Horoskopi për ditën e sotme, e premte 26 dhjetor 2025

Dashi

Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime qe keni bere ne te kaluarën dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do arrijnë me ne fund te krijojnë një lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme nëse merrni masat e duhura dhe nuk tregoheni te nxituar.

Demi

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift dhe do krijojnë një klime sa me harmonike. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat kuturu do keni goxha probleme dhe vështirësi.

Binjaket

Do e forconi edhe me tepër lidhjen ne cit gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur për gjithçka me partnerin tuaj. Nëse zemra juaj është e lire, ka mundësi qe sot te rrahe për dike. Sido qe te vijnë punët, nuk duhet te nxitoheni. Me financat mos luani sh7ume sepse situata mund te behet goxha problematike. Mos shpenzoni kuturi dhe mos jepni hua.

Gaforrja

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ta humbni atë përgjithmonë. Një gabim i vogël mund te kushtoje shtrenjte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Dita e sotme do jete shume e favorshme për financat. Ato do kenë edhe me shume përmirësime nga sa ju e prisnit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do krijohen ne asnjë moment asnjë mosmarrëveshje. Beqaret duhet te tregohen akoma te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Financat do jene te çekuilibruara prandaj duhet shume maturi me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjeresha

Sot do ketë darka romantike për te dashuruarit dhe emocionet do shtohen furishëm. Gjithçka do jete si ne një ëndërr kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te shohin sa njërin person personin tjetër, por te përqendrohen tek njeri. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes fale shtytjes qe do ju beje Saturni. Di jeni edhe shume te duruar.

Peshorja

Do jeni shume konfuze gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë te bëni. Edhe partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do iu kushtoje dot vëmendjen e duhur. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituar pa qene te sigurte pe rate qe do ndodhe. Financat do jene me te mira se disa dite me pare kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Urani do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Kujdes! Beqaret do kenë mundësi pafund për takime, por nuk do jene te vendosur te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha serioze. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do shfaqen aspak keqkuptime. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do i joshe, kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

Bricjapi

Do keni shume pune gjate kësaj dite dhe do lodheni aq shume saqë nuk do mund t’i përkushtoheni dot partnerit. Nëse flisni me te hapur ai do iu kuptoje. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e te ardhurave do jete goxha delikate. Ne disa momente mund te mbeteni edhe pa para ne xhep.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe e kane një lidhje. Ne disa momente mund te ketë debate goxha te forta te cilat do ju bëjnë te ndiheni me te vërtetë keq. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te gjetur princin e kaltër. Financat do jene te mira nëse shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe tregoheni gjithë kohës te organizuar.

Peshqit

Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merren vendime me te vërtetë shume te rëndësishme. Edhe beqaret do kenë ndryshime pozitive fale disa takimeve qe do realizojnë. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga një pune qe keni kryer. Ia ka vlejtur lodhja.

Çmimet e REJA, sa do të kushtojë DOGANAVE e makinave?

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%.

E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Po ashtu, rritje pëson edhe referenca e zhdoganimit për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë.

Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Rritja e çmimeve të referencës pritet të sjellë dhe një efekt në rritjen e çmimeve finale për automjetet e përdorura që importohen dhe shiten në tregun vendas.

Nga ana tjetër kjo politikë favorizon edhe blerjen e automjeteve me zero kilometrazh nga koncesionarët në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Nëntor 2025, 89.654 mjete janë regjistruar për herë të parë, nga të cilat 73.066 autovetura.

Mbi 55.2% kanë moshë 8- 15 vite, 25% mbi 15 vite, 5.1 % 5-7 vite, dhe 14.7 % 0-4 vite.

Korea e Jugut është në krye të listës sa i takon importit, ndjekur nga Gjermania, Italia, Kina dhe Zvicra.

