E rëndë: 19-vjeçarja humb jetën në aksident, shoferi 20 vjeç ka mbetur i plagosur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Gremë të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti, ka humbur jetën një 19 vjeçare.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lajmërimi:

Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrëfikësve.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes”, ka shtuar tutje Veseli.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 Dhjetor 2025

Dashi

Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe te mos bëjnë zgjedhje te gabuara. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe mund te keni vështirësi te mëdha.

Demi

Dite e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshem ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe nuk duhet te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do ketë vështirësi te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Binjaket

Do i jepni rëndësinë e duhur sot jetës suaj ne çift dhe gjithçka do shoje ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet te ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Do i zgjidhni shume shpejt te gjithë problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Dite goxha e tensionuar pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithsecili do kërkojë te dale e tija dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret duhet t’i dëgjojnë edhe këshillat e miqve para se te vendosin te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do përmirësohet me shume sesa ju mund ta kishit menduar.

Luani

Dita e sotme do jete me e qete për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me patjetër te ndryshojnë status. Financat do rriten mjaft fale një ndihme te qe do iu japin familjaret. Mund te shlyeni pa frike borxhet e hershme.
Virgjeresha

Pesimizmi juaj sot ne jetën sentimentale do jete tërësisht i pajustifikuar. Nëse mbylleni ne vetvete keni për ta humbur njëherë e përgjithmonë partnerin. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe kjo mund t’iu krijoje iluzione te kota. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Po shpenzuat pa menduar aspak për situatën ne te cilën ndodheni do keni vështirësi.
Peshorja

Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me te. Dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante te cilat mund te sjellin edhe një histori dashurie te bukur. Ne planin financiar duhet te mundoheni te ruani sa te mundni ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.

Akrepi

Do keni probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni shpeshherë keq. E mira do jete te gjeni mënyrën për te folur me partnerin, jo te kërkoni ngushëllim ne krahët e dikujt tjetër. Beqaret do marrin vendime me rëndësi pas disa takimeve te mrekullueshme. Dite me shume fat për financat. Situata do jete mjaft e mire.

Shigjetari

Do përballeni me shume zhgënjime sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Sikur te kishit bere kujdes me pare nuk do përballeshit kurrsesi me një situate te tille. Beqaret do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Financat fatmirësisht nuk do jene te këqija edhe pse jo aq te shkëlqyera sa për te hequr shume te mëdha mënjanë.

Bricjapi

Do bekoheni nga yjet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ece me se miri. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshëm ta dëgjoni tjetrin dhe te shkëmbeni mendime për çdo gjë. Beqaret me mire t’i lënë gjerat te rrjedhin vete. Ne planin financiar do jeni shume te shpërqendruar dhe problemet mund te jene te njëpasnjëshme. Kujdes!

Ujori

Do tregoheni shume te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do mundin as sot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni për veshjet dhe produktet e bukurisë.

Peshqit

Do i shtoni dozat e intimitetit ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te lumtura ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ju. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te matur. Te ardhurat do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

“Do ble tortë për mbesën”, klienti mashtron kamarierin: Kthe paratë, ose do të gjej!

Një rast i pazakontë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një kamarier i një restoranti në Tiranë, i cili tregon se si ka rënë pre e një mashtrimi të thjeshtë, por shqetësues.

Sipas denoncimit, një klient është paraqitur në restorant, ka kërkuar menunë dhe ka treguar se do të festonin ditëlindjen e mbesës së tij.

Ai ka porositur një birrë dhe më pas i ka kërkuar kamarierit shumën prej 13 mijë lekësh, duke i thënë se do të shkonte në një pastiçeri aty pranë për të blerë tortën dhe se paratë t’i shtoheshin më pas faturës së restorantit.

Kamarieri, duke i besuar klientit, ia ka dhënë shumën e kërkuar. Por pas kësaj, personi është larguar nga ambientet e restorantit dhe nuk është kthyer më, ashtu siç dëshmohet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë.

