Përgjimet e Ballukut/ Del e verteta? Kush është k*rνa, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë.

Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin se çfarë janë këto tendera supervizioni që ka hapur dhe pse i ka bërë me afat tre vjeçar.

Sipas përgjimeve, në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17 mars të vitit 2022. Fotoja përmban konkretisht procedurat:

Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;

Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;

Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;

Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;

Pasi i dërgon foton ministrja e pyet vartësin e saj sa më poshtë:

Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |

Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.

Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se i ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.

Por kush është k*rva që i referohet ministrja, i cili ka rënë dakord me R?

Tenderat

Katër tenderat për supervizionin e mirëmbajtjes me performancë të akseve kombëtare të Shqipërisë u shpallën në 17 mars të vitit 2022 dhe u zhvilluan një muaj më vonë, pra në 18 prill, me një fond limit total prej 1.84 milionë euro.

Fituesit e tenderave u shpallën në fund të qershorit 2022. Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga Kapitali, loti i parë ai i “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior” u fitua nga bashkimi i kompanive ArchiSpace dhe Ave Consulting me vlerën 440 mijë euro.

Fituesi i lotit 1
Loti i dytë, supervizioni për mirëmbajtjen e rajonit qëndror dhe atij verilindor u fitua nga Net Group e Evis Berberit dhe SWS Consulting Engineering me vlerën 454 mijë euro.

Loti i tretë u fitua nga bashkimi “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING” me 275 mijë euro, ndërsa loti i katër u fitua nga përbindëshi “A & E ENGINEERING e lubisë së marrë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, Entela Çano, me vlerën 475 mijë euro.

Megjithatë, Çano është një zonjë dhe kjo e përjashton automatikisht nga identikiti, pasi Balluku i referohet ky k*rva në bisedat e përgjuara. Po kështu Net Group pasi ajo ishte praktikisht kompania e vet Berberit. Kështu që mbeten dy kompani.

Në kërkim të k*rvës

Përjashtimi i Çanos dhe Berberit e ngushton identikitin e k*rvës që kish rënë dakord me R-në, tek kompanitë e dy loteve. Ato janë loti 1 dhe loti 3.

Më konkretisht loti 1 u fitua nga bashkimi i kompanive Archi Space dhe Ave Consulting. E para zotërohet nga Rais Petrela, një arkitekt i përfolur si shërbëtor i Erion Veliajt, teksa mbrojti publikisht me një shkrim ndërhyrjet në Sheshin Skënderbej.


Ave Consulting zotërohet nga Arben Dervishaj, ish zëvendëspresidenti i FSHF-së i arrestuar në skandalin e inceneratorëve.

Ndërkohë loti i tretë u fitua nga “TRANSPORT HIGHëAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING”. E para zotërohet nga Engjëll Caka, ndërsa kompania e dytë dhe e tretë zotërohen respektivisht nga Ana Nishku dhe Ardit Kane. Por me herët pronarë të kësaj kompanie kane qenë njerëz të lidhur me Berberin si Brunilda Buli, të cilin ish drejtori i ARRSH-së e quante teze në përgjimet e transkriptuara nga SPAK në dosjen e tij.

Kjo e ngushton edhe më tej identikitin e k*rvës në një nga dy kompanitë fituese të lotit 1. Pra mes Rais Petrelës dhe Arben Dervishajt.

Ndonëse përfitues të fondeve publike, të dy këta personazhe janë të vegjël për të shkaktuar mllef dhe acarim tek Belinda Balluku. Ndaj dyshimet janë se tenderi i fituar nga dy kompanitë është marrë për llogari të një pronari mediatik, çka përforcohet nga fakti që një rresht me sipër në përgjimet e transkriptuara, Balluku flet për rreth mediatik.

Nuk dihet nëse SPAK e ka gjetur k*rvën që kishte marrë miratimin e R-së për të marrë tenderin. Por paratë e buxhetit në Shqipëri kështu u bitisën. Në punë k*rvash./Kapitali.al

E rëndë në Greqi, nëna Ιë fëmijën 3-vjeçar të υ d€së nga υria, e trishtë historia e vogëlushit

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve, si pasojë e urisë .

Autopsia përfundoi pak pas orës 20:00 të së mërkurës në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Aleksandropolis, duke hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së fëmijës së vogël, i cili ishte dërguar në spital pa ndjenja.

Me kohën e kequshqyerjes së fëmijës ende të papërcaktuar, imazhet e paraqitura janë tronditëse, pasi dëshmohet se uria ishte e lidhur me vdekjen e trevjeçarit.

Njëkohësisht, hetimet paraprake janë në vijim e sipër. Nëna e fëmijës , si dhe prindërit e saj, në shtëpinë e të cilëve jetonin në një lagje të Aleksandropolisit, ndodhen në Departamentin e Policisë, ku po dëshmojnë në kuadër të hetimit. Sipas informacioneve, nesër, të enjten, ata pritet të dalin para prokurorit .

Djali i vogël fatkeq u dërgua në spital nga nëna e tij pak para orës 12:00 të mesditës. Pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm të stafit mjekësor, mjekët përcaktuan se fëmija ishte tashmë i vdekur me të mbërritur në urgjencë.

Në ditët në vijim dhe pas përfundimit të deklaratave nga nëna dhe të afërmit, babai thuhet se jeton dhe punon në Turqi, pritet që të sqarohen kushtet në të cilat fëmija nuk është ushqyer, si dhe kohëzgjatja e urisë.

E fundit! Vr*tet shkencëtari i madh në SHBA! Po punonte në zbulimin e asaj që mund të ndryshonte botën po të arrihet

Autoritetet amerikane po hetojnë vrasjen e një profesori të njohur të Massachusetts Institute of Technology (MIT), i cili u qëllua për vdekje në banesën e tij pranë Bostonit.

Viktima është Nuno Gomes Loureiro, 47 vjeç, profesor i shkencës dhe inxhinierisë bërthamore dhe drejtor i Qendrës për Shkencën e Plazmës dhe Bashkimit Bërthamor në MIT. Ai u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në apartamentin e tij në Brookline dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Sipas policisë, një fqinj ka dëgjuar disa shpërthime të forta, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar nga vendngjarja. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe rasti po trajtohet si një hetim aktiv për vrasje.

Loureiro ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai kishte një karrierë të shquar akademike, me studime në Portugali dhe Mbretërinë e Bashkuar, përpara se t’i bashkohej stafit të MIT në vitin 2016. Në vitin 2024, ai u emërua drejtues i qendrës kërkimore që merret me studimin e plazmës dhe bashkimit bërthamor.

Kërkimi i tij fokusohej në energjinë e bashkimit bërthamor, e konsideruar si një burim energjie i pastër dhe praktikisht i pakufizuar, me potencial për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Për këtë arsye, vdekja e tij ka nxitur edhe spekulime, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë asnjë indicie se krimi lidhet me punën e tij shkencore.

Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 Dhjetor 2025


Dashi

Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni ne krah. Edhe beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet dhe do kenë një dite plot me takime dhe te reja. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do arrini te realizoni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Demi

Edhe pse kohet e fundit nuk jeni sjelle mire me atë qe keni ne krah, sot marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet, se bashku me kohen. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat ne planin financiar janë te mira. Përfitoni për te shlyer te gjitha borxhet dhe për te bere investimet me urgjente.

Binjaket

Klima ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni me te dale vetëm e juaja, por do respektoni edhe mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te dalin sa me shume sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Po u mbyllet ne vetvete nuk do keni ndryshime te statusit. Financat do përmirësohen me shume nga sa ju mendonit.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë disa trazira gjate kësaj dite. Mos kërkoni gjera te pamundura nga personi qe keni ne krah sepse do debatoni ashpër me te me vone. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te fillojnë lidhje pa perspektiva. Ne planin financiar as vete nuk do e kuptoni sesi situata do behet aq e qëndrueshme.

Luani

Nëse i kërkoni partnerit tuaj gjera te pamundura, ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Mundohuni te tregoheni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do takohen me disa persona te cilët qe ne takimin e pare do zgjojnë pasionin tek ta. Financat nuk do jene ende ne gjendjen me te mire edhe pse do bëni çmos qe ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv sot ne jetën tuaj sentimentale. Do e forconi bashkëpunimin dhe komunikimi i mire do iu ndihmoje te kaloni edhe disa sfida te vështira. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Edhe ata qe pëlqejnë do ua kthejnë me te njëjtën monedhe. Financat do jene mjaft delikate. Kujdes!

Peshorja

Periudha e vështirë do mbaroje sot për jetën tuaj ne çift dhe tashme do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do i respektoni mendimet e partnerit edhe pse ndonjëherë nuk do iu pëlqejnë. Beqaret me shume gjase do fillojnë një lidhje serioze e cila do ua ndryshoje rrjedhën e jetës. Për shkak te disa shpenzimeve te mëdha por te domosdoshme qe do iu duhet te kryeni financat do dobësohen.