“Pata një infeksion të rëndë, humba shikimin”, Stenaldo dhe Iliri flasin për jetët e tyre, Vrenozi: Kujdesem për motrën…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, Stenaldo dhe Iliri kanë rrëfyer për publikun një pjesë nga jeta e tyre personale.

Gjatë diskutimit, Iliri tregoi se kujdeset për motrën e tij pas vdekjes së dy prindërve, pasi ajo është e sëmurë.

Ndërkohë që ai është pjesë e BBV5, për motrën kujdeset bashkëshortja e tij, e cila ka lënë punën për t’u përkujdesur për kunatën, teksa Iliri ndodhet në programin më të ndjekur.

Ndërsa Stenaldo u shpreh se “heroina” e tij është nëna. Ai tregoi se në moshën 6-mujore, për shkak të një infeksioni të rëndë, ai humbi shikimin dhe e ëma e tij është dashur të kujdesej njëkohësisht për të dhe për vëllanë, pasi babai i tyre kishte ndërruar jetë.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Mediat turke: Erdogani i dhuron qeverisë shqiptare një AVION me vlerë 11.9 milionë dollarë!

Kompania ajrore kombëtare e Turkiye-s, Turkish Airlines, do t’ia transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319?115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

“Turkiye Today” shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi.

Marrëveshja Turqi-Shqipëri synon të përforcojë partneritetin strategjik

Marrëveshja dypalëshe thotë se donacioni synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ku të dyja palët shprehin dëshirën për të forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit të ndërsjellë teknik dhe mbrojtës.

Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorët më të gjerë strategjikë, ndërkohë që shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për përpjekjet rajonale të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, thuhet në njoftim.

Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar nga ana e marrësit dhe Turqia do të mbulojë kostot e transferimit.

Airbus A319-115J është një variant i personalizuar i modelit standard A319-100, i cili është pjesë e familjes A320, një nga seritë më të përdorura në botë të avionëve reaktivë me një korridor.

Avioni ka një peshë maksimale taksi prej 75,900 kilogramësh dhe një peshë bazë bosh prej 44,790 kilogramësh.

Ai fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P, të dy me mbi 7,000 cikle të mbetura, dhe është i pajisur me një sistem shfaqjesh ajrore AS400, megjithëse nuk janë instaluar sisteme argëtimi ose lidhjeje gjatë fluturimit.

Edhe pse nuk është një klasifikim komercial i përdorur në oraret publike, A319-115J shfaqet shpesh në flotat ushtarake, qeveritare ose diplomatike, duke përfshirë ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe qeverive aleate.

Në pronësi të fondit sovran të pasurisë së Turqisë, Turkish Airlines operon një nga flotat më të mëdha ajrore në nivel global, me një total prej 515 avionësh sipas të dhënave më të fundit në dispozicion.

Midis tyre, flota përfshin gjashtë avionë Airbus A319-100, të cilët përdoren kryesisht për itinerare me distanca të shkurtra deri të mesme dhe operacione rajonale./Turkiye Today

Dasma virale, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, të ftuarit garë kush hidhte më shumë para (VIDEO)

Një dasmë që u zhvillua në Sanliurfa, Anadolli Juglindor, Turqi, disa ditë më parë është bërë virale. Nusja ishte e stolisur me bizhuteri ari me vlerë disa kilogramë deri në atë pikë sa nuk mund ta mbante peshën e tyre, ndërsa të ftuarit garonin me njëri-tjetrin për t’i hedhur para.

Nipi i ish-deputetit të AKP-së në Sanliurfa, Zulfikar Izol, avokati 26-vjeçar Kahraman Zulfikar Izol, dhe mbesa e përfaqësuesit irakian në Turqi, Mesut Barzani, avokatja 25-vjeçare Nazdar Barzani, bashkuan jetën e tyre me një dasmë madhështore.

