Izrael rishqyrton “vijën e kuqe”: Forcat turke mund të hyjnë në Gaza

Izraeli po zhvillon konsultime të brendshme mbi mundësinë e pranimit të forcave turke në misionin ndërkombëtar që pritet të dislokohet në Rripin e Gazës, si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas Autoritetit Izraelit të Transmetimeve, burime zyrtare bëjnë të ditur se Tel Avivi mund të detyrohet të rishikojë qëndrimin e tij refuzues ndaj Ankarasë, për shkak të hezitimit të shumë shteteve për të dërguar trupa në këtë mision ndërkombëtar.

Burimet theksojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të përballet me një sfidë të ndjeshme politike gjatë takimit të tij të ardhshëm me presidentin amerikan Donald Trump, ku çështja e pranisë së forcave turke në Gaza do të jetë një nga temat kryesore.

Megjithëse për Netanyahun pjesëmarrja e Turqisë konsiderohet një “vijë e kuqe”, presioni diplomatik dhe mungesa e opsioneve alternative po e bëjnë këtë pozicion gjithnjë e më të vështirë për t’u mbajtur.

Në ditët e fundit, media turke kanë raportuar se Trump mund të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi Netanyahun për të lejuar përfshirjen e Ankarasë në forcën ndërkombëtare, një zhvillim që rrezikon të thellojë tensionet politike mes Izraelit dhe Turqisë.

Sipas burimeve izraelite, vendimi përfundimtar do t’i takojë Izraelit, i cili ende po peshon nëse do ta ruajë veton ndaj Turqisë apo do të pranojë një kompromis të vështirë në emër të stabilitetit dhe zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit.

I kapur me 200 bimë kanabisi, shqiptari shpëton nga deportimi se partnerja “nuk fliste shqip”

Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë partneres së tij. Një gjyqtare vendosi se deportimi do të ishte i pa përshtatshëm për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip, raportojnë mediat britanike.

Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Gjithashtu, ai pretendoi se kjo e tejkalonte kërcënimin e tij kriminal për shoqërinë, duke qenë se ai ishte burgosur për më pak se një vit, pika aktuale e pragut mbi të cilën shkelësit e huaj përballen me dëbim automatik.

Iberhasaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire.

Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, vendosi që deportimi i tij do të ishte “i pajustifikueshëm i ashpër” për partneren e tij, e cila gjykatës iu tha se “nuk ishte me prejardhje shqiptare, nuk kishte udhëtuar kurrë më parë në Shqipëri dhe nuk e fliste gjuhën”.

Gjyqtarja Pinder shtoi: “Të presësh që partnerja [e Iberhasajt] të zhvendoset me të në Shqipëri, do të shkaktonte – e pranoj – pasoja të pajustifikueshme. Kjo për shkak se ajo nuk ka lidhje ose lidhje me Shqipërinë përveçse nëpërmjet [Iberhasajt] dhe ajo nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë dhe as nuk ka jetuar vetë atje. Ajo dha prova, të cilat i pranoj, se është e përkushtuar ndaj punësimit të saj dhe për të qenë e pavarur, duke shijuar karrierën e saj dhe duke fituar pagën e saj. Gjithashtu pranoj dëshminë e saj se kohët e fundit ajo u ka ofruar mbështetje të përditshme motrës dhe nënës së saj, të cilat secila ka nevoja shëndetësore dhe fizike, me motrën e saj në veçanti që po hetohet për një diagnozë të mundshme të kancerit. Unë pranoj që kufizimi i mbështetjes së partneres vetëm në mjetet moderne të komunikimit aktualisht do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme për të.”

Vendimi për të lejuar Iberhasaj të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi Shabana Mahmood, Sekretarja e Brendshme, propozoi frenimin e përdorimit nga kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të të drejtave familjare të Nenit 8 sipas KEDNJ-së për të penguar deportimin e tyre .

Në rastin e Iberhasajt, avokatët e Ministrisë së Brendshme argumentuan se, ndërsa mund të jetë “e papërshtatshme” për partneren e tij të transferohet në Shqipëri sepse ajo nuk e fliste gjuhën, ai kishte qenë në gjendje të përshtatej me Mbretërinë e Bashkuar kur nuk fliste anglisht. “[Partnerja e Iberhasajt mund të bënte të njëjtën gjë”, i thanë ata gjykatës.

