VIDEO/ Tension dhe kaos në ndeshjen e kikboksit në Serbi, pas duelit suImohet sportisti grek

Tension dhe skena kaotike u regjistruan në Serbi pas përfundimit të një ndeshjeje kikboksi për titullin botëror profesionist të WKU në kategorinë -67 kg, mes atletit grek Yiannis Tsoukalas dhe serbit Vahid Kitsara. Ngjarja ndodhi në qytetin e Novi Pazarit dhe përfundoi me një përleshje të gjerë brenda dhe rreth ringut.

Sipas raportimeve të mediave serbe, menjëherë pas përfundimit të duelit, disa persona nga ekipi i sportistit vendas hynë në ring dhe sulmuan Tsoukalasin, duke shkaktuar një situatë të pakontrollueshme. Incidenti u përshkallëzua shpejt, ndërsa dhjetëra persona pushtuan zonën e ndeshjes, duke çuar në një përleshje masive.

Organizatorët nuk arritën të rivendosin rendin, ndërsa burimet lokale raportojnë se mungesa e personelit të mjaftueshëm të sigurisë ishte një nga arsyet kryesore pse situata doli jashtë kontrollit.

Pas incidentit, Yiannis Tsoukalas u transportua në një spital në Beograd për kontrolle mjekësore parandaluese. Sipas mediave, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe, pasi u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime serioze, u lirua nga spitali dhe u kthye më pas në Greqi. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në botën e sportit, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në eventet ndërkombëtare të kikboksit.

SHIKO VIDEON KËTU

Me origjinë shqiptare? Aktorja e famshme poston FOTON që mori gjithë vëmendjen

Aktorja Su Burcu Yazgı Coşkun, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Asiye në telenovelën turke, “Kardeşlerim”, i ka surprizuar fansat e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Në postimin e parë të postuar në “Instastory”, aktorja e famshme ka ndarë me 6.4 milionë ndjekësit e saj një foto ku shfaqet një tabelë rrugore dhe në të shkruhet ‘Mitrovicë, Prishtinë’.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi që Su Burcu Yazgi ka lënë në foto: “hoooome”, shoqëruar me një emoji zemër të bardhë.

Ndërkohë në postimin e radhës, aktorja ka publikuar një video ku ajo po dëgjon një këngë në gjuhën shqipe dhe po e këndon edhe vetë.

Ngjarje e rëndë në vend, e mitυra ρë¤d hυnσhet nga 70-vjeçari dhe mbetet shtat ëzanë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat në Pogradec. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetël tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.

E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar pëe vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzën 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka tregruar më pas ngjarjen dhe sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh.

Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.

Festa e PS së Tiranës, ja kush janë socialistët që i kthyen shpinën Ramës

Situata në Partinë Socialiste nuk duket aspak e qetë, edhe pse Kryeministri Edi Rama nuk nguron në asnjë moment tu kujtojë jo vetëm të tijëve, por edhe më gjerë, se mazhoranca që drejton ka plot 83 mandate deputetësh. Dhe duket se me shifrën e mandateve që përmend, Kryeministri synon të tregojë forcën që ka, veçanërisht në sallën e Kuvendit.

Por disa detaje, në dukje të parëndësishme, tregojnë se disa nga ata që konsiderohen si ‘senatorë’ në rradhët e socialistëve, disa me mandat deputeti, dhe të tjerë, pa arritur të fitojnë një të tillë në 11 maj, po tregojnë gjithmonë e më shumë një distancim nga Edi Rama.

Pas festës së organizuar nga socialistët në Berat, ku disa nga figurat e PS-së nuk preferuan të marrin pjesë, një tjetër festë, me rastin e festave të fundvitit ka evidentuar të njëjtën gjë.

Këtë rradhë festa ishte e socialistëve të Tiranës, që mbrëmjen e së hënës, u mblodhën në Pallatin e Brigadave, nën shoqërinë e Kryeministrit për të uruar njëri-tjetrin, për festat e fundvitit.

