Po përflitet që do jetë Kryeministrja teknike! Reagon papritur Lea Ypi, jep detajet që askush si priste (VIDEO)

E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, shkrimtarja Lea Ypi ofroi një vlerësim tejet të kthjellët të asaj se çfarë mund të prodhojë në Shqipëri ndjesia në rritje e braktisjes dhe përjashtimit politik që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë përjeton.

E pyetur nëse ky akumulim i mllefit mes atyre që ndihen të pafuqishëm dhe të padëgjuar mund të transformohet në një lëvizje të re politike apo shoqërore, Ypi u shpreh se hapësira për forca realisht transformuese demokratike në Shqipëri mbetet tepër e kufizuar.

“Sot në Shqipëri ka shumë pak hapësirë për të patur një lëvizje vërtetë transformuese demokratike,” tha Ypi, ndërsa e lidhi këtë jo vetëm me kulturën e brendshme politike, por edhe me pozitën gjeopolitike të vendit. “Fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e Ballkanit dhe me fatin e Europës, dhe sidomos procesi i integrimit në Bashkimin Evropian që është një proces që nuk vihet në dyshim nga asnjë nga aktorët politikë, i vë kufij shumë të mëdhenj dinamikave të brendshme transformuese.”

Sipas Ypit, ky consensus thuajse absolut rreth integrimit në BE, i kufizon së tepërmi dinamikat e brendshme politike: “Ky është një aspekt, pra fakti që ne nuk është se kemi shumë mundësi zgjedhjeje këtu, jemi ose me Bashkimin Europian, ose në një kontekst që ka aq shumë të papritura, sa askush nuk do as ta marri parasysh si skenar të mundshëm hipotetik.”

Përtej gjeopolitikës, Ypi vuri në dukje një problem më të thellë strukturor në jetën politike shqiptare, që është personalizimi i politikës. “E dyta, dhe ndoshta kjo është një pyetje që ka të bëjë më shumë me natyrën e zhvillimeve historike dhe politike në Shqipëri, mendoj që në Shqipëri akoma ka një kulturë të personalizimit të politikës,” theksoi Ypi, ndërsa sugjeron se kjo vjen si pasojë e trashëgimisë së komunizmit por edhe për shkak të modeleve më të hershme historike.

“Po të shikojmë e gjithë, edhe pas rënies së diktaturës, edhe pas vdekjes Enver Hoxhës e gjithë politika shqiptare bashkëkohore, është politikë që lexohet në kontekstin e ndërveprimeve midis 3, 4, 5 individëve të caktuar me emra dhe vazhdimisht edhe akuzat, edhe kritikat, edhe debati publik merr gjithmonë formën që e lidh ndërhyrjen në politikë me gjykimin ndaj këtyre aktorëve si individë.”

Në këtë kontekst, ajo paralajmëron se pakënaqësitë kanë pak gjasa të kristalizohen në transformim demokratik. “Në këtë kontekst politika demokratike kur bëhet personale, kur bëhet individuale, kur lidhet gjithmonë me liderin – ose me liderin e qeverisë, opozitës të një fuqie të tretë politike – dhe kur nuk flitet për aktorët dhe për projektet, nuk mund të jetë politikë demokratike.”

Megjithatë, pavarësisht kësaj diagnose, Ypi e refuzon idenë se Shqipëria nuk ka shpresë. “Shpresa është diçka që lidhet me veprimin dhe për sa kohë që ne i ngremë, shtrojmë probleme, shtrojmë kritika, për sa kohë ka zëra që arrijnë që ta artikulojnë ose që të diskutojnë, ta diskutojnë këtë si problem, nuk besoj që mund të themi që jemi të pashpresë.”

Ajo thekson se demokracia nuk është një arritje e vetme në një moment të caktuar, por një proces i vazhdueshëm. “Demokracia është dithçka që ndërtohet çdo ditë, ndërtohet me ndërhyrjet tona, të secilit nga ne dhe të qytetarëve, të mediave, të gazetarëve etj. Pra është një punë e përbashkët për sa kohë që ne mbetemi të aktivizuar dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, ta marrim këtë përgjegjësi nuk mund të them që nuk ka shpresë.”