Avokatët argumentuan gjithashtu se Iberhasaj e kishte filluar marrëdhënien e tij me partneren e tij në një kohë kur ai nuk kishte të drejtë ligjore të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar, dhe Ministria e Brendshme e kishte bërë të qartë se kishte ndërmend ta deportonte atë, një fakt për të cilin ajo ishte bërë e ditur që nga fillimi nga Iberhasaj./zëri

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

Prezantuesi i emisionit ‘La Vita in Diretta’, Alberto Matano, 53 vjeç, dhe gazetarja e terrenit Barbara Di Palma, 46 vjeç, janë paditur për shpifje të rënduar nga kujdestarja A.S..

Gruaja 45-vjeçare ishte fillimisht nën hetim dhe më pas u dënua në nëntor të vitit të kaluar me dy vjet burg për shfrytëzim të paaftësisë mendore.

Asistentja, me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ka nxitur baroneshën Maria Malfatti, e cila vdiq më 31 tetor 2023 në moshën 87-vjeçare në Rovereto, duke përfituar nga rënia e saj konjitive, ta emëronte trashëgimtare universale dhe t’i linte të gjitha pasuritë me vlerë rreth pesë milionë euro. Kjo është edhe teza e mbështetur nga nëntë nipërit që u paraqitën si palë civile në proces.

Padia

Rasti i A.S. ishte trajtuar në emisionin ‘La Vita in Diretta’, transmetuar më 16 prill, kur seanca paraprake ishte ende në zhvillim. Ajo që ka zemëruar tregtaren aktuale në sektorin e restoranteve është cilësimi “djallëzore”, me të cilin ajo u cilësua si nga prezantuesi, ashtu edhe nga kolegia e tij gjatë reportazhit. Në padinë e saj, ajo ka kundërshtuar edhe hipotezën e hedhur nga dy gazetarët se ajo mund të ishte pjesë e një organizate mashtruese.

Arkivimi i kërkesës

Padia për shpifje ndaj dy gazetarëve pësoi një goditje më 25 qershor, kur zëvendës-prokurorja e Prokurorisë së Roveretos, Viviana Del Tedesco, depozitoi kërkesën për arkivim pranë gjyqtarit për hetimet paraprake. Megjithatë, 45-vjeçarja nuk u dorëzua dhe, së bashku me avokatin e saj Nicola Canestrini, paraqiti kundërshtim ndaj kërkesës së Prokurorisë. Tani dosja ndodhet në duart e gjyqtarit të seancës paraprake, i cili në ditët në vijim pritet të caktojë një seancë për të shqyrtuar çështjen dhe më pas të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes.

“Rikonstruksion thjesht gazetaresk”

Matano dhe Di Palma, të mbrojtur nga avokati veronez Luca Tirapelle, deklarojnë se bëhet fjalë për “një rikonstruksion thjesht gazetaresk, pa qëllim denigrues apo fyes ndaj personit të dëmtuar”. Në reportazh, për më tepër, janë cituar edhe deklarata të mikeshave të të moshuarës, të cilat e përshkruajnë sjelljen e kujdestares si “të dashur”, për të ofruar një pasqyrë të balancuar të ngjarjes. Sa i përket cilësimit “djallëzore”, “edhe pse ngjall një kuptim negativ – thuhet në memon e avokatit Tirapelle – ai në kuptimin aktual i referohet sjelljeve dinake dhe mashtruese, të cilat janë plotësisht në përputhje me veprimet e denoncueses”.

Avokati i kujdestares

Nga ana tjetër, kujdestarja, në kundërshtimin ndaj arkivimit të cështjes, pohon se “nuk ka asnjë dyshim mbi natyrën qartësisht fyese të cilësimit ‘djallëzore’ – shkruan avokati Canestrini – i cili nuk përdoret për të përshkruar sjelljen e asistentes sime, por vetë personalitetin e saj”. Sipas tij, ky është një cilësim shpifës, pasi është sinonim i “denjë për djallin, dashakeq dhe pervers”.

