Shuhet ëndrra e Sali Berishës? SHBAmerr vendimin që e “fundos” ishKryeministrin, nuk lejon të

Akti i ri i Mbrojtjes Kombëtare i nënshkruar nga Presidenti Trump zyrtarizon qëndrimin e SHBA kundër korrupsionit në Ballkan, duke e bërë të pamundur heqjen e sanksioneve ndaj individëve të shpallur “non grata”…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi pak ditw mw parw Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026, një dokument strategjik me vlerë rreth 1 trilion dollarë, që jo vetëm përcakton prioritetet ushtarake dhe gjeopolitike të Uashingtonit, por vendos edhe një kornizë të hekurt për qëndrimin e SHBA ndaj korrupsionit dhe destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë kyçe e këtij akti janë rikonfirmimi dhe forcimi i sanksioneve të vendosura ndaj individëve të shpallur “non grata”, duke përfshirë edhe shqiptarët që ndodhen në këtë listë, si Sali Berisha.

Sipas dokumentit, çdo person që është sanksionuar sipas Urdhrave Ekzekutivë 13219 dhe 14033 (dy urdhra të Joe Biden) do të mbetet në atë status, me përjashtime tepër të kufizuara. Në mënyrë eksplicite, Akti përcakton se sanksionet mbeten në fuqi dhe nuk mund të ndërpriten apo modifikohen, përveçse nëse Presidenti i SHBA-së provon para Kongresit se personi i sanksionuar ka ndalur tërësisht aktivitetin që çoi në ndëshkim, ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm për t’u distancuar prej tij, dhe se ekziston garanci e besueshme që nuk do të angazhohet më në veprime të ngjashme në të ardhmen. Ky kriter e bën pothuajse të pamundur që individë si Sali Berisha të çlirohen nga ndëshkimi, duke pasur parasysh refuzimin e tyre publik për të pranuar akuzat dhe për të bashkëpunuar me institucionet amerikane.

Lobimet e forta politike në Uashington për të kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Berishës, të cilat janë zhvilluar në heshtje nga grupe dhe individë të lidhur me të, tashmë bien ndesh me ligjin federal. Akti i ri e bën të qartë se çdo përpjekje për të ndikuar në heqjen e sanksioneve pa verifikim të plotë, do të konsiderohet e pavlefshme. Gjithashtu, për çdo heqje dorë të përkohshme nga një sanksion, Presidenti duhet të japë njoftim zyrtar dhe arsyetim të detajuar në Kongres, të paktën 15 ditë përpara aplikimit, dhe për një periudhë që nuk i kalon 180 ditë.

Përtej sanksioneve, akti i ri përmban edhe një Iniciativë të zgjeruar kundër korrupsionit në Ballkan, e cila fokusohet në ndihmë teknike, trajnime për sistemin gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit, si dhe në forcimin e institucioneve të mbikëqyrjes dhe transparencës. Në mënyrë të veçantë, SHBA kërkon të godasë korrupsionin politik në gjykata, në prokurime publike dhe në proceset zgjedhore. Plani përfshin përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Iniciativën Evropiane të Rezistencës Demokratike, një platformë që parashikon fonde dhe asistencë për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mediave të pavarura.

Në mënyrë simbolike, ky akt i fuqishëm politik dhe ligjor konfirmon qëndrimin e prerë të SHBA ndaj figurave që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin rajonal. Rasti i Sali Berishës mbetet emblemë e këtij pozicioni. Me këtë ligj, çdo tentativë për të “larë” emrin e tij përmes manovrave politike, qoftë në Shqipëri apo në Uashington, bie poshtë. SHBA e konsideron Ballkanin një zonë kritike për influencën demokratike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, qoftë edhe me çmimin e tensioneve diplomatike.

Në përfundim, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 është një mesazh i qartë për liderët e korruptuar në rajon: SHBA nuk tërhiqet, nuk harron dhe nuk fal pa prova konkrete. Për Sali Berishën dhe të tjerë si ai, dritarja e shpresës për heqjen e sanksioneve jo vetëm që është mbyllur, por është blinduar me ligj. /Pamfleti

E fundit! Trishtim i madh! Ndahet nga jeta banorja e njohur e ‘Big Brother’

Trishtim për ndjekësit e “Big Brother”. Mickey Lee, protagonistja e sezonit të 27-të në SHBA, ka ndërruar jetë pas disa komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga gripi.