Akrepi

Me ne fund do e gjeni qetësinë e munguar ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni mire për këtë. Merkuri do iu nxite te gjeni një mënyrë te veçante për t’i shprehur ndjenjat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura ose për flirte te momentit. Sektori i financave do vazhdoje te jete o qëndrueshëm nëse ju nuk bëni ndonjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete shume e mërzitshme sot. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër ne disa momente. Beqaret ka mundësi te takojnë disa shoke te fëmijërisë me te cilët do bien koke e këmbë ne dashuri. Ne planin financiar mos kryeni shume shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme. Do ju duhen paratë për diçka me te rëndësishme me vone.

Bricjapi

Do ju duhet te bëni disa zgjedhje te vështira sot ne jetën tuaj ne çift. Ka ardhur momenti t’i mendoni gjerat me kujdes dhe te planifikoni te ardhmen. Beqaret nuk do arrijnë dot te takohen me personin e tyre te ëndrrave dhe do qëndrojnë serish vetëm. Financat ka shume mundësi te përmirësohen fale një projekti profesional te përmbyllur me sukses.

Ujori

Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme sot. Do i shihni gjerat me një sy tjetër. Edhe për ata qe kane pasur një periudhe te veshtire priten përmirësime. Beqaret nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lirinë e tyre duke qene se edhe ashtu ndihen mire. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shume shpejt fale këmbënguljes qe do tregoni.

Peshqit

Gjithë përkujdesja dhe vëmendja qe keni treguar këto dite ndaj partnerit do iu shpërblehen sot. Surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqareve do iu ndodhin gjere qe as nuk i kishin menduar. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Për te ardhurat duhet te kujdeseni me shume se kurrë. Beni një riorganizim pa qene tepër vone sepse me pas nuk do dini nga t’ia mbani.

“Bijtë dhe bijat e Britanisë duhet të jenë gati për luftë”, Londra përgatitet për luftë me Rusinë

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë një paralajmërim të fortë për rrezikun në rritje që paraqet Rusia, duke deklaruar se ekziston mundësia reale që Moska të sulmojë Britaninë.

Sipas Sky News, Sir Richard Knighton tha se “bijtë dhe bijat” e vendit duhet të jenë të përgatitur për të luftuar, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

Në një ndërhyrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, Knighton theksoi se forca ushtarake ruse është në rritje dhe se ushtria e Rusisë është tashmë e “kalitur nga beteja”, pas gati katër vitesh lufte të plotë në Ukrainë.

Sipas tij, kjo e bën kërcënimin më serioz se kurrë më parë gjatë karrierës së tij ushtarake.

“Situata është më e rrezikshme se sa e kam njohur ndonjëherë gjatë karrierës sime, dhe çmimi i paqes po rritet”, deklaroi ai.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes theksoi se forcat e armatosura britanike, së bashku me aleatët e NATO-s, do të jenë gjithmonë linja e parë e mbrojtjes, por paralajmëroi se kjo nuk mjafton.

Ai bëri thirrje për një qasje të të gjithë shoqërisë, që shkon përtej ushtrisë.

“Duhet të jemi të ndershëm me familjet dhe me çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për atë që do të thotë të jesh i përgatitur për një sërë kërcënimesh reale dhe fizike”, u shpreh Knighton.

Ai tha se vendi duhet të investojë jo vetëm në forcimin e ushtrisë, por edhe në rindërtimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes, zhvillimin e aftësive profesionale, forcimin e institucioneve dhe rritjen e rezistencës së shoqërisë dhe infrastrukturës kritike.

Duke iu referuar deklaratave të homologut të tij francez, gjeneralit Fabien Mandon, Knighton tha se pajtohej me idenë se vendet evropiane duhet të jenë të përgatitura edhe për sakrifica njerëzore në rast lufte. “Bij dhe bija. Kolegë. Veteranë… të gjithë do të kenë një rol për të luajtur – për të ndërtuar, për të shërbyer dhe, nëse është e nevojshme, për të luftuar”, tha ai.

Pas rrëfimit të Bes Kallakut, reagon Jul Deda: Për ata që nuk e njohin…

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër te ndare ne story në Instagram, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Pas rrëfimit të Bes Kallakut, reagon Jul Deda: Për ata që

PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: Ja kush më qëlloi!

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’.

Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live.

Gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.

Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet.

Sakaq, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Hukën, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Xhemal Huka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale.

Huka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç.

Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.