Avokati thekson gjithashtu se në kërkesën për arkivim, prokuroria “ka injoruar plotësisht pjesët e reportazhit të ‘La Vita in Diretta’ që lidhen me përkatësinë e zonjës S. në një organizatë fantazmë, e cila gjoja kishte planifikuar mashtrimin ndaj të moshuarës”. Sipas tij, ky është “një hamendësim pa asnjë provë dhe që asnjëherë nuk është marrë në konsideratë nga prokuroria”. Me pak fjalë, mjaftonte të lexoheshin aktet procedurale për të kuptuar se kujdestarja “nuk është quajtur kurrë djallëzore dhe as nuk është ngritur gipoteza se ishte pjesë e një organizate”. Për këtë arsye, mbrojtja kërkon që gjyqtari t’i imponojë prokurorit ngritjen e detyruar të akuzës ndaj dy gazetarëve ose, të paktën, vazhdimin e hetimeve paraprake.

Bizneset në kolaps, nuk kryejnë dot asnjë veprim online, Diella ka marrë pushimet!

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet të pengonte aktivitetin e bizneseve, meqë tashmë pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, vepron në formë virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan për “Monitor” se gjatë ditës së premte nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe situata është e njëjtë edhe përgjatë të shtunës. Me shtetin fizik që është mbyllur, atë online që ka rënë, dhe ministren “Diella”, që nuk të jep përgjigje, pasi nuk hyn dot në sistem, sipërmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanë ku të ankohen.

Prej ditësh, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), në sistemin “self care” përmes të cilat nxirren faturat, është e pamundur të hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot për barrë lindje, apo për të shtuar punonjësit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet të presësh një kohë të gjatë.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon të ketë probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” për t’u hapur, sapo futen të dhënat e e-Albania, shërbimi nuk funksionon. E njëjta situatë paraqitet edhe kur tentohet hyrja në faqen e Tatimeve nëpërmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq të njëjtin problem. Kjo situatë po krijon vështirësi serioze për ekonomistët në kryerjen e detyrave të tyre.”, thotë Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

Shqipëria mund të jetë një vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisë që ti lërë të punojnë!.monitor

Një dekadë pas “ftohjes”, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima PAJTOHEN darkojnë së bashku në restorant!

Pas një shkëputjeje prej të paktën dhjetë vitesh, kryeministri Edi Rama është takuar me ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë dhe mikun Koço Kokëdhima.

Mësohet se takimi mes kryeministrit dhe biznesmenit është mbajtur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një restoranti te “Arena Kombëtare”.

Nuk dihet qëllimi i takimit dhe tematika e bisedimeve mes tyre, por të dy kanë darkuar në një ambient miqësor.

Në legjislaturën 2013-2017 Kokëdhima u zgjodh deputet për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës, por e humbi mandatin pas një vendimi të Kushtetueses, në vitin 2016.

Takimi vjen në një moment kyç të vendit dhe politikës, si dhe çështjeve të bujshme që po heton SPAK, veçanërisht ajo e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

Marrëdhënia Rama–Kokëdhima ka qenë dikur jashtëzakonisht e ngushtë.

Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin pothuajse të pandarë.

Kokëdhima u pa si një nga arkitektët kryesorë të fitores së Partisë Socialiste, me ndikim të fortë në strategjinë elektorale dhe komunikimin politik.

Pas zgjedhjeve, raportet nisën të ftohen.

Fillimisht u shfaqën fërkime të brendshme për mënyrën e drejtimit të partisë, rolin e biznesit në politikë dhe ndikimin e Kokëdhimës në vendimmarrje.

Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, një zhvillim që në atë kohë u lexua edhe si fundi përfundimtar i një kapitulli të përbashkët politik./bw

“S’di shqip…”/ U kap në “SHTËPI BARI”, si e shpëtoi e dashura SHQIPTARIN nga dëbimi në Shqipëri!

Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë partneres së tij.

Një gjyqtare vendosi se deportimi do të ishte i pa përshtatshëm për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip.

Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Gjithashtu, ai pretendoi se kjo e tejkalonte kërcënimin e tij kriminal për shoqërinë, duke qenë se ai ishte burgosur për më pak se një vit, pika aktuale e pragut mbi të cilën shkelësit e huaj përballen me dëbim automatik.

Iberhasaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire.

Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, vendosi që deportimi i tij do të ishte “i pajustifikueshëm i ashpër” për partneren e tij, e cila gjykatës iu tha se “nuk ishte me prejardhje shqiptare, nuk kishte udhëtuar kurrë më parë në Shqipëri dhe nuk e fliste gjuhën”.

