“Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Flamur Noka ndaj Salianjit, i bën atë që do qeshin gjithë shqiptarët me të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka hequr nga grupi i Kryesisë në Whatsapp Ervin Salianjin. Do të ketë qenë deklarata e këtij të fundit e bërë në protestën e mbrëmjes së sotme teksa iu përgjigj Nokës dhe Berishës duke thënë “Nuk më përjashton dot askush nga partia”.

Nuk ka vonuar dhe Noka e ka hequr nga grupi si për t’i treguar “fuqinë” që Noka ka në parti. Përplasjet mes Flamur Nokës, Berishës dhe Salianjit janë tensionuar në mbledhjen e fundit të kryesisë e më pas me takimin e ish-deputetit në Elbasan me demokratët.

Në mbledhjen e kryesisë Salianji akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën për gjendjen aktuale të PD-së duke i kërkuar dhe dorëheqjen. Më pas Noka iu përgjigj me akuza për Suel Çelën, kreu i bandës kriminale të Elbasanit, duke i thënë se ishte ai që i organizoi takimin në Elbasan.

Berisha tha se në momentin që Salianji ka bashkëpunuar me krimin, automatikisht është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike. Kjo deklaratë u pasua më pas me largimin e Salianjit nga drejtimi i një njësisë nr. 6 në Tiranë, por ky i fundit si për t’i bërë karshillëk këtyre veprimeve, ishte sot në protestë me demokratët, por i distancuar nga figurat e partisë.

Ish-deputeti Ervin Salianji është i pranishëm në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike. Salianji nuk ndodhet pranë figurave të Partisë Demokratike e as nuk po ndjek itinerarin e Berishës me gjithë ecjen ne bulevard.

Për mediat ai tha se askush nuk mund ta përjashtojë nga PD dhe se sot është për të protestuar kundër Edi Ramës.

“Dy skandalet e fundit të qeverisë, ai i Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për të rrëzuar qeverinë. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.

Salianji së fundmi ka prishur “harmoninë” brenda partisë me takimet jashtë rreshtit. I fundit takim ishte në Elbasan, mbledhje kjo me simpatizantët e qytetit, solli një lumë akuzash nga Flamur Noka e Berisha për Salianjin.

Kryedemokrati thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga PD pas bashkëpunimit me krimin, konkretisht me Suel Çelën, për të cilin pretendohet se i ka organizuar Ervin Salianjit takimit në Elbasan.

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës” – Flamur Noka me komentuesit: O bir, a të kam…?

Një postim i publikuar sot në rrjetet sociale nga Flamur Noka, ku ai u bënte thirrje qytetarëve të bëheshin pjesë e protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Krahas mbështetjes, postimi është shoqëruar edhe me komente ironike, të cilat kanë sjellë përplasje virtuale mes Nokës dhe disa komentuesve.

Njëri prej komentuesve e ka quajtur “hajdut” ndërkohë që deputeti demokrat i është kthyer duke i thënë: “Të kam vjedhur ty?”.

Kjo nuk është hera e parë që Noka “përplaset” virtualisht me ndjekësit, ku në disa raste nuk kanë munguar as komentet dhe replikat fyese.

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta drejtuar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që t’i jepte administrimin e bashkisë më të varfër në vend, për të dhënë një shembull ndryshe nga kryetarët e bashkive që sipas tij tallin bythën me njerëzit dhe nuk bëjnë asnjë punë.

“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s’ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.

Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë.

Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.

Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.

Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.

Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull.

Kështu që ne të duam, ne t’i kemi dhënë votat, ne do të vrapojmë drejt Europës dhe bëje këtë provë, se nuk do ngelesh i zhgënjyer”- tha Gjergj Luca.

Gjergj Luca tregon njohjen me Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun: Nuk është “Tigër” se nuk ka “kokrra”, Balluku është femër me “kokrra”, burrneshë

Gjergj Luca, biznesmen i njohur në vend, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke treguar peripecitë e biznesit të tij në vend dhe problemet me autoritetet, zbuloi njohjet që ka patur me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe me ministren e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, duke vlerësuar këtë të fundit si e gjindshme dhe që nuk i ka ikur drejtësisë, siç bëri Ahmetaj, duke u arratisur në Zvicër.