Episodi i plotë i Apostrof Podcast me Lea Ypin publikohet të dielën, ora 17:00, në kanalin e gazetës TemA në Youtube.

E bujshme! Altin Dumani merr postin e ri pas ikjes nga kreu i SPAK, ja çfarë do bëjë tani e tutje

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re: Altin Dumani, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara me role kyçe

Kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të Prokurorisë së Posaçme, duke përcaktuar rolet e reja për disa prej prokurorëve më të njohur të institucionit.

Mësohet se prokurori Altin Dumani është emëruar shef i seksionit për marrëdhëniet me jashtë, një sektor kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimet penale. Ky është një ndër postet më të mira që i hap rrugën Dumanit të bëjë udhëtime të shpeshta nëpër botë.

Ndërkohë, prokurorja Dorina Bejko do të drejtojë seksionin për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara është vendosur në krye të seksionit kundër krimit të organizuar.

Më herët, departamenti për marrëdhëniet me jashtë ishte drejtuar nga Dorina Bejko, e cila kishte zëvendësuar Arben Krajën pas përfundimit të mandatit të tij si kryeprokuror i SPAK. Kraja e mbajti këtë detyrë për rreth tre vite, përpara se të rikthehej si prokuror i thjeshtë, pas konflikteve të lidhura me drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sektori i krimit të organizuar drejtohej deri më tani nga prokurori Adnand Xholi, i cili mbetet në këtë strukturë si prokuror. Vendin e tij e zë Vladimir Mara, i njohur për eksperiencën në drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

Klodian Braho, në detyrën e kryeprokurorit të posaçëm, vlerësohet për karrierën e tij të gjatë në hetimin e çështjeve të nivelit të lartë. Ai ka qenë pjesë e disa dosjeve të rëndësishme, përfshirë dënimin e ish-prokurorit të përgjithshëm dhe së fundmi angazhimin në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

E bujshme! Familja e Donald Trump “ngrin” marrëveshjen për ishullin e Sazanit;

Tërheqja e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner nga Ballkani, nxjerr në pah krizën diplomatike të qeverive…

Më 15 dhjetor 2025, kompania “Affinity Partners”, në pronësi të dhëndrit të Presidentit Amerikan Donald Trump, Jared Kushner, njoftoi tërheqjen nga marrëveshja me Qeverinë e Serbisë për projektin e ndërtimit të një hoteli luksoz në Beograd.

Të njëjtin sinjal tërheqjeje, investitori Jared Kushner ka dhënë edhe për projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, duke zvarritur afatet e nisjes së procedurave për zbatimin e kontratës, përmes një njoftimi të dërguar qeverisë shqiptare.

Familja e Donald Trump “ngrin” marrëveshjen për ishullin e

Më 15 dhjetor 2025, në të njëjtën datë me anulimin e marrëveshjes për investimin në Beograd, kompania “Atlantic Incubation Partners LLC”, investitore e projektit të resortit në Sazan, ka njoftuar shtyrjen edhe me një vit të sigurimit të marrëveshjes.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, për shtyrjen e afatit të sigurimit të marrëveshjes, kompania “Atlantic Incubation Partners LLC”, në pronësi të dhëndrit të Trump, ka vënë në dijeni Komitetin e Investimeve Strategjike, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Korporatën Shqiptare të Investimeve dhe kompaninë kontraktore shqiptare “Albanian State Development Real Estate”.

Nuk dihen arsyet pse Jared Kushner ka shtyrë sigurimin e marrëveshjes për procedurat e nisjes së projektit të resortit në Ishullin e Sazanit, duke zvarritur afatet.

Ky vendim i Kushner ka alarmuar kryeministrin Edi Rama, jo për shkak të shqetësimit real për investimin në Sazan, por sepse shtyrja e marrëveshjes erdhi pas bllokimit total të kontakteve me Shtëpinë e Bardhë, refuzimit nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio për ta takuar Edi Ramën në dy samite botërore, mungesës së urimit për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe mungesës së çdo kontakti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Familja e Donald Trump “ngrin” marrëveshjen për ishullin e

Në Vendimin nr. 23, datë 30 dhjetor 2024, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të firmosur nga Edi Rama, përcaktoheshin këto kushte:

– Brenda 15 ditëve, pra më 20 janar 2025, Grupi Qeveritar i Negocimit të Marrëveshjes duhej të kontaktonte subjektin investues “Atlantic Incubation Partners LLC” për të nisur procedurat e zbatimit të marrëveshjes për ndërtimin e resortit në Sazan.

