E fundit! Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Alarmi i italianëve: Mafia
shqiptare po perze Cosa Nostra-n
në Siçili! Ja nga cilat qytete
janë shqiptarët

Si grupet kriminale nga Shqipëria po zëvendësojnë Cosa Nostra-n dhe po shndërrohen në nyje kyçe të trafikut në Mesdhe…

Prania e grupeve kriminale shqiptare në lindje të Siçilisë është bërë prej kohësh objekt diskutimi në mediat italiane, kryesisht përmes investigimeve të gazetarit Giuseppe Bascietto.

Së fundmi, televizioni publik italian RAI, në emisionin shumë të ndjekur të mëngjesit UnoMattina, i dha këtij fenomeni një përforcim më të madh, pasi në redaksi kishin mbërritur disa telefonata dhe mesazhe nga banorë të ishullit të Siçilisë.

Siç mësohet, më shumë se sa një mesazh redaksional, bëhet fjalë për një sinjalizim të përcjellë edhe në antimafian italiane, e cila synonte të jepte dhe të komunikonte një kuptim më të gjerë mbi fenomenin, për të cilin ka informuar prej kohësh edhe autoritetet shqiptare.

Deri tani nuk jemi në fazën e komunikimeve zyrtare me letër-porosi apo kërkesa për veprime procedurale, siç janë arrestet apo vendimet për përgjim, por në fazën e njohjes dhe diskutimit të çështjes në aspektin didaktik dhe informues.
Në seminare të ndryshme, autoritetet policore shqiptare dhe ato italiane po kryejnë një studim të fenomenit në nivel makro, për të kaluar më pas në një fazë të re, që përfshin ndjekjen, përgjimin, arrestimin dhe hapjen e dosjeve penale.
Problemi me anëtarët e bandave kriminale, përkatësisht mafiozët, nuk është kapja e tyre për krime të përditshme, si rrahjet, mbajtja e armëve pa leje apo drejtimi i makinave me shpejtësi të lartë, në gjendje të dehur apo nën efektin e narkotikëve.

Kjo ndodh shpesh dhe nuk sjell rezultate afatgjata; përkundrazi, forcon më shumë figurat e krimit, pasi u rrit reputacionin në rrethin e tyre, duke shtuar klientët dhe bashkëpunëtorët.

E vetmja mënyrë për të dëmtuar këto banda, pasi eliminimi i tyre nuk ndodh kurrë, është kapja e provave për trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe shoqërimin e këtyre aktiviteteve me përdorimin e armëve të zjarrit, pengmarrjet, vrasjet dhe shantazhet, për të arritur më në fund në provat për grup të strukturuar kriminal.

Deri tani, megjithatë, është konstatuar një fenomen i rëndësishëm: disa figura të njohura të krimit shqiptar kanë pozita dominuese në një zonë superstrategjike, jo vetëm për Italinë, por për gjithë Mesdheun.

Pjesa lindore e Siçilisë përfshin katër qendra të rëndësishme, të cilat janë edhe zonat më të zhvilluara të ishullit. Në këtë rajon ndodhet Catania, qendra më e madhe administrative dhe ekonomike, e cila dikur kishte një nga koskat më të fuqishme të Cosa Nostra-s. Përveç Catanias, pjesë e rrjetit janë edhe Taormina, zonë superturistike, Ragusa, qendër ekonomike e fuqishme, dhe Sirakuza, qyteti i famshëm i Pitagorës së Madh.

Në gjithë historinë njerëzore, kjo pjesë e Siçilisë, përveçse një grumbullim kulturash, ka qenë një nyje kyçe për tregtinë botërore përmes Mesdheut. Ajo lidh Greqinë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme me pjesën kontinentale të Europës, duke përbërë një nga arteriet kryesore të tregtisë nga Lindja drejt Perëndimit.

Një mjedis ideal për trafiqe, por edhe për mbulimin e aktiviteteve kriminale përmes bizneseve të ligjshme dhe cilësore, si agroturizmi dhe prodhimet bujqësore, siç thekson edhe antimafia italiane.

Po nga cilat zona vijnë kryesisht grupet shqiptare që veprojnë në Raguzë dhe Sirakuzë? Sipas autoriteteve italiane, pjesa më e madhe e tyre vjen nga Fieri dhe Mallakastra, zona që kanë gjithashtu kontroll dhe influencë në Greqi, kryesisht në Spartë, Peloponez dhe Atikë, pra Athinë dhe Pire.

Hetimet dhe hulumtimet kanë zbuluar një lidhje të pandarë të këtyre grupeve me aktivitetet kriminale në Greqi dhe Shqipëri, ku vlerësohet se investohen kapitale të mëdha të përfituara nga veprimtari të paligjshme, ku trafiku i kokainës zë pjesën kryesore.