“Të dy i njoh, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun. Kam bërë biseda biznesi. “Tigri” ishte aktor si Anthony Quin, si Marlon Brando. Njëherë më puthi në sy të Gramoz Ruçit.

Ky më tha: të puthi gjirokastriti?

Po, i thashë.

Sa herë?

Pesë herë!

E ke ngrënë, më tha.

Kur ishte ministër më erdhën kontroll Tatimet. Më thanë nuk luajmë pa vënë gjobë. Donin faturën tatimore. Marr “Tigrin” në telefon. I thashë më ka shkuar Tatimorja atje, kanë urdhër nga lart fare. Nga ti e kam? Se o ti, o Rama. Më thotë: Lucë e kupton që para ligjit nuk vë gjë.

I thashë që nëse më dënon, më dëno pë pastrim parash, se bëja 180 milionë lekë dhe aq xhiro sa bën restoranti im nuk i bëjnë 10 bashkë në Shkodër.

Unë nuk e gjykoj a është i hajdut apo jo. Por që nuk ka moral e di. Nuk është “Tigër”. Nuk ka kokrra.

Kjo tjetra, Belinda Balluku, është femër me kokrra. Sa herë i bija në telefon, të përgjigjej. Ben Ahmetajt t’i vijë turp që nuk ndenji këtu. Ndërsa kjo tjetra rri këtu, nënë fëmijësh. Pavarësia e SPAK është fondamentale, por ky linçim publik pse nuk merr Benin në Zvicër ta sjellë këtu. Kjo zonja në mos sot, nesër, do të gjykohet për të gjitha se është burrneshë që nuk luan prej këtej. Kjo është analiza ime”- tha Luca.

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

“Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi”. Kështu u shpreh gazetarja Ambrozia Meta në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

Ajo tha se sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa, sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët.

“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton një njeri i pëlqyer. Salianji nuk ishte një filiz politik që lindi nga talent i madh për në politikë. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit”, tha Meta.

Me merzitje te madhe, Kiara Tito jep njoftimin e RENDE që askush nuk e priste!

Çifti i njohur i showbizit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë marrë një vendim të papritur në rrjetet sociale pas një periudhe të ngarkuar me komente negative, shkruan Raporto24.

Sipas postimeve të tyre të fundit, dyshja është përballur me një numër të madh fyerjesh dhe sharjesh në seksionet e komenteve, gjë që i ka shtyrë të ndërmarrin një hap mbrojtës për mirëqenien e tyre.

Në reagimin e tyre, Kiara dhe Luizi bënë të ditur se kanë zgjedhur të mbyllin komentet në platformat ku janë më aktivë, duke theksuar se negativiteti i tepërt nuk i ndihmon as ata dhe as ndjekësit e tyre të vërtetë, shkruan Raporto24.

Pavarësisht këtij vendimi, çifti vazhdon të mbetet një ndër më të përfolurit dhe më të ndjekurit në rrjet, duke ruajtur kontakte me publikun përmes postimeve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme.

Po i “fut” ne brg një nga një! Ja 4 politikanët që po ndjek Arben Ahmetaj nga arratia! Kush eshte i rradhes?

Ish-numri dy i qeverisë Rama dhe një ndër figurat e vjetra të së majtëve, Arben Ahmetaj prej dy vitesh tanimë ndodhet në arrati ku dhe nga largësia ju ka shpallur “luftë”, ish-bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe “ish-miqve”, të cilët sipas tij e prenë në “besë”.

Por, pa çka akuzave të bëra nga largësia, Ahmetaj vijon të mbajë “follow” në rrjetet e tij sociale disa prej socialistëve, mes tyre edhe kryesocialistin Edi Rama.

Siç shihet dhe në listën e mëposhtme të njerëzve që ish-zv kryeministri ndjek pa pushim edhe nga arratia, Damian Gjiknuri është një prej tyre, duke u pasuar më pas nga Edi Rama, Arbi Mazniku dhe Erion Veliaj.

Ndryshe nga Veliaj dhe Gjiknuri të cilët po ashtu vijojnë ta ndjekin Ahmetajn, kryeministri Rama nuk e ka në listën e miqve të tij në “Instagram”.

Nga Edi Rama te Mazniku: Katër politikanët që Arben Ahmetaj ndjek

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, prej korrikut të 2023 ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Teksa SPAK e kërkon, Ahemetaj ka aplikuar për azil në Zvicër, bashkë me partneren Erjola Hoxhën dhe vajzën e mitur.

Nga ky shtet, ai ka dhënë disa intervista për median në Shqipëri, ku ka akuzuar ish-bashkëpunëtorët e tij politikë dhe njerëzit e drejtësisë se e duan me patjetër në burg. SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ish-besniku i Ramës zbuloi se që prej vitit 2022, kohë kur dhe u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit, filloi përndjekja e tij. I frikësuar për jetën, Arben Ahmetaj ka pohuar se është larguar nga Shqipëria, pasi përpos për veten kishte dhe frikë për familjen e tij.

Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët, kryeministri del i…

Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të fundit në hetimet e SPAK-ut për zv/kryeministren e pezulluar Belinda Balluku. Papa ndalet te mënyra se si qeveris Edi Rama, te ndikimi i tij mbi institucionet dhe te informacionet që, sipas tij, disponojnë amerikanët. “A e keni vënë re fjalorin rrugaçëror, ordiner, mediokër? Si mund të drejtohet një shtet kështu, me mesazhe, me sharje, “palloshë,” “trap,” fjalë të tjera ofenduese ndaj njëri-tjetrit? Jam krenar për kasetat e para të “Fokusit.”

I pari që hyra, ju tregova shqiptarëve thashethemet e bllokut, orgjitë e bllokut, prapaskenat, thikat, vrasjet, helmet. Më duket sikur skenat janë të njëjta.

Tetë orë në zyrën e Mehmet Shehut: thika, helme, tortura psikologjike, presione, trysni. Mos vallë Rama ka blerë Gjykatën Kushtetuese duke bërë shantazh? Kështu lloj figurinash s’kanë pse të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka pse Gjykata Kushtetuese ta marrë këtë çështje, sepse modeli i Bangladeshit, i Gruevskit, i pranverës arabe mund t’i ngjasojë. Dhe kur janë me mijëra nxënës shqiptarë të arsimuar nëpër botë, në Europë, në Amerikë, kudo, me doktorata, inxhinierë, arkitektë, doktorë, si mund të vësh zëvendës kryeministre dikë që nuk ka shkollë, që ka mashtruar? Media kontrollohet prej tij dhe mesazhet që dalin natyrisht kontrollohen. Pse nuk dalin mesazhet me Ramën ku ka investime miliona dollarë? Nuk diskutohet pjesa e luanit që është për Ali Babën”, shprehet Robert Papa.

Arrestimi i mundshëm i Ramës

Ai komenton edhe mundësinë e një përballjeje të Ramës me drejtësinë, duke sjellë argumentet dhe shembujt që, sipas tij, ekspozojnë kryeministrin përballë zhvillimeve të reja. “Shumë njerëz më pyesin: “Do arrestohet ky?” Po, dhe mund të arrestohet. Dhe diçka ka ndodhur. Unë e di që ju prisni që të vijë gjithçka nga mrekullia, të vijë nga Amerika. Unë e di që Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet SPAK-un. Kaq mjafton. Në qoftë se SPAK-u në kohën e Yuri Kim-it ishte selektiv dhe nuk shkonte te Palloshi i lartë dhe te Lubia, ky do të shkojë. Dhe ai “pit stop-i” i Dumanit në departament, por dhe personi që zëvendësoi Eskobarin, që injoroi Ramën, Peleshin, Spiropalin kur erdhi.

Natyrisht që nuk ka biseduar për motin, për klimën, për ndotjen, kur kanë shkuar në zyrën e SPAK-ut. Amerikanët janë të interesuar që mos preket siguria kombëtare dhe trafiqet. Ramës sapo i dolën shumë probleme me Sinaloan. Ka transferta të mëdha financiare në Manhatan nga njerëzit që kanë qenë afër Ramës dhe Lubisë (Ballukut). Kash Patel i di. Don Bonxhino i di. Rama të mos ketë frikë. Kishte planifikuar një ndalesë në Manhattan, sepse kishte pronotuar hotelin. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të vijë më vonë, se kryeministër është. Ai ka imunitet dhe unë nuk besoj se do të ndodhë si shkrimi i Ëashington Examiner që thoshte Rama si Noriega apo Erdogan.

Zoti Rama ka dëshirë të qëndrojë i përjetshëm si Erdogan. Unë e di. Por nuk mund të qëndrojë në këtë mënyrë kur i bien të gjithë. Korrupsioni është fjalë përkëdhelëse për Ramën. Nuk është korrupsion; është vjedhje, kusari, arbitraritet miliona e miliona. Ç’është ky ligj? Pesë vjet burg? Dumani mund të bëjë verifikimin e pasurisë. Janë miliona. Ata i dinë llogaritë. Për mendimin tim, korrupsioni i fondeve publike duhet të ketë dënim maksimal. Po kur ka fakte që vërtetohet, pse jo? Nuk jemi anëtar i BE-së, Amerika e ka.

Nuk ndodh ndryshe.Një qeveri që ka favorizuar drogën, që i ka dhuruar me qindra milionë dollarë taksa të munguara oligarkëve, duke i hequr nga pensionistët, mësuesit, arsimtarët, doktorët, inxhinierët, dhe ofendon gjithkënd. E dini ju se sa mijëra shqiptarë të suksesshëm ka nëpër botë? Unë, në Amerikë, jam i sigurt: arkitektë, inxhinierë, doktorë, dentistë, që tentojnë të hyjnë në politikë . Dhe ti merr dikë nga Greqia. Nuk është turp që ka punuar babysitter dhe pastruese, dhe e bën zëvendës kryeministër pa diplomë. Dhe 1 milion vetë ikin. Unë e di që gjithkush shpreson goditjen amerikane, por Trumpi është impenjuar shumë me Gazën. Edhe atje duket se s’ka sukses. Me Ukrainën, që është një plan me 28 pika, dhe Rubio ka bërë gafën e radhës kur u ka thënë senatorëve që plani është rus, ne vetëm e kemi aprovuar”, thotë ndër të tjera Robert Papa.

Braktis Ramën tani që po bie? Lorenc Vangjeli: ku ti kenë ata që kanë vjedhur (VIDEO)

Aksionet e fundit të SPAK ku janë goditur zyrtarë dhe biznesmenë që kanë abuzuar me tendera, janë kthyer në çështjen e ditës në vendin tonë, pasi bëhet fjalë për prokurime publike me vlera dhjetëra apo qindra miliona euro.

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli ka shpërthyer në sharje ndaj atyre që kanë kryer abuzime me fonde publike.

I ftuar në Syri Tv, teksa u provokua nga moderatori Çim Peka, Vangjeli për abuzimet e qeveritarëve, tha se “ropt ku ti kenë ata që kanë vjedhur”

“Unë po të flas për politikë dhe dëgjoje, ropt ku ti kenë ata që kanë vjedhur! A e do kështu?”, tha në shpërthim e sipër analisti.

Video e analistit është bërë virale në rrjetet sociale, teksa ka marrë pa fund like dhe komente.

Video Credits: Syri TV

Video Player

“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP”/ Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ndodh e papritura

Një moment i papritur dhe emocional u transmetua mbrëmjen e djeshme në BBVIP Kosova, ku nëna e Benitës u bë pjesë e shtëpisë për disa minuta për të takuar të bijën.

Takimi, ndryshe nga sa pritej, mori një kthesë të fortë emocionale. Nëna e Benitës i kërkoi asaj që ta linte garën përgjysmë, duke u shprehur se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

“Jam shumë keq, shumë e sëmurë, me hipertension… Unë kam nevojë për vajzën time, ti e di sa e lidhur jam me ty. Kam nevojë shumë për ty”, i tha ajo Benitës.

Megjithatë, Benita dyshoi në fjalët e së ëmës, duke i thënë se e shihte mirë dhe se arsyeja e vërtetë pse kërkonte largimin e saj nga shtëpia ishte pakënaqësia me sjelljen e saj në lojë.

Ajo theksoi se nuk do të largohej, por do të ndryshonte strategji dhe do të tregonte anën e saj më të mirë nga ky moment e tutje.

Gjithashtu, nëna e Benitës u shpreh qartë se nuk ishte aspak dakord me afrimitetin e saj me Toney-n.
“Lidhje kurrsesi, të pres jashtë”, iu drejtua ajo Benitës, ndërsa në momentin që takoi Toney-n, nuk ngurroi t’i thoshte: “Ki kujdes!”

Takimi la pas shumë emocione dhe pikëpyetje, duke sjellë një tjetër moment të fortë brenda shtëpisë së BBVIP Kosova.