– Brenda 60 ditëve, pra më 2 mars 2025, subjekti investitor strategjik duhej të dorëzonte në Korporatën Shqiptare të Investimeve planin e biznesit, studimin e plotë të fizibilitetit, relacionin shpjegues, projektin e infrastrukturës së brendshme të resortit dhe garancitë që i ofroheshin Shtetit Shqiptar nga ana e investitorit.

– Brenda 90 ditëve, pra deri më 31 mars 2025, duhej të negociohej marrëveshja me subjektin investues, me mundësi shtyrjeje edhe për 90 ditë të tjera, deri më 30 qershor 2025.

Por kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” nuk iu përgjigj kërkesave të Qeverisë Shqiptare për të nisur negociatat për resortin në Sazan.

Ndërsa më 15 dhjetor 2025, kompania e dhëndrit të Trump njoftoi për shtyrjen e sigurimit të marrëveshjes deri në fund të vitit 2026, gjë që në gjuhën e kontratës përkthehet si bllokim i investimit dhe paralajmërim se projekti në Sazan mund të anulohet.

Arsyet i di Jared Kushner, ndërsa Edi Rama këtë zvarritje po e përjeton si një vendim politik të familjes Trump dhe të Presidentit Donald Trump, për të mos bashkëpunuar në asnjë formë me kryeministrin e Shqipërisë./Pamfleti

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 6 Janar 2026

NGA PAOLO FOX

DASHI

Kjo është koha ideale për të marrë përsipër një projekt që e keni pritur ose për të sqaruar një situatë me të cilën nuk ndiheni më rehat. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë dhe pasionantë, por edhe pak të paduruar: kini kujdes të mos thoni gjithçka menjëherë. Beqarët dëshirojnë emocione të forta, por duhet të jenë selektivë. Energjia juaj po rritet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 janar 2026), pas javësh të tëra duke u munduar fort, tani mund të filloni të shihni rezultate konkrete. Në punë, qëndrueshmëria dhe aftësia për t’i rezistuar presioneve të jashtme janë thelbësore. Në dashuri, keni nevojë për siguri: nëse një marrëdhënie është e fortë, ajo bëhet më e fortë; nëse është e paqartë, mund të ndjeni nevojën për t’u distancuar. Rimëkëmbja fizike është e dobishme.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë e shkëlqyer, dinamike, plot lidhje. Binjakët janë rikthyer në qendër të vëmendjes falë të menduarit të tyre të shpejtë dhe komunikimit efektiv. Vetëm kini kujdes të mos premtoni shumë. Në dashuri, jeni simpatikë, por të pakapshëm: ata përreth jush kërkojnë më shumë prani. Beqarët mund të kenë takime interesante, veçanërisht në mjedise të reja ose të lidhura me punën. Energjia është e lartë, por duhet të kanalizohet.

GAFORRJA

Kjo është një fazë emocionalisht intensive. Duhet të sqarosh gjërat brenda vetes përpara se të bësh me të tjerët. Në punë, mund të ndihesh i nënvlerësuar: kjo nuk është koha për t’u mbyllur në vetvete, por për të shpjeguar më mirë atë që bën. Në dashuri, nevojiten fjalë të sinqerta: ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të vonuar, ata që janë vetëm duhet të ndalojnë së menduari për të kaluarën. Ndjeshmëria është rritur.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 janar 2026), qielli ju fton të guxoni, veçanërisht në punë: një propozim ose kërkesë e bërë tani mund të japë fryte. Në dashuri, jeni pasionantë, bujarë, por edhe krenarë: shmangni shndërrimin e një debati të vogël në një sfidë. Beqarët janë magnetikë. Energjia juaj po rritet dukshëm.

