Nuk do e besoni çfarë po bën sonte Belinda Balluku për ditëlindjen e vajzes se saj

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa skena politike është përqendruar prej ditësh te fati i Belinda Balluku, e cila para dy ditësh u përball me kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit me qëllim arrestimi, mbrëmja e sotme duket se ka zgjedhur një tjetër narrativë: atë të muzikës, dritave dhe shampanjës.

Sepse në këtë vend, kur drejtësia troket, pushteti nuk hap derën – rrit volumin.

Sipas asaj që qarkullon gjerësisht në rrjete sociale dhe në zhurmën e Tiranës, festohet ditëlindja e vajzës së Ballukut te THE CROWN, një nga lokalet më elitare të kryeqytetit, në pronësi të Noizy. Dhe që panoramës t’i mungojë çdo nuancë modestie institucionale, në skenë thuhet se është ftuar edhe Ylli Limani.

Mesazhi është i qartë, edhe pa konferencë për shtyp: SPAK merret me letra. Ne merremi me festa.

Ironia është se askush nuk po thotë se një nënë nuk ka të drejtë të festojë ditëlindjen e fëmijës së saj. Por kur je zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës, dhe subjekt i një procesi parlamentar që buron nga një kërkesë arresti, çdo detaj i luksit nuk është më privat – është politikë e pastër.

Lexo gjithashtu: Avioni bie menjëherë pas ngritjes, asnjë i mbijetuar (VIDEO)
Në çdo demokraci me refleks minimal institucional, një zyrtare e tillë do të zgjidhte heshtjen, përmbajtjen, ose të paktën mos-shfaqjen. Në Shqipëri, zgjidhet e kundërta: ekspozimi maksimal, sikur të thuhet “jam këtu, jam mirë, dhe asgjë nuk më prek”.

Ky nuk është normalizim. Ky është karshillëk. Nga njëra anë, Kuvendi diskuton procedura, imunitete dhe dosje. Nga ana tjetër, Tirana sheh drita, këngë dhe një elitë që sillet sikur drejtësia është thjesht një zhurmë në sfond. Dhe këtu lind ndarja e madhe:
qytetarët që dridhen nga një gjobë, pushtetarët që vallëzojnë mbi hetime.

Procesi ligjor ndaj Ballukut është ende në zhvillim. Vendimi final nuk është marrë. Por perceptimi publik po formohet tani, në kohë reale. Dhe perceptimi thotë këtë: kur pushteti nuk ndalet as për të bërë sikur respekton drejtësinë, atëherë problemi nuk është dosja – është mendësia.

Në fund, kjo nuk është thjesht një histori për një festë. Është fotografia e një sistemi ku drejtësia kërkon mandat, ndërsa pushteti rezervon lokal. Dhe zakonisht, në këtë vend, dimë kush e ka më të lehtë rezervimin.

Publikohet dosja e plotë e Epstein! Dalin në dritë mijëra foto, përfshirë ato të Clinton në pishinë me një grua, Michael Jasckson e të tjerë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi të premten “Dosjen Epstein”, e cila përmban mijëra dokumente të reja dhe materiale të panjohura më parë që i përkasin arkivit të Jeffrey Epstein, i akuzuar për skandalin më të madh të abuzimit seksual në SHBA.

Në faqen e re të Departamentit të Drejtësisë, të quajtur “Epstein Library”, shpjegohen qartë katër kategoritë kryesore të dokumenteve të publikuara. Dokumentet janë pjesë e dosjeve gjyqësore, materialeve të Departamentit të Drejtësisë, regjistrimeve private autentike, si edhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Fotot që kanë bërë më shumë bujë janë ato me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe figura të njohura të botës së showbiz-it. Imazhet shfaqin Bill Clinton, si edhe Mick Jagger, Michael Jackson dhe Kevin Spacey. Në foto nuk vihet re ndonjë shkelje ligjore, por ende nuk janë të qarta lidhjet e personazheve të njohur me skandalet ku është përfshirë Jeffrey Epstein.

Dy nga imazhet e publikuara tregojnë ish-presidentin e SHBA-së Bill Clinton në një pishinë. Fotografitë nuk janë të datuara dhe nuk është e qartë se ku janë realizuar.

Në njërën prej tyre, Clinton shihet duke notuar pranë dy personave. Identiteti i njërit është redaktuar me një katror të zi, ndërsa tjetri duket se është Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Epstein, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar për trafikim seksual.

Clinton është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, përpara arrestimit të parë të financierit. Clinton nuk është akuzuar kurrë për shkelje ligjore nga të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein dhe ka mohuar dijeninë për krimet seksuale të tij.

Në vitin 2019, një zëdhënës i Clinton deklaroi se ish-presidenti “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme” për të cilat Epstein ishte shpallur fajtor.

Në dosjen e publikuar nga Departametenti i Drejtësisë ka dhe foto të presidentit aktual, Donald Trump dhe personazheve të tjerë, të cilat janë publikuar më herët në media gjatë proceseve gjyqësore të Epstein. Departamenti tha se rreth 1200 emra dhe foto janë redaktuar për të ruajtur identitetin e viktimave.

Jeffrey Epstein filmonte dhe dokumentonte gjithçka

Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se publikimi i “Epstein Library” shënon një hap të rëndësishëm drejt transparencës, duke bashkuar për herë të parë në një vend të vetëm një arkivë të gjerë dokumentesh që hedhin dritë mbi një nga skandalet më të rënda të dekadave të fundit në SHBA.

Arkiva përmban mijëra foto, dokmente dhe material filmike. Jeffrey Epstein kishte zakon të mbante shënime dhe arkiva të shumta, përfshirë edhe regjistrime video për aktivitetet e tij. Në dosje ka materiale fotografike, CD të shumta ku ruhen imazhe, si edhe fotografi të kasetave audio me regjistrime.

Një prej imazheve nga banesa e Epstein në Nju Jork tregon një regjistrues zëri, ndërsa fotografi të tjera paraqesin kaseta audio. Në disa prej tyre, përshkrimet e shkruara me dorë janë redaktuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Po ashtu ka edhe imazhe të kasetave, të cilat duket se janë kaseta survejimi nga rezidenca e Epstein në Palm Beach.

Në dosje gjenden edhe shumë shënime të shkruara me dorë, disa prej të cilave përmendin Ghislaine Maxwell, e dënuar në vitin 2021 për rolin e saj në lehtësimin e krimeve të Epstein.

Kush ishte Jeffrey Epstein?

Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan, i njohur gjerësisht për një nga skandalet më të mëdha të abuzimit seksual dhe trafikimit të të miturve në SHBA.

Epstein u akuzua për abuzim seksual dhe trafikim të vajzave të mitura, disa prej tyre nën moshën 14 vjeç. Gjithashtu dyshohej se kishte krijuar një rrjet shfrytëzimi seksual, me përfshirjen e bashkëpunëtorëve.

Bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Ghislaine Maxwell, u dënua në vitin 2021 me 20 vjet burg për rolin e saj në lehtësimin e krimeve të Epstein.

Epstein përmendet shpesh për shkak të lidhjeve të tij me figura të fuqishme dhe faktit se shumë dokumente, foto dhe prova janë publikuar vetëm vite më vonë. Ai vdiq në burg në gusht 2019 duke vrarë veten, ndonëse rasti ka ngritur shumë dyshime dhe teori.

Galeria fotografike

Dy persona i zënë pritë dhe… Dalin pamjet e ekzekutimit të futbollistit 33-vjeçar (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në vend. Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ndërsa në video shfaqen dy persona që kryejnë sulmin.

Pamjet u publikuan disa orë pas ngjarjes dhe janë tashmë në duart e autoriteteve. Klubi Barcelona Sporting Club reagoi me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale. Në deklaratë konfirmohet vdekja e futbollistit pas një sulmi të armatosur.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo motivet e sulmit.

Çfarë po ndodh mes tyre? Nora Istrefi dhe Robert Berisha njoftojnë rikthimin….

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tyre në bashkëpunim profesional. Ish-çifti i njohur i skenës muzikore shqiptare ka treguar se, pavarësisht historisë personale, raportet mes tyre janë tashmë të maturuara dhe të bazuara në respekt të ndërsjellë.

Atmosfera në studio gjatë emisionit u karakterizua nga energji pozitive, batuta sportive dhe një performancë live e shoqëruar nga “Robi Band”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Interpretimi i tyre i përbashkët u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e panë si një moment nostalgjik, por edhe si shenjë të një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen.

Mesa duket, ky moment ka shërbyer si pikënisje për një etapë të re në marrëdhënien e tyre profesionale. Së fundmi, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë posteri zyrtar që konfirmon se Nora Istrefi dhe Robert Berisha do të performojnë bashkë më 2 janar, në kuadër të festave të fundvitit. Ky lajm ka ngjallur interes të madh tek publiku, i cili pret me kureshtje rikthimin e tyre në skenë si kolegë.

Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri për dy artistët, të cilët duket se kanë lënë pas çdo barrierë personale për t’u fokusuar te muzika dhe argëtimi i publikut. Përtej së shkuarës së tyre si çift, Nora dhe Roberti po tregojnë se profesionalizmi dhe pasioni për skenën mund të bashkojnë edhe rrugë që dikur janë ndarë.

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës së Drejtoreshës së Krimit Kibernetik

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën.

Ervina Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, si Drejtoreshë e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në hetimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me mashtrimet online, call center-at, ndërhyrjet në sistemet informatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin kibernetik.

Sipas gazetarit Elton Qyno Hetimi ndaj kësaj zyrtare dhe të tjerëve është hapur pas sekuestrimit të telefonave të Agasit, ku SPAK konstatoi se shume drejtues të Policisë së Shtetit, janë rekrutuar dhe emëruar nën ndikimin e grupeve kriminale.

Hetimi ndaj policëve është çelur për lejimin e call-Centerave, ndikimin e paligjshem ne Policine e Shtetit e vepra te tjera penale.

Dalin PAMJET, si u ekzekυtua FUTBOLLISTI i njohur

Mbrojtësi i Ekuadorit, Mario Pineida, ndërroi jetë para disa ditësh, pasi u qëllua me armë zjarri në Guayaquil.

Mediat lokale raportuan se 33-vjeçari Pineida u qëllua të mërkurën nga dy persona me motoçikleta, të cilët hapën zjarr mbi të, ndërsa prezent ishin nëna dhe një grua tjetër, në një dyqan në veri të qytetit.

Së fundmi, tashmë ka dalë edhe video e ekzekutimit.


Guayaquil është bërë një pikë e nxehtë për bandat dhe trafikun e drogës, me 1,900 vrasje të regjistruara midis janarit dhe shtatorit, më e larta në Ekuador.

Çfarë po NDODH brenda PS-së? Balla organizon FESTË në Berat, Balluku dhe deputetët e saj i thonë “JO” ftesës!

Taulant Balla organizoi në Berat me ndihmën e ish kryebashkiakut Ervin Demo festën e fundvitit të grupit parlamentar të PS.

Nuk mori pjesë në këtë festë kryesocialisti, Edi Rama.

Krahas të paktën 10 deputetëve të tjerë nga grupi PS që munguan ishte edhe deputetja e qarkut Fier njëherazi zëvendëskryeminstrja, Belinda Balluku.

Tch shkruan se një burim nga grupi PS në kushtet e anonimatit e përshkroi festën “si një event për ti dhënë  një atmosferë normaliteti këtij fund viti paçka një situate jo edhe aq rozë për PS”.

Kjo ishte festa e parë e një formati të gjerë të grupit të PS ku gati 60% e tyre për herë të parë janë ulur në parlament si deputetë të kësaj force politike.

Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë/ 20-vjeçarja punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen në ballkon pas lindjes!

Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së foshnjës.

Mësohet se e reja kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, bashkë me disa shoqe të saj, me të cilat banonte në një apartament të marrë me qira në kryeqytet.

Ato ishin të punësuara si pastruese në biznese të ndryshme.

Hetimet kanë zbuluar se Ayu Putri ishte shtatzënë rreth pesë muajsh në momentin e mbërritjes në Shqipëri.

Rreth dy muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë foshnjën, por më pas e ka lënë të braktisur në ballkonin e banesës ku jetonte.

Gjatë muajit të tetë të shtatzënisë, e reja dyshohet se ka përjetuar episode të forta stresi.

Pas lindjes, shoqet e saj kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar pronarin e apartamentit, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.

Foshnja është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në fazën fillestare, për shkak të rrethanave dhe gjendjes së nënës, procedimi penal ishte ndjekur në gjendje të lirë.

Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës, është lëshuar urdhri i ndalimit dhe 20-vjeçarja është arrestuar

Trump “hap thesin” për Kosovën: Nuk do ketë ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh!

Pas lajmit se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes ku është përfshirë edhe Kosova,

Ambasada e saj në Uashington reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

“Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare nënvizon mes të tjerash përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh. Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, apo 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.

Teksti i këtij dokumenti përmend në mënyrë të vecantë Ballkanin Perëndimor, duke nenvizuar se ulja e varësisë së rajonit nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

VIDEO/ Kërcënoi qytetarët me th▪︎ kë, policia e ek zekυtoi në mes të qytetit

Oficerët e policisë qëlluan dhe vranë një burrë, të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte kalimtarët në zemër të Ajaccio, në Korsika, njoftuan autoritetet lokale, të cilat kanë përjashtuar në këtë fazë se ishte një akt terrorist.

Prokurori i Ajaccio, Nikola Set, tha se po kryhet hetim paraprak për vrasje me dashje ndaj oficerit të policisë që qëlloi dhe për “tentativë vrasjeje” ndaj viktimës.

26-vjeçari, me origjinë nga Senegal, mori një ose më shumë plumba dhe u plagos për vdekje, shtoi prokurori, duke konfirmuar informacionin nga stacioni televiziv France 3 Viastella.

“Unë përjashtoj një sulm terrorist në këtë fazë sepse nuk lëshoi ndonjë kërcënim të tillë,” shtoi Shet, duke folur me gazetarët në vendngjarje.

Oficerët fillimisht u përpoqën të përdornin një armë taser për të imobilizuar 26-vjeçarin dhe kur dështuan, njëri prej tyre e qëlloi disa herë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale, shihet një burrë duke lëvizur me shpejtësi, në këmbë, në rrugën Napoleon, ndërsa punonjësit e policisë e ndjekin me armë të shtrira.

Rruga Napoleon, një arterie qendrore dhe e ngarkuar e qytetit, ishte e mbyllur për trafikun.

SHIKO VIDEON KËTU