droge. Presidenti venezuelian është deklaruar i pafajshëm, duke e cilësuar ndalimin si rrëmbim.

Postimi i Elon Musk është parë nga shumëkush si një koment ironik mbi ngjarjet e fundit dhe ndikimin e tyre global.

TRAGJlKE/ Çifti gjendet i νdekυr në një furgon pasi kishin konsumuar…

Katër fëmijë mbetën jetimë pasi nëna dhe babai i tyre u gjetën të vdekur në një furgon kampingu në një festival molle. Kayleigh dhe Christopher Coll, 38 dhe 45 vjeç, u vranë nga helmimi me monoksid karboni në Festivalin e Mollës në New Forest.

Dyshja, nga Blandford Forum, Dorset, drejtonte stendën e tyre në këtë aktivitet, duke përfaqësuar kompaninë e tyre Mystacoll’s Spirit.

Por ata vdiqën në automjetin e tyre gjatë festivalit, me një ngrohës me gaz që u zbulua më vonë brenda karvanit në pronësi private.

Hetimet e plota u shtynë nga mjeku ligjor i zonës Nicholas Walker deri më 22 korrik.

Homazhet shpejt filluan të vërshonin për çiftin pas vdekjes së tyre, me të dashurit e tyre që shkruanin:

‘Chris dhe Kayleigh ishin shumë të dashur nga të gjithë ata që i njihnin, të gjallë, të sjellshëm dhe të përkushtuar ndaj familjes së tyre.

Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it/ Rrëfimi prekës i moderatores, Hygerta Sako

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka ndarë me publikun historinë e saj personale duke prekur tema të ndjeshme si humbja familjare, izolimi gjatë pandemisë, një martesë e vështirë dhe sfidat me të cilat është përballur vajza e saj.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babanë, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në kulmin e pandemisë COVID-19. Ajo e përshkroi momentin si një nga më të dhimbshmit e jetës së saj.

“Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë,” u shpreh Sako.

Hygerta zbuloi se për shkak të masave kufizuese, babai i saj u varros në praninë e vetëm 39 personave, çka e bëri dhimbjen edhe më të rëndë për familjen.

“Sinqerisht, mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën,” tha ajo.

Pas rrëfimit për humbjen e të atit, Hygerta foli edhe për jetën e saj martesore, të cilën e përshkroi si një periudhë shumë të vështirë dhe emocionalisht të rënduar. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit ishte ai kur foli për vajzën e saj, e cila kishte kaluar një periudhë të vështirë në shkollë për shkak të bullizmit. Hygerta tregoi se e kishte gjetur vajzën në gjendje të rënduar emocionale, një përvojë që e tronditi thellë si nënë.

Rrëfimi emocional u mbyll me një moment pozitiv, kur Hygerta u surprizua nga e bija, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për ta takuar, duke sjellë emocione të forta si për banoren, ashtu edhe për publikun.

Me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me rozë, Vesa Vllasaliu ndan momente nga “Babyshower-i” për të bijën! Çastet e ëmbla me Mirlind Dakun

Vesa Vllasaliu, ka ndarë pas disa muajsh momente nga “Babyshower-i” për vajzën e saj, të cilën e solli në jetë në dhjetor të 2025.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (2)

Siç shihet edhe në fotot, Vesa është kujdesur që gjithçka në festën për të bijën të jetë rozë, duke filluar që nga veshja e saj.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (8)

Krah partnerit të saj, sulmuesit të Kombështares shqiptare Mirlind Daku, Vesa është shfaqur e veshur me një fustan rozë pas trupit, ku dukshëm i dallohet barku i rrumbullakosur.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (7)

Festa me miqtë e afërt dhe familjarë të çiftit është zhvilluar më 9 nëntor 2025, rreth një muaj para ardhjes në jetë të vajzës së saj, Miresa.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (10)

Kujtojmë se lajmin e bukur e ka ndarë vetë Daku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e foshnjës.

mirlind daku baba

Krahas një fotografie ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur, Daku ka shkruar: “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”

Vesa Vllasaliu mirlind daku (9)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (5)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (1)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (6)

“Marre për ato fjalë…” – vajza e Fjolla Morinës reagon ashpër ndaj Albës

Pas ngjarjes së mbrëmshme gjatë spektaklit “Prime”, ku Alba hodhi akuza të forta ndaj Fjolla Morinës, ka reaguar vajza e këngëtares, Lediana.

Ajo shprehet e shokuar nga fjalët e thëna, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për familjen.

“Marre prej asaj personi për ato fjalë… harrohet që janë fëmijët që lendohen,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pas këtyre tensioneve, Fjolla Morina ka marrë vendimin e papritur për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Ngrirja e marrëveshjes me Kushner për Sazanin, Ngjela: Rama të dorëhiqet, SHBA-të nuk e duan

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner ka ngrirë marrëveshjen për ishullin e Sazanit.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ngjela shprehet se bazuar në këtë lajm, Rama duhet të japë dorëheqjen.

“SHBA shtyn marrëveshjen me Shqipërinë për ishullin e Sazanit. Shtyrja e marrëveshjes erdhi pas bllokimit total të kontakteve me Shtëpinë e Bardhë, refuzimit nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio për ta takuar Edi Ramën në dy samite botërore, mungesës së urimit për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe mungesës së çdo kontakti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ky është informacioni. Po Edi Rama tani çfarë do të bëjë? Është normale që duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kuptohet se Rama ka luajtur politikisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Sigurisht që duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Ngjela.

SHBA do të marrë Groenlandën? Kryeministrja e Danimarkës E PRERË me Trump: Ju bëj thirrje të ….

Κryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje publike presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë “kërcënimet” lidhur me marrjen e Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë të aneksojnë territorin.

Në një reagim zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë daneze, Frederiksen deklaroi se ideja e aneksimit është e papranueshme. “Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA të marrë Groenlandën. Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të aneksojnë asnjërin prej tre vendeve që përbëjnë Mbretërinë Daneze,” u shpreh ajo.

Reagimi i kryeministres vjen pas një postimi në rrjetet sociale nga Katie Miller, bashkëshortja e një këshilltari të Trumpit, e cila publikoi një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan dhe fjalën “SOON”, duke shkaktuar polemika të forta në Kopenhagen.

Frederiksen theksoi se Danimarka dhe Groenlanda janë pjesë e NATO-s dhe përfitojnë nga garancia e sigurisë së aleancës, ndërsa kujtoi se ekziston tashmë një marrëveshje mbrojtjeje që i garanton SHBA-së akses ushtarak në Groenlandë. Ajo shtoi se Danimarka ka rritur ndjeshëm investimet për sigurinë në Arktik.

“U bëj thirrje SHBA-së të ndalë kërcënimet ndaj një aleati historik dhe ndaj një populli që e ka bërë shumë të qartë se nuk është në shitje,” tha kryeministrja daneze.

Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, presidenti Trump e përsëriti qëndrimin e tij. Duke folur nga Air Force One, ai deklaroi se Groenlanda është e nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke shtuar se Danimarka, sipas tij, “nuk është në gjendje ta mbrojë”.

Edhe ambasadori danez në SHBA reagoi, duke theksuar se dy vendet janë aleate dhe se Danimarka pret respekt për integritetin e saj territorial.

Trump e ka ngritur disa herë idenë e aneksimit të Groenlandës, duke përmendur pozicionin strategjik dhe pasuritë minerare të ishullit, madje pa përjashtuar edhe përdorimin e forcës.

Groenlanda, me rreth 57 mijë banorë, gëzon vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, ndërsa mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten në kompetencë të Danimarkës. Ndërsa shumica e groenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka, sondazhet tregojnë kundërshtim të fortë ndaj bashkimit me Shtetet e Bashkuara.

Droni “fantazmë” amerikan që i hapi rrugën Delta Force për të kapur Maduron (Video)

“Bëj gjëra të kota dhe do të shohësh çfarë të ndodh”, është doktrina popullore që SHBA-të kanë miratuar dhe zbatuar në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, pas operacionit të rrufeshëm “Absolute Resolve” që u krijua për të arrestuar Nicolas Maduron dhe gruan e tij nga një bazë ushtarake në Karakas të Venezuelës.

Për të arritur qëllimin e tyre, Shtetet e Bashkuara përdorën – sipas Newsweek – të paktën një dron që mban emrin zyrtar RQ-170 Sentinel, i njohur gjerësisht si “Fantazma” ose “Bisha e Kandaharit”, i cili hapi rrugën për ndërhyrjen e ekipit elitar Delta Force.

Pamjet e shpërndara në internet treguan një avion RQ-170 Sentinel të Forcave Ajrore Amerikane që u ul në agim në një bazë në Porto Riko pas bastisjes së 3 janarit. Sipas raportit, të paktën një RQ-170 Sentinel ishte i përfshirë në operacionin e natës për të kapur presidentin venezuelian dhe gruan e tij, të cilin SHBA-të kanë thënë se nuk e njohin si udhëheqësin legjitim të kombit të Amerikës së Jugut.

Edhe pse thuhet se Sentinelet kanë qenë në shërbim për 20 vitet e fundit, Forcat Ajrore e kanë pranuar ekzistencën e tyre vetëm që nga dhjetori i vitit 2009, kur mbështesnin misionet në Afganistan.

Gjatë operacionit, droni ose dronët operuan mbi hapësirën ajrore të Venezuelës, veçanërisht rreth Karakasit, megjithëse rrugët e sakta nuk janë sqaruar për shkak të natyrës së tyre tepër sekrete.

Zyrtarë anonimë qeveritarë thanë se CIA i vendosi ato, të pazbuluara nga mbrojtja ajrore e vendit, mbi Venezuelë për muaj të tërë, duke i përdorur ato për të monitoruar lëvizjet e (ish-) Presidentit Maduro dhe për të ndërtuar një pamje të aktiviteteve të tij të përditshme para operacionit, raportoi New York Times.