VIRGJËRESHA

Kjo është një kohë reflektimi dhe riorganizimi. Virgjëreshat ndiejnë nevojën për t’u organizuar, për të hequr qafe të panevojshmen dhe për t’u përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por rrezikoni ta mbingarkoni veten. Në dashuri, jeni më kërkues: dëshironi qartësi dhe konkretësi. Ata që nuk janë në sinkron mund të distancohen. Kini kujdes nga stresi.

PESHORJA

Keni vendime për të marrë, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Në dashuri, jeni më të ndjeshëm se zakonisht: shmangni idealizimin e tepërt të një situate. Në punë, nevojitet diplomaci, por edhe vendosmëri: shtyrja nuk do të ndihmojë. Kjo është një kohë e mirë për t’u përqendruar përsëri te vetja dhe nevojat tuaja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 janar 2026), është një kohë e fuqishme dhe transformuese. Akrepët ndiejnë se diçka e thellë po ndryshon. Në punë, ju keni intuitë të shkëlqyer: ndiqni intuitën tuaj, por shmangni konfliktet e panevojshme. Në dashuri, ju doni të vërtetën dhe intensitetin: s’ka më lojëra të paqarta. Çiftet e forta bëhen më të forta, ato të brishta përballen me krizën. Energjia është e lartë, por nervoze.

SHIGJETARI

Lëvizje dhe liri. Shigjetari dëshiron të shohë përpara dhe të ndryshojë perspektivat. Hapen mundësi të reja karriere, veçanërisht për ata që studiojnë ose punojnë jashtë vendit. Në dashuri, jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, por të paduruar: jini të qartë për atë që dëshironi vërtet. Beqarët mund të përjetojnë flirtime stimuluese. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Kjo është një periudhë sfiduese, por konstruktive. Bricjapët po ndërtojnë diçka të rëndësishme, edhe nëse rezultatet nuk janë të menjëhershme. Në punë, disiplina dhe një vizion afatgjatë janë thelbësore. Në dashuri, jeni më të hapur, por keni vështirësi të shprehni ndjenjat tuaja: përpiquni të flisni më shumë. Qëndrueshmëria fizike është e mirë, por kini kujdes nga lodhja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 6 janar 2026), jeni në një fazë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie krijuese. Ujori ndjen nevojën për të thyer modelin dhe për të rishpikur veten. Ide të reja vijnë në punë, por ato duhet të zbatohen. Në dashuri, jeni të paparashikueshëm: ata që ju duan duhet t’ju ndjekin pa u përpjekur t’ju kontrollojnë. Beqarët tërhiqen nga njerëz që janë jokonvencionalë. Energjia juaj është alternative.

PESHQIT

Kjo është një kohë shumë e ndjeshme dhe intuitive. Peshqit zotërojnë perceptime të forta dhe thellësi të madhe emocionale. Në dashuri, jeni romantikë, por të prekshëm: mbroni zemrën tuaj dhe zgjidhni ata që ju respektojnë. Në punë, keni nevojë për më shumë qartësi dhe më pak shpërqendrime. Dëgjoni intuitën tuaj, por qëndroni me këmbë në tokë. Energjia duhet të matet.

Shi e borë/ Sinoptikania, paralajmëron: Ja si pritet të luhatet moti dhe temperaturat këtë javë

Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje televizive dha parashikimin se si pritet të luhatet moti dhe temperaturat në vend këtë javë.

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat tha Porja, do të jenë kryesisht të ngrohta, ndërsa të premten do të jetë dhe dita më e ftohtë e javës.

“Është një janar tipik dimri me temperatura të ulëta, reshje të bollshme shiu që do të vijojnë gjatë gjithë muajit”, u shpreh ndër të tjera Lajda Porja.

SPAK ngre AKUZË të re ndaj Sali Berishës!

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”.

Teksa mbajti deklaratën e përhershme para gazetarëve, Berisha tha se SPAK i kishte shtuar një tjetër akuzë që lidhej me investimet e fëmijëve të tij në pasuritë e paluajtshme.

Berisha tha se bëhet fjalë për apartamentin 3 plus 1 në pronësinë e tij, për të cilin përfitonin 1/3 e pronësisë dhe fëmijët e tij pasi ishin mbi 18 vjeç.