Sipas vlerësimit të autoriteteve italiane, mbushja e boshllëkut të Cosa Nostra-s në Siçili nga grupet shqiptare nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë aftësie të jashtëzakonshme të këtyre të fundit. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët kanë marrë me qira “biznesin” kriminal që ushtrohet në këtë zonë.

Në këtë skemë, shqiptarët veprojnë si nënkontraktorë të ’Ndrangheta-s kalabreze, e cila ka kryer negociatat me grupet siçiliane dhe ka arritur në përfundimin se, nëse ky “koncesion” nuk do të jepej me qira, atëherë dikush tjetër do të zinte vendin më të lakmuar të trafikut dhe tregtisë në Mesdhe.

Për këtë arsye, vlerësojnë autoritetet italiane, shqiptarët që veprojnë si nënkontraktorë kërkojnë të fitojnë dhe të investojnë shumë e shpejt. Por komisioni që ata i paguajnë ’Ndrangheta-s dhe Cosa Nostra-s është i lartë, ndaj po rrisin ndjeshëm volumin e tregtisë, i cili, sipas parashikimeve, do të sjellë edhe “efekte anësore”: vrasje, eliminime, shantazhe dhe dhunë të vazhdueshme.

Për këtë arsye, autoritetet po frikësohen nga një situatë që mund të dalë jashtë kontrollit, pasi shqiptarët, me fuqizimin e tyre, nuk do të tërhiqen më, edhe nëse shpërthen ndonjë luftë, të cilës zakonisht nuk i thonë kollaj “jo”.
Argumenti për përgatitje për përplasje të armatosura, sipas ekspertëve, lidhet me kontrollin e fortë territorial në zonën e Catanias, ku veprojnë “ushtarët” e mafies, e cila, edhe për shkak të demografisë, sot mund të konsiderohet një basen i mbizotëruar nga shqiptarët./Pamfleti

“Ndizet” Big Brother VIP, gazetarja irritohet me fasulet e Ilir Vrenozit: Se kupton ti që…?!

Fasulet janë bërë “mollë sherri” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Debati ka nisur mes gazetares sportive, Sabina Metes dhe Ilir Vrenozit.

Ky i fundit e ka nisur mëngjesin duke gatuar fasulet, ushqimin e preferuar të tijin, siç ka treguar shpesh në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se kjo e ka “bezdisur” disi Sabina Meten, e cila ka nisur një debat të shkurtër me Vrenozin.

Sabina Mete: Gjëja e parë që ngeli, fasulet ishin, gjëja e parë që ngeli? Për të bërë, fasulet?

Ilir Vrenozi: Unë do t’i bëj për vete, t’i ha. Ç’do ti o bir?
a nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.

Adhuron figurën e Berishës, i cili për të funksionon si referencë autoriteti, rendi dhe qartësie morale.

Në rrjet njihet si opozitari më i madh, madje edhe Rama e ka ftuar për një kafe që s’e kanë pirë kurrë, gjë të cilën e theksoi dhe në klipin e tij hyrës, ku në humor e sipër tha: “Pres të më vijë për vizitë”.

Fans i Big Brother, thotë se ka shumë intuitë loje dhe se ka gjetur në çdo edicion fituesit e BB, shumë kohë kohë përapara të tjerëve.

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me sukses dhe si pasojë mori edhe një detyrë për të bërë.

Këngëtarit iu dha e drejta që të ndante se si do të flinin banorët e tjerë nëpër krevate. Ai vendosi që Miri dhe Selina të flinin në një krevat dhe asnjëri prej tyre nuk pati kundërshtime, edhe pse ishte e sikletshme.

Kjo ndarje solli debate si brenda shtëpisë ashtu edhe në studion e “Fan Club”.

Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë t’a bënte këtë gjë. Sipas ish-banores së “Big Brother VIP 3”, ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.

Por të ftuarat e kësaj puntate të parë të “Fan Club”, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, thanë se qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.

Këtu bën një batutë edhe i ftuari tjetër, Milaim Zeka, duke thënë: “A mund të flija në krevat me Sonilën?”.

“E para njëherë, unë kam një mungesë dispozite fizike, duke qenë dy metra e shtatë centimetra, fle diagonalë”, u përgjigj Meço.

“A i sheh limitet”, thotë duke qeshur Zeka.

Ndahet nga jeta gazetari legjendar, që të gjithë e duam (video)

xMe hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. Homazhet në nder të figurës së Ismet Bellovës do të mbahen ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në hollin e RTSH-së.

