E bujshme ne Big Brother, banorja e thotë troç që ka kryer ma…

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” është përfshirë nga një tjetër skandal rozë, ku protagonist është sërish Eduard Kuçi.

Pas mbylljes së romancës me Dolcen (e cila u ftoh pas rikthimit të saj nga Grande Fratello), Edi nuk humbi kohë dhe nisi një raport të zjarrtë me Bia Khalifan.

Ditët e fundit, dyshja janë parë tejet të afërt, duke shkëmbyer puthje, përqafime dhe duke dhuruar skena të nxehta “poshtë jorganit”, të cilat ngritën dyshime të forta në publik se mes tyre ishte konsumuar marrëdhënie seksuale.

Por, ajo që ka trazuar ujërat nuk është akti, por komenti pas tij.

Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë, Bia jo vetëm që la të kuptohet se marrëdhënia intime ka ndodhur, por bëri një deklaratë që i la të gjithë pa fjalë.

“E ka të vogël”, mësohet të jetë shprehur Bia pa filtra, një koment që prek drejtpërdrejt burrërinë e Edit dhe që pritet të shkaktojë debate të forta.

Tanimë, e gjithë vëmendja është te reagimi i Edit kur të mësojë se “partnerja” e tij ka ndarë detaje kaq intime dhe “fyese” me pjesën tjetër të shtëpisë.

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip Albania? Banorët futen me urgjencë brenda pasi… (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë.

Në sfidën e ditës së sotme ata duhet të përmbushnin një sfidë, sipas së cilës duhet të visheshin si babagjyshë dhe të përqafohen.

Kjo sfidë vjen në shtëpi për Ditën e Krishtlindjeve.

Sapo kanë dëgjuar gongun banorët kanë vrapuar menjëherë teksa në hyrje të shtëpisë kishin uniformat e babagjyshit.

VIDEO

Bleona Qerreti tregon historine me Vera Grabockën që i ndryshoi dhe jetën

Bleona Qerreti ishte në kulmin e karrierës së saj në Shqipëri, kur në vitin 2005 vendosi për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Ajo shkoi në Los Angeles duke e nisur rrugëtimin në industrinë konkurruese të muzikës në botë, nga zero. Në karrierën muzikore bashkëpunon me emra të njohur ndërkombëtarisht si Timbaland, Rodney Jerkins apo David Foster. Krahas këngëve të reja, performancat artistike u shtrinë përtej muzikës pop duke marrë pjesë në evente të madhe artistike dhe sociale në SHBA.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, Bleona Qereti tregon momentin kur performoi për herë të parë në Festivalin e Këngës kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ‘përplasja’ që kishte me Vera Grabockën për veshjen e saj, të cilën e falënderon.

“Më vjen shumë mirë që më në fund dikush në Shqipëri vendosi të shohë personin prapa personit që i vjen dhe kush i merr vendimet për këtë person që i vjen në skenë. Çdo gazetar është marrë me personin që sipërfaqësor në skenë.

E kam ditur gjithmonë kush jam. Problemi i parë që kam me njerëzit është që ose më pranojnë në 100% tim ose s’më pranojnë. Do të doja të veçoja, sot më ra në mend, unë isha 15 vjeç kur këndova në Festival dhe veshjen e pashë në Miss Europa 1995. Pa ditur njeri unë u pranova në Festival. Në atë kohë ishin vetëm pesë emra që të pranonin në Festival. Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Vera Gabrocka, Zhani Ciko, Alqi Boshnjaku.

Veshja u përfol për përmasat dhe përmasat janë pjesë e maratonës. Unë dua të zgjas. Artisti që i reziston kohërave është vërtet artist. Ajo që unë kam qenë vërtet e vetëdijshme, është që di t’i rezistoj kohës.

Unë nuk do fokusohesha te elementi fizik, por te rezistenca në kohë, të dalësh me të njëjtin kostum pas 30 vitesh. Atëherë kishte vetëm një televizion. Sot është shumë e lehtë të bëhesh i famshëm.