E njohur për autenticitetin dhe energjinë e saj, familja e kujton 35-vjeçaren si një shpirt të lirë që fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin e saj. “Ajo do të mbahet mend për gëzimin që u dhuroi të gjithëve,” u shprehën familjarët në mesazhin e tyre.

Disa nga ish-konkurentët e “Big Brother” shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Lee. Bayliegh Pelham shkroi: “Është shumë tronditëse. Jam e lumtur që ajo pati mundësinë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme dhe të ndante dritën e saj me botën. Ishte shumë e bukur dhe e sjellshme. Kjo më dhemb shumë. Dërgoj gjithë dashurinë time për familjen dhe miqtë e saj.”

Edhe Rachel Reilly komentoi: “Ngushëllime për humbjen tuaj, lutjet e mia për familjen. RIP MICKEY, na mungon shumë.”

Lajm i trishte! Klodiana Lala ndan lajmin e trishte, dicka e dh*mbshme i ka ndodhur ne familje, do iu perlote me rrefimin

Mbesa e gazetares Klodiana Lala, vetëm 28 ditë nga ardhja në jetë, u s’provua me një problem shëndetësor. Era e vogël prej ditësh po trajtohet me oksigjeno-terapi, dhe siç thotë Klodiana, po tregohet një trimëreshë e vërtetë.

Lala e ka ndarë këtë histori personale me publikun për dhënë një leksion force e kurajoje me shumë dashuri për jetën.

ERA!

Mbesa ime qe na ndriçoi jeten edhe me shume teksa erdhi ne jete 28 dite me pare, prej ditesh ndodhet duke u trajtuar me oskigjeno-terapi dhe po tregohet nje trimereshe e vertete!

Pa mbushur ende nje muaj ERA me ka dhene nje leksion force dhe dashurie per jeten!

Era te dua çdo sekonde e me shume. E kalove s’proven me te madhe te jetes!

Rritu e shkelqe”, shkruan Klodiana Lala.

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë para fundit të tij, që “ndryshoi” Historinë

Në një dëshmi ekskluzive për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ish-pedagogu ushtarak Ylli Mici ka hedhur dritë mbi zanafillën e organizimit ushtarak të rezistencës kosovare, duke zbardhur urdhrin sekret të vitit 1991 që solli në Shqipëri grupet e para të vullnetarëve, përfshirë Adem Jasharin. Sipas Micit, gjithçka nisi në vjeshtën e vitit 1991, një periudhë kur Shqipëria ndodhej në një udhëkryq historik mes rënies së regjimit komunist dhe brishtësisë së pluralizmit të sapolindur. Megjithatë, pavarësisht kaosit të brendshëm, strukturat e mbrojtjes morën një detyrë të qartë kombëtare.

Urdhri për fillimin e stërvitjeve erdhi drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ramiz Alia. Mici shpjegon se ky vendim pasoi një takim historik dhe diskret mes Alisë dhe liderit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Tiranë. Qëllimi ishte i qartë: përgatitja e një force rezistence që do të ishte e aftë të mbronte popullsinë civile në Kosovë, duke parë se lufta tashmë kishte shpërthyer në Kroaci dhe Slloveni, dhe rreziku për një skenar të ngjashëm në Kosovë ishte iminent.

Në Akademinë Ushtarake (Shkolla e Bashkuar e Oficerëve), urdhri u përcoll nga komandanti i shkollës te shefat e katedrave. Mici tregon se gjithçka u trajtua si sekret shtetëror i nivelit më të lartë. U përzgjodhën nëntë pedagogë, ndër më të mirët e fushave përkatëse, për të trajnuar një grup prej 106 djemsh vullnetarë. Këta të rinj vinin kryesisht nga Kosova, por kishte edhe nga diaspora dhe trevat shqiptare në Maqedoni. Për Micin dhe kolegët e tij, kjo nuk ishte thjesht një detyrë stërvitore, por një mision patriotik që kërkonte diskrecion absolut, pasi dekonspirimi mund të sillte pasoja të rënda ndërkombëtare për Shqipërinë.