Sipas tij fëmijët e tij kishin përfituar nga ligji për privatizimin njëjtë si 1 milionë shqiptarë të tjerë.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Sa për t’ju informuar se në akuzat kundër Sali Berishës rezulton edhe fakti se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president i republikës së Shqipërisë duke qëndruar në pushtet gjer në vitin 1997, shtetasit Malltezi, që në atë kohë nuk kanë asnjë lidhje me dosjen Partizani, konstatohet se kanë filluar investimet në përfitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.

Tani dëgjojeni se cilat janë pasuritë.

Referuar deklaratave të dorëzuara në ILDKP të pasurisë, konstatohet se shtetasja Argita Malltezi ka evidentuar në deklaratën e saj për vitin 1993 pronësinë vetëm të një apartamenti banimi me sipërfaqe 77 metër katrorë në rrugën Myzeqari, përfituar nga privatizimi, pjesa që zotëron një e treta e apartamentit.

Gjithashtu Sali Berisha deklaron se zotëron një apartament 3 plus 1, të privatizuar, të drejtë reale zotërojnë bashkëjetuesit, bashkëshortja dhe djali.

Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë kohë sepse ishte mbi 18 vjeç dhe ligji i privatizimit të banesave parashikonte që fëmijët mbi 18 vjeç të përfitojnë.

Kjo është dhënë si një akuzë për korrupsion nga prokuroria politike.

Edhe njëherë, prokuroria jep konkluzione që jo vetëm nuk kanë lidhje me faktet, por janë alogjike.

Për shembull, Prokuroria e Posaçme në mënyrë që të rëndojë sa më shumë faktet, pavarësisht se nuk jep natyrë penale, shprehet se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president duke qëndruar në pushtet deri në vitin 1997, shtetasit Malltezi konstatohet se kanë filluar investime për fitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.

Shtetasit Malltezi kanë përfituar siç kanë përfituar 1 milion shqiptarë nga privatizimi i banesave.

Në atë kohë që të dy nuk kanë qenë kryefamiljarë, por kanë qenë anëtarë të familjeve që kanë privatizuar në përputhje me ligjin 7652.

Ky është pra noviteti i akuzës së Altin Troplinit dhe ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sikundër dhe Enkelejda Fetahut. Sepse kjo është Balla ose Fetahu mund ta quajmë këtë.

U përplas nga ‘Audi’ tek vijat e bardha, vdes ish-futbollisti shqiptar

Ka ndërruar jetë këtë të diel Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.

Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A.

Adriatik Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë/ REAGON Ministria e Shëndetësisë: Ja si është gjendja e tij!

Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Pandeli Opingarit, i njohur nga sportistët dhe miqtë edhe si “profesor Pompi”, ka sjellë dhimbje të madhe në Vlorë.

Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit në vitet ’60–’70, mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar.

Një jetë e tërë e lidhur me sportin dhe edukimin e brezave të rinj u mbyll tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor.

Dalin pamjet/ Kur nuk pritej! Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP Albania

Këngëtari dhe fenomeni i “Big Brother”, Luiz Ejlli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar një foto nga prapaskenat e emisionit “Fan Club”.

Edhe pse prania e tij në ato ambiente ngjall gjithmonë kuriozitet, kësaj radhe vizita nuk lidhet me ndonjë rol për të në këtë spektakël.

Luizi është rikthyer në studio për të qenë pranë dhe për të mbështetur bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Tito.

Kjo vizitë vjen vetëm pak ditë pasi Luizi u bë kryefjalë e mediave rozë, kur u shfaq në ekran duke prezantuar për pak minuta emisionin, një moment që u prit me entuziazëm nga fansat.

Gjinekologu e sqaron njëherë e mirë: Kur nuk bëni dot djalë, problemi qëndron tek … (Video)

Në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus u trajtua tema e fertilitetit, duke u ndalur te roli i hormoneve, stili i jetesës dhe zakonet që ndikojnë në aftësinë riprodhuese të partnerëve. Në fokus ishte edhe rëndësia e kryerjes së testeve për të kuptuar nivelin e fertilitetit, si te gratë ashtu edhe te burrat.

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili shpjegoi se infertiliteti ndahet në femëror dhe mashkullor, dhe se të dy kanë të njëjtën rëndësi. Sipas tij, infertiliteti femëror është më i ndërlikuar, por për një shtatzëni të suksesshme është thelbësore që si qeliza vezë ashtu edhe spermatozoidi të jenë të shëndetshëm.