Referuar raportimeve festës së socialistëve nuk iu bashkuan disa nga emrat, që pavarësisht peshës politike, qoftë në kohën kur PS drejtohej nga i ndjeri, Fatos Nano, ashtu edhe nën drejtimin e Edi Ramës, kanë mbajtur pozicione specifike.

Ndër emrat e njohur që raportohet se nuk ishin prezent përfshihen ish-Kryeministri Pandeli Majko, që në 11 maj, humbi garën për të marrë një mandat deputeti, pasi përfshihej në listat e hapura të socialistëve të Tiranës. Po kështu mungonin edhe ish-deputetet Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, që në 11 maj nuk arritën të merrnin mandatin e ligjvënëses.

Arben Pëllumbi, ish-Sekretari Organizativ i PS-së, që gjithashtu mbeti jashtë Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, po kështu raportohet se nuk iu bashkua festës së fundvitit të socialistëve të Tiranës.

Të paktën dy nga deputetët aktualë të PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, gjithashtu nuk ishin pjesë e festës.

Por, festimeve nuk i kanë munguar ministrat, por edhe Ogerta Manastirliu, që Edi Rama e ka piketuar si kandidate për Bashkinë e Tiranës, dhe bëri çmos që ajo të pasonte Erion Veliajn, por vrulli i Kryeministrit u ndal nga Gjykata Kushtetuese, që nuk legjitimoi shkarkimin e Kryebashkiakut.

Madje edhe në videon e postuar nga Kryeministri Edi Rama, ky i fundit teksa hyn në sallën ku do të mbahej festa, pritet nga Ogerta Manastirliu.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël të secilës dhe secilit prej jush”, shkruan Rama në një koment që shoqëron videon, ku shfaqen pamje nga festa.

Nuk dihet nëse mungesat në festën e socialistëve të Tiranës janë vendim i disa prej emrave që dikur shfaqeshin si të besuarit e Ramës, apo ata janë ‘harruar’ nga organizatorët e festës.

VIDEO

‘Ishte ρsikoρate inteligjente’, kush e rrlhte Robert Aliajn kur ishte i vogël

Robert Aliaj ka qene i ftuar në podkastin me Grida Dumën.

Ai ka folur për fëmijërinë, karrierën dhe jetën e tij private. Në një episod për jetën kur ishte në shkollë fillore Aliaj thotë: Unë isha shumë i vëmendshëm në shkollë dhe mjaftonte ta dëgjoja mësuesen gjatë mësimit, s’kisha nevojë për libra dhe haja dajak pafund sepse nuk mësoja, refuzoja të mësoja, në shtëpi haja dajak në shkollë haja dajak.

Zysha ishte shumë inteligjente, ishte psikopate shumë e zgjuar. ‘Unë të vë ty 4.5 se ti the çdo gjë, por siç i kam thënë unë gjatë shpjegimit në klasë, sepse ti nuk ke lexuar asgjë’, më thoshte zysha, shpjegon Aliaj.
Këto kanë qenë disa nga debatet që bëja në shkollë.
‘A kam thënë atë që the ti, pse duhet të lexoj unë s’jam mësues’, tregon artisti në intervistë.

Top Channel

Festa kthehet në TRAGJEDl, nënë e bijë VDESlN nga helmimi pas një darke familjare

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare.

Antonella di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara di Vita, 15 vjeç, vdiqën brenda pak orësh gjatë fundjavës në spitalin Cardarelli në Italinë jugore.

Sipas mediave italiane, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi pas një darke që familja hëngri më 23 dhjetor.

Menuja përfshinte kërpudha, peshk dhe ushqime deti, përfshirë midhje, pjata që shijohen tradicionalisht në rajon gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Nëna dhe vajza përjetuan të njëjtat simptoma, të përziera dhe dhimbje të forta barku, duke rezultuar në shtrimin e tyre në spital. 15-vjeçarja ishte e para që vdiq në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, e ndjekur nga nëna e saj, disa orë më vonë, të dielën në mëngjes.

Babai dhe bashkëshorti, Gianni, u dërgua gjithashtu në spital, i cili po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Spallanzani të Romës. Nëna dhe vajza kishin qenë në spital edhe dy herë të tjera më 25 dhe 26 dhjetor përpara se të ktheheshin në spital të shtunën me simptoma edhe më të rënda.

E vetmja e mbijetuar ishte vajza e dytë e familjes, 18 vjeç, e cila besohet se nuk kishte ngrënë në darkën fatale.

Policia mblodhi mostra ushqimore nga shtëpia e familjes, duke përfshirë produkte të konservuara dhe produkte të freskëta, për të përcaktuar se cili produkt mund të ketë shkaktuar helmimin.

Gara kthehet në tr@gjedi! U mbγt nga shalqiri, 37-vjeçari υdes në sy të gruas

Një garë argëtuese për ngrënien e shalqirit në Brazil u shndërrua në tragjedi, kur një burrë 37-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt gjatë konkurrimit, para syve të bashkëshortes së tij. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 11 dhjetor në një vendpushim në Sao Pedro. Viktima, Carlos Cerasoma, kishte marrë pjesë në një konkurs ku pjesëmarrësit duhej të hanin sa më shpejt një copë shalqiri, pa përdorur duart, për të fituar një çmim simbolik – një porcion patate të skuqura.

Vetëm pak minuta pas nisjes së garës, 37-vjeçari filloi të shfaqte shenja mbytjeje. Një roje plazhi u thirr menjëherë, ndërsa disa persona të pranishëm tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe të kryenin reanimim kardiopulmonar (CPR). Pavarësisht përpjekjeve, Cerasoma u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes u regjistrua si asfiksi, si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Bashkëshortja e tij, Kimberly Santos, deklaroi për mediat se tavolina e përdorur në garë ishte shumë e ulët për gjatësinë e burrit të saj, duke e detyruar atë të përkulej më shumë se normalisht, çka sipas saj mund të ketë ndikuar në incident. Ajo theksoi gjithashtu se në vendngjarje nuk kishte ekip mjekësor dhe se ndihma u ofrua vetëm nga kalimtarë të rastësishëm.

Sipas raportimeve lokale, Kimberly Santos ka shprehur synimin për të ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi kjo tragjedi.

Edi Rama anashkalon Ergys Agasin dhe mbron publikisht Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t: E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe jeton në një shtëpi me qira

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme sa i përket biznesmenit Ergys Agasi i cili tanimë është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet se ka ndikuar në përcaktimin e tenderave të AKSHI-t.

Pas deklaratës të bërë gjatë konferencës së fundvitit nga vetë kreu i qeverisë sa i përket suksesit të AKSHI-t, gazetarja Ambrozia Meta u ndal dhe te Agasi dhe kontributi që ky i fundit ka pasur në këtë “sukses”.

Kreu i qeverisë vendosi që të mos komentonte pozicionin e tij, por vijoi duke “lavdëruar” figurën e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanajt e cila sipas Ramës ndonëse po hetohet për abuzime me tenderat vijon të qëndrojë në një shtëpi me qira dhe ka kontribouar për suksesin e Shqipërisë në procesin e dixhitalizimit.

Pyetja: Skuadra e suskseshme e AKSHIT doja të pyesja pjesë e kësaj skuadre është edhe Ergys Agasi pasi po del në dosjet e SPAK si një person që kishte influencë në ndarjen e tenderave?

Rama: Nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin. Do bëhet proces, gjykime, por di një gjë që në krye të skuadrës së ASKHIT është një grua që ka respektin tim të padiskutueshëm e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira që jeton, pasi ka jetuar më parë dikur ishte e prindërve në një apartament të ish-komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe ka udhëhequr gjithë këtë ndryshim për Shqipërinë.

Për pjesën tjetër që juve më pyesni unë po e përsëris çfarë thoni ju sot bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor nuk është absolutisht e mjaftueshme ëpr të dalë në përfundimin mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. Janë gjysmë të vërteta, çerek të vërteta sepse gjëja është shumë e madhe dhe nxirret një copëz këtu dhe një copëz atje.

Ambasada amerikane nxjerr FOTO të hetuesit të BKH me kreun e FBI dhe jep një mesazh

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto të një agjenti të BKH-së duke shtrënguar duart me kreun e FBI-së, Kash Patel.

Ambasada njofton se hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA.

“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada e SHBA.

Mesazhi është i qartë. Një tjetër mbështetje publike për punën e SPAK-ut në Shqipëri.

“Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.” – shkruan mes të tjerash ambasada amerikane.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Romë/ Vihet nën regjimin 41-bis ‘zoti’ i mafies shqiptare

Elvis Demce, një nga figurat më të njohura në trafikun e drogës dhe i njohur ndryshe si ‘zoti’ i mafies shqiptare është vendosur në regjimin 41 bis në Romë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, rasti i Demces, është rasti i parë i ‘burgut të ashpër’ të vendosur për një anëtar të narko-grupit shqiptar në kryeqytetin italian.

Demce ka qenë në burg për njëfarë kohe, ku po vuan një dënim përfundimtar prej 15 vjetësh e 4 muajsh për trafik droge dhe një dënim tjetër, jo përfundimtar, prej 18 vjetësh e gjysmë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani-t, i cili u qëllua në tetor 2020. Masa, e vendosur disa ditë para Krishtlindjeve, vjen pas hetimeve nga DDA e prokurorisë së Romës dhe njësia hetimore e Karabinierëve.

Korrikun e kaluar, Demce-s iu dha një urdhër i ri paraburgimi. Sipas asaj që doli nga hetimet e magjistratëve antimafia të kryeqytetit, ai vazhdoi të komunikonte dhe të urdhëronte rrëmbime dhe zhvatje edhe nga burgu. Viktima ishte një shitës makinash nga i cili “komando” kërkonte informacione rreth rivalëve, një grup i lidhur me Fabrizio Fabietti-n. Dy emra, Fabietti dhe Demce, me një lidhje të përbashkët në të kaluarën: Fabrizio Piscitelli, udhëheqësi i Irriducibili, i njohur si “Diabolik”, i vrarë me një plumb në kokë më 7 gusht 2019, në Parco degli Acquedotti. Gjithashtu korrikun e kaluar, një ditë pas urdhrit të ri të ekzekutuar nga Karabinierët, një pajisje shpërthyese u gjet pranë shtëpisë ku jeton familja e Demce-s, një zbulim që sugjeroi menjëherë ripozicionime të reja në bilancin e krimit romak dhe mbi të cilin po hetojnë magjistratët e Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia.

Mbrojtja e Demce-s, e përfaqësuar nga avokatët Massimiliano Capuzi dhe Marco Franco, i ka paraqitur tashmë një kërkesë Ministrit të Drejtësisë për të kërkuar pezullimin e ekzekutimit të masës me të cilën u urdhërua regjimi 41 bis, dhe një ankesë në Gjykatën e Mbikëqyrjes do të përgatitet së shpejti. “Ne besojmë se kushtet – thotë avokati penal Capuzi për Adnkronos – për ‘burg të ashpër’ nuk ekzistojnë. Klienti ynë nuk është dënuar kurrë për lidhje ose lehtësim me mafian. Një masë e pajustifikuar. Në pesë vitet e fundit, DAP e ka transferuar Demcen në institucione që nuk janë të pajisura me struktura për mbrojtjen e shëndetit mendor, me përjashtim të të fundit,

Secondigliano, i cili është i pajisur me ATSM, njësi për mbrojtjen e shëndetit mendor. Kushtet shëndetësore – thekson mbrojtësi i shqiptarit – të cilat, siç janë konstatuar nga të gjitha strukturat në burgjet ku ai ishte i ndaluar dhe nga një raport eksperti i urdhëruar nga Gjykata e Apelit të Romës, nuk u vlerësuan konkretisht në masën 41 bis.”