Nëse këta emra të thonin që nuk pranoheshe në Festival, nuk kishe më një shans të dytë. Unë me atë rebelizmin tim, shkova te gardëroba dhe përgjegjësja më tha: ‘Nëse të sheh Vera Grabocka këtu, na mbyti të dyjave’. Unë shkoj, marr veshjen dhe ndërkohë që po mbyllja zinxhirin, aty hyn Vera Gabrocka dhe më tha: ‘Ku shkon ti gjysmë e zhveshur?’. Unë ngela, ndërkohë që Vera mbylli derën.

E kuptova që të dilja me këtë veshje në Festivalin ku Vera Grabocka ishte regjisore, përgjigja do ishte jo. Unë në mes të performancës, hoqa pelerinën dhe Vera Gabrocka e mbajti kamerën te unë dhe të nesërmen kur u zgjova, isha Bleona Qereti”, u shpreh ndër të tjera artistja.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 25 Dhjetor 2025

Dashi

Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet ne lidhjen qe keni krijuar. Beqaret nga ana tjetër do ndiheni mjaft mire sepse do takojnë persona qe ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dale jashtë kontrollit.

Demi

Do e rivendosni dialogun ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin qe keni ne krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet te linde as problemi me i vogël. Beqaret do gjejnë mënyrën e duhur për te joshur dike. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do kryeni edhe disa investime te rëndësishme.

Binjaket

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe pasionante gjate kësaj dite. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do arrijnë ta gjejnë menjëherë personin e ëndrrave. Financat do jene ne gjendje goxha te mire. Nuk do keni vështirësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Gaforrja

te dashuruarit do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet te ndodhe. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, po kurrsesi pa e tepruar.

Luani

Do jeni shume tolerante gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje si duhet. Do i harroni madje edhe problemet e vogla qe keni pasur dikur. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sepse do pendohen rende. Ne planin financiar nuk do jeni aspak te matur dhe gjerat nuk do ecin si i kishin menduar.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme serioze njëjtën tuaj ne çift, sot gjithçka do rregullohet. Partneri do jete ne humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret qe nuk mundohen fare te gjejnë një person për ta pasur ne krah dhe presin qe gjerat t’iu bien nga qielli, nuk do ja dalin dot te ndryshojnë status. Ne planin financiar duhen bere kufizime ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Për ata qe janë ne një lidhe do ketë shume tension dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni shume te ruani një klime harmonike, nuk do ja dilni dot. Beqaret do e vuajnë shume vetminë , por nga ana tjetër nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Financat duhen mbajtur sa me shume nen kontroll. Gjendja do jete e paqëndrueshme.

Akrepi

Mos bëni gabim ta idealizoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet te kërkojnë persona perfektë apo gjera te pamundura. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar nuk rekomandohet te kryhen transaksione te tejskajshme. Gjendja do jete serish delikate.

Shigjetari

Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene pak me te mira se kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete.

Bricjapi

Aq mire do ja kaloni gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah saqë nuk do kërkoni asgjë me shume nga jeta. Do filloni madje te programoni edhe te ardhmen. Beqaret do marrin mesazhe dashurie nga persona qe i kane njohur me pare, por nuk kishin menduar se mund t’i pëlqenin. Ne planin financiar bëni kujdes. Mos shpenzoni shuma te mëdha sepse do keni probleme.

Ujori

Çiftet qe kane kohe qe janë ne krize do kenë një dite me te qete, por gjithsesi atmosfera serish nuk do jete ashtu si duhet. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por gjithsesi nuk priten menjëherë ndryshime te statusit. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Kurseni sot qe edhe e nesërmja te jete e mire.

Peshqit

Nëse ka kohe qe rutina është bere pjese e jetës suaj ne çift duhet te mundoheni sa me shpejt ta ndryshoni situatën. Vetëm kështu nuk do lejoni qe problemet dhe debatet te jene te zjarrta. Beqaret do e kenë me te lehte ta gjejnë një person te përshtatshëm gjate një feste te organizuar nga miqtë. Gjendja e financave do jete e mire. Do jeni goxha kursimtare.