Procesi përfshin fekondimin e vezës rreth ditës së 14-të të ciklit, hapjen e tubave uterine dhe më pas implantimin e embrionit në mitër. Nëse një çift nuk arrin të krijojë shtatzëni brenda 6 muajve me marrëdhënie natyrale, atëherë një nga këta faktorë nuk funksionon siç duhet.

Dr. Balili theksoi se në Shqipëri infertiliteti përbën një problem serioz, ndërsa shpesh, për shkak të mentalitetit shoqëror, barra e fajit i vihet padrejtësisht gruas.

Ai solli edhe shembuj nga përvoja personale për të ilustruar paragjykimet mbi gjininë e fëmijës, duke sqaruar se përcaktimi i gjinisë lidhet me spermën e mashkullit.

“Shumë vite më parë, kur asistova në një lindje të fëmijës së një intelektuali që u bë me vajzë. Më tha portierja që, sapo mori vesh se kishte vajzë, ktheu edhe petullat, nuk ia la gruas.

Ai ishte nga Universiteti i Kamzës, agronom. I thashë: më thuaj, çfarë ke hedhur në tokë? Ke hedhur misër dhe kërkon grurë? Fajin që s’ke bërë djalë e ke ti. Zoti mashkullit i ka dhënë mundësinë e përcaktimit të gjinisë. Djemtë dhe burrat që nuk bëjnë djem kanë probleme me spermën. Sperma ka 2 qelizat, Y dhe X., shprehet gjinekologu./vizionplus.tv

Pas Venezuelës, SHBA i shpall luftë Danimarkës? Postimi që TRONDITIT shtetin evropian

Danimarka i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të respektojnë “integritetin territorial” të mbretërisë së saj, pas një postimi në rrjetet sociale nga gruaja e një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Donald Trump, ku shfaqej një hartë e Groenlandës e ngjyrosur me flamurin amerikan.

Postimi u shoqërua me fjalën “SOON” (“Së shpejti”), duke nxitur reagimin e palës daneze. Ambasadori danez në SHBA, Jesper Møller Sørensen, e rishpërndau postimin duke shtuar një “kujtesë miqësore” për marrëdhëniet e ngushta ushtarake mes dy vendeve.

Ai theksoi se “siguria e SHBA-së është gjithashtu siguria e Groenlandës dhe Danimarkës” dhe se Groenlanda është pjesë e NATO-s, ndërsa bashkëpunimi i të dyja vendeve është i fokusuar edhe tek sigurimi i Arktikut.

Sørensen nënvizoi gjithashtu se Kopenhagen ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen në vitin 2025, duke mbledhur 13.7 miliardë dollarë që mund të përdoren për Arktikun dhe Atlantikun e Veriut.

“Ne marrim seriozisht sigurinë tonë të përbashkët dhe presim respekt të plotë për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”- shtoi ai.

Postimi i gruas së bashkëpunëtorit të Trump vjen në një periudhë kur presidenti amerikan ka shprehur disa herë interesin për të përfshirë Groenlandën në SHBA, duke u mbështetur tek pozicioni strategjik dhe pasuritë minerale të ishullit. Vendimi i fundit i qeverisë amerikane për të emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën ka shkaktuar pakënaqësi në Danimarkë, një aleate tradicionale e SHBA-së në NATO.

Groenlanda ka rreth 57,000 banorë dhe gëzon një autonomi të gjerë që nga viti 1979, por mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten nën përgjegjësinë e Danimarkës. Ndërsa shumica e banorëve mbështesin pavarësinë e ardhshme, sondazhet tregojnë kundërshtim të madh ndaj idesë së anëtarësimit në Shtetet e Bashkuara.

Reagimi diplomatik vjen vetëm pak ditë pas operacionit të madh ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, gjatë të cilit u arrestua presidenti Nicolás Maduro dhe u transferua në Nju Jork, një veprim që Trump e komentoi duke thënë se SHBA do të “qeverisin” përkohësisht vendin dhe se kompanitë amerikane të naftës do të fillojnë aktivitetin atje.