Dasma virale, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, të ftuarit

Përveç ish-deputetit të AKP-së në qytet, në dasmën në Sanliurfa morën pjesë edhe figura të tjera të fuqishme të rajonit, si dhe mijëra të ftuar. Të ftuarit u mblodhën rreth nuses dhe dhëndrit dhe u hodhën tufa me para, ndërsa shërbëtorët mblodhën paratë që ata hodhën dhe i futën në kuti.

Të ftuarit në dasmë garuan me njëri-tjetrin për të parë se kush mund të hidhte më shumë para dhe e mbuluan nusen me kilogramë ari. Nusja, e cila mbante monedha ari, një rrip ari, një gjerdan, një unazë diamanti dhe një kurorë ari, u detyrua të ulej pas pak kohe për shkak të peshës së bizhuterive.

Dasma u krye nga kryetari i bashkisë së Siverekit, Ali Murat Bucak. Pas dasmës, të ftuarit irakianë u rreshtuan për të shpalosur bizhuteritë e arta që kishin sjellë në kuti të posaçme.

Vuçiç i zhgënjyer nga Trump dhe nën frikë për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci: Pse po armatosen?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndjerë.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiç në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

“Serbia mbetet në rrugën drejt BE-së”

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi dhe “duke kërkuar shumë, e duke mos dhënë asgjë”, transmetoi Radio-Televizioni i Serbisë.

“E kemi kuptuar mirë këtë mesazh dhe mendoj se është e rëndësishme që ta kemi kuptuar mirë, duke e ditur se nuk mund të jemi vetëm në botë. Prandaj, jemi në rrugën evropiane dhe do të mbetemi në rrugën evropiane, të paktën sa të jem unë president dhe sa të ketë këtë shumicë parlamentare, por ky është mësim për ne”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Akuza për bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiç akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe më herët Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake”, pasi këto tri vende në mars nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin në sfidat e sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.

“Përse i kanë zgjeruar këto marrëveshje ushtarake edhe me Slloveninë dhe përse janë përpjekur kaq fort të fusin edhe Bullgarinë në këto procese? Është plotësisht e qartë se këtë nuk e kanë bërë për ndonjë histori gazetash. Përkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me njerëz në BE, të gjithë kanë rrudhur krahët”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Në vitin 2024, Serbia ka ndarë për ushtrinë 2.2 miliardë dollarë, që përbëjnë 2.6 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Megjithatë, Vuçiç tha se “amerikanët në mënyrë të qartë dhe të hapur po i armatosin shqiptarët në Kosovë, ashtu si edhe Turqia”.

“Qëllimi i vetëm është rrezikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë dhe integritetit të saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë. Nuk ka qëllim tjetër. Përse ka kaq shumë armatim të Republikës së Kroacisë? Një fushatë e vazhdueshme dhe permanente kundër Serbisë dhe popullit serb”, theksoi Vuçiç.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Sulme nga vendet fqinje në territorin e Serbisë nuk ka pasur.

Akuza edhe në lidhje me Kosovën

Vuçiç gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

Në kundërshtim me marrëveshjen e arritur atëherë, sipas së cilës Serbia do të ndërpriste fushatën për çnjohjen e Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se Serbia “do të duhet të vazhdojë punën e vështirë dhe të lodhshme për anulimin e njohjeve”.

“Për ne, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë – kështu ka qenë dhe kështu do të jetë, dhe e di që nuk është e këndshme kur për këtë duhet të flisni në Londër apo Uashington… Por kështu është, ndaj ju lutem të mos kemi debat lidhur me këtë, të mos kemi biseda”, tha Vuçiç.

Në vitin 2025, Kosovën e njohën më shumë shtete.

Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet e njohën pavarësinë e saj këtë vit, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të vende që e njohin Kosovën./REL

Izraeli, aleancë me Greqinë dhe Qipron kundër Turqisë, Erdogan: Zhurmë kanaçeje!

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore(TRCN), Unal Ustel, kritikoi një samit trepalësh midis Izraelit, Greqisë dhe Qipros, duke paralajmëruar se bashkëpunimi i ri ushtarak rrezikon përshkallëzimin e tensioneve në Mesdheun lindor.