Ai i bën thirrje personit në fjalë që të kthejë menjëherë shumën e marrë, duke e paralajmëruar se, në të kundërt, do të përpiqet ta gjejë vetë për ta zgjidhur situatën.

“Ky personi erdhi në restorant dhe tha se do vinin për ditëlindjen e mbesës. Më kërkoi 13 mijë lekë që të merrte tortën dhe t’ja kaloja te fatura. Ia dhashë, por ai iku dhe nuk u kthye më. Ju lutem postojeni dhe i them atij zotërisë t’i sjellë menjëherë paratë, përndryshe do ta gjej vetë,” shprehet kamarieri.

“V■ekja e Putinit, takimi me alienët”, parashikimet e Baba Vangës për vitin 2026

Baba Vanga, bullgarja me emrin Vangeliya Pandeva Surcheva e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit”, e cila jetoi nga 1911 deri në 1996 ka lënë një seri parashikimesh të frikshme për vitin 2026.

Takim me alienë Baba Vanga parashikon që në nëntor 2026 njerëzimi do të bëjë kontaktin e parë me inteligjencën jashtëtokësore. Ajo sugjeron një anije kozmike që hyn në atmosferën e Tokës. Ky kontakt mund të vijë nga një qytetërim i panjohur që thuhet se është tashmë në planetin tonë.

Katastrofat natyrore Profecitë e saj parashikojnë tërmete, tornado dhe shpërthime vullkanike gjatë vitit 2026. Ajo sugjeron se rreth tetë përqind e Tokës mund të përjetojë pasoja të rënda të motit ekstrem. Vendndodhjet e sakta mbeten të paqarta, por ndikimi pritet të jetë global.

Konflikte globale Baba Vanga parashikon trazira dhe fillimin e një lufte të mundshme botërore. Ajo përmend tensione midis fuqive të mëdha, përfshirë Rusinë, SHBA dhe Kinën. Kjo mund të çojë në paqëndrueshmëri politike dhe ndikime ekonomike globale.

Inteligjenca artificiale Profecitë sugjerojnë se IA do të transformojë industrinë dhe jetën e përditshme. Viti 2026 shënon një pikë kthese për teknologjinë. Ekspertët po e interpretojnë si një paralajmërim për kujdes ndaj avancimit të makinave që mendojnë.

Vdekja e Putinit dhe udhëheqës të rinj Baba Vanga parashikon ngritjen e një udhëheqësi të ri rus në vitin 2026. Kjo mund të ketë pasoja për fatin e Ukrainës dhe politikën globale. Parashikimet ngrisin pyetje mbi të ardhmen e Putinit dhe strukturën e re të udhëheqjes botërore.

Dy vëllezër korçarë ρërIeshen fizikisht me njëri-tjetrin

Një konflikt familjar në Korçë ka degraduar në përplasje fizike mes dy vëllezërve. Sipas policisë, S. Z., 58 vjeç, dhe V. Z., 65 vjeç, janë konfliktuar për arsye ende të paqarta dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Raportohet se në sherr është përfshirë edhe bashkëshortja e V. Z., e cila është dhunuar dhe më pas është pajisur me urdhër mbrojtjeje për sigurinë e saj.

Policia arrestoi dy vëllezërit në flagrancë dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vazhdim.

Amnistia e fundvitit/ Lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë. Kategoritë që nuk përfitojnë

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar fjalën e ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, në lidhje me nismën e amnistisë penale, me rastin e festave të fundvitit.

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në fjalën e tij tha se nisma e amnistisë, niset nga parimi i humanizmit.  Ai shtoi se nga amnistia nuk përfitojnë persona, që kanë kryer krime të rënda apo korrupsion.

“Të dashur qytetarë. Në mbyllje të këtij viti, qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën për të miratuar një amnisti penale, një akt ligjor ky, që bazohet tek humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti, që ne do të miratojmë, nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë në burg, njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe në siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalimin, rehabilitimin dhe uljen e përsëritjes së veprave penale”, tha ndër të tjera Lamallari.

Mesazhi i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari:

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:

-popullimi në burgje ulet me gati 7%

-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit

-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.  Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

Erion Braçe tregon me VIDEO skandalin me cigaret IQOS: Brenda cigares ka flet metalike, e kuptoni çfarë po pini?!

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndërmarrë prej disa ditësh një fushatë në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Sot, Braçe ka denoncuar skandalin me cigaret IQOS. Duke publikuar një video në rrjetet sociale, Braçe zbulon se brenda cigares ka fletë metalike.

Braçe vë në dukje se duhani elektronik është i ndaluar me ligj t’iu shitet fëmijëve, por sipas tij kompania “Philip Morris” parave nuk pyet për asgjë. Braçe kërkon ndërhyrjen e shtetit që të bëjë detyrën.

“ALARMI PER FEMIJET;

BRENDA DUHANIT ELEKTRONIK!

JA CFARE KA!

Dhe ky ju shitet femijeve!

U shpik e shitet per teknologji, luks, “me pak i demshem”, nderkohe qe krijon varesi te qarte dhe demton pafund mushkerite;

Vecanerisht te FEMIJEVE!

E kemi ndaluar me ligj tu shitet femijeve, kemi ndaluar reklamen per te kudo, por paraja e madhe e PHILIP MORRIS nuk pyet, po fare fare fare!!”, shkruan Braçe bashkangjitur videos denoncuese.

SHIKO VIDEON KËTU

Edon Zhegrova “ndryshon” Juventusin, Spalleti: Më pëlqeu, luan me ‘fitilin e ndezur’

Juventusi vazhdon momentin pozitiv në Serinë A, duke koleksionuar fitoren e tretë radhazi për t’u afruar ndjeshëm me kreun e klasifikimit.

Këtë herë “Zonja e Vjetër” triumfoi kundër Pizës 0-2 në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë. Madje ishin vendasit ata që sulmuan në pjesën e parë dhe në fillimin e së dytës, duke goditur dy herë shtyllën.

Edhe bardhezinjtë iu afruan golit me anë të Kelly-t. Aktivizimi i Zhegrovës në pjesën e dytë i dha një tjetër impuls ekipit të Spallettit dhe Juventusi gjeti golin. Kalulu provokoi kundërshtarin brenda zonës, i cili u detyrua ta shtynte vetë topin në rrjetë. Kenan Yildiz mbylli llogaritë me golin në fund për t’i dhënë 3 pikët e arta skuadrës së tij.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit.

Trajneri Spalletti vlerësoi maksimalisht Zhegrovën.

“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe David bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spalletti.

Bardhezinjtë kanë 32 pikë, vetëm 1 më pak sesa Interi, që duhet të rikuperojë 2 ndeshje. Zikaltrit sot në mbrëmje do të përballen me Atalantën.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të përfaqësuar Shqipërinë, por këtë shtet europian

Duket se përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të qenë pjesë e Eurovision Song Contest 2026, nuk kanë përfunduar në Festivalin e Këngës.

Kënga “Zemra e Tokës”, do të jetë pjesë e festivalit të San Marino-s. Në listën e këngëtarëve që pritet të performojnë në atë skenë, ndodhet edhe emri i Sheila Haxhiraj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ajo vetë përmes disa story-ve të publikuara në Instagramin e saj.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të

San Marino është një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë, pra relativisht më pak se zona e Astirit në Tiranë. Për pasojë, edhe skena muzikore atje është në nivele micro, ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar në Eurovision.

Sheila mund të shkojë në Eurovision 2026, por jo për të

Në Shqipëri, kënga e saj u vlerësua me çmimin e tretë. Vendi i dytë shkoi për Inis Nezirin me këngën “Ta kam fal”, ndërsa fitues u shpall Alis me këngën “Nan”.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Ε mori të varfër dhe e bëri milionere.Babai i Mal i nxjerr bojën pasi djali se takoi! Violeta Kukaj ta shijojë rehatine se une.(video)

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për tas takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

Top Channel