24 dhjetori, natë e rëndë, por edhe datë e bukur për Luiz Ejllin

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh thellësisht emocional, duke e përshkruar 24 dhjetorin si një natë të rëndë për zemrën e tij.

Ai tregon se kanë kaluar pesë vite pa babanë, një mungesë që, sipas tij, nuk zbehet kurrë. Çdo Krishtlindje, zëri i babait mungon dhe dhimbja mbetet e pranishme.

Në rrëfimin e tij, Luiz ndalet edhe te jeta personale, duke përmendur tre vitet me Kiaren, një takim që erdhi në një moment kur ai ishte i thyer dhe që u kthye në shpëtim të heshtur. Nga kjo dashuri, siç shprehet ai, erdhi në jetë Luna — një dritë e vogël që mposht çdo dhimbje dhe arsyeja pse shpresa nuk shuhet.

Luizi e përshkruan gjithashtu hyrjen e tij në Big Brother, format që, sipas fjalëve të tij, i ndryshoi jetën: një derë që e ndihmoi të rritej, ta provonte veten dhe të rindërtohej.

“Son­te kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim,” shkruan ai, duke theksuar se nuk po feston, por po ndjen. Mesazhi përmbyllet me një urim për Krishtlindje, për ata që janë pranë dhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemër — një reflektim i qetë, i sinqertë dhe thellësisht njerëzor.

24 dhjetori, natë e rëndë, por edhe datë e bukur për

Prona e fundit luksoze e Cristiano Ronaldos dhe Georgina-s, arrihet vetëm me varkë ose hidroplan

Cristiano Ronaldo ka nuhatje për biznesin dhe prej kohësh ka investuar në disa sektorë, duke menduar edhe për jetën e tij pas futbollit. Një prej tyre është sektori imobiliar, gjë që konfirmohet nga blerja e fundit e jashtëzakonshme e futbollistit dhe partneres së tij Georgina Rodriguez: të dy janë bërë pronarë të dy vilave tejet luksoze në Nujuma, një Ritz-Carlton Reserve Residence. Për çfarë bëhet fjalë? Për një resort ekskluziv në Detin e Kuq, në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për një nga “strehët ishullore më ekskluzive në botë”, që garanton një nivel privatësie pothuajse total. Mjafton të mendosh se ndodhet rreth 26 km larg tokës dhe mund të arrihet vetëm me mjete lundruese me qira ose me hidroavionë.

“Nga vizitor në pronar”, ka konfirmuar Red Sea Destination, kompania që ia ka shitur pronën Cristiano Ronaldos, pasi portugezi kishte qëndruar aty në më shumë se një rast.

Sa ka shpenzuar Ronaldo për pronën në Detin e Kuq

I pamundur rezistimi përballë thirrjes së atyre 19 vilave ultra-private të shtrira mbi rërë të bardhë të paprekur dhe të rrethuara nga ujëra kristal. Një vend që kombinon komoditetin, përmes një dizajni modern, me një shërbim të përkryer në një ambient natyror të paprekur. Prona e re ka tre dhoma gjumi, ideale për mbledhje familjare, ndërsa vila e dytë ka dy dhoma gjumi, e konceptuar për qëndrime më intime.

Çmimi fillestar për këto vila është rreth 15.5 milionë rialë sauditë (rreth 4.5 milionë dollarë, pak më shumë se 4 milionë euro), edhe pse shuma e saktë e paguar nga Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk është bërë publike. Çifti po shqyrton edhe mundësi të tjera investimi në të njëjtën zonë.

Në faqen zyrtare të ndërtuesit, ja deklaratat e Ronaldos që konfirmojnë blerjen: “Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë kemi ndjerë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore; është një vend ku ndihemi në paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të shijojmë kohë cilësore me familjen në privatësi dhe qetësi të plotë sa herë që duam”, ka theksuar Cristiano Ronaldo në deklaratat e mbledhura nga faqja zyrtare e ndërtuesit.

AKU bllokon 5 tonë djathë “Gouda” dhe 944 kilogramë fileto pule të “TONA”-s!

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.

Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore./Panorama

INTERVISTA e parë si KREU i SPAK, Klodian Braho: Qëllimi ynë, të rritet..

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që përpara se të merrte zyrtarisht detyrën, kur u paraqit në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar autorizim për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, u zhvillua tre ditë më vonë.

Në një intervistë për BIRN, Braho ka bërë të ditura prioritetet e drejtimit të tij në krye të Strukturës së Posaçme, institucion që gëzon nivelin më të lartë të besueshmërisë publike dhe mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

Ai theksoi se fokusi kryesor do të jetë garantimi i barazisë para ligjit, duke nënvizuar se askush nuk do të jetë mbi të.

Sipas tij, SPAK do të vijojë hetimet e thelluara për çështjet në proces, përfshirë verifikimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre.

Braho theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve, si dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për mbledhjen dhe analizën e informacionit.

Synimi ynë është rritja e besimit të qytetarëve te drejtësia, përmes standardeve të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi kreu i SPAK, i cili ka marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.

Suada Muça e Tik TOK-ut rr. ihet  nga një grup vajzash, ja arsyeja c mendur

Kryefjala ka siguruar një video tronditëse, ku shihet Suada Muça duke u dhunuar nga një grup vajzash.Në pamjet që shfaqen në video, disa vajza e sulmojnë njëkohësisht, duke e shtyrë dhe duke e hedhur në tokë.

Videoja tregon momente tensioni dhe dhune, ndërsa ajo duket e pafuqishme për t’u mbrojtur përballë sulmit.Suada Muça është një personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për përmbajtjet e saj, por edhe për debatet dhe polemikat që kanë shoqëruar prezencën e saj online.

Megjithatë, pavarësisht diskutimeve publike, dhuna fizike mbetet e pajustifikueshme.Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Suada, as ndonjë njoftim nga autoritetet lidhur me ngjarjen.

Video Player

Aktivistja e njohur shkon te υ@rri i
Fatos Nanos, e ρabesueshme ajo
qe ka zbuluar (FOTO)

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë më parë. Ajo thotë se vëmendjen ia ka tërhequr thjeshtësia e “banesës së fundit” të tij.

“Si vizitore e përjavëshme në varrezat e Sharrës, teksa kaloj ngadalë me makinē midis qytetit të vdekjes sytë mu ndalën tek varri i Fatos Nanos. Bie në sy sepse është në hyrje të varrezave dhe nuk është lapidar me mermer siç sheh rëndomtē në varreza.

Zbrita një çast nga makina dhe u ndala aty. Para vdekjes ndihesh po aq e ftohtë sa ajo, por edhe reflekton përse jeton. Të zbutet zemra dhe kupton se në kêtë jetë je thjesht një kalimtar dhe do të mbahesh mend për mirë apo për keq”, shkruan ajo.

Juristja Mirela Jorgo thotë se në atë “qytezë”, të gjithë janë të barabartë dhe askush nuk pyetet për vila e pasuri. Pak metra më tej, ajo thotë se prehet dhe bashkëshorti i saj, të cilin e viziton shpesh duke u përkujdesur për varrin e tij.

Mirela jep dhe një mesazh për politikanët shqiptarë, të siç thekson, ua bëjnë më të vështirë jetën qytetarëve të tyre, ama një ditë do të prehen në një “banesë” të tillë dhe nëse do të kenë fat, do të kenë lule pranë, në të kundërt vetëm beton.

“Me pushtet apo pa pushtet, në kete qytez je njësoj i barabartë me të gjithë. Nuk pyetesh a ke pasuri, a ke pallate, kulla, vila, verë të shtrenjtë. Jo, askush nuk do tja dijē. Pastaj vazhdova ngadalë, pakëz më tutje, mora një bidon ujē, duke u ndalur tek vendi i bashkëshortit tim.

Nuk e di sa koshient janë këta të politikës qē na e nxinë jetēn, njē ditē do të jenē pranē Fatosit, ose pranē njē pensionisti, arsimtari, apo fermeri. Sipêr do të kenë ca lopata dheu. Po të kenë fat mund tē kenē edhe pak jeshilëllēk. Në të kundêrt do tē kenë beton ngjitur me njē varr tjeter”, përmbyll juristja.