Kongresmenia republikane kritikon Trump: Operacioni në Venezuelë është për kontrollin e naftës!

Kongresmenia amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për operacionin ushtarak në Venezuelë, duke e cilësuar si një lëvizje të qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë të vendit.

“Heqja e Maduro-s është një lëvizje e qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë venezueliane,” ka shkruar ajo në një postim X, duke shtuar se kjo do të shërbejë për “luftën e ardhshme të qartë për ndryshim regjimi në Iran”.

Ajo akuzoi Trump për standarde të dyfishta, duke ngritur pyetjen: “Pse është e drejtë që Amerika të pushtojë, bombardojë dhe arrestojë një lider të huaj, ndërsa Rusia është e keqe nëse pushton Ukrainën dhe Kina është e keqe nëse sulmon Tajvanin? Është mirë vetëm nëse e bëjmë ne?”

Greene shtoi se amerikanët janë të lodhur nga agresioni i pafund ushtarak dhe mbështetja për luftërat e huaja, të cilat sipas saj u kushtojnë taksapaguesve amerikanë. “Shumë në lëvizjen Maga mendonin se kishin votuar për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Miq, sa gabim kemi qenë!” përfundoi ajo.

TRAGJEDl/ 11 të υd¤ kur pas përρΙasjes së një autobusi me kamionin

Τë paktën 11 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi dhe një kamioni në Brazil.

Aksidenti ndodhi në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

Një pjesë e ngarkesës së rërës së kamionit përfundoi brenda autobusit si pasojë e përplasjes, raporton Reuters, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit qasjen në automjet, pasi viktimat ishin mbuluar nga rëra, tha policia.

Qeveri teknike me në krye Lea Ypin? Avokati i Berishës del kundër: Të mos krijohet nga Rama! Opozita të jetë e vendosur, mos bëj “aksidente” si në rastin e Avokatit të Popullit

Teksa në vendin tonë janë përhapur thashetheme se vendi ynë do të shkojë drejt një qeverie teknike dhe në krye të saj do të jetë pedagogia dhe shkrimtarja Lea Ypi, Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berisha, ka dalë kundër.

Në një postim në Facebook, Gjokutaj shkruan se kjo është një gjetje e kryeministri Edi Rama për të tërhequr vëmendjen.

Avokati më tej shkruan se qeveria teknike nuk duhet të krijohet nga Rama dhe kryeministri duhet të ketë zero ndikim në të.

“Roli i Edi Ramës në krijimin e Qeverisë Teknike duhet të jetë zero përveç pjesëmarrjes në marrëveshjen e palëve për krijimin e saj e jo më të caktojë Zonjën që përflitet në vend të tij!”, thekson Gjokutaj në postimin e tij.

Ndërsa një mesazh avokati i Berishës kishte edhe për opozitën, e cila sipas tij duhet të tregohet e vendosur dhe të mos bëj “aksidente” si në rastin e Avokatit të Popullit.

Postimi i plotë i avokatit Genc Gjokutaj:

Të nderuar Miq!

Legjenda më e re urbane është ajo që do të kemi Qeveri Teknike me Kryeministre Lea Ypin dhe kjo po trumbetohet si një gjetje gjeniale e shokut të ngushtë të Belës zotit Rama!

Të gjithë komentojnë dikush pro dikush kundra por askush nuk i hyn thelbit të këtij karagjozllëku dhe kësaj aventure bajate të gatuar në kuzhinën e Surrelit!

Është e rëndësishme të kuptohet se Qeveria Teknike nuk mund të krijohet nga një KM në prag të procedimit penal dhe janë pikërisht aferat korruptive të tij dhe Qeverisë së tij që e bëjnë të domosdoshme një Qeveri Teknike me një marrëveshje politike por domosdoshmërisht me një garantor nderkombëtar mundësisht amerikan!

Roli i Edi Ramës në krijimin e Qeverisë Teknike duhet të jetë zero përveç pjesëmarrjes në marrëveshjen e palëve për krijimin e saj e jo më të caktojë Zonjën që përflitet në vend të tij!

Gjithsesi në kushtet e një krize institucionale dhe nervore KM Rama mund të tentojë për një gjë të tillë por këtë e pamundëson së pari Opozita dhe mbi të gjitha garantori ndërkombëtar mungesa e të cilit e kthen procesin në farsë!

Opozita duhet të shfaqet e qartë, e vendosur dhe e artikuluar nominalisht nga të gjithë aktorët dhe faktorët e saj me qëllim qe të mos ndodhin “aksidente” si ajo me Avokatin e Popullit!

Rama dhe banda e tij po shembet dhe po shndërrohet në mbetje teknologjike e politikës korruptive e cila nuk mund të riciklohet si lëndë e parë nga aktorë të importuar shqipfolës pavarësisht karrierës domethënëse akademike dhe që nuk kanë jetuar në Shqipëri vitet e fundit!

Sorros është një kapitull i mbyllur në ShBA dhe nuk mund të qeverisë në Shqipëri. Manovrat e KM Rama i cili kur mori porosinë e “hapjes së krahut” për Erion Veliajn nga Sekretari Blinken gjatë vizitës në Tiranë nxorri në lojë Nesti Angonin nuk mund të vazhdojnë më!

Shqiptarët si bij të shekullit të ri nuk do të zhyten prapë në pellgun e mashtrimit që të vajtojnë prapë këngën e trishtimit do të thoshte Migjeni i madh! G

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61 vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit I ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)

“Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Me fillimin e vitit 2026 hyn në fuqi dhe vendimi qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore. Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)

“Por gjithsesi dhënia e bonuseve mujore duke nisur nga janari që vjen nuk rrit bazën e pensionit, pasi indeksimi edhe në tetor të 2026-ës do të bëhet mbi pensionin bazë dhe jo mbi bonusin. Një skemë e tillë sipas qeverisë do të përdoret deri në fund të këtij derisa pensionet të arrijnë në minimal në 200 euro dhe mestar në 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisë.

Ndërsa viti 2026 sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit. Autoritete thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

MOSHA E DALJES NË PENSION

GRATË BURRAT

2025 61 vjec e 10 muaj 65 vjec burrat

2026 62 vjec gratë 65 vjec burrat

RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026

Urban i plotë 1800 lekë

Urban i pjesshëm 800 lekë

Rural 1000 lekë

Familjare 700 lekë

Invaliditeti 600 lekë

Top Channel

E trishtë: Nuk e përballoi humbjen e fëmijëve dhe i dha fund jetës

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Greqinë Perëndimor. Burri drejtoi pushkën e tij të gjuetisë drejt vetes dhe u vetëvra brenda shtëpisë së tij atërore në zonën e Krisovergi, një banesë ku nuk jetonte askush, por që ai e vizitonte shpesh.

Vlerësimi i parë për shkaqet që e çuan burrin fatkeq drejt vetëvrasjes është se ai nuk e përballoi humbjen e dy fëmijëve të tij, të cilët ndërruan jetë brenda një periudhe prej vetëm pak muajsh.

Sipas të njëjtave burime, njëri nga djemtë e tij humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital të Athinës, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni në zemër, ndërsa djali tjetër ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë, dy deri në tre muaj më vonë.

Historia e trishtë

Pas aktit të dëshpërimit fshihet një dramë që filloi rreth gjashtë muaj më parë. Sipas burimeve lokale, familja ka pësuar goditje të njëpasnjëshme dhe të ashpra nga fati.

Njëri nga djemtë e burrit 79 vjeçar humbi jetën gjatë një operacioni në zemër në një spital të Athinës, ndërsa vetëm dy deri në tre muaj më vonë, familja u thirr për t’i dhënë lamtumirën djalit të dytë, i cili vdiq nga sëmundje tjetër. Dhimbja e akumuluar duket se ka qenë e padurueshme për babanë, duke e çuar atë të merrte vendimin fatal.

Venezuela nxjerr në rrugë tanket pas sulmit amerikan, reagon sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Pas sulmeve të orëve të para të ditës së sotme, Venezuela ka dislokuar ushtrinë e në rrjet, kanë qarkulluar pamje të tankeve nëpër rrugë.

Megjithatë, nuk dihet sesa i organizuar do të jetë reagimi i vendit të mbetur tashmë pa liderin e tij, Nicolas Maduro. Ministri i mbrojtjes, Vladimir Padrino, deklaroi vetëm se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie të plotë për një “mbrojtje integrale të kombit”.

“Populli venezuelian ka qenë shënjestra e agresionit më kriminal nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë ngjarje, ne tashmë po marrim parasysh të plagosurit dhe të vdekurit“, ishte komenti i tij.

Kryeqyteti Karakas u trondit nga shpërthime të fuqishme, teksa media ndërkombëtare raportuan praninë e avionëve luftarakë që fluturonin ulët. Wall Street Journal foli edhe për helikopterë të ushtrisë. Zyrtarë amerikanë i thanë CBS se ishte presidenti Donald Trump që urdhëroi sulmet ndaj Venezuelës, përfshirë objekte ushtarake. Sipas informacioneve të para, objektivat e goditura dyshohet se kanë qenë baza ushtarake, veçanërisht kazermat më të rëndësishme të vendit, Fort Tiuna, dhe baza ajrore La Carlota. Kreu i shtetit kolumbian Gustavo Petro ishte ndër të parët që shkroi në platformën X: “Po bombardojnë Karakasin. Lajmëroni të gjithë botën, Venezuela është sulmuar. Po bombardojnë me raketa”.

Ndryshe e sheh situatën zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau,i cili tha se Venezuela po përjeton një “agim të ri” pas sulmeve amerikane.

“Tirani u largua. Më në fund, tani ai do të përballet me drejtësinë për krimet e tij”, shkroi Landau në X. Senatori Mike Lee tha se u njoftua nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, se Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara për vepra penale, ndërsa shtoi se Ruboi nuk ka parashikuar sulme të mëtejshme në Venezuelë, tani që Maduro ndodhet në paraburgim amerikan.

Prej javësh tensionet mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Venezuelës janë shumë të larta, ndërsa ushtria amerikane ka shënjestruar kohët e fundit mjete lundruese që dyshohet se përdoren nga trafikantë droge.

Të premten, Venezuela deklaroi se ishte e hapur për të negociuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Megjithatë, Maduro u shpreh në një intervistë të regjistruar më herët dhe transmetuar të enjten se SHBA-ja kërkon një ndryshim qeverie në Venezuelë dhe synon qasje te rezervat e saj të mëdha të naftës.

PërIeshje në Prishtinë, DJ i Butrintit g●det Finemin në k●kë me g●të, rasti në duart e policisë

Një incident serioz ka ndodhur në një hotel në periferi të Prishtinës, ku janë përfshirë reperi Finem dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri.

Sipas burimeve të afërta me Tetovasot, thonë se incidenti ka ndodhur në momentin kur Butrint Imeri, pas përfundimit të një koncerti, ishte drejtuar drejt hotelit për të bërë check-in.

Në atë kohë, thuhet se Finem kishte qenë i shoqëruar nga një grup prej rreth tetë – dhjetë personash, të cilët kane qenë duke qëndruar në të njejtin hotel.

Situata dyshohet se ka eskaluar shpejt, pasi DJ-i i Butrint Imerit pasi ka vërejtur afrimin e grupit të Finemit me tendenca për ta sulmuar atë pas shpine – ka reaguar duke e goditur Finemin në kokë me një gotë.

Pas këtij veprimi, ka shpërthyer një përleshje fizike, ku janë përfshirë disa persona.
Nuk ka të dhënë nëse grupi ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime brenda organeve të drejtësisë bëjnë të ditur se Finemi dhe shoqëruesit e tij tashmë janë vënë në kërkim policor dhe pritet arrestimi i tyre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe këngëtari Butrint Imeri, si dhe DJ-i i tij, kanë dhënë deklaratë në polici lidhur me rastin.

Mos e bëni më vonë se iu vjen tersi? Data e saktë kur hiqet pema e Vitit të Ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i pashkruar (dhe disa besime të vjetra) që thonë se mbajtja e pemës përtej një date të caktuar mund të sjellë “energji të ngecur” apo edhe fat të keq.

Kur është momenti “magjik”?
Sipas traditës botërore, por edhe zakoneve tona, data e fundit kur pema duhet të jetë ende në këmbë është 6 Janari. Kjo njihet si Nata e 12-të pas Krishtlindjes.

Pse 6 Janari? Besohet se pas kësaj date, “shpirti i festave” largohet dhe pema kthehet thjesht në një objekt që mbledh pluhur dhe pengon qarkullimin e energjisë së re në shtëpi. Në shumë kultura, lënia e pemës pas kësaj date konsiderohet si ftesë për melankoli dhe vonesa në planet tuaja për vitin e ri.

3 Arsye pse duhet ta hiqni sa më parë:
Energjia e Re (Feng Shui): Viti 2026 kërkon hapësirë. Duke hequr pemën dhe dekorimet, ju lironi vend për mundësi të reja dhe ajrosni ambientin ku jetoni.

Rregulli i Pastërtisë: Pema (sidomos ato natyralet) pas dy javësh fillon të thajë gjilpërat ose të grumbullojë shumë pluhur, gjë që sipas ekspertëve ndikon negativisht në mirëqenien tuaj psikologjike.

Mbyllja e Ciklit: Mbajtja e dekorimeve deri në fund të janarit ju bën të ndiheni sikur jeni ende “ngujuar” në të kaluarën, duke ju penguar të nisni me vrull qëllimet e vitit të ri.

Po nëse nuk e heq dot më 6 Janar?
Nëse nuk ia dilni dot këtë fundjavë, mundohuni që të mos e kaloni datën 13 Janar (Viti i Ri i Vjetër sipas kalendarit Julian). Pas kësaj date, nuk ka më asnjë justifikim!

Një këshillë e vogël: Kur të paketoni zbukurimet, bëjeni me dashuri dhe falënderim për gëzimin që ju dhanë. Kjo thuhet se siguron që viti tjetër t’ju gjejë sërish me harmoni dhe bollëk.

“Fat të mbarë dhe shpejtësi nga Zoti…”/ Si u kap Maduro sipas Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA: 150 avionë dhe…

Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, në konferencën e sotme për shtyp, ka dhënë detaje mbi operacionin e madh ushtarak që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s.

Ai e përshkroi ndërhyrjen si një operacion “diskret, i saktë dhe i zhvilluar gjatë orëve më të errëta të 2 janarit”, duke theksuar se ishte rezultat i muajve të tërë planifikimi dhe stërvitjes, një operacion që, sipas tij, vetëm ushtria amerikane mund ta kryente.

Caine shpjegoi se puna e disa agjencive kishte nisur prej muajsh, duke u mbështetur në dekada përvoje në integrimin e operacioneve komplekse ajrore, tokësore, detare dhe hapësinore.

“Ky mision kërkoi çdo komponent të forcës sonë të përbashkët, ushtarë, marinarë, pilotë, marinsa dhe gardianë, duke punuar në unison me komunitetin e inteligjencës dhe partnerët e rendit, në një operacion të paprecedentë,” tha ai.

Sipas gjeneralit, operacioni ishte aq i saktë sa përfshiu mbi 150 avionë të nisur në koordinim të ngushtë nga baza të ndryshme në Hemisferën Perëndimore, të cilët u bashkuan në kohën dhe vendin e duhur për të futur forcat speciale në qendër të Karakasit, duke ruajtur elementin e befasisë taktike.

“Dështimi i vetëm një komponenti do të rrezikonte gjithë misionin, dhe dështimi nuk është kurrë një opsion për forcat e përbashkëta amerikane,” shtoi ai, duke nënvizuar se pilotët mbi Karakas ishin të gatshëm të jepnin jetën për ata në tokë dhe në helikopterë.

Gjenerali Caine tregoi se puna e inteligjencës për të lokalizuar Maduron kishte zgjatur me muaj, duke analizuar çdo lëvizje të tij, ku jetonte, ku udhëtonte, çfarë hante, çfarë vishte, madje edhe kafshët shtëpiake.

Në fillim të dhjetorit, forcat ishin gati, në pritje të kushteve të përshtatshme.

“Thelbësore ishte zgjedhja e ditës së duhur për të minimizuar rrezikun për civilët, për të maksimizuar elementin e befasisë dhe për të sjellë të akuzuarit para drejtësisë,” tha ai, duke kujtuar se moti në Venezuelë është gjithmonë faktor në këtë periudhë të vitit.

Ai shtoi se gjatë javëve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, burrat dhe gratë e ushtrisë amerikane qëndruan gati, duke pritur me durim urdhrin e presidentit.

“Mbrëmë, moti u hap aq sa duhej, duke krijuar një korridor që vetëm pilotët më të aftë në botë mund ta navigonin, përmes oqeanit, maleve dhe reve të ulëta,” tha Caine.

Gjenerali konfirmoi se në orën 22:46 (sipas orës lokale), presidenti dha urdhrin për të nisur operacionin, duke u thënë trupave: “Fat të mbarë dhe shpejtësi nga Zoti.”

Këto fjalë u transmetuan në gjithë forcat e përbashkëta. Gjatë natës, avionë u ngritën nga 20 baza të ndryshme në tokë dhe në det në të gjithë Hemisferën Perëndimore.

Në total, mbi 150 avionë, përfshirë bombardues, avionë luftarakë, platforma inteligjence, survejimi dhe zbulimi, si dhe helikopterë, ishin në ajër gjatë operacionit.

Pas Maduros, Trump i bën paralajmërimin e FORTË Presidentit të këtij shteti: Bëj kujdes se…

Në një zhvillim dramatik të politikës ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një operacion ushtarak masiv në Venezuelë që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores, duke tronditur skenën geopolitike të Amerikës Latine dhe përtej. Operacioni, i cili përfshiu sulme ajrore dhe ndërhyrje të forcave speciale, u shpall zyrtarisht nga Presidenti amerikan Donald J. Trump si një fitore e madhe kundër një regjimi që, sipas Uashingtonit, ka qenë përplot korrupsion dhe trafik droge.

Trump, i cili mbajti një konferencë për shtyp pas njoftimit të operacionit, vuri theksin te drejtësia kundër “narko-diktaturës” së Maduro-s dhe paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në rajon që të mos e nënvlerësojnë vendosmërinë amerikane. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë frikë nga forcat tokësore nëse situata e kërkon këtë dhe theksoi se Maduro ka qenë një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Trump u shpreh se populli venezuelian “është tashmë i lirë”, duke nënkuptuar se ndalimi i udhëheqësit përfundimisht do të hapë rrugë për një tranzicion më demokratik. Ai tha gjithashtu se SHBA-ja do të mbajë prezencë afatshkurtër në Venezuelë derisa një qeveri e re të vendoset dhe se qeveria e re duhet të sigurojë paqe, stabilitet dhe respekt për të drejtat e njeriut. Këto komente vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë mënyrat se si do të asistojnë në rindërtimin e institucioneve të Venezuelës dhe rimëkëmbjen ekonomike pas dekadash krizash politike dhe ekonomike.

Operacioni ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Qeveritë e disa vendeve latinoamerikane e kanë kritikuar sulmin si një shkelje të sovranitetit dhe një ndërhyrje që mund të destabilizojë më tej rajonin.

Shtetet si Rusia dhe Irani e kanë dënuar ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si një “agresion imperialist” kundër një shteti sovran. Ndërkohë, vende të tjera kanë shprehur mbështetje për qëllimin e Uashingtonit për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogave dhe narko-terrorizmin.

Një nga aspektet më të ndjeshme të konferencës së Trump ishte paralajmërimi i drejtpërdrejtë për Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro. Trump sugjeroi se Petro duhet të jetë “i kujdesshëm” dhe e lidhi qeverinë e tij me prodhimin dhe eksportin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara. Trump e përshkroi këtë fenomen si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Amerikën dhe tha se vendet që janë të involvuara në trafikun e drogës mund të përballen me pasoja të rënda.

Deklaratat e Trump nuk janë të reja; gjatë muajve të fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Bogotës, duke akuzuar së fundmi qeverinë kolumbiane për mosbetej të mjaftueshme kundër kultivimit dhe trafikut të drogës dhe duke pezulluar disa forma të ndihmës prej SHBA-së. Kjo ka ndikuar në tensionet dypalëshe, sidomos kur tanimë dy vende që historikisht kanë bashkëpunuar ushtarakisht dhe politikisht janë në një pikë të paqëndrueshme.

Nga ana e tij, Presidenti Petro ka mohuar fuqishëm akuzat për bashkëpunim me trafikun e drogës, duke i cilësuar komentet e Trump si të pa bazuara dhe të dëmshme për marrëdhëniet historike midis dy vendeve.

Petro ka theksuar se qeveria kolumbiane ka shkatërruar mijëra laboratorë të drogës dhe ka intensifikuar operacionet kundër kartelëve në bashkëpunim me aleatë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në periudha të mëparshme.

Përtej akuzave reciproke, tensionet diplomatike kanë ngritur shqetësime se një konflikt më i gjerë mund të shpërthejë në rajon, veçanërisht nëse Uashingtoni vendos të ndjekë strategji të ngjashme me përfshirjen e tij në Venezuelë edhe ndaj vendeve të tjera.

Disa analistë krahasojnë këto paralajmërime me një version të përditësuar të Doktrinës Monro, ku SHBA-ja kërkon të ruajë dominimin e saj në hemisferën perëndimore, duke mos përjashtuar shkallë të reja ndërhyrjesh.

Ndërkohë, në Venezuela vetë, kapja e Maduro-s ka shpërthyer reagime të fuqishme. Përkrahësit e tij kanë dërguar mesazhe që nxisin rezistencë, ndërsa udhëheqësit e opozitës Venezueliane shprehin shpresë se kjo do të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe reforma të thella.

Sidoqoftë, frika për trazira civile dhe konflikt të zgjatur mbetet e lartë, duke vendosur një sfidë të madhe për stabilizimin e vendit në muajt e ardhshëm.

Si pasojë e zhvillimeve të fundit, komuniteti ndërkombëtar është duke vëzhguar me kujdes reagimet dhe zhvillimet e ardhshme. Të dhënat tregojnë se qeveritë do të duhet të balancojnë midis luftës kundër trafikut të drogës dhe respektimit të normave të drejtës ndërkombëtare, ndërsa tensionet diplomatike midis fuqive të mëdha vazhdojnë të sfidojnë stabilitetin në Amerikën Latine.