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë

Një pajisje përgjimi, që regjistronte audio dhe video, është sekuestruar nga hetuesit e BKH-së në zyrën e Ergys Agasit, në zonën e ish-Bllokut. Pajisja ka regjistruar me zë dhe figurë të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga zyra e tij në ish-Bllok.

Sipas burimeve të “MaShqip” pranë institucionit të SPAK, të, thuhet se nga kjo pajisje e sekuestruar, Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë mjaft materiale komprometuese.

Pajisja ishte vendosur nga vetë biznesmeni Ergys Agasi, me qëllim regjistrimin e bisedave që zhvillonte me zyrtarë të lartë të administratës qeverisëse dhe të Policisë së Shtetit.

Por tashmë, kjo pajisje përgjuese, një laptop, si dhe rreth 7 telefona, të sekuestruar në zyrën dhe banesën e tij, janë kthyer në provën kryesore që SPAK ka në duar, duke krijuar akuza të rënda ndaj Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zyrtarëve të tjerë.

Nga pajisja përgjuese e vendosur në zyrë, ka dalë edhe takimi i Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin. Veç Karçanajt, në takimet me Agasin shfaqen ministra, deputet, drejtor të administrates, emra të njohur të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë, biznesmenë të ndryshëm, si dhe personazhe të botës së krimit në Shqipëri.

Për shkak të sasisë së madhe të materialeve komprometuese, SPAK ka ndarë dosjen nr. 20, që bën fjalë për kontrabandën e cigareve, në disa fraksione të tjera, si 20/1, 20/2 dhe 20/3, duke ndjekur një linjë hetimore mbi bisedat, takimet dhe përfitimet që Ergys Agasi merrte nga administrata shtetërore.

Tashmë, në këto dosje në fokus janë punonjës Policie, biznesmenë të call-center-ave dhe basteve sportive, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës.

Edhe dosja e AKSHI-t, kundër Ergys Agasit, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, ka lindur nga hetimi i dosjes së kontrabandës së cigareve nga Shqipëria drejt Greqisë, Turqisë dhe Qipros.

Alfred Cako: Belinda Balluku një shtet kërkoi dicka që ajo…(video

Në një periudhë kur tensionet politike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare po rriten, opinionistët dhe analistët e çështjeve politike paralajmërojnë zhvillime që mund të ndikojnë jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në ekuilibrat globalë.

Alfred Cako, një emër i njohur në fushën e analizës politike, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Rrethi Katror”, pjesë e programit “E Diell”, duke komentuar situatën e brendshme në Shqipëri dhe duke dhënë një pasqyrë shqetësuese për marrëdhëniet ndërkombëtare në vitin 2026.

Në një intervistë që ka ngjallur debate të shumta, Cako nuk u ndal vetëm tek politika e brendshme, por edhe tek rreziqet globale. Ai diskutoi rolin e SPAK-ut dhe situatën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke nxjerrë në pah përplasjet midis interesave të brendshme dhe ndikimeve të jashtme. Sipas tij, ajo që duket si një çështje lokale korrupsioni, në realitet është një lojë më e madhe e interesave politike dhe ekonomike.

Përveç politikës së brendshme, Cako gjithashtu komentoi zhvillimet ndërkombëtare, duke paralajmëruar një luftë civile në SHBA gjatë vitit 2026.

Pjesë nga diskutimi:

Cako: Ngacmimi që i erdhi Ballukut i erdhi për shkak të sabotimit, jo korrupsionit. Mund ta kishin lënë të vazhdonte, por fakti që veproi me kokëfortësi dhe doli kundër interesave franceze për të ndërtuar portin, doli kundër interesave holandeze… tani çfarë ndodhi? SPAK kërkoi një masë sigurie të ulët për zonjën Balluku që të mos merrte pjesë si zv.kryeministre, e lanë si deputete. Dhe njëkohësisht nuk e lejuan të dilte jashtë. Që të mos kishte fuqi të bënte tendera korruptive dhe të mos kishte fuqi për të prishur provat. Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën. Tani është krijuar një precedent negativ. Tani po kërkojnë një masë të fortë. Kujtuan se fituan një luftë, por s’kanë fituar betejën. Do ballafaqohet me akuza për korrupsion.

Zeka: Në distancë, Berisha dhe Rama kanë qenë të koordinuar në luftën e tyre kundër SPAK. Rama aprovonte çdo gjë që bënte SPAK-u, qoftë kundër Veliajt, Metës etj. Ndërkohë, Berisha sillej si Papa Gjon Pali. Nuk është problemi i Ramës Belinda Balluku. Problemi është grupi tjetër që është shpallur, ajo drejtoresha e AKSH-t. Ndaj i kemi këto reagime të ashpra të Ramës.

