Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare.
Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit
“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë presistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!”– shpjegoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për Partinë Demokratike, SPAK, lëvizjet e qeverisë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Flamur Noka tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të drejtë ndërsa theksoi se krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të Shqipërisë dhe se droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit.
Ndërsa moderatori i emisionit, Arian Çani, tha se SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës ndërsa shtoi se SPAK nuk e godet dot këtë të fundit sepse është kryeministër në detyrë dhe se s’kanë b*thë ta godasin.
Pjesë nga biseda në studio
Arian Çani: SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës. Altin Dumani i ra të dyja palëve. Po si bie dot Edi Ramës se është kryeministër, kryeministër në detyrë. S’kanë b*thë të shkojnë tek ai.
Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të këtij vendi. Droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit. Këtu drejtësia po të ishte në kushte normale do e kishte shkulur me rrënjë çdo nivel drejtues të institucioneve të këtij shteti. Për sa kohë këtu diskutohet statistika, është problem.
Publicisti dhe ish-ambasadori shqiptar, Nesip Kaçi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Kaçi, është cilësuar si një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare dhe vdekja e tij ka lënë në trishtim familjarë e kolegë të tij.
Ai është njohur gjithmonë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, pasi i shërbeu Shqipërisë për disa dekada në fusha të ndryshme, përfshirë diplomacinë, gazetarinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Lindur më 7 qershor 1939 në Gjirokastër, ai u formua si filolog dhe krijoi një karrierë të shquar në diplomaci, duke përfaqësuar Shqipërinë në vende të rëndësishme si Rumani, Algjeri dhe Turqi. Karriera e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme filloi në vitin 1976. Gjatë kësaj periudhe, Kaçi mbajti pozita të rëndësishme si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në disa shtete të rëndësishme.
Gjithmonë spikaste për diplomacinë e matur të cilën e bazonte në dialog! Në Turqi, ku shërbeu si ambasador, ai u vlerësua për aftësinë e tij për të ruajtur ekuilibra të ndjeshëm diplomatikë në një rajon me tensione të larta gjeopolitike.
Pas përfundimit të shërbimit të tij diplomatik, ai vazhdoi të kontribuonte në botën intelektuale dhe historike. Ai ishte bashkautor i monografisë “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, një vepër e rëndësishme që pasqyron interesin e tij për historinë dhe identitetin shqiptar.
Për kontributet e tij të jashtëzakonshme në diplomaci dhe gazetari, Kaçi u vlerësua me dy dekorata shtetërore.
Të shumtë kanë qenë ata miq të ambasadorit që nëpër rrjetet e tyre sociale kanë shprehur dhimbjen e humbjes të një njeriu si ai, një miku të mirë dhe të dashur.
“Lamtumirë miku im i dashur Nesip Kaçi! Lamtumirë! Ishe një mik e shok shumë i mirë dhe i dashur. Do ju kujtoj kurdoherë”, shkruan një prej miqve të tij.
Fillimi i muajit dhjetor ka shënuar një ulje të temperaturave, por si priten të jenë ato në ditët e fundit të këtij viti?
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të enjten dhe të premten do të kemi një rritje të temperaturave me dy gradë.
Përgjatë fundjavës temperaturat parashikohen të jenë:
Në zonat bregdetare 10/16 gradë Celcius;
Në zonat ulëta 6/14 gradë Celcius;
Në zonat malore 1/9 gradë Celcius;
Më tej Gjoni shtoi se në disa pjesë të vendit do të kemi edhe reshje shiu me intensitet të dobë
“Sot dhe nesër të kemi reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Lokalisht të dobëta do të jenë në Dibër, Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Në pjesën tjetër nuk do të kemi reshje shiu”, shtoi Gjoni.
Sa i përket javës së ardhshme dhe ditëve të para të janarit 2026, Gjoni theksoi se do të kemi sërish temperatura të ulëta, teksa në lindje dhe juglindje të vendit priten reshje dëbore.
Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të rëndësishme në vendin tonë.
Tinka Kurti numëron mbi 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, ndërsa është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit të Shqipërisë.
Por duket se vitet kanë ndikuar në pamjet e aktores. Në një foto të publikuar ditën e sotme nga deputetja Marjana Koçeku, aktorja shfaqet e qeshur, teksa në pamje të parë, shihet transformimi që ka pësuar aktorja për shkak të moshës.
Tinka Kurti dhe Marjana Koçeku
Kujtojmë që pak vite më parë, Tinka Kurti zbuloi se jonte në azilin e të moshuarve. Ajo pranoi se ambienti i azlit ishte një tragjedi për atë.
“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”, tha ajo.
Newsbomb.al i uron aktores Tinka Kurti shumë vite jetë dhe të lumtura pranë familjarëve dhe të afërmeve të saj.
Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ka informacion që Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i ministres dhe zv.kryeminsitres, por do të vijojë të jetë deputete, duke mos hequr dorë nga imuniteti.
“Kam informacion se do japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres, por ama do vijojë të kryejë funksionin si deputete. Kjo do ndodhë sot ose nesër. SPAK ka kryer një veprim të gabuar dhe të nxituar me Ballukun. Provat janë për të njëjtën vepër penale. Akuzohet për shkelje të barazisë për tendera. Provat janë vetëm për këtë. Ky nxitim i SPAK, ka ngjallur spekulime se dikush po hakmerret ndaj Ballukut. Edi Rama duhet ta ketë patur parasysh që në nisje të mandatit të ri se zyrtarët nuk mund të jenë të tillë, në lidhje me grupe të struktururara. Paratë e qytetarëve janë përodrur për bizneset e tyre, jo për shtetin.”- tha ai.
Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka komentuar mbi dosjen e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ministrit Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një provë që tregon se kryeministri Edi Rama po mbron veten e tij, dhe jo Ballukun. Sipas Bardhit, dosja përmban të dhëna të reja që e dokumentojnë këtë pohim me prova konkrete.
Ai ka theksuar se gjithçka që po ndodh është një manovër për të mbrojtur interesat e Ramës dhe jo për të siguruar drejtësi për ministrat e tij. Bardhi nënvizon se të dhënat e reja në dosje, të cilat do të shqyrtohen në Kuvend, janë një dëshmi e qartë se Rama është duke përdorur mekanizmat shtetërorë për të ruajtur pozitat e tij dhe për të shmangur çdo hetim të mundshëm ndaj tij.
“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, shprehet Bardhi.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Gazment Bardhi shprehet se dosja e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda ballukut, provon sipas tij se Rama nuk po mbron Ballukun por veten e tij. Gjithashtu nënvizon se dosja me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova.
Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj i gjallë brenda një makine në Vjenë. Autoritetet dyshojnë se motivi i krimit lidhet me vjedhjen e kriptomonedhave me vlerë rreth 200 mijë dollarë.
Danilo Kuzmin jetonte prej disa vitesh në Vjenë, ku studionte, dhe vinte nga një familje e pasur. Babai i tij, Serhiy Kuzmin, mban postin e nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Kontakti me të riun u humb më 25 nëntor 2025, çka shqetësoi familjarët, të cilët vunë re se dy nga portofolet e tij dixhitale ishin zbrazur. Pas kësaj, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur.
Në orët e para të 26 nëntorit, zjarrfikësit u thirrën në lagjen Donaustadt të Vjenës, pasi një banor raportoi një makinë që po digjej nën një urë. Në vendngjarje, ata shuan flakët në një Mercedes të zi me targa ukrainase, që rezultoi të ishte në pronësi të familjes Kuzmin, dhe gjetën një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.
Trupi u identifikua përmes provave dentare si ai i Danilo Kuzmin. Brenda automjetit u gjet një kanaçe metalike e shkrirë me erë benzine, ndonëse makina përdorte naftë, çka forcon dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.
Autopsia zbuloi detaje tronditëse: rreth 80% e trupit të viktimës ishte djegur rëndë, ndërsa u konstatuan lëndime të shumta nga goditjet, përfshirë dëmtime në kokë dhe dhëmbë të thyer. Mungesa e blozës në mushkëri sugjeron se i riu ishte i vdekur ose pa ndjenja në momentin kur makina u përfshi nga flakët. Policia austriake e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të qëllimshme dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve.
Ishte nëntori i vitit 2021 kur Sali Berisha kishte nisur foltoret e tij kundër Lulzim Bashës, dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së në atë kohë Gazment Bardhi, akuzoi publikisht Berishën që foltoren e tij e kishte organizuar Suel Çela.
Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.
“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.
E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.”-është shprehur Bardhi në 2021./ TemA
I ftuar sonte në emisionin “Të Pashoq”, analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla bëri deklarata të forta, duke përshkruar një situatë kritike dhe të rrezikshme për stabilitetin politik të vendit.
Sipas tij, kërkesa e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë hapur një konflikt të ri të hapur mes Qeverisë dhe Prokurorisë, konflikt që po shndërrohet në betejë pushtetesh.
Kulla u shpreh se përplasja Qeveri–SPAK do të ketë fitues, por paralajmëroi se rruga drejt këtij fundi mund të sjellë pasoja të rënda politike dhe ndërkombëtare.
Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka gabuar me konceptin e qeverisë jo politike dhe se, në kushtet aktuale, duhet një reformim i thellë i kabinetit, deri në 90%, për të shmangur përshkallëzimin e krizës.
Në studio, Kulla hodhi një paralajmërim të fortë: nëse kryeministri vendos të përshkallëzojë luftën me SPAK-un, Shqipëria rrezikon sanksione nga partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, Rama ndodhet sot në një situatë të ngjashme me atë të Sali Berishës në vitin 1999, nën presion të brendshëm dhe vëzhgim të rreptë nga jashtë.
Analisti deklaroi se Ramën mund ta shpëtojnë vetëm dy skenarë ekstremë: zgjedhje të parakohshme ose një pakt politik me opozitën, madje deri te ideja për të prekur ekzistencën e SPAK-ut, çka do të sillte tronditje të forta institucionale. Ndërkohë, Kulla kritikoi ashpër edhe klasën politike, duke thënë se Rama dhe Berisha kanë shkatërruar partitë politike, kanë vrarë debatin e brendshëm dhe i kanë hapur rrugë populizmit që sjell destabilitet.
Duke folur për SPAK-un, ai theksoi se pritshmëritë janë shumë të larta, por paralajmëroi se përplasjet e vazhdueshme me qeverinë dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut mund të çojnë drejt kolapsit të besimit publik.
Në planin ndërkombëtar, Kulla u shpreh skeptik për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke theksuar se Europa po vuan pasojat e vendimeve të liderëve të paaftë dhe se, pa reflektim të thellë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv pa kuptim real.
Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë.
Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin se çfarë janë këto tendera supervizioni që ka hapur dhe pse i ka bërë me afat tre vjeçar.
Sipas përgjimeve, në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17 mars të vitit 2022. Fotoja përmban konkretisht procedurat:
Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
Pasi i dërgon foton ministrja e pyet vartësin e saj sa më poshtë:
Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Evis Berberi: “Ok”.
Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se i ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Por kush është k*rva që i referohet ministrja, i cili ka rënë dakord me R?
Tenderat
Katër tenderat për supervizionin e mirëmbajtjes me performancë të akseve kombëtare të Shqipërisë u shpallën në 17 mars të vitit 2022 dhe u zhvilluan një muaj më vonë, pra në 18 prill, me një fond limit total prej 1.84 milionë euro.
Fituesit e tenderave u shpallën në fund të qershorit 2022. Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga Kapitali, loti i parë ai i “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior” u fitua nga bashkimi i kompanive ArchiSpace dhe Ave Consulting me vlerën 440 mijë euro.
Fituesi i lotit 1 Loti i dytë, supervizioni për mirëmbajtjen e rajonit qëndror dhe atij verilindor u fitua nga Net Group e Evis Berberit dhe SWS Consulting Engineering me vlerën 454 mijë euro.
Loti i tretë u fitua nga bashkimi “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING” me 275 mijë euro, ndërsa loti i katër u fitua nga përbindëshi “A & E ENGINEERING e lubisë së marrë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, Entela Çano, me vlerën 475 mijë euro.
Megjithatë, Çano është një zonjë dhe kjo e përjashton automatikisht nga identikiti, pasi Balluku i referohet ky k*rva në bisedat e përgjuara. Po kështu Net Group pasi ajo ishte praktikisht kompania e vet Berberit. Kështu që mbeten dy kompani.
Në kërkim të k*rvës
Përjashtimi i Çanos dhe Berberit e ngushton identikitin e k*rvës që kish rënë dakord me R-në, tek kompanitë e dy loteve. Ato janë loti 1 dhe loti 3.
Më konkretisht loti 1 u fitua nga bashkimi i kompanive Archi Space dhe Ave Consulting. E para zotërohet nga Rais Petrela, një arkitekt i përfolur si shërbëtor i Erion Veliajt, teksa mbrojti publikisht me një shkrim ndërhyrjet në Sheshin Skënderbej.
Ave Consulting zotërohet nga Arben Dervishaj, ish zëvendëspresidenti i FSHF-së i arrestuar në skandalin e inceneratorëve.
Ndërkohë loti i tretë u fitua nga “TRANSPORT HIGHëAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING”. E para zotërohet nga Engjëll Caka, ndërsa kompania e dytë dhe e tretë zotërohen respektivisht nga Ana Nishku dhe Ardit Kane. Por me herët pronarë të kësaj kompanie kane qenë njerëz të lidhur me Berberin si Brunilda Buli, të cilin ish drejtori i ARRSH-së e quante teze në përgjimet e transkriptuara nga SPAK në dosjen e tij.
Kjo e ngushton edhe më tej identikitin e k*rvës në një nga dy kompanitë fituese të lotit 1. Pra mes Rais Petrelës dhe Arben Dervishajt.
Ndonëse përfitues të fondeve publike, të dy këta personazhe janë të vegjël për të shkaktuar mllef dhe acarim tek Belinda Balluku. Ndaj dyshimet janë se tenderi i fituar nga dy kompanitë është marrë për llogari të një pronari mediatik, çka përforcohet nga fakti që një rresht me sipër në përgjimet e transkriptuara, Balluku flet për rreth mediatik.
Nuk dihet nëse SPAK e ka gjetur k*rvën që kishte marrë miratimin e R-së për të marrë tenderin. Por paratë e buxhetit në Shqipëri kështu u bitisën. Në punë k*rvash./Kapitali.al