Intervista zbulon se stërvitja nuk u bë në mjediset e zakonshme të Akademisë, por u zhvendos në një bazë logjistike në Surrel, në rrëzë të malit të Dajtit. Kjo vendvendosje u zgjodh për të qenë larg syve të publikut dhe për të garantuar sigurinë e operacionit./ E.P-dritare.net

Acari i fundvitit ‘pushton’ Shqipërinë, zbuloni sa do të jenë temperaturat për Vitin e Ri

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.

Sipas tij temperaturat për Vit të Ri do të varjojnë -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

“Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta.

Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.”, tha ai.

Miri cmend rrjetin, “mohon” gruan e tij dhe i shprehet banores: “Uroj që vajza ime të…”

Miri, një nga banorët e parë të “Big Brother VIP Albania 5”, është bërë menjëherë qendra e kritikave në rrjetet sociale pas një bisede të sinqertë me banoren tjetër, Selinën.

I entuziazmuar nga sjellja e saj, Miri nuk i ka kursyer elozhet, duke e cilësuar atë si një vajzë model. “Ti je gocë shëmbullore, fantastike… Ishalla vajza ime bëhet si ty. Ke sjellje perfekte,” mësohet t’i ketë thënë ai, duke shprehur dëshirën që e bija të ndjekë hapat e Selinës në karakter.

Por, ky kompliment, sado dashamirës në dukje, nuk është pritur mirë nga publiku. Komentuesit kanë vërshuar në faqen zyrtare të programit, duke e akuzuar Mirin se me këtë deklaratë ka ulur figurën e bashkëshortes së tij.

Pyetja që dominon rrjetin është: “A nuk duhet të thoshte të bëhet si mami vet?”

Reagimet kanë qenë të ashpra. Një ndjekëse shkruan e revoltuar: “Sa gabim o Miri, ça thua ore?! A je në terezi?!… Pse e ulni figurën e gruas ore, që ju përkushtohet në maksimum, iiiiii Miri shumë turp, shumë keq”.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon duke i kujtuar atij modelin e vërtetë që vajza duhet të ketë: “Ishalla goca jote bëhet si mama vet!”.

Duket se publiku është shumë i ndjeshëm ndaj respektit për familjen jashtë, dhe krahasimi i vajzës me një vajzë tjetër “të panjohur” në vend të nënës së saj, është parë si një “faull” i rëndë nga ana e banorit.

Albano Bogdo reagon ndaj VIP-ave: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë nja…

Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën. Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve.

‘Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare.

Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus.

Por një kritikë të fortë Albano Bogdo kishte edhe për kolegët e tij.

“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri, artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy, e vërteta është që ne jemi një komb fatkeq, dhe shyqyr që kemi këto festat që të takojmë dhe të puthim njëri-tjetrin’

Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Enri Çeno, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike ka zbuluar lidhjen e kompanisë “KAYO” me një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, çka sipas tij ka ndikuar edhe në marrëveshjen për prodhimin e armatimeve.

I ftuar në një emision televiziv, Çeno u shpreh se një shtetas hebre, me të cilin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kanë shumë miqësi, ka ndikuar edhe në prishjen fillestare të marrëdhënieve mes Ramës dhe SHBA.

“Kur siguria kibernetike i lihet në dorë një grupi kriminal, shteti ka rënë. SHBA kam, informacion, sepse flitet deri tani për Agasin që cilësohet si kordinator i krimit të organizuar nga Ahmetaj, por Rama dhe qeveria ka një koordinator tjetër për të cilin nuk flitet askund. Kordinator i Investitorëve strategjik, përfaqësues i komunitetit hebre, Ron Yeffet, I cili ka pasaportë amerikane dhe shqiptare të fundi. Është ky personazh që ka mbajtur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me investimet e huaja. Janë marrëveshjet tij me Ramën që krijuan edhe përplasjet e para me institucionet amerikane.

Në bashkëpunim me institucionet e reja në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri atë që u bë me prodhimin e armatimeve, që lidhet drejtë për drejtë me ju. Këto kanë aksione në kompaninë KAYO. Zotëria me grupin e interesit të tij, kanë nisur të gjobisin edhe investitorët e tjerë, investitorë të mëdhenj europianë dhe amerikanë. Në fushën e Investimeve strategjike bënte atë që bën Agasi. Afërsia e tij me Ramën është e tejskajshme. Rama rrinte në shtëpinë e tij në NewYork, i ka shkuar në dasmën e vajzës dhe funeralin e babait. Balluku ka ndenjur në shtëpinë e tij të pushimit. Është përgjuar biseda e tij me Ramën nga shërbimet izraelite dhe amerikane. Në 2026 do jetë një vit shumë problematik, Rama duhet të ndjehet I rrezikuar”, tha ai.

I pajetë prej disa ditësh brenda makinës së tij, qeni i qëndronte SIPËR

Një histori prekëse vjen nga Ottava, një fshat pranë qytetit Sassari në Itali. Një burrë 74-vjeçar u gjet i pajetë brenda një makine që e përdorte si strehë. Ai kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Pranë tij, i shtrirë mbi trupin e tij, ishte qeni i tij i moshuar, Napoleone.

Pretendon se ka buzët më të mëdha në botë, influencuesja bën deklaratën SHOKUESE: “Nuk po mundem të…”
Qeni, rreth 10 vjeç, nuk ishte larguar asnjë moment. Për ditë të tëra kishte qëndruar aty, pa ushqim dhe pa ujë, duke ruajtur njeriun e tij deri në fund. Zbulimi u bë nga Policia e Shtetit pas një sinjalizimi nga banorët. Në vendngjarje mbërritën edhe oficerët e mbrojtjes së kafshëve.

Shfaqet vetëm një minutë në FILM, shuma MARRAMENDËSE me të cilën është paguar supermodelja e njohur!
Pas kontrolleve, Napoleone u shpëtua dhe u dërgua në strehën e kafshëve “Qua la Zampa” në Sassari. Qeni ishte i mikroçipuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë fizike dhe emocionale. Vullnetarët e qendrës treguan se Napoleone është ende i mbyllur në vetvete, nuk reagon, nuk ha dhe nuk pi.

Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim…

Pas një periudhe të gjatë rikonfigurimi të brendshëm institucional, Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikthyer fokusin te Ballkani Perëndimor, kësaj here jo me deklarata, por me instrumente konkrete goditëse.

Miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor shënon një kthesë strategjike në qasjen e SHBA-së ndaj korrupsionit: nga sanksionimi selektiv i figurave politike individuale, drejt çmontimit sistematik të rrjeteve financiare, ekonomike dhe ndërmjetësuese që mbajnë gjallë pushtetin korruptiv.

Akti, i cili parashikon një periudhë rishikimi 90-ditore dhe pritet të prodhojë efektet e para konkrete rreth marsit 2026, sinjalizon qartë një “tërmet politik” në Shqipëri, me një listë të re dhe shumë më të gjerë non-grata.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Pjesë nga Akti i Demokracisë

Në kontekstin shqiptar, pasojat më të mundshme janë krijimi i një “vale të dytë” sanksionesh, e cila synon të mbyllë hendekun mes ndëshkimit politik dhe ndjekjes penale. Kjo valë nuk do të kufizohet te emrat e njohur të politikës, por do të përfshijë: financues ekonomikë, figura kyçe të biznesit, ndërmjetës dhe operatorë informalë, të cilët lehtësojnë, mbulojnë dhe riprodhojnë sistemin e korrupsionit në Shqipëri.

Përveç sanskioneve, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un, i cili do të nisë nga ngrirja e aseteve deri te arrestimet e nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.

Departamenti i Shtetit duket se ka futur në ‘sitë’ disa sektorë që njihen si më problematikët për pastrimin e parasë së krimit dhe korrupsionit.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativa Kundër Korrupsionit, pjesë nga Akti i Demokracisë

Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet dixhitale shtetërore.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Mbështetja e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor

2. Pasuri të Paluajtshme dhe Ndërtim: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të ndërtesave të larta në Tiranë.

3. Energjia dhe Shërbimet Publike: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.

4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativat për zhvillim demokratik dhe ekonomik dhe prosperitet

5. Banka dhe Financa: Monitorimi i bankave lokale për t’u siguruar që ato të ndërpresin lidhjet me “mundësuesit” e sanksionuar rishtazi.

6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi “strategjik” nëpërmjet favorizimit politik.

Në plan simbolik dhe politik, ky akt përfaqëson një konfirmim të vijës së ashpër amerikane ndaj aktorëve që konsiderohen rrezik për stabilitetin demokratik të rajonit. SHBA e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë kyçe të betejës gjeopolitike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, edhe nëse kjo sjell tensione politike apo diplomatike.

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim./Pamfleti