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me samitin e mbajtur në Jerusalem të hënën, Ustel tha se takimi sinjalizon një lëvizje drejt konfrontimit në vend të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

“TRNC-ja po ndjek nga afër samitin e mbajtur nga Izraeli, Greqia dhe administrata greko-qipriote, si dhe raportet e planeve për të krijuar një forcë të përbashkët ushtarake”, tha ai.

Ustel tha se propozimet për një forcë ndërhyrjeje të shpejtë prej 2,500 trupash, të cilat ai tha se u paraqitën si një pengesë kundër Turqisë dhe turqve qipriotë, përbënin një kërcënim të ri dhe të rrezikshëm për paqen në Mesdheun lindor.

Izraeli “kërkon të sjellë paqëndrueshmëri”

“Izraeli, i cili shkel mbi vlerat humanitare me politikat e tij agresive në Lindjen e Mesme, tani po kërkon të sjellë këtë paqëndrueshmëri në Mesdheun lindor”, tha Ustel.

“Përpjekjet për ta transformuar rajonin nga një zonë paqeje në një arenë konflikti kërcënojnë jo vetëm ishullin e Qipros, por të gjithë pellgun e Mesdheut”, shtoi ai.

Ai e përshkroi përfshirjen e Greqisë dhe administratës greko-qipriote në atë që e quajti një lojë të rrezikshme si një llogaritje të gabuar historike.

Ustel akuzoi gjithashtu udhëheqjen greko-qipriote se e paraqet veten ndërkombëtarisht si mbështetëse të një zgjidhjeje, ndërsa në të njëjtën kohë ndjek aleanca ushtarake të drejtuara kundër Turqisë.

“Kjo qasje hipokrite tregon qartë se sa të shkëputur janë ata nga realiteti në ishull”, tha ai.

Kryeministri i TRNC-së tha se veprime të tilla minojnë bazën për negociata dhe e bëjnë të pamundur çdo kompromis të mundshëm.

“Ringjallja e një mendësie agresive”

Duke shënuar përvjetorin e ngjarjeve të njohura si “Krishtlindjet e Përgjakshme”, të cilat i referoheshin sulmeve ndaj turqve qipriotë në vitin 1963, Ustel tha se ishte e papranueshme që udhëheqja greko-qipriote të ringjallte një mentalitet agresiv përmes planeve aktuale ushtarake në vend që të mësonte nga historia.

“Mentaliteti që e zhyti Republikën e Qipros në gjakderdhje në vitin 1963 është i njëjti mentalitet që sot kërkon të krijojë një forcë ushtarake anti-turke në Mesdheun Lindor”, tha ai, duke iu referuar shtetit qipriot që ekzistonte para shpalljes së TRNC-së në vitin 1983.

“Është e pamundur të zhvillohet një proces i shëndetshëm negociatash me një mirëkuptim të tillë”, shtoi ai.

“TRNC-ja dhe Turqia, të pandashme!”

Ustel theksoi se TRNC-ja dhe Turqia janë të pandashme, duke paralajmëruar se çdo plan ushtarak, projekt tubacioni apo aleancë politike që injoron të drejtat e Turqisë dhe qipriotëve turq ose kërkon t’i përjashtojë ata nga Mesdheu Lindor është i dënuar që nga fillimi.

Qiproja ka mbetur e ndarë midis qipriotëve grekë dhe qipriotëve turq për dekada, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura nga Kombet e Bashkuara për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Dhuna në fillim të viteve 1960 i detyroi qipriotët turq të tërhiqeshin në enklava për sigurinë e tyre.

Një grusht shteti grek qipriot i vitit 1974 që synonte bashkimin e ishullit me Greqinë shkaktoi një ndërhyrje ushtarake nga Turqia. TRNC-ja u krijua më pas në vitin 1983.

Përpjekjet për paqe kanë vazhduar, duke përfshirë një raund të dështuar bisedimesh në Zvicër në vitin 2017 nën kujdesin e fuqive garantuese të Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Qiproja u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2004, të njëjtin vit kur grekët qipriotë hodhën poshtë një plan ribashkimi të mbështetur nga OKB-ja në një referendum.

Erdogan për trepalëshin Greqi, Qipro dhe Izrael: Zhurmë kanaçeje!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu pakënaqësinë e tij me takimin e fundit të Greqisë, Qipros dhe Izraelit, duke thënë se “mund të bëhen marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk na detyron, ato nuk e ndryshojnë politikën tonë”.

Ai deklaroi se “politikat e promovuara nga këto vende nuk do ta ndryshojnë qëndrimin tonë dhe veprimet e atyre që kanë gjakun e 70,000 vëllezërve tanë palestinezë në duart e tyre nuk ndryshojnë nga zhurma e një kanaçeje”.

“Qoftë Mesdheu Lindor, Egjeu apo kudo tjetër, ne nuk i shkelim të drejtat e (të tjerëve), as nuk lejojmë që të drejtat tona të shkelen. Ne nuk do të lejojmë që të drejtat e qipriotëve turq të shkelen dhe të shkelen”, shtoi ai.

“E ftuam në shtëpi për Krishtlindje, por ai qëndroi me ne për 45 vite”

Edhe pse marrëdhënia kishte sfida, përfshirë varësinë e Ronnie-t nga lojërat e fatit, çifti thotë se ai e pasuroi jetën e tyre në mënyra të panumërta. “Ai kishte një zemër të madhe. Ishte i sjellshëm, ndonjëherë i vështirë, por i jashtëzakonshëm,” thotë Dianne.

Vetëm një herë menduan ta ndihmonin të jetonte i pavarur, por ideja u braktis shpejt, pasi ata kuptuan se lidhja e tyre ishte tashmë e pathyeshme. “Ne tre jemi miq të fortë, apo jo?”, i kishte pyetur Ronnie një natë. Dhe përgjigjja ishte po, për gjithë jetën.

Ronnie ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një goditjeje në tru. Në funeralin e tij, i kufizuar nga masat e pandemisë, pjesëmarrja ishte e madhe në shpirt dhe në respekt. Pas vdekjes së tij, një qendër mirëqenieje në Cardiff u emërua “Lockwood House”, në nder të tij.

Në një kthesë prekëse, fondet e nevojshme për përfundimin e ndërtesës rezultuan të ishin pothuajse saktësisht shuma që Ronnie kishte lënë në testamentin e tij.

“Në fund, njeriu i pastrehë na vuri çatinë mbi kokë të gjithëve,” thotë Rob.

“Ronnie solli një pasuri të jashtëzakonshme në jetën tonë,” përfundon Dianne.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Mua më ka lënë gjyshi shumë prona”, studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë euro për vend punë nuk jep emra zyrtarësh: Te kafja e lagjes…

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë.

Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet.

“Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj” tha ai.

Më pas shtoi se, ashtu si ai, janë qindra apo mijëra shqiptarë që mbarojnë studimet dhe përfundojnë kamarierë ose banakierë. Akuza të rënda, për një student, të ri, që aspiron t’i futet politikës.

“Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja. Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t’i udhëhequr drejt fitores. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t’u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë” tha nga foltorja e 15 dhjetorit Eljoni.

Disa ditë pas këtij fjalimi, grupi i Fiks Fare e kërkoi Eljonin dhe e takoi në Tiranë. Ai është nga fshati Kryevidh i Rrogozhinës dhe është marrë me strukturat e Partisë Demokratikë, që nga mosha 13 vjeçare. Ai thotë se është bërë kryetar i FRPD-së në moshën 16 vjeçare dhe arrin të sjellë në Tiranë mbi 40 vetë në protestat e mëdha. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, pasi një i ri që aspiron politikën, duhet të ketë dhe ide të reja. Të sjellë një frymë të re. Ndaj, dhe Fiksi e pyeti nëse ka apo jo prova për ryshfeti deri në 10 mijë euro.

“Të kërkojnë kudo lekë sekserët, në kafe. Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Po, pa shkuar fare në zyrë, po te lokali i lagjes. Vjen të thotë tjetri, këtej nga Tirana e kanë bërë. Shkon te kafja dhe të vjen njëri që thotë njoh drejtorin dhe të mbaron punë” tha ai në takimin me Fiksin.

A ka emra personash, zyrtarësh, institucionesh? Në çfarë vendi shkoi Eljoni dhe kush i kërkoi lekë?!

Ai përgjigjet se “s’jena me i bo keq njerëzve, prandaj them, as flas e asnjë gjë. Ti e di këtu sekserlliku mbaron punë”. Gazetarët këmbëngulin se në çfarë zyre ka shkuar, kë ka takuar. “S’kam shkuar në zyrë, s’kam shkuar, është kot. Kam shkuar vetëm te lokali i lagjes dhe të takojnë, me të njohur” vijon ai. Por, a ka emra konkretë edhe të sekserëve? “Jo s’kam, s’kam emra” vijon 23 vjeçari, ndërsa shton se s’do që të denoncojë, pasi i ka punët në terezi, pasi ka lënë gjyshi shumë prona. I ka lënë edhe babai.

“Unë e kam për këto të shkretët, të tjerët. Për studentë të tjerë, që janë hallexhi” shton Eljoni, ndërsa hedh një tjetër shashkë. “Ai muhabet ka 7 mua dhe janë ndërruar 4 veta. Në kafe ka thënë ai (sekseri) që e njoh unë. Unë kam qenë në një kafe lagje. Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj rastin” vazhdon ai.

Biseda me Eljonin është e njëjtë me politikanët e vjetër. Mendësia është e njëjtë. Madje, edhe nëse forca që ai aderon vjen në pushtet, Eljoni i ka idetë e qarta. Për vete dhe për njerëzit e partisë që e rrethojnë. “Se dhe tanët po qenë, një m… do jenë. Të gjithë atë punë bëjnë. Shpenzim kanë, kanë harxhuar aty që të zhvatin. Ne e dimë realitetin” përfundoi ai.

Fiksi tentoi të thellonte akuzën e Eljonit. Të shkonte bashkë me te në zyrat e shtetit. Ku dhe kush i kërkoi para për vendin e punës? Por, në fund, ai deklaroi se “edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë”.

Bisedë mes grupit të Fiks Fare dhe 23-vjeçarit Eljon Kaja:

Gazetari – Ti je me Forumet Rinore?

Studenti – Po unë jam Kryetari i Forumit Rinor në Rrogozhinë.

Gazetari – I kujt, i gjithë Rrogozhinës?

Studenti – Po.

Gazetari – Po bën shumë kohë që je angazhuar?

Studenti – Kam vite, kam qenë kryetari i Kryevidhit.

Gazetari – Sa vjeç je ti Eljon?

Studenti – 23.

Gazetari – 23 je.

Studenti – 7 vite kam që jam si kryetar, kam si kryetar 8 vjet. 2 vjet që merrem më përpara 9, që kam qenë me organizimin. 10 vite që kam me organizimin. 16 (vjeç) jam bërë kryetar, si u bëra kryetar! Jam bërë se sillja 40 veta këtu, i ke me foto e video të gjitha.

Gazetari – Në Rrogozhinë ë?

Studenti – Në Kryevidh fillova, kam pas grup të mirë.

Gazetari – Po ty ku të kanë kërkuar lekë, në çfarë vendi?

Studenti – Vëlla, kërkojnë ndonjë lekë sekserët kudo mo burrë.

Gazetari – Ku, në çfarë vendi?

Studenti – Po në kafe të kërkojnë!

Gazetari – Ti ku aplikove?

Studenti – Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Ideja është …

Gazetari – Ku shkove?

Studenti – Pa shkuar hiç fare mo në zyrë! Te lokali i lagjes mo burrë, të vjen të thotë tjetri vetë.

Gazetari – Në Rrogozhinë apo këtej në Tiranë?!

Studenti – Këtej, këtej vërdallë.

Gazetari – Ku në Tiranë?

Studenti – Ti e di vetë, s’dua të flas për këto punë. Vjen të takon njëri njoh drejtorin, të mbaron punë.

Gazetari – E njeh ndonjë që t’a regjistrojmë?!

Studenti – Jo or burrë. Ti e di këtu punë sekserlliku mbahet.

Gazetari – Ke shkuar te Ministria e Drejtësisë, ke shkuar te Burgjet?

Studenti – Jo s’kam shkuar në zyrë.

Gazetari – E zëmë ke shkuar te Kadastra …

Studenti – E kuptoj çfarë më thua. Nuk kam shkuar, është kot!

Gazetari – Po ku ke shkuar fiks?

Studenti – O vëlla, vetëm te lokali i lagjes vijnë të takojnë. Me të njofme, 1, 2, 3, këtu i njeh, ai e njeh.

Gazetari – Të tha që duhen kaq lekë?

Studenti –  Po kështu duhet të hysh.

Gazetari – Po ti ke emra konkret për këto?

Studenti – Jo s’kam! Emra nuk eee …

Gazetari – Ke apo s’do t’i denoncosh?

Studenti – Jo nuk kam.

Gazetari – Po flasim tamam.

Studenti – Jo nuk kam emra!

Gazetari – S’ke emra konkret?

Studenti – Jo. Edhe ato s’kanë faj që kërkojnë.

Gazetari – E di, e di.

Studenti – Se ashtu kanë arritur dy veta. Ne e dimë këtë histori. Kanë shkuar tu ble vota atje, se kanë arritur këtu. Realitetin, e di unë e di kushdo. Është pa vlerë dhe për çfarë për një vend pune të qelbur. Të dh… punët e tyre, nuk dua t’i shkoj. Se i kam për terezi të miat, kur ta kuptojnë ropt. Se unë jam vëlla, unë të thashë s’kam nisur (pasurinë) e gjyshit. Më ka lënë gjyshi nja 1 (milionë) euro gjendje.

Gazetari – Ke prona?

Studenti – Po. Më ka lënë 1 (milionë) euro gjyshi, kështu që me nis pastaj te plaku, edhe 1 mund të shkoj plaku, kështu që. Unë e kam për këto që i thuaj asaj tjetrës ça bona dhe t’a denoncoj rastin tat që i kërkojnë. Kam aplikuar prapë thotë, po lërë njëherë të shohim, inshallah bëhet ndonjë gjë. Unë e kam për këto mo, që janë hallexhi po unë.

Gazetari – Nëse ti thua më kërkuan 5 deri në 10 mijë euro, puna është akuzë konkrete, e kupton?

Studenti – Lëne mo vëlla, se muhabeti ka 7 muaj, 7 muaj që janë ndërruar 4 veta. Ose t’a thotë tjetri në kafe e njoh unë. Ka ik fare ajo punë.

Studenti – Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj. Se po tonët po qenë, më mut do jenë, po hajde tani.

Gazetari – S’është puna atje.

Studenti – Të gjithë atë punë kanë, se shpenzim kanë. Kanë harxhuar ata të shkretë, kanë ardhur aty do zhvatin tani. Ne e dimë realitetin.

Gazetari – Ideja është po s’e denoncove ti, po s’e denoncoi, po s’e denoncoi Sokoli, kush do t’a denoncoi?!

Studenti – O vëlla unë e thashë llafin tashti, ato që kanë nevojë të turren të denoncojnë./Fiks Fare

Hetimi i New York Times/ Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite.

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tyre, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.