“Të presësh që partnerja [e Iberhasajt] të zhvendoset me të në Shqipëri, do të shkaktonte – e pranoj – pasoja të pajustifikueshme. Kjo për shkak se ajo nuk ka lidhje ose lidhje me Shqipërinë përveçse nëpërmjet [Iberhasajt] dhe ajo nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë dhe as nuk ka jetuar vetë atje. Ajo dha prova, të cilat i pranoj, se është e përkushtuar ndaj punësimit të saj dhe për të qenë e pavarur, duke shijuar karrierën e saj dhe duke fituar pagën e saj. Gjithashtu pranoj dëshminë e saj se kohët e fundit ajo u ka ofruar mbështetje të përditshme motrës dhe nënës së saj, të cilat secila ka nevoja shëndetësore dhe fizike, me motrën e saj në veçanti që po hetohet për një diagnozë të mundshme të kancerit. Unë pranoj që kufizimi i mbështetjes së partneres vetëm në mjetet moderne të komunikimit aktualisht do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme për të”, gjyqtarja Pinder.

Vendimi për të lejuar Iberhasaj të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi Shabana Mahmood, Sekretarja e Brendshme, propozoi frenimin e përdorimit nga kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të të drejtave familjare të Nenit 8 sipas KEDNJ-së për të penguar deportimin e tyre.

Në rastin e Iberhasajt, avokatët e Ministrisë së Brendshme argumentuan se, ndërsa mund të jetë “e papërshtatshme” për partneren e tij të transferohet në Shqipëri sepse ajo nuk e fliste gjuhën, ai kishte qenë në gjendje të përshtatej me Mbretërinë e Bashkuar kur nuk fliste anglisht.

“Partnerja e Iberhasajt mund të bënte të njëjtën gjë”, i thanë ata gjykatës.

Avokatët argumentuan gjithashtu se Iberhasaj e kishte filluar marrëdhënien e tij me partneren e tij në një kohë kur ai nuk kishte të drejtë ligjore të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministria e Brendshme e kishte bërë të qartë se kishte ndërmend ta deportonte atë, një fakt për të cilin ajo ishte bërë e ditur që nga fillimi nga Iberhasaj.

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rrëfyer një histori të rrallë nga jeta e tij kur shërbente si shef kabineti i kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Ai kujton kohën kur ka qenë shef kabineti i Pëllumbit dhe ky i fundit i kishte kërkuar të përgatiste një vizitë te Kadri Roshi në spital.

Sipas Jupes, kur shkuan në dhomën e artistit të madh ky i fundit i kërkoi të rrinte disa momente vetëm me kreun e Kuvendit.

Postimi i Hamdi Jupes:

Shpërblimi më i bukur i jetës sime (ne vend te kartolinës së Vitit të Ri) Në mëngjes më thirri Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi në zyrë. Punoja si shef i kabinetit të tij.

– Do të shkojmë për vizitë në Spitalin Ushtarak. Atje është shtruar i sëmurë Artisti i Popullit Kadri Roshi. Ka qenë aktor i madh prandaj meriton respekt – tha ai.

U nisa para tij për të takuar drejtorin e spitalit me qëllim që të ishte aty kur do të vinte Kryetari. Eskorta me Pëllumbin mbërriti në orën e caktuar.

Hymë në dhomën ku ishte artisti. Me ne, edhe oficeri i eskortës. Aktori ishte sistemuar i vetëm në dhomë për të qenë i qetë nga pacientët e tjerë. Pak fjalë përshëndetëse me të dhe papritur ai na u drejtua neve:

– Ju lutem, dilni pak nga dhoma ju, se kam një muhabet vetëm me Servetin. – Ai po fliste sikur Kryetarin e Kuvendit ta kishte vëlla. U habitëm nga fjalët e aktorit dhe vështruam nga Kryetari. Mirë ne të tjerët, po edhe drejtori – mjek i spitalit, duhet të dilte jashtë nga dhoma e pacientit!?

– – Dilni, dilni – tha Kryetari. – Ne jemi burra të vjetër dhe kemi edhe ne sekretet tona. – Edhe për të ishte e papritur kjo kërkesë e aktorit, por nuk mund ta kundërshtonte.

Dolëm nga dhoma dhe po prisnim në korridor të habitur, derisa dera u hap dhe Kryetari na ftoi të hynim prapë.  Qëndruam ca kohë  aty, ndërkohë që Kryetari po bisedonte me aktorin dhe drejtorin për situatën e tij shëndetësore. Pastaj u kthyem në Kuvend.

