U dh*nua me çekiç me porosi të dy tiktok-erëve, 26-vjeçari në Tiranë po l*fton me vd*kjen!

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen e 26-vjeçarit të plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut.

I riu mësohet se po lufton për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda nga sulmi i porositur nga 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Dy të shpallurit në kërkim dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen.

Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.

Mësohet se autori ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme.

Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.

Morën p*ng të riun për borxhin, dalin pamjet nga dreka e tij me p*ngmarrësit në Vlorë, e çmendur çfarë bëjnë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rrëmbimin e të riu nga Kosova i cili i mbajt në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës. Avokatët mbrojtës të tre personave të arrestuar kanë paraqitur video dhe foto duke hedhur poshtë akuzat se klientët e tyre janë autorë të pengmarrjes.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa i riu dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë. Në pamjet filmike dhe fotografitë e paraqitura nga avokatët, personat duken duke drekuar së bashku dhe duke u sjellë në mënyrë të qetë.

Sipas mbrojtjes kjo tregon se ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe se nuk bëhet fjalë për një situatë pengmarrjeje. Sipas pretendimeve të palës mbrojtëse, i riu nga Kosova ka ardhur në Vlorë me valixhe dhe veshmbathje personale, me qëllimin për të qëndruar aty për një periudhë kohe.

Mbrojtja thekson gjithashtu se denoncimi për pengmarrje është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi. Avokatët pretