Shembull konkret: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.

Por kujdes, kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Rillogaritja e tatimit do të bëhet nëpërmjet plotësimit në muajin Mars 2026 të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Më konkretisht skema e kompensimit parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme që janë të ardhurat bruto vjetore që një individ ka gjeneruar nëpërmjet pagës në vitin 2025, t’i zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve (për çdo fëmijë shpenzimi është 48 mijë lekë) dhe shpenzimi fiks prej 100 mijë në vit për arsimimin e tyre (pavarësisht numrit të fëmijëve shuma e shpenzimeve të arsimimit është fikse).

Individët që nga rillogaritja, do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, do të kompensohen për diferencën. Pra vlera e kompensimit është diferenca e tatimit të paguar në 2025 nga tatimi i rillogaritur në 2026 pas zbritjes së shpenzimeve.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon hyrjen në fuqi nga viti 2026 të zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim për individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit dhe zbritje shpenzimesh për arsimimin e fëmijëve me vlerë 100 mijë lekë për individët më të ardhura deri 1,2 mln lekë në vit.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë. Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë. Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekë është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-së./monitor.al

I ka shpëtuar 10 atentateve dhe i kanë helmuar bashkëshorten/ Kush është “njeriu pa buzëqeshje”, shefi i ri i Zyrës Presidenciale të Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si drejtuesin e ri të Zyrës Presidenciale, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm dha dorëheqjen mes një skandali korrupsioni.

Kush është Kyriak Budanov

Kyriak Budanov, një figurë e njohur për sekretin dhe shpesh e quajtur në media ukrainase “njeriu pa buzëqeshje,” ka kaluar nga relativja anonimitet në njërin nga zyrtarët më të njohur të sigurisë në Ukrainë.

I lindur në Kiev, Budanov studioi në një akademi ushtarake në Odesa dhe në 2014 u dërgua për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Publiku e njihte pak kur në gusht 2020 u emërua shef i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR).

Ai mori pjesë në një sulm komandantësh në Krimenë e aneksuar nga Rusia në 2016, ku u vranë agjentë rusë.

Budanov ka thënë se është plagosur tre herë gjatë shërbimit, përfshirë një plagë afër zemrës nga plumba dhe një plagë në bërryl që i ka lënë një ngurtësi të dukshme në krahun e djathtë.

Zyra e GUR ka njoftuar se Budanov ka shpëtuar më shumë se 10 tentativa atentatesh, përfshirë shpërthimin e makinës së tij në Kiev në 2019, një sulm që u atribuua shërbimeve ruse të sigurisë.

Ai u bë një nga gjeneralët më të rinj të Ukrainës në moshën 35-vjeçare.

Para pushtimit rus në shkurt 2022, Budanov paralajmëroi publikisht për një sulm masiv, ndërsa shumë zyrtarë perëndimorë dyshonin për qëllimet e Moskës.

Ai është përshkruar si ekspert i luftës asimetrike, edhe pse disa parashikime, përfshirë hyrjen e trupave ukrainase në Krime në 2023, nuk u realizuan.

Budanov është gjithashtu i lidhur me disa operacione brenda Rusisë, përfshirë sulmin me dronë ndaj një rafinerie në Shën Petersburg në janar 2024, dhe sipas autoriteteve ukrainase, ai ka lidhje me shpërthimin në Ura e Krimesë në 2022.

Këto operacione e kanë bërë atë të popullarizuar tek ukrainasit, duke marrë edhe ovacione në një konferencë ndërkombëtare në Kiev në shtator 2023 dhe titullin “Hero i Ukrainës” nga Zelenskyy në 2024.

Në Rusi, Budanov konsiderohet një nga tragetet kryesore, me pretendime të shumta për vrasjen e tij nga Moska, përfshirë sulmet ndaj selisë së inteligjencës ushtarake ukrainase në 2023.

Bashkëshortja e tij shpëtoi nga helmimi në të njëjtin vit.

Pavarësisht kërcënimeve, Budanov ka qëndruar i vendosur. Më 1 shkurt 2024, ai paralajmëroi për rritjen e sulmeve ndaj infrastrukturës ruse, dhe pak orë më vonë GUR raportoi se një anije lufte ruse ishte fundosur në Krime.

Tani, duke u vendosur në një nga rolet më të fuqishme të qeverisë ukrainase, Budanov do të ketë qasje direkte te presidenti Zelenskyy dhe një rol qendror në formësimin e politikës së sigurisë dhe diplomatike, ndërsa lufta hyn në një fazë vendimtare.

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie, njëra prej të cilave pezullimi iu rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duket se vijon pa asnjë ndroje punën, me vendime tepër të rëndësishme.

Dy ish-vartësit e saj, të akuzuar me të njëjtën dosje, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të hetuar edhe ata me masë sigurie arrest shtëpie, janë liruar nga detyra në fund të muajit dhjetor 2025, për t’u zëvendësuar po nga dy vartës të tjerë besnik të Ballukut. Në postin e drejtorit të ARRSH-së u emeërua Ami Kozeli, i cili mbante detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës.

Disa ditë pas kësaj vendimarrje, Kozeli tashmë në postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor, me bekimin dhe urdhrin e drejtpërdrejtë të Ballukut, ka hapur me shpejtësi plot 4 tendera, kryesisht për kantiere që janë në punim e sipër, ndërkohë që do të duan po të tjera miliona për t’u përfunduar.

Më shumë sesa vijimi i punës sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, hapja e tenderëve duket një “sfidë” e hapur për vetë Prokurorinë e Posaçme, e cila deri më tani duket e pafuqishme për ta ndaluar Ballukun që të futet në zyrë, megjithëse një dosje voluminoze shkoi në Kuvend, me qëllim që t’i heqej imuniteti, për t’i hapur rrugën masave shtrënguese.

(Tenderi i arredimit të Tiranë – Durrës)

Faksimile: Tenderi i hapur nga ARRSH me vlerë 15 milionë euro për arredimin e aksit Tiranë – Durrës

Arredimi i supërstradës – 15 milionë euro shtesa

Pasi u shpenzuan më shumë se 75 milionë euro, të ndara në 3 lote, ja ku vjen një tjetër tender, kësaj here me formulën e arredimit. Nuk bëhet fjalë për të mobiluar shtëpinë, zyrën apo objekt tjetër, por për të arreduar vetë superstradën Tiranë – Durrës.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Kozeli me “bekimin” e vetë Ballukut ka hapur tenderin me objekt “arredim, rikualifikim urban superstrada Tiranë – Durrës nga Faza I – Faza III”. Në fakt, tenderat e ndërtimit duhet të ishin me “çelësa në dorë”, por megjithëse shpenzohen dhjetëra apo qindra miliona euro për një aks, sërish hidhen të tjera para’. Duken shpenzime të mbivendosura, si në çdo kantier të hapur në mbarë Shqipërinë, me qëllim kënaqjen e të gjithë ndërtuesve.

Fondi limit i kësaj procedure ka qenë plot 1,417,000,000 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro, plot 15 milionë euro për vijëzimë, sinjalistikë hirozontale e vertikale. Kaq shumë për disa vija?!

Faksimile: Njoftimi i tenderave të hapura nga ARRSH për Unazën e Elbasanit, me vlerë 60 milionë euro

Unaza e Elbasanit – 60 milionë euro

Një nga gangrenat e rrugëve në Shqipëri është padyshim hinka në zonën e Bradasheshit në Elbasan, ku pasi e ke bërë rrugën nga kryeqyteti për 20 minuta, duhet të qendrosh mbi 1 orë për të kaluar disa kilometra. Ka pasur gjithmonë diskutime se përse bëhen rrugë të tjera, kur nuk është zgjidhur ajo nyje. U hodhën dhjetëra milionë euro nga Elbasani në Qafë Thanë, apo nga Elbasani në Rrogozhinë, teksa ka filluar edhe ndërtimit.

Tashmë, ARRSH-ja është kujtuar që të hapë një tender, me qëllim mbylljen e gojëve dhe akuzave nga të gjithë për orët e trafikut në atë zonë. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Kozeli ka hapur tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, faza I” me një vlerë plot 3,340,000,000 lekë, ose mbi 35 milionë euro.

I njëjti Autoritet ka hapur edhe tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, faza II” me një vlerë prej 2.5 miliardë lekë, ose mbi 25 milionë euro. Në total, ARRSH ka akorduar më shumë se 60 milionë euro për Unazën e sumë pritur të Elbasanit.

Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga ARRSH për nyjen nga Kashari në Vaqarr, faza e tretë

Rruga nga Kashari në Vaqarr – 16 milionë të tjera!

Në të njëjtën kohë, Ami Kozeli ka urdhëruar vartësit e ARRSH-së që vetëm numërojnë drejtorët, shumica e të cilëve në burg e me masë sigurie, që të bënin gati tenderin e radhës për aksin Kashar – Nyja Vaqarr, faza e tretë. Shuma e akorduar për këtë segment është 1,591,670,000 lekë.

Për të njëjtin segment, faza e parë dhe e dytë, ish-drejtori Gentian Gjyli hapi dy tendera, me vlerë 60 milionë euro. Shpejtësia e hapjes lë vend për dyshime se edhe këto procedura iu janë premtuar firmave apo oligarkëve që janë pranë qeverisë apo edhe vetë Ballukut./Voxnews

Vαjza serbe b ie në dαs. huri me një shqiρtar dhe nuk do të shkojë më në Serbί, nëna e saj “ç meηdet” dhe…!

Një dashuri mes dy të rinjve nga Shqipëria dhe Serbia është bërë objekt kërkimesh nga I n terp oli, por jo për shkaqe shtetërore.

Nëna e vajzës serbe kund ërshton lidhjen për shkak të moshës së vogël të saj dhe për këtë shkak,

In te rpol Beogradi i kërkon Interpol Tiranës të gjejë të dashuruarën dhe ta kthejë pas në Serbi. 

Siç tregon dosja het imore që vërteton një sërë veprimesh he timo re të kryera nga pala shqiptare,

vajza serbe me emrin Sara Janiçijeviç udhëtoi në fund të muajit gusht drejt Shqipërisë së bashku me prindërit

jo vetëm për pushimet verore por edhe për të takuar motrën, edhe ajo e martuar me një shqiptar

DjaΙi i ri nga Shkodra kαp mαt të fe. jυαrën me dαs hnοrin/ Reagimi i tij i lë të gjithë me gojë haρυr

Tr adhëtia në çift në jo pak raste ka shkaktuar skena ag resiviteti, madje edhe k rime, në publik. Një qytetar ka treguar skenën e zbulimit të tra dhëtisë në çift, që ka ndodhur në një nga lokalet e Shkodrës.

Përpos tr adhëtisë, qytetarit i ka bërë përshtypje indiferenca e njerëzve përballë një konflikti dhe aq më tepër para d hunës ndaj një femre.

“Pershnetje shkodra. Sot ndodhi dicka marre me e pa dhe degju kush mu ne nje lokal pak si ne periferi te qytetit. Nje djale rreth 30 vjec gjeti mesa duket ne kafe te fejumen me nje tjeter.

Un i kisha vec dy tavolina ma larg. Ca skene. Me erdhi ke q per at vajzen se kerkujt sja mbajti me nderhy.

Ai u fut dhe e kapi per flokesh dhe e mori me vedi ne te 100 e sekondit. Mbani pershtypje ai djali tjeter nuk reagoi hiq e madje as ky vet si tha gja atij.

Sla gja ma e s ha vajzen e botes. Ne menduam mos e kishte moter…por ajo qe na bani krejt pershtypje asht se ne lokal kishte gra dhe burra e kerkush nuk e ndihmoi edhe pse ajo ule riste.

Une jam emigrant edhe I thashe shokut me lajmeru po licine edhe me thane tan lene mar punet e tyne jane.

Mir ja bani. Po ai asht d hunim. Gjithsesi jam shoku nga ajo skene”, rrëfen qytetari .

NΑMI në TIRANË.. Jα si të rinjtë e b. ëjηë në baΙΙkon! Rë ηkimet e υa. jzës zgjojnë banorët…

Fa ntazia e çifteve të reja nuk ka fund, e këtë e ka treguar edhe një çift nga Tirana, të cilët mesa duket janë mërzitur duke kryer marrë dhënie s e k s u a le në ambientet e shtëpisë dhe kanë vendosur që ta bëjnë në ballkon.

Dy të rinjtë, sapo ka kaluar ora 23:00, kanë dalë në ballkon dhe kanë filluar nga ‘puna’, por r ë n k i me t e vajzës kanë zgjuar banorët,

dhe njëkohësisht kanë tërhequr vëmendjen e dy qytetarëve që ndodheshin poshtë pallatit.

Qytetari, i cili ka dërguar videon është banor i atij pallati dhe shkruan se kjo është një ngjarje papranueshme, pasi aty jetojnë shumë familje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “5 Majit”, në një kompleks të ri pallatesh. Ai shprehet: Prsh JOQ. Shiko si bejne s e k s ne ballkon, ora 23:15.

Thjesht deshiroja ta publikonit sepse jemi me femije edhe nen e babe ne ate pallat edhe sdo deshiroja qe kjo situate te

perseritet perseri sepse mir qe bejne s e k s po te pakten zh u rm a u degjonte ne kat te pare. NUk eshte gje e mire.

Flet 27-υj. eçarja që e ka b. ërë me shυmë b. υrra të mοs hυar dhe nga 8Ο vjeç: Kam b. ërë shυmë ρara s’dua ta di ρër…

Quhet Andrea Werhun, eshte vetem 27 vjeçe nga Toronto dhe ka qellim te sensibilizoje opinionin publik per punen qe ajo ben.

Se fundmi ajo ka publikuar librin “Mo dern Wh. ore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Pr. osti tuta moderne”.


Siç thotë autorja, synimi eshtë të heqë disa paragj.ykime mbi punonjëset e s. eksit, njohur edhe si ‘esk.ortë’.

Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçarë.

Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë.

Αto kυrrë nuk fΙαsin/ Sα shρesh mαs. tυrbohen f emrat? Ρërgjigjen ndοshta nuk e ρrίsni…!!!

Sa janë vajzat dhe gr atë që e pran ojnë pub likisht se ma.stur bohen?

Me siguri më pak se meshkujt, të cilët nuk e vra sin men djen ta pranojnë një gjë të tillë.

Por një stu dim i fundit ka zbu luar se sa shpesh ma.stur bohen femrat, ndo nëse zako nisht nuk flasin për këtë temë.

Bazuar në një studim amerikan të bot uar së fundmi në rev istën “Journal of S.ex Res earch”,

femrat ma.sturb ohen mesa tarisht pesë herë në muaj, ndërsa meshkujt 12 herë.

Një tjetër dif erencë mes dy gj inive është edhe sa i takon org.az mës gjatë rap orteve se.ks uale.

Vetëm 29% e femrave e arrijnë atë, përk undër 75% të meshkujve. Një këshillë për të arritur këna qësinë? Mp oshtni ru tinën.

V. αjza nga Shkodra: I das hυri qaηte kur…, si zbuΙova “ρisI Iëkυn” që e linte ρa frγmë…!!

Një vajzë e re tregon se si është tra.dhëtuar nga djali me të cilin po planifikonte të ndërtonte një familje. Historia e tr.ishtë është rrëfyer.“Ndihem tërësisht e shkatërruar.

Ndihem aq keq sa jam e sëmurë nga e gjitha kjo histori.Jam një vajzë nga Shkodra, por studioj në Tiranë. Kur nisa shkollën e lartë u njoha dhe u dashurova me një djalë.Bashkë kemi thuajse dy vite.

Kur u lidhëm, ishim në fillim miq dhe ai e hapi zemrën e tij dhe më tha që kishte patur një lidhje shumë të rëndësishme para meje, por që kishte përfunduar sepse të dy morën drejtime të ndryshme në jetë pas mbarimit të gjimnazit.

Normalisht që e besova. Edhe unë kam patur një histori, por jo diçka që të më lërë gjurmë. Kur qëndronim bashkë, ai madje ka qarë disa herë.

Djali është nga një qytet jugor i vendit.Qante dhe më thoshte që ishin lot gëzimi.Madje më ka bërë shumë premtime, të tilla si: ”Dua të plakem me ty…Dua të kem një të ardhme me ty…

Dua që ti të jesh e vetmja e jetës sime…”.Në fakt nuk ishin vetëm fjalë këto. Sepse gjatë lidhjes tonë ai u kujdes për mua shumë dhe po planifikonim jeten tonë bashkë.Aq sa kur vija në Shkodër të takoja familjen ai rrinte tërë kohën në telefon me mua.

Por krejt papritur, dy muaj para se të ndaheshim, ai nisi të sillej gjithnjë dhe më i ftohtë ndaj meje. Unë bëra gjithçka për të kuptuar çfarë kishte dhe ta rikthenim marrëdhënien siç e kishim.

Më në fund më pranoi që ishte kthyer tek ish e dashura, pa të cilën sipas tij nuk kishte më frymë.Qava dhe bërtita, edhe ai bërtiti që nuk ka dashur kurrë të më lëndonte.

Ajo që më bëri është gjëja më e pistë dhe e ulët në këtë botë.Tani e kuptoj pse ai qante, thjesht më ka mashtruar sepse paska vuajtur gjithmonë për atë tjetrën.

Ideja e atyre të dyve së bashku është dukë më vrarë, madje edhe fizikisht…Qaj dhe vuaj…Çfarë duhet të bëj që ta kaloj këtë tm.err?”, shkruan ajo.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 2 Janar 2026

Dashi

Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas vetëm një mënyre të të menduarit, atëherë ka të ngjarë të humbisni një pikë shumë të vlefshme. Lëreni mënjanë idenë e paragjykuar se rruga juaj është e vetmja rrugë.

Demi

Nuk je në humorin më të mirë sot dhe kjo ka të ngjarë të të bëjë më pak të sigurt në punë. Ki kujdes sepse këtu ka rrezik. Të kesh shumë besim te të tjerët të bën të ndjeshëm ndaj ideve të gabuara. Në fund të fundit, besoi vetëm vetes.

Binjakët

Idetë e të tjerëve mund t’ju duken krejtësisht të huaja sot. Reagimi juaj i parë do të jetë t’i shpërfillni ato plotësisht. Mos u nxitoni ta bëni këtë. Mund të mësoni shumë nga mençuria e të tjerëve. Tani për tani, duhet të dëgjoni me vëmendje.

Gaforrja

Ke një informacion të rëndësishëm që duhet ta kalosh nëpër sistem sot. Fatkeqësisht, megjithatë, një forcë po të bllokon rrugën. Duket sikur dikush po kundërshton automatikisht të gjitha idetë e reja. Mos e humb shpresën në këtë kohë.

Luani

Komunikimi do të jetë i ngatërruar sot dhe do të zbuloni se sa më shumë informacion të merrni nga të tjerët, aq më të hutuar do të bëheni. Përpjekja për të zgjidhur të gjitha pjesët që mungojnë do të jetë jashtëzakonisht sfiduese. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm sot.

Virgjëresha

Kali për të cilin po vë bast po bie përsëri në tufë sot, por kjo nuk është arsye për të humbur gjithë besimin. Pyet çfarë mund të bësh për të ndihmuar në vend që të rrish duarkryq dhe të mos bësh asgjë. Sot do të zbulosh se ndihma ndaj të tjerëve në të vërtetë do të të ndihmojë ty.

Peshorja

Puna e palodhur nuk është specialiteti juaj, por sot do të zbuloni se është një domosdoshmëri. Ju pëlqen imazhi juaj i një personi vazhdimisht të gëzuar që mund të luajë gjithë ditën dhe prapë të arrijë të pamundurën, por sot do t’ju duhet të punoni shumë.

Akrepi

Do të ndjeni shumë presion sot nga njerëzit përreth jush. Ndjeni nevojën për të arritur një nivel të caktuar performance me përsosmëri absolute. Pjesa më e madhe e këtij presioni në fakt vjen nga brenda, jo nga të tjerët. Jini të butë me veten.

Shigjetari

Mendja juaj e lëkundur nuk do të marrë shumë mbështetje nga të tjerët, kështu që mund ta kurseni energjinë tuaj duke u përpjekur të merrni këshilla nga njerëzit përreth jush. Është më mirë të bëni kërkimet tuaja në libra, revista dhe periodikë. Përgjigjet tuaja janë aty.

Bricjapi

Je në një pozicion të mirë sot për të përfituar nga një situatë që po ju vjen në majë të hundës. Njerëzit kanë nevojë për drejtim dhe ti mund t’ua japësh atyre. Personaliteti yt i natyrshëm për të marrë kontrollin është pikërisht ajo që nevojitet – prandaj mos ki frikë të ngrihesh dhe të marrësh drejtimin.

Ujori

Kryeni punën tuaj herët sot. Zgjohuni një ose dy orë më shumë se zakonisht dhe shfrytëzoni këtë kohë të çmuar. Do të jeni shumë më produktivë në këto orë të hershme të mëngjesit. Kur të vijë pasditja, do të vijë edhe përtacia.

Peshqit

Do të stresoheni mjaft sot, për shkak të presionit nga njerëzit përreth jush. Të tjerët po e kalojnë veten në një gjendje të furishme dhe kjo energji po ju transmetohet edhe juve. Përpiquni sa më shumë që të kuptoni gjërat e pakuptimta dhe të kaloni drejt e te faktet.