Sapo kisha hyrë në zyrë, kur Kryetari më thirri të shkoja te zyra e tij. Më habiti kjo, sepse para pak minutash ishim bashkë në spital. Mos vallë kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme gjatë vizitës sonë atje (çështje protokolli) dhe tani po më thërriste për të më  tërhequr vërejten për “pakujdesi në detyrë”? U ulëm të dy në kolltukun e gjatë të zyrës së tij. Kryetari heshti për pak çaste, pastaj hapi gojën.

– E more vesh përse ju nxori artisti nga dhoma juve?

– Jo, nga ta merrja vesh?  – u përgjigja. – Ju e patë vetë atë që ndodhi, ne dolëm jashtë.

– Po – tha profesori, gjithnjë me një hije të rëndë trishtimi në fytyrë – Ai ju nxori juve jashtë  dhe atëherë, kur ngelëm vetëm,  më bëri mua një kërkesë të panatyrshme. – Kryetari mori frymë thellë, sikur të donte të thoshte diçka të rënde. – Më tha: “Të lutem, më ndihmo të gjej  ca para, se e kam gruan pa bukë në shtëpi. Nuk po pyes për veten time, se e di që do vdes, po kam hallin  e saj”.

U habita nga kërkesa e tij – vazhdoi Kryetari. – M’u duk sikur më ra tavani mbi kokë, por shpejt e mblodha veten. Mendova se një njeri në hall, mbi tetëdhjetë vjeç, i shtruar në spital në prag të vdekjes mund të bëjë edhe kërkesa të tilla.

Prandaj të kam thrirrur – vazhdoi. – Të shikosh se çfarë mund të bëjmë ne si Kuvend për të nxjerrë diçka, ndonjë fond të vogël, për të ndihmuar aktorin. Bisedo me ata të financave të Kuvendit dhe më sill një përgjigje.

Atij i takon pension i posaçëm si një artist i madh, dreqi ta hajë, dhe unë do merem me këtë çështje pranë qeverisë, deri sa ta zgjidh. Në këtë botë ka plot padrejtësi dhe një e tillë është edhe kjo me artistin Kadri Roshi.

Por ai është keq për bukë sot dhe kjo punë më ngeli mua në shpinë tani.  Me rrogën time po lajmë një kredi që kemi marrë për shtëpinë e re dhe nuk tepron gjë prej saj.

Më erdhi e papritur kjo kërkese e Kryetarit, prandaj thirra menjëherë në zyrë drejtoren e financave të Kuvendit  Dafinën, për të parë se çfarë mund të bënim për ta ndihmuar artistin. Ajo ishte një financiere e vjetër, e rrahur me vaj e me uthull për gati dyzetë vjet me financat e shtetit, prandaj vetëm ajo mund të gjente zgjidhjen e problemit.

– Para për aktorin!?  – pyeti ajo sapo hapa gojën për to. – Mos e diskuto! Nuk kemi asnjë hapësirë ligjore për të bërë një gjë të tillë. Është punë që s’bëhet.

A, po, ndryshe do të ishte puna, nëse artisti do të ishte ndonjë piktor i njohur dhe ne mund të blinim disa vepra arti të tij, për të zkukuruar mjediset e Kuvendit, se i kemi për ibret të zotit, pa një vepër arti në to. Po aktori … çfarë mund t’i blejmë ne atij? Asgjë.

– Po ti prit njëherë – i thashë. – Mos e thuaj fjalën e fundit në fillim. Kjo është porosi e Kryetarit, nuk është imja – Iu luta ta shikonte edhe një here me kujdes kërkesën, se nuk kisha çfarë përgjigje t’i jepja shefit që po më priste në zyrë për porosinë që më kishte dhënë.

Por ajo nuk luante nga e saja. U ngrit e doli nga zyra, duke më lënë me gisht në gojë, pa asnjë shpresë për atë që  kërkoja.

Ngela i vetëm dhe i çarmatosur në zyrë. Çfarë të bëja tani? Kur s’e zgjidh dot Dafina këtë punë, nuk e zgjidh dot askush tjetër. Vetë nuk kisha para, kisha dy fëmijët studentë në Itali.

Tani do të duhet të shkoja t’i jepja Kryetarit lajmin e keq, që Kuvendi nuk ka asnjë mundësi ligjore të nxirrte diçka për aktorin e madh në prag të vdekjes. Por nuk më bëhej të shkoja te ai me duar bosh, nuk më bëhej.

M’u faneps në mendje cironka e tharë në xhepin e poetit arbëresh Derada, në ditën e nisjes së tij për në parajsë. Ra zylja e telefonit të zyrës.

– Dafina jam – u dëgjua zëri i saj në anën tjetër të tij. – Në zyrë je? Dua të vij edhe një herë atje. – Çfarë lajmi tjetër të zi donte të më jepte tani femra me shpirtin prej akulli, me detyrën “gardiane” e financave publike të Kuvendit?

– Po hajde pra, në zyrë jam siç e sheh. Ti këtu ishe tani. – Ajo erdhi me një frymë. Pasi u mendua pak, hapi gojën:

– Shiko, ka vetëm një rrugë për të nxjerrë ca para nga arka e Kuvendit për artistin, por kjo bëhet vetëm me urdhër të Kryetarit.

– Natyrisht që me urdhër të Kryetarit do të bëhet, nuk do bëhet me urdhrin tim. Po cila është rruga? – e pyeta.

– Po ja, Kryetari ka të drejtë të të japë ty si shef i kabinetit dy rroga mujore shpërblim për punë “shumë të mirë” që ke bërë në shërbim të institucionit. Futja kot domethënë.

Ti pastaj i merr  ato para dhe ia çon artistit. Vetëm kjo është rruga ligjore. Duket si diçka që nuk shkon, e kuptoj, por bëj be që nuk ka asnjë rrugë tjetër të mundshme, asnjë rrugë tjetër.

– Ajo sikur u çlirua më në fund nga tensioni që e kishte pushtuar, pas asaj që tha. I kërkova të ma shpjegonte edhe një herë “zgjidhjen” e saj ligjore që ta kuptoja më mirë dhe ajo ma shpjegoi.

Nuk kisha bërë ndonjë punë “të shquar” për institucionin për të marrë shpërblim të veçantë, kisha bërë punën e zakonshme për të cilën merrja rrogën por…

Shkova te Kryetari dhe ia thashë “zgjidhjen”.

– Bëhet kjo punë? – pyeti.

–  Bëhet. Kështu thotë Dafina. – iu përgjigja.

– Epo mirë pra, ma sillni urdhrin ta firmos.

Bashkë me Dafinën formuluam urdhrin: “Në bazë të nenit kaq e aq … shpërblehet shefi i kabinetit (emri im) me dy rroga mujore për punë shumë të mirë në shërbim të Kuvendit të Shqipërisë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Kryetari: Servet Pëllumbi.”

Ia çova urdhrin për firmë. E vulosa në protokoll dhe çdo gjë ishte gati. Mora paratë në llogari dhe ia çova artistit në spital. Kishte kaluar mesdita dhe ai ishte vetëm në dhomën e tij.

I dorëzova zarfin me “porosinë e Servetit” në dorë. Ai më falenderoi me lot në sy. Ishte një sasi parash sa për një “ngushullim” të çastit, të cilat nuk mund të zgjidhnin problemin e tij për gjatë.

Nuk dihej nëse artisti do të dilte më i gjallë prej andej. Drejtori i spitalit e kishte thenë ketë kur dolëm nga dhoma e të sëmurit. Merreni atë shtatore dhe kushtojani ndonjë ministri a deputeti që ka më shumë “merita”, duke e lënë Artistin e Popullit pa bukën e gojës në ditët e fundit të jetës së tij, në nisje të shekullit të njëzetenjëzetë.

Kisha frikë se mos në dhomën e tij hynte ndonjë nga ata që bëjnë “kontrolle të paautorizuara”, kur pacienti ishte në gjumë dhe atëherë na shkonte “shpërblimi” për dhjamë qeni. Ai tha se pasdite atje do të shkonte gruaja e tij dhe do t’ia jepte asaj zarfin.

U ktheva në institucion dhe i raportova Kryetarit për detyrën e kryer.

– Oh, ç’më ke shpëtuar nga një siklet shumë i madh! – tha i lehtësuar. Kryetari ishte te të shtatëdhjetat.

Urdhri për shpërblimin tim për punë “shumë të mirë” ndodhet në  arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është “shpërblimi” më i bukur i jetën sime.

Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja “shpirtakull” e financave.

