I ftohti siberian për Vitin e RI, ciklon para Krishtlindjes; meteorologia tregon çfarë do ndodhë me motin

Shqipëria ka hyrë në muajin e parë të dimrit, por kushtet atmosferike mbeten larg tipareve klasike të stinës së ftohtë.

Metereologia Rezarta Xhakollari, tha dimri astronomik nis më 21 dhjetor, ditën e solsticit, që shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit.

“Sapo kemi hyrë në muajin e parë të dimrit. Dimri astronomik nis tani më 21 dhjetor, solstici, që është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Më 21 dhjetor nis dimri parimisht dhe praktikisht, le të themi, pasi jemi në dimër meteorologjik. Ky do të jetë një dimër i butë dhe me temperatura të larta mbi normën dhe vazhdon të jetë i tillë”, – shprehet meteorologia për “Studio Live”.

Temperaturat e larta kanë qenë evidente edhe ditët e fundit, duke arritur deri në 20–21 gradë Celsius, vlera këto që zakonisht nuk janë tipike për muajin dhjetor.

“Dje është regjistruar 20 gradë, po edhe sot 21–21 gradë, temperatura të larta, jemi në dhjetor”, – thekson Xhakollari.

Sipas saj, shkak për këtë situatë mbetet prania e ciklonit afrikan, i cili vijon të ndikojë jo vetëm Shqipërinë, por një territor shumë më të gjerë.

“Sepse vijon të jetë ende ky cikloni afrikan, është prezent dhe ky është i shtrirë në të gjithë Ballkanin, për deri në pjesën e Rusisë, deri në Europën Verilindore. Vijon të kemi këtë anomali dhe këto temperatura”, – shpjegon ajo.

Në ditët në vijim pritet një ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike, por pa rënie të ndjeshme të temperaturave.

“Para datës 23 na vjen një ciklon dhe do të ketë reshje shiu, me temperatura mesatare deri dhe në të larta, por nuk priten ende temperatura të zbresin. Do mbetet ende ky dhjetori i ngrohtë, reshje dëbore nuk duken në horizont”, – deklaron meteorologia.

Ndërsa pas Krishtlindjeve parashikohen reshje më të shpeshta, përfshirë edhe dëborë në zonat malore, bashkë me një valë të ftohti që pritet të vijë nga Rusia.

“Pas Krishtlindjeve do të fillojnë reshjet e shiut, që do të vijnë dhe me reshje bore në zona malore. Pritet të vijë i ftohti siberian nga Rusia, ku fundi i vitit, datat 29–31 do të mbyllen me mot të thatë dhe të ftohtë. Reshjet do të jenë nga data 23, në datën 27–28. Më vonë do të zbresë termometri në -7, -8 gradë në veri të vendit”, – përfundon Rezarta Xhakollari.

Horoskopi për ditën e sotme, 18 dhjetor 2025

Dashi

Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe me tepër jetën. Beqaret do jene te fiksuar pas një personi dhe do mërziten tej mase kur te mos arrijnë ta bëjnë për vete. Neptuni do ju nxisë te bëni gabime ne planin financiar. Do kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Pasioni do rindizet gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ecin për mrekulli. Si ju ashtu edhe partneri juaj do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat. Beqaret duhet te dalin sa me tepër dhe te frekuentojnë vende me shume njerëz. Kjo do iu japë mundësinë për te gjetur edhe princin e kaltër. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji strikte ne mënyrë qe t’ia dilni.

Binjaket

Beni kujdes me ato qe do thoni gjate kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale tërësish jashtë kontrollit. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse përndryshe do kenë probleme serioze. financat do vazhdojnë te mbeten te qëndrueshme për aq koha sa ju te vazhdoni te shpenzoni me kujdes e maturi.

Gaforrja

Ju qe jeni ne një lidhje do kaloni aq shume momente pasionante saqë mund te arrini edhe ne ekstaze. Çdo gjë do jete edhe me e bukur nga sa e kishit menduar. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te bukur, por qe fundi do varet nga sjellja e tyre. Financat do vazhdojnë te mbeten ne një gjendje goxha delikate. Beni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Luani

Ka shume mundësi qe te ketë konflikte te forta sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Secili do kërkojë te dale e tija dhe nuk do pranoje kurrsesi te beje lëshime. Kujdes edhe me autoritetin e tepruar. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie. Financat do vazhdojnë te mbeten te mbrojtura dhe aspak problematike.

Virgjeresha

Dite shume pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do mbetet e ngrohte dhe shume e mire. Beqaret nuk do mundin dot as sot te krijojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar mos humbni optimizmin dhe mos e lëshoni veten. Me pak mund t’i kaloni vështirësitë.

PeshorjaZemra juaj nuk do përjetojë asnjë emocion te veçante gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te ardhmen. Beqaret duhet te tregohen me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Gjerat e nxituara nuk janë te mira. Financat do jene goxha problematike. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes dhe do shpenzoni pa mase.

Akrepi

Do keni disa mosmarrëveshje sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë nuk duhen dramatizuar gjerat. Gjithçka mund te rregullohet me pak qetësi dhe durim. Beqaret nuk do ndihen ende gati ta fillojnë një histori dashurie dhe do qëndrojnë ende vetëm. Situata e financave do mbetet mjaft e mire. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni dashur.

Shigjetari

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite dhe partneri nuk do arrije dot t’ua plotësojë te gjitha. E mira do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Beqaret do kenë mbështetjen e Jupiterit dhe do mund te realizojnë takimet e shumëpritura. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme, madje edhe te hiqni disa para mënjanë.

Bricjapi

Gjendja e jetës suaj ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e kishit ëndërruar. Here pas here do keni edhe probleme apo debate te mëdha me partnerin. Beqaret duhet te ruajnë vetëkontrollin dhe te mos bëjnë hapa te nxituara. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do jete akoma me e mire nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë.

Ujori

Do jeni shume tolerante ndaj njeri-tjetrit sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do ece si duhet. Partneri ne disa momente do ju adhuroje. Beqaret do joshin persona te shumte sidomos ne pune, por serish nuk do ju mbushet aq shume mendja sa për te filluar një lidhje. Financat do jene problematike nëse shpenzoni pa mbarim. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshqit

Dite shume e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni për çdo gjë dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do e kërkojnë kudo princin e tyre te kaltër, por serish nuk kane për ta gjetur dot. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe problematike. Duhet te mateni mire para se te shpenzoni ne mënyrë qe situata mos ju dale jashtë kontrollit.

Shtohet misteri i Bermudës, shkencëtarët zbulojnë një strukturë gjigante nën ujërat e saj ndryshe nga çdo gjë në Tokë!

Trekëndëshi i Bermudës vazhdon të jetë misteri më i madh i Atlantikut.

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë masive dhe misterioze thellë nën Bermuda që sfidon të gjitha pritjet.

Një studim i ri i publikuar në Geophysical Research Letters thotë se shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar pse Bermuda nuk u fundos kurrë pas shuarjes së vullkaneve më shumë se 30 milionë vite më parë.

Zakonisht, kur vullkanet shuhen, pllaka tektonike zhvendoset nga pika e mantelit dhe korja e vullkani fundosen ngadalë.

Por shkencëtarët kanë gjetur një shtresë shkëmbore të pazakontë nën koren oqeanike poshtë Bermudës që e shtyn ishullin sipër.

Shtohet misteri i Bermudës, shkencëtarët zbulojnë një

Shtresa është rreth 20 kilometra e trashë, gjë që nuk është parë te asnjë shtresë e ngjashme.

Ekipi i drejtuar nga sizmiologu William Frazer, shqyrtoi valët sizmike të 396 tërmeteve të largët, të cilët ishin të fortë mjaftueshëm për të përçuar dridhje përmes tokës.

Duke përdorur këto valë dhe çfarë ato kishin lënë pas, kërkuesit ia dolën të vizatonin një ilustrim vertikal të shkëmbinjve që shtrihen poshtë Bermudës, rreth 50 kilometra. Imazhi zbuloi një shtesë të trashë shkëmbore që është më pak e dendur sesa shkëmbi përreth.

Shtohet misteri i Bermudës, shkencëtarët zbulojnë një

Frazer tha se zakonisht, pas kores oqeanike qëndron manteli. “Por në Bermuda është kjo shtresa tjetër që është vendosur poshtë kores, brenda pllakës tektonike ku ndodhet Bermuda”, tha ai.

Bermuda qëndron mbi një gungë oqeanike ku korja është më e lartë sesa mjedisi përreth dhe ngrihet rreth 500 metra mbi shtratin e oqeanit.

Shtohet misteri i Bermudës, shkencëtarët zbulojnë një

Zbulimi tregon se shpërthimi i fundit vullkanik mund të ketë shpërndarë shkëmbinj nga manteli drejt kores ku kanë ngrirë dhe kanë krijuar këtë shtresë.

Pavarësisht 31 milionë viteve që vullkanet nuk janë aktivë, gunga oqeanike nuk është zhdukur. Mes gjithë diskutimeve për atë që ndodh nën sipërfaqe, në të nuk ka pasur shpërthime vullkanike.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Grida Duma distancohet nga Salianji: S’guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më bëjnë pis emrin!

Grida Duma ka qartësuar pozicionin e saj në lidhje me akuzat nga drejtues të Partisë Demokratike se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të  Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Nga studio e Top Story ajo deklaroi se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite.

“Kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj”, theksoi Grida Duma në reagimin e saj.

“Tani kam lobuar unë me Edi Ramën? Unë për gjërat e mia personale, për situata të miat personale, për goditje të mia personale, kam qenë në politikë rishtare dhe nuk kam kërkuar ndonjëherë për gjithë goditjet që ka bërë Rama dhe establishmenti i tij, t’i shtrij dorën, apo t’i drejtohem dhe t’i them ndalo se ka cak. Nuk më ke parë ndonjëherë të bëj viktimën në publik, t’i drejtohem audiencës shqiptare, se e bëjnë gjithë gratë në politikë, dhe t’i them si ka mundësi një grua, një nënë e copëtoni kështu në publik?! Unë për çështje personale me Edi Ramën, jo që nuk kam ofertuar unë të diskutoj, por nuk guxon njeri t’i afrohet, mua Grida Dumës, me ofertë sa i përket Edi Ramës.

Pa asnjë diskutim kur kam ardhur këtu, e kam ditur që nëse ka lobime dhe situata të kësaj natyre bëhen shumë mirë në politikë, atje ku je në politikë nuk të sheh njeri, këtu në publik na shohin të gjithë.

Nuk jam e qartë se pse kjo është paqartë.

Tani, kur unë, dhe nuk ka të bëjë me çështje personale të këtij viti, vitit tjetër etj, flas për çështje të miat personale, dhe nuk ka guxuar njeri të mendojë që bëhen pazare me Edi Ramën, sepse këtë personalitet e kam krijuar nga politika dhe vij këtu.

Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj.

Nuk guxon njeri të më përmendë mua pazare të vogla, sepse unë qëndroj Big, dhe qëndroj Big së pari si njeri…

PD sot nga i vogli te i madhi, duhet të zhdukë foltoren 2.0, 2.1, 3.1, 7.4, dhe të vendoset në një pozicion krejt tjetër me vetveten dhe të brendshmen dhe të gjej mënyrën sesi në këtë moment nuk ka asnjë aksioner opozitar të cilin e ka tepër”, tha Duma.

Gjermania miraton paketën prej 50 miliardë eurosh për riarmatosjen, shifra më e madhe histori pas Luftës së Dytë Botërore

Komisioni i Buxhetit i Bundestagut miratoi më shumë se 50 miliardë euro në kontrata të prokurimit ushtarak më 17 dhjetor 2025. Vendimi shënon një përshpejtim të madh të procesit të riarmatosjes së Berlinit, teksa vendi synon rritje të shpejtë të gatishmërisë nën epokën e pas-2022 të Zeitenwende.

Aprovimet u dhanë në një seancë me dyer të mbyllura të komisionit, që mbulonte kontrata të mëdha me vlerë mbi 25 milionë euro secila.

Ato mbështeten në përjashtimet nga frenimi i borxhit dhe në fondet e mbetura nga fondi special i mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh i Gjermanisë.

Aprovim rekord nga komisioni

Komisioni i Buxhetit miratoi një paketë të vlerësuar në 50-52 miliardë euro, një nga miratimet më të mëdha të prokurimit në historinë e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pakoja përfshin rreth 30 kontrata të ndara që mbulojnë pajisje, sisteme, shërbime dhe përmirësime për Bundeswehr-in, duke reflektuar një përpjekje për të përshpejtuar vite të tëra prokurimesh brenda një kohe të shkurtër aprovimi.

Sipas praktikës gjermane, prokurimet mbi 25 milionë euro kërkojnë miratim nga komisioni, jo votim në seancë plenare.

Ky mekanizëm mundëson shpejtësi, por përqendron kontrollin në një grup të vogël ligjvënësish, një pikë që kritikët e ngritën duke pasur parasysh shkallën dhe ritmin e vendimeve.

Pajisje dhe mbrojtje ajrore

Alokimi më i madh i vetëm, 21-22 miliardë euro, është caktuar për pajisje bazë ushtarake, përfshirë pajisje mbrojtëse personale dhe uniforma, me synim adresimin e mungesave të kahershme që ndikojnë në gatishmëri.

Më shumë se 4 miliardë euro janë caktuar për mjete të tjera të këmbësorisë Puma, me disa raporte që flasin për rreth 200 njësi, pas problemeve të mëparshme të besueshmërisë dhe përmirësimeve.

Mbrojtja ajrore dhe raketore zë vend të rëndësishëm. Komisioni miratoi 3-4 miliardë euro për zgjerimin e sistemit Arrow 3, i zhvilluar bashkë nga Izraeli dhe SHBA, dhe rreth 2 miliardë euro për sisteme shtesë Patriot.

Investimet në artileri përfshijnë 3.4 miliardë euro për obusë vetëlëvizës, duke nënvizuar fokusin e ri te lufta tokësore me intensitet të lartë.

Hapësira, sensorë dhe industria

Përtej platformave, paketa përfshin 1.76 miliardë euro për Rheinmetall-in për një sistem zbulimi satelitor, i destinuar të mbështesë forcat gjermane të vendosura në Lituani.

Kontrata të tjera mbulojnë përmirësime të mjeteve të këmbësorisë, sisteme raketore, kapacitete satelitore dhe hapa përgatitorë për blerje të ardhshme dronësh.

Përfituesit e industrisë së mbrojtjes reaguan shpejt. Aksionet e kompanive si Rheinmetall dhe Hensoldt u rritën pas raportimeve për miratimet, duke reflektuar pritshmëri për porosi të qëndrueshme dhe siguri planifikimi.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se “shpejtësia dhe shumat” i japin industrisë kërkesë të parashikueshme pas dekadash prokurimesh të ndërprera.

Konteksti strategjik dhe politik

Raportet tregojnë se Berlini planifikon të investojë deri në 650 miliardë euro në mbrojtje midis 2025 dhe 2030, rreth dyfishin e niveleve të mëparshme, për të përmbushur ose tejkaluar objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së dhe për t’u përgatitur për kërcënime të mundshme deri në 2029.

Ndërsa koalicioni qeverisës në përgjithësi e mbështet përshpejtimin, disa zëra të opozitës, përfshirë nga të Gjelbrit, vunë në dyshim nëse ligjvënësit patën kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar një volum kaq të madh kontratash.

Megjithatë, miratimet nënvizojnë se si përmbajtja historike e Gjermanisë i ka lënë vend modernizimit të shpejtë, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kërkesat e krahut lindor të NATO-

‘Siberia e Greqisë’, njihuni me fshatin grek ku dimri zgjat 7 muaj dhe ku borë bie edhe në fund të qershorit (FOTO+VIDEO)

Në Greqi, edhe zonat më veriore rrallë përjetojnë dimra vërtet të ashpër. Por ka një përjashtim: Kato Nevrokopi. Temperatura aq të ulëta regjistrohen aty çdo vit, sa prej kohësh fshati është pagëzuar “Siberia e Greqisë”. Madje në vitin 2021 këtë emër e përdori zyrtarisht edhe kryetari i bashkisë në një letër drejtuar Ministrisë së Financave, shkruan Protothema.

Temperatura që të ngrijnë fytyrën

Fshati e ka fituar me meritë këtë nofkë. Në Krishtlindjet e vitit 2021, termometri tregonte -11°C. Në natën e ndërrimit të viteve 2019, temperatura zbriti edhe më poshtë, në -21°C. E njëjta shifër u regjistrua edhe në dhjetor 2005. Në janar 2017, banorët e mbyllën muajin me -18°C.

‘Siberia e Greqisë’, njihuni me fshatin grek ku dimri zgjat 7

Shpesh përmendet pretendimi se temperatura ka shkuar në -28°C, por kjo nuk është verifikuar kurrë zyrtarisht. Rekordi historik për Greqinë mbetet -27.8°C në Ptolemaidë, në vitin 1963.

Fshati ku dëbora bie edhe në qershor

Ajo që e veçon Kato Nevrokopin nuk është vetëm i ftohti, por sa gjatë zgjat ai. Dimri mund të zgjasë deri në shtatë muaj. Në vitin 1996, p.sh., në zonë ra dëborë në fund të qershorit. Ngjarja ishte aq e pazakontë, sa u përfshi si pyetje edhe në emisionin “Kush do të bëhet milioner”.

‘Siberia e Greqisë’, njihuni me fshatin grek ku dimri zgjat 7

Pse është kaq ftohtë? Meteorologët japin shpjegimin

Rrafshnalta e Nevrokopit ndodhet në 559 metra lartësi dhe është e rrethuar nga male. Kjo formë gjeografike krijon një “kupolë” natyrore që pengon ajrin e ngrohtë të hyjë. Si pasojë, i ftohti ngelet i bllokuar për shumë ditë, madje për shumë muaj. Kjo mikroklimë e veçantë i jep zonës kushte që, proporcionalisht, i ngjajnë stepave siberiane.

‘Siberia e Greqisë’, njihuni me fshatin grek ku dimri zgjat 7

Jeta e përditshme në acarin ekstrem

Rreth 2,157 banorët e Kato Nevrokopit janë të mësuar me dimër të gjatë. I ftohti fillon që në tetor dhe zgjat deri në prill, ndonjëherë edhe në maj. Dëbora mund të arrijë deri në dy metra. Sipas banorëve, problemi më i madh nuk është shiu apo bora, por faturat e kripura të ngrohjes.

‘Siberia e Greqisë’, njihuni me fshatin grek ku dimri zgjat 7

Patatja që e bëri Nevrokopin të famshëm

Klima e ashpër u ka sjellë edhe diçka të mirë. Patatet e Kato Nevrokopit janë të njohura në të gjithë Greqinë dhe Europën, të certifikuara si produkt PGI (me origjinë të mbrojtur) që nga viti 2002.

Dëbora e gjatë nuk lejon mbjellje të dyfishta, gjë që i jep tokës kohë të rigjenerohet. Nga ana tjetër, i ftohti i bën patatet më të forta, më të pasura me amidon dhe me shije më të veçantë. Kjo është arsyeja pse varietetet Spunta, Agria dhe Lizeta janë bërë simbol i zonës.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut! Si u rrit “4 A-M” nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces.

Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol.

Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3 milionë eurosh. Por me ardhjen e socialistëve në pushtet, kompania e zotëruar nga Ardit Metaliaj dhe vëllezërit e tij nisi të ngjitej me një shpejtësi të rrufeshme duke u shndërruar në një nga peshkaqenët më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitet 2014-2015, 4 A-M mori disa kontrata të rëndësishme në Albcontrol, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Belinda Balluku. Kjo me sa duket ishte pikënisja e një marrëdhënie të veçantë, e cila do të forcohej edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa pushteti i Ballukut rritej në mënyrë eksponenciale.

Në vitin 2018, xhiroja e kompanisë shkoi në 20 milionë euro. Një vit më vonë, në janar të vitit 2019, Belinda Balluku u emërua në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Dhe e ardhmja e 4 A-M nuk kishte si të ishte ndryshe, përveçse e ndritur.

Në vitin 2020, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 30 milionë eurosh. Por teksa pushteti i Ballukut konsolidohej edhe më shumë, kështu shtohej edhe fluksi i parave të buxhetit drejt 4 A-M. Në vitin 2021, kompania arkëtoi 43 milionë euro dhe në 3 vitet e fundit xhiroja e saj është konsoliduar në nivelin e 50 milionë eurove në vit.

Rritja e forte e 4 A-M

Pjesa dërrmuese e këtyre parave vinin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, KESH dhe OSHEE, tre institucione në varësi direkte të Belinda Ballukut.

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit të marra së bashku. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë./kapitali.al

ATENTATI ndaj “Gucci-it” të TikTok-ut/ Policia ZBARDH ngjarjen: Autorët u afruan pranë lokalit me dy automjete dhe qëlluan drejt tij!

Janë identifikuar 3 autorët e plagosjes me armë zjarri të personazhit të “TikTok”, Fabion Kuçi, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Blutë kanë shpallur në kërkim tre të rinjtë me iniciale A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të datës 15 Dhjetor 2025, ku autorët janë afruar me 2 automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte “Gucci” dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri.

Si pasojë, Fabion Kuçi është dëmtuar lehtë nga të shtënat me armë zjarri.

Ndërkohë nisi procedimi penal për 31-vjeçarin me iniciale L. B., pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Zbulohet shpërblimi i majmë nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në muajin mars një takim me historinë dhe me… milionat.

Kuqezinjtë do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Poloninë e më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë.

Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Shqipërinë do të ketë edhe një premio të majme në lojë. Një premio që vjen direkt nga FIFA e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës Interkontinentale, ka miratuar një pagesë rekord prej 10 milionë eurosh për çdo ekip i cili merr pjesë në Botërorin 2026.

Kjo është shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipet përfaqësuese në një kompeticion të tillë, ku janë rritur edhe shpërblimet për çdo fazë që kalohet në turne, për të arritur deri në 50 milionë euro më shumë që do të përfitojë skuadra e cila shpallet Kampione Bote.

PROTESTAT e fermerëve grekë/ Kryeministri Mitsotakis u ofron 160 milionë EURO për të zhbllokuar rrugët!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis iu ka premtuar fermerëve një shpërblim prej 160 milionë eurosh për të rihapur rrugët. 

Mitsotakis mbrojti buxhetin e shtetit të vitit 2026 dhe njoftoi mbështetje shtesë për fermerët gjatë një debati të ashpër parlamentar që përfundoi me miratimin e buxhetit. 

Duke iu drejtuar ligjvënësve, Mitsotakis e strukturoi fjalimin e tij rreth katër shtyllave kryesore.

Së pari, ai theksoi stabilitetin politik dhe demokratik, duke e përshkruar atë si një avantazh të paprekshëm kombëtar.

Së dyti, ai ndoqi një qasje të dyfishtë ndaj opozitës, duke e kritikuar atë për politikën bujqësore, ndërsa në të njëjtën kohë e ftoi atë të merrte pjesë në një komision ndërpartiak për sektorin primar.

Së treti, ai prezantoi një paketë masash për strehimin.

Së katërti, ai u përqendrua në mobilizimet e vazhdueshme të fermerëve, duke njoftuar 160 milionë euro fonde shtesë dhe duke sinjalizuar një votim me thirrje nominale për transferimin e agjencisë së pagesave bujqësore OPEKEPE tek autoriteti tatimor AADE.

Mediat greke shkruajnë se gjatë fjalimit të tij, Mitsotakis tërhoqi vija të mprehta politike, duke sinjalizuar qëllimin e tij për të mbrojtur hapësirën e tij politike. Ai iu referua në mënyrë kritike rivalëve politikë si politikanë të divanit dhe tha: “Vendi ynë ka diçka që për shtetet e tjera mbetet një kërkesë: stabilitet politik dhe demokratik”, duke shtuar se sjellja aktuale politike ishte e dëmshme dhe joproduktive për vendin. Ai gjithashtu kritikoi kreun e PASOK-ut, Nikos Androulakis, duke sugjeruar se opozita ishte e shkëputur nga realiteti.

Në të njëjtën kohë, kryeministri shtriu një degë ulliri, duke propozuar krijimin e një komiteti ndërpartiak me një presidium ndërpartiak. Komiteti do të punonte brenda një afati katërmujor për të identifikuar problemet me të cilat përballen fermerët dhe prodhuesit dhe për të prodhuar propozime konsensuale dhe detyruese të zbatueshme edhe për qeveritë e ardhshme.

Lidhur me strehimin, Mitsotakis njoftoi gjashtë masa që synojnë adresimin e mungesave dhe kostove në rritje. Këto përfshijnë subvencione për rinovim për individë privatë, përjashtime nga taksat për kompanitë e ndërtimit që vënë në dispozicion shtëpi për qira afatgjatë, kufizime të reja për qiratë e tipit Airbnb dhe kthimin vjetor të qirasë së dy muajve për 50,000 mësues, infermierë dhe mjekë që punojnë jashtë zonave metropolitane të Athinës dhe Selanikut, pavarësisht nga të ardhurat. Qeveria gjithashtu planifikon të përshpejtojë shndërrimin e ndërtesave të vjetra tregtare dhe industriale në banesa.

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 me 156 vota nga shumica qeverisëse dhe tre ligjvënës të pavarur. Më parë, zëvendëskryeministri Kostis Hatzidakis tha se parashikimet e opozitës ishin hedhur poshtë, ndërsa Ministri i Financave Kyriakos Pierrakakis deklaroi: “Shifrat tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur”, duke e quajtur buxhetin e vitit 2026 “prologun e një epoke të re përgjegjësie dhe pjekurie”.