Cako: SPAK i ka gjërat shumë të kopsitura. Ndodhën disa gjëra. U bënë zgjedhjet e kreut të BKH-së, dhe u zgjodh edhe kreu i ri i SPAK. Kjo goditje në ditët e fundit, s’mund të jetë bërë me vullnetin e Dumanit. Duan të anulojnë tenderin ku ka ngelur firma greke. Mund t’ia kishin shtyrë çështjet e korrupsionit, jo që s’ka pasur çështje korrupsioni. Po të hyjë SPAK në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, të cilin e kontrollon mafia, Rama, p.sh., ka bërë një krim të madh që i detyron firmat e ndërtimit që të shkojnë të bëjnë projekte e tyre në disa firma të huaja që ka zgjedhur Rama. Ai po lë pa punë projektuesit dhe arkitektët shqiptarë. Po të kontrollojnë korporatën e investimeve, i shesin të gjitha vendet. Në Pallatin e Kongreseve do të ngrihet pallat, edhe “Shtëpia e Fëmijës”.

A jemi afër një lufte bërthamore?

Cako: Ata po i deklarojnë vetë gjërat, jemi në prag të një lufte bërthamore. Ekziston një grup i madh që kërkon të kthejë botën në multipolare. Ky grup shpes është anëtar i një koalicioni që quhet “Dritë”, Rusia dhe Kina. Këto shtete po kërkojnë të sfidojnë SHBA. Perëndimi, fitues i luftës së ftohtë, kishte mundësi të ndihmonte Bashkimin Sovjetik, ose të zgjidhte rrugën që zgjodhi për ta copëtuar dhe shfrytëzuar si fuqi imperialiste. Kur Khrushchev vendosi raketat në Kubë, Kennedy kërcënoi për luftë bërthamore. Imagjinoni sikur rreth SHBA të shkojë Kina dhe Rusia me armët bërthamore. Rusisë i kanë shkuar 100 milje larg me raketat e tyre. Putin shumë herë i ka kërcënuar: “nëse më sulmoni, nuk ju përballoj dot me luftë konvencionale, por kam armët bërthamore”. Fuqia e Rusisë është fuqia tokësore dhe submarina; nuk ka flotë të fuqishme detare.

Jemi para një lufte civile që do të ndodhë vitin tjetër në Amerikë.

Ledjoni vulosi ndarjen dhe hoqi unazën e martesës! Reagon me urgjencë Lori Hoxha, ja çfarë i bën kunatit (foto)

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e moderatorit Ledion Liço, i cili ndezi sërish thashethemet e vjetra.

Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme mes tij dhe partneres, Sara Hoxha. Këto aludime u forcuan mbrëmë, kur Ledioni u shfaq në skenë pa unazën e martesës në gisht, një detaj që nuk u shpëtoi syve të vëmendshëm të ndjekësve.

Megjithatë, duket se familja Hoxha ka zgjedhur t’u përgjigjet këtyre spekulimeve në mënyrë të heshtur, por të qartë. Lori Hoxha ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram Story.

Ajo ka publikuar një foto të Ledionit nga skena, të shoqëruar me një ‘emoji’ mbështetës, duke dëshmuar se raportet në familje janë të shkëlqyera dhe duke hedhur poshtë zërat për përçarje.

Të njëjtën linjë mbështetjeje ndoqi edhe vetë Sara Hoxha, e cila rishpërndau një postim ku shfaqej Ledioni, duke konfirmuar se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe mungesa e unazës mund të ketë qenë thjesht një harresë ose zgjedhje stilistike e momentit, ose sic po ndodh rëndomë në botën e të pasurve, ndarjet sjanë më aspak problem, janë si marrëveshje.

Pse e ‘dorëzoi’ Belinda pronarin Carlo Bollino? Cili ishte mezashi i fshetë që donte ti niste Edi Ramës

Në mes hermetizmit ekstrem me të cilin po ruhet dosja e Belinda Ballukut në kasafortën e kuvendit dhe çudisë se ndryshe nga raste të tjera për këtë të pandehur po “rrjedhin” shumë më pak info sese për paraardhësit e saj, publiku u surprizua me një fletë të fashikullit ku bëhej fjalë për botuesin italo- shqiptar, Carlo Bollino.

Në atë pasazh, i cili bënte muuu se ishte nxjerrë enkas, Bollino shfaqej duke i kërkuar favore financiare ministres së infrastrukturës, për një të dërguar të tij, biznesmenin Rais Petrela, me të cilin dyshohet se kishte përfitime të përbashkëta.

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun

Në mesazhin, të cilin Bollinino ia kishte dërguar në italisht ministres, pretendohej se ajo nuk po e mbante premtimin për ta disbursuar përmes drejtorisë së rrugëve këtë biznesmen. Po të lexohet me kujdes pasazhi, e gjitha është në kuadrin e strategjisë për blerjen e mediave me para në dorë. Sepse duke ia përcjellë sms e botuesit të Report TV dhe Shqiptarja,com, vartësit të saj Ervis Berberi, Balluku shkruan: “Çunat e tjerë po i mbulojnë nga xhepi i vet mediat. Ty një të kam lënë, e bëre çorap”.

Carlo Bollino që me sa duket mbulohej me para publike dhe jo nga “xhepat e çunave” kërkonte nga drejtoria e rrugëve rreth 700 mijë euro për biznesmenin Petrela. Dyshimi është se botuesi mbyllte pazarin dhe ndante lekët me biznesmenin. Kjo del qartë nga biseda që zhvillojnë Balluku me Berberin….

Belinda Balluku: “Therrite ate plehren (Rais Petrelën) që e perfaqeson (Bollinon-në kllapa shenimet e Lapsi.al) dhe thuaji, kjo eshte skema çfare halli ke.. shko sqaro Carlon… thuai mos shkruaj me tek min… ose pastaj harroje bashkepunimin,”.

Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”. Nga e gjithë biseda duket haptazi se italo shqiptari Bollino ka ndërhyrë në qeveri për paratë që duhet të marrë biznesmeni, se ashtu siç shkruan Balluku ai ka rënë dakord edhe me kryeministrin Rama për këtë favor dhe se ai i ankohet ministres se pakti nuk është mbajtur nga ana e saj pasi pagesat janë shtyrë për tre vjet dhe një punë e re nuk ka nisur fare.

Deri këtu nuk ka ndonjë “scoop” të madh. Që kur ka marrë pushtetin kjo qeveri, Bollino ka përfituar që nga bunk-arti e deri tek urdhërat e Veliajt për ti shtuar reklamën e inceneratorëve, se përpara ishin zgjedhjet. Ajo që mbetet mister është se përse nga dosja voluminoze që po ruhet me fanatizëm, gjëja e parë që doli ishte pasazhi ku njollosej bosi i Report TV dhe Shqiptarja.com?

Një hipotezë për të zgjidhur këtë mister lidhet me kthimin e pllakës editoriale të mediave të Bollinos. Që kur u pa se SPAK po ia priste biletën Belës, italo-shqiptari filloi ta lëshojë bamirësen e dikurshme. Doza e lajmeve kritike u arrit. Dhe qershia mbi tortë u bë një editorial me emër i Bollinos, ku Ballukut i kërkohej në mënyrë të drejtpërdrejtë dorëheqja, sepse përndryshe “…rrezikohet një përplasje e rëndë institucionale mes politikës dhe drejtësisë, një përplasje që nuk do ta shpëtojë Belinda Ballukun nga hetimi, por as nuk do t’a ndihmojë vendin në procesin e tij të integrimit europian“.

Kjo thirrje e hapur për largim, e shoqëruar edhe me ndryshimin e kursit nga TV kombëtare, që nuk veprojnë pa urdhër të shefit, e ka çuar në skaj paranojën e zv/kryeministres, e cila duke njohur mënyrën që e pohon vetë, atë se si paguhen dhe se si cicërojnë mediat e mëdha, ka dyshuar se mos ka pasur një direktivë nga Rama për të përgatitur terrenin për dorëheqjen e detyruar të saj.

Pikërisht me këtë moment përkon edhe “rrjedhja” e të vetmit dokument të publikuar nga dosja e fundit, atij që njollos keqas Carlo Bollinon. A është një koincidencë? Madje fiks pasi gazetari botoi shkrimin ku kërkoi largimin e saj? Vështirë të besohet.

Aq më të fortë e bën këtë dyshim edhe fakti se dosja Balluku është ruajtur në kasafortë, nuk i jepet as deputetëve të opozitës dhe e vetmja që e ka marrë atë në duar është Balluku dhe avokatët e saj.

A e paratha Top Channel rënien e Belinda Ballukut?

Pra a mos, në mënyrë paradaksale ka qenë ajo që ka përcaktuar daljen e kësaj flete të rëndë për Bollinon, duke dhenë mesazhin se po kërkuat kokën time do ju marr të gjithëve me vete? A nuk thuhet pikërisht në këtë faqe se ai “ka rënë dakord me Ramën”? A mund të shihet ky edhe si një sinjal për kryeministrin, se unë këto gjëra i kam bërë me bekimin tënd?

Për këto pandehma ende nuk ka fakte. Por logjika ta do që me moton: “i mbytyri të mbyt”, Belinda Balluku po luan kartat e fundit, jo se emocionalisht nuk duron dot faktin se ata që i ka ushqyer me para, tani po shkruajnë se duhet të ikë, por për tu kujtuar atyre se krimet i kanë kryer bashkë, dhe se nuk mund të lajnë duart kollaj me të.

©Lapsi.al

E bujshme! Plani i KGB për pshtimin e Shqipërisë më 1962 dhe pse Mao Ce Duni mbështeti Enverin, dokumentet ruse! Takimi i fshehtë në Kinë

PROF.ELMAS LECI

Pasi u njoh me raportin e Nikita Hrushovit në Kongresin e 20 të partisë bolshevike dhe sapo nisi “grindjet” me “sovjetikët e rinj”, Enver Hoxha në panik ia mbathi për në Pekin. Sebepi, pjesëmarrja në Kongresin e 8 të Partisë Komuniste kineze. Por e vërteta e shkuarjes në Kinë ishte se Enver Hoxha e ndjeu ashiqare kërcënimin e “sovjetikëve të rinj” për largim e tij nga pushteti. Mirëpo në ai në atë situatë kishte parë në “fundin e tunelit” pak dritë nga kinezët, të cilët kishin shfaqur ca divergjenca oshilacionuese ndaj sovjetikëve dhe si djallëzor që ishte, këto mendoi Enver Hoxha,

duhet t’i shfrytëzonte në interesin e mbrojtjes së pushtetit të tij. Të kujtojmë se ishte fillimviti 1956. Situata politike në kampin komunist të lindjes nuk ishte e kthjelltë. Nikita Hrushovi sapo e kishte dënuar hapur “kultin e individit” të Stalinit, me të gjithë veprimtarinë e tij partiake e shtetërore. Një vit më parë, ai ishte pajtuar me Jugosllavinë dhe kërkonte rimiqësimin e Enver Hoxhës me të, gjë që Enver Hoxha nuk e bënte se do dilte zbuluar për veprimtarinë e tij armiqësore me regjimin e Titor.

Të vetmin shpëtim e shikon nga Pekini, ndryshe do kishte mbaruar që atëherë. Në këtë situatë Enver Hoxha shkon në Kinë. Vizita e tij në Pekin, në fakt është lënë për dhjetëra vjet disi në hije. Arsyet, asnjëherë nuk janë komentuar e publikuar. Edhe foto e Enver Hoxhës me Mao Ce Dunin është botuar aq pak e rrallë sa ka lënë ndjesinë që të bësh pyetjen: A ka qenë ndonjëherë Enver Hoxha në Kinë dhe a është takuar ai me Mao Ce Dunin?!

STREHA E FUNDIT E ENVERIT

Ishte koha kur erërat nga Moska frynin të ftohta për Enver Hoxhën. Megjithatë, ai vetëm atë “vrime” kishte. “A vërtet do funksiononte, a vërtet do qëndronin kinezët përballë sovjetikëve, apo çdo gjë do të ishte një flluskë e madhe” propagandistike?! Enver Hoxhës i interesonte qëndrimi kinez, që edhe ai të qëndronte… Në Kinë, përveçse në Kongres, ai bëri vizita intensive nëpër qytete e provinca dhe kudo “peshonte” situatën.

Se çfarë ishte politika e sovjetikëve të rinj, “ai” e kishte nuhatur, por se çdo të bënin kinezët, këtë duhet ta gjykonte mirë e mirë, ndaj çdo gjë varej nga kinezët, pasi Enver Hoxha nuk kishte këllqe. I kërcënuar nga presioni për ndryshime rrënjësore në politikë e në vijën e partisë, veçanërisht në drejtim të demokratizimit nën frymën e Kongresit të 20- të, Enver Hoxha u detyrua e u pozicionua menjëherë pro udhëheqësve komunistë të Kinës. Me vizitën në Kinë, e qarjen e halleve kokë më kokë me Mao Ce Dunin e Çu En Lain, problemi kryesor i Enver Hoxhës, mbajtja e pushtetit dhe mbrojtja e tij me çdo kusht e me çdo mjet, duket se mori një garanci.

Në këto situata, kur sovjetikët jo vetëm nuk e mbronin pushtetin e tij, por sapo nisën edhe kërcënimet, ai e pa të udhës që paralelisht, hë për hë pa u prishur me BS, të ngrinte e të ndërtonte edhe një aleancë të re. Natyrisht, aleanca Tiranë-Pekin, nuk u realizua menjëherë, për pasojë edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik nuk ndodhi menjëherë, ndaj u konkludua se Enver Hoxha i dribloi situatat për pushtetin personal. Disa muaj më vonë, pas Kongresit të 20-të, pas vizitës në Kinë e marrëveshjeve të rëndësishme me Mao Ce Dunin, e pas Konferencës së Tiranës, më 22 tetor të vitit 1956, Enver Hoxha, thirri një plenum.