SEKRETI rreth Michael Schumacherit, ja kush e di të vërtetën e gjendjes së legjendës gjermane…

Që nga aksidenti tragjik në Meribel në dhjetor të vitit 2013, rreth Michael Schumacherit është ndërtuar një mur pothuajse i padepërtueshëm heshtjeje.

Me kërkesë të familjes, nuk janë publikuar kurrë buletine zyrtare mjekësore dhe informacionet mbi gjendjen e ish-pilotit të Ferrarit kanë qenë gjithmonë minimale dhe të kontrolluara me kujdes.

Vetëm një rreth shumë i kufizuar personash ka pasur akses në banesën ku Schumacher po kurohet prej vitesh.

Mes tyre përmenden emra historikë të botës së Formula 1, si Jean Todt, Luca Badoer dhe menaxherja e tij e kahershme, Sabine Kehm.

Së fundmi, megjithatë, një emër i papritur ka hyrë në këtë listë shumë ekskluzive, duke krijuar një lidhje të pazakontë mes botës së Formula 1 dhe tenisit modern.

Bëhet fjalë për Laila Hasanovic, modelen daneze dhe partneren aktuale të Jannik Sinner.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Hasanovic është një nga të paktët persona në botë që e di të vërtetën mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit.

Para lidhjes me kampionin italian të tenisit, Laila kishte pasur një marrëdhënie të rëndësishme me Mick Schumacher, djalin e legjendës së Ferrarit.

Gjatë asaj periudhe, ajo arriti të fitojë besimin e plotë të familjes Schumacher, veçanërisht të bashkëshortes së Michaelit, Corinna Schumacher.

Ky besim i hapi dyert e një privilegji shumë të rrallë: hyrjen në shtëpinë private të familjes dhe takimin personal me Michael Schumacherin.

Edhe pse marrëdhënia me Mick Schumacher ka përfunduar, Laila Hasanovic ka vazhduar të respektojë me diskrecion absolut privatësinë e familjes dhe sekretin që i është besuar, duke mos zbuluar asnjë detaj mbi gjendjen e ish-kampionit shtatë herë të botës në Formula 1.

Një tjetër dëshmi se, edhe pas më shumë se një dekade, emri i Michael Schumacherit mbetet i rrethuar nga misteri, respekti dhe heshtja, ashtu siç ka kërkuar gjithmonë familja e tij.

E frikshme/ Gjenden dγ dυar te ρrera pranë autostradës, e rende çfarë zbuloi policia

Dy duar të prera janë zbuluar në autostradën A45 në North Rhine-Westphalia në Gjermani, të hënën në mbrëmje, ndërsa Policia ka identifikuar një grua nga Eritrea dhe tani po heton sfondin e ngjarjes makabre.

Siç raportoi gazeta “Bild”, ato janë dy duar të prera dhe i përkasin një gruaje nga Eritrea, e cila mund të identifikohet nga gjurmët e gishtërinjve.

Njëra pistë çon në një strehë refugjatësh në një qytet të madh në shtetin federal, megjithatë, vendi ku u gjet trupi është shumë larg shtëpisë së gruas. Ajo ende nuk është raportuar e zhdukur dhe hetuesit nuk gjetën prova të një krimi të dhunshëm në dhomën e saj.

Policia mbylli përkohësisht autostradën A45 midis kryqëzimit Olpe-Süd dhe Freudenberg për të kontrolluar përsëri zonën. Një skuadër vrasjesh po heton, por deri më tani nuk janë gjetur pjesë të tjera të trupit. Ekspertët mjeko-ligjorë po përpiqen të sqarojnë se si u prenë duart.

Siç raporton “Bild”, rasti i gruas nga Eritrea po bëhet gjithnjë e më misterioz. Foshnja e saj është gjetur disa orë më vonë në një karrocë fëmijësh jashtë manastirit të Kröffelbach në Waldsolms, Hesse.

Grupi hetimor vazhdon kërkimet për nënën dhe babain e foshnjës, si dhe për të zbuluar se si janë prerë duart dhe kush është gruaja. Po vet me të, çfarë ka ndodhur?!

Pse Ndrea Prendi doli me sy të nx*rë një ditë pas 21 janarit? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur pasi doli nga SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e 21 janarit.

Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.

“Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij”, tha Berisha.

Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.

Sali Berisha: Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij

Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj…

Pyetje: Ka një audio, keni një koment.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.