FOTO të TRISHTA/ Nuk duan të kthehen në Shqipëri, familja shqiptare fle në rrugë para bashkisë!

Ndërsa afrohet sezoni i festave, një familje e tërë mbetet e pastrehë në Montpellier.

Një çift shqiptar që iku nga vendi i tyre dhe katër fëmijët e tyre, përfshirë një foshnjë të sëmurë 20 muajshe, ende nuk kanë  strehim emergjent pavarësisht thirrjeve të përditshme në linjën telefonike të emergjencës (115).

Prej një jave, ata kanë fjetur në shkallët e Bashkisë së Montpellier.

Një tubim mbështetës u organizua të hënën në mbrëmje në Montpellier nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée” (Një çati, një e ardhme dhe solidaritet i përbashkët). Rreth gjashtëdhjetë vetë u mblodhën para Bashkisë.

“Kjo situatë është e papranueshme, fëmijët sëmuren për shkak të të ftohtit, është gjithmonë kështu, kemi parë familje me fëmijë që kalojnë deri në katër muaj në rrugë, nuk është normale, prefektura nuk po luan rolin e saj ”, thotë presidenti i shoqatës Solidarité Partagée i cila i ka ndjekur ata për tre javë.

Qëllimi i tij është ta bëjë këtë familje të dukshme me shpresën për të ndryshuar gjërat.

Nga ana e saj, prefektura e Hérault pohon se kjo familje nuk është përparësi për akses në strehim emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se ata janë në një situatë të parregullt; kërkesa e tyre për azil është refuzuar, dhe gjykata administrative e Montpellier gjithashtu e hodhi poshtë kërkesën e tyre për strehim emergjent më 8 dhjetor.

Samuel Forest e sheh këtë justifikim si dështim për të marrë në konsideratë elementin njerëzor: “Është  një situatë që nuk po evoluon, që nuk po ndryshon, nuk ka vullnet të mirë“.

Sipas Samuel, bashkia e Montpellier, e kontaktuar nga shoqata, është gjithashtu e mobilizuar për këtë çështje.

Një takim i ri është planifikuar për të dielën, më 21 dhjetor , në orën 14:00 në shkallët e Bashkisë.

Galeria fotografike

SPAK kërkon autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama: Do përgatitemi…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Reagimi i Edi Ramës:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Superciklon nga Atlantiku drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ekstreme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia më e fortë në rajon që nga fillimi i sezonit, e cila po lëviz gradualisht drejt Evropës, thanë meteorologët.

Meteorologët paralajmërojnë se një fushë e fortë ere do të ndikojë në një pjesë të madhe të Atlantikut të Veriut, por ndikimet më intensive pritet të mbeten mbi det të hapur, shkruan platforma meteorologjike evropiane “Severe Weather Europe“.

Një sistem frontal i palëvizshëm mund të sjellë reshje të dendura shiu në pjesë të Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës veriore dhe Norvegjisë jugore në ditët në vijim, me sasi lokale deri në 120 mm shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat bregdetare dhe malore.

Sipas parashikimit, shiu mund të bjerë vazhdimisht deri në 12 orë, kështu që deri të shtunën mund të bien nga 60 deri në 120 mm shi lokalisht, me sasinë më të lartë të reshjeve të mërkurën.

Më shumë shira pritet në vargmalet, veçanërisht në Norvegjinë jugore, pjesën perëndimore të Maleve Skoceze dhe Anglinë veriore.Sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Parashikimin e Oqeanit (NOAA), presioni qendror i stuhisë ra me një shpejtësi prej më shumë se pesë milibarësh në orë, gjë që tejkaloi kriteret për të ashtuquajturin një ciklon bombastik, shkruan “Severe Weather Europe”.
Presioni pritet të bjerë në rreth 930 milibar ndërsa sistemi lëviz në Atlantikun e Veriut, në jug të Groenlandës.

Forcimi shpërthyes i ciklonit u nxit nga depërtimi i një mase ajri arktik jashtëzakonisht të ftohtë nga Kanadaja dhe pjesët verilindore të SHBA-së, e kombinuar me ajër më të ngrohtë mbi Atlantik.
Erëra të forta me forcën e uraganeve u regjistruan në zonën e Newfoundland, së bashku me stuhi bore lokale.

Ekspertët thonë se modelet e motit do të mbeten të paqëndrueshme në javët e ardhshme, duke pasur parasysh përçarjen jashtëzakonisht të hershme dhe të fortë të Vorteksit Polar këtë dimër.