Objeksioni ishte situata politike e brendshme dhe e jashtme dhe kryesisht vizita e fundit e tij jashtë shtetit, veçanërisht ajo në Kinë. Pasi foli tepër gjatë lidhur për marrëdhëniet me Jugosllavinë, Enver Hoxha në Plenum u ndal tek vizita disaditore që zhvilloi në Republikën Popullore të Kinës. Interesant ishte fakti se në takimin me Mao Ce Dunin, Enver Hoxhës i u desh t’i përshtatej në maksimumin e mundshëm përshtypjes së Maos për prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe për figurën e Stalinit.

Lidhur me Jugosllavinë, – siç shkruhet në procesverbalin e takimit, – Mao Ce Duni i tha Enver Hoxhës se “fajin për këtë e kishte Informbyroja”. Pas prishjes që dukej sheshit se mund të vinte me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxhës i duhej me domosdo një tjetër “strehë”, e cila të siguronte vijimësinë e pushtetit. Në takim Enver Hoxha nuk hezitoi ta fal¸nderonte Mao Ce Dunin për ndihmat që Republika Popullore e Kinës kishte filluar të sillte në Shqipëri. Pas takimit e bisedave private me Maon, Enver Hoxha dhe delegacioni që ai drejtonte, patën një takim edhe me Kryeministrin e Kinës, Çu En Lai.

Enver Hoxha, në fjalën e tij në plenum, e falënderoi Kryeministrin e Kinës si njeri jashtëzakonisht të thjeshtë dhe që kishte shprehur dëshirën e plotë për të vijuar e shtuar ndihmat ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, madje edhe për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Çu En Lai, siç u tha Enver Hoxha anëtarëve të Komitetit Qendror, i kishte thënë se për çfarë ishte i interesuar dhe se si Kina mund ta ndihmonte më shumë Shqipërinë. Dhe Enver Hoxha i ishte përgjigjur se “për momentin heqja e triskëtimit ishte emergjente në Shqipëri”.

Duke e mbyllur fjalimin e tij në mbledhjen e plenumit, Enver Hoxha u tha anëtarëve të Komitetit Qendror se “e falëndervova Kryeministrin kinez, ndërsa ai më ndërhyri menjëherë – dhe më tha se – nuk ishte nevoja ta falënderonim, pikë së pari sepse ndihma që iu kemi dhënë është një gjë fare e vogël”. Dhe vërtet ashtu rezultoi deklarimi i Çu En Lait, pasi pas vitit 1956, Enver Hoxhës me Kinën “i ndriti ylli” dhe për Shqipërinë vërshuan ndihmat kineze, kur normalisht nuk ishin ndërprerë edhe ato sovjetike.

PLANI PËR PUSHTIMIN E SHQIPËRISË

Sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e Arkivave Ruse, lidhej siç e kemi cilësuar më sipër, me planin e ofensivës ushtarake. Mirëpo situata për “sovjetikët e rinj” u bë e pa favorshme sepse konflikti me amerikanët, që ishte në kulmin e vet për shkak të Kubës, i ndryshoi përfundimisht prioritetet gjeopolitike. Për këtë dhe për frikën sovjetike lidhur me reperkusionin e daljes në publik të atyre planeve, ka folur e deduksionuar edhe publicisti gjerman Harry Hamm.

Është fakt se pas vitit 1956 lidhjet midis Tiranës dhe Moskës nisën dobësimin. Nuk pati më vizita të nivelit të lartë, vetëm ajo e vitit 1959 e Nikita Hrushovi, që erdhi në Shqipëri “për ta arrestuar” Enver Hoxhën. E kemi shpjeguar më sipër qëllimin kryesor të vizitës së tejzgjatur të Nikita Hrushovit në Shqipëri, por mbetet edhe ushtarakja. Gjithsesi, kjo periudhë kaloi shpejt. Enver Hoxha për interesat e veta, sepse “kursi i ri” i Nikita Hrushovit kërkonte “likuidimin” e tij, shtoi flirtin me kinezët, duke e ndierë se me ndërrimin e partnerit, do të kishte më tepër përfitim. Nga ana tjetër, nuk vonoi edhe “ndëshkimi” sovjetik. Mallrat nga Bashkimi Sovjetik nisën të vinin me vonesë dhe jo të plota si dhe u refuzuan kërkesat e reja shqiptare.

Në fakt, Shqipëria me Bashkimin Sovjetik, kishte prekur mirësira jo të pakta, veçanërisht në arsimimin e specialistëve të niveleve të larta. Kishin ardhur ndihma dhe ishin lëshuar shumë kredi. Paketa më e madhe e marrëveshjeve tregtare dhe ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, nënshkruhet në prill të vitit 1957. E ndërsa hidhet ky karrem i majme mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës që i cenonin atij pushtetin personal, që gradualisht u rritën ndaj Hrushovit dhe që çuan që pas Mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i kaloi mosmarrëveshjet politike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe u shkua deri në zgjidhjen edhe të lidhjeve ushtarake.

Në librin e tij “Shqipëria dhe prishja sovjeto – kineze” Uilliam Griffith hedh tezën se vizita e Hrushovit në Tiranë në 1959-ën ishte edhe një tentativë finale, por e pasuksesshme për të paralajmëruar e penguar Enver Hoxhën për aleancën e tij me Mao Ce Dunin kundër Bashkimit Sovjetik.

Aq përmasa morën mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës me Nikita Hrushovin sa në mars të vitit 1961, Presidiumi i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e Bazës së Vlorës. Paralelisht me këto brutalitete, megjithatë kemi ende përpjekjet e Hrushovit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog, por ky rezultoi i pasuksesshëm me Enver Hoxhën dhe ua la vendin përsëri kërcënimeve e shantazhit.

Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua edhe plani i zgjedhjes forcërisht të “problemit shqiptar”, që parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës. Kjo përmbysje siç thonë dokumentet ruse do të bëhej jo vetëm nga jashtë, por edhe me ndihmën e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste dhe drejtimit të tyre nga Bashkimi Sovjetik e vendet pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës”.

Sipas dr. Okorokovit, “çlirimi i Shqipërisë” ishte planifikuar të realizohej jo më vonë se 1 shtatori i vitit 1962, por acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit. Duke përfituar nga kjo, Enver Hoxha mori masa parandaluese. 7) Kur Shqipëria ishte rreshtuar plotësisht krah Kinës komuniste, Hrushovi kishte mbetur i habitur dhe i revoltuar me veten se përse e kishte toleruar aq gjatë Enver Hoxhën, pasi sipas tij ai e kishte në dorë që ta eliminonte atë që në vitin 1957.

NDIHMAT KINEZE

Pranvera e vitit 1962 ishte tepër rezultative për Enver Hoxhën lidhur me ndihmat kineze. Pas disa takimeve u arrit marrëveshja me Kinën për ndihmë të gjithanshme ndaj Shqipërisë. Ishte një akordim, që kishte filluar që në kohën e Bashkimit Sovjetik, por me që ky ndërpreu çdo gjë, atëherë Kina ndërhyri me akordime të fuqishme. Vërshuan këshilltarë ushtarakë kinezë, armatimet e municionet dhe shumë ndihma ekonomike.

Në një kohë të shkurtër nisën të ndërtoheshin në Shqipëri, uzina e kombinate dhe vepra të mëdha ushtarake deri edhe vendstrehime nëntokësore e mbitokësore aq sa në vitin 1968 ato u bënë mbisunduese dhe përfshinë gjithë territorin shqiptar. Këto ishin kryesisht në planin ekonomik e ushtarak, ndërsa në planin politik e partiak vetë Enver Hoxha direkt nisi dhe bëri spastrime të mëdha në radhët e partisë, e në të njëjtën kohë edhe në aparatin shtetëror, njëlloj si në kohën e prishjes së largët me jugosllavët.

Si rezultat i këtyre, në vitet 1960-1962 ai rinovoi, e 70 për qind të gjithë përbërjen e Komitetit Qendror si dhe shumë ministrive e drejtorive qendrore. Këto masa “kuruese” e parandaluese, Enver Hoxha sipas mendjes së tij i bëri për “shëndoshjen” e partisë dhe të shtetit nga “infeksioni” sovjetik. Edhe sovjetikët ndonëse tashmë të divorcuar me Enver Hoxhën, nuk hiqnin që nuk hiqnin dorë nga synimi për Shqipërinë, për pozicionin e saj strategjik në Adriatik e Mesdhe, ndaj në verën e vitit 1962 ata iu rikthyen edhe një herë “çështjes shqiptare” për destabilizim, tashmë jo direkt, por indirekt edhe me rolin kryesor të planit për “destabilizimin” e vendit, të cilin ia dhanë liderit jugosllav Josif Broz Tito.

Në Moskë bënin llogari se aleanca shqiptaro-kineze dhe politika antijugosllave e propaganda e Tiranës, do ta vinin Beogradin në aleancë të ngushtë me Bashkimin Sovjetik me synimin për destabilizimin e regjimit të Enver Hoxhës, gjithnjë sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e arkivave të sotme ruse. Ishte vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Kinë, ajo që i dha, falë Mao Ce Dunit, ndihma të konsiderueshme ekomomike e ushtarake, me të cilat Enver Hoxha për të keqen e Shqipërisë, shpëtoi veten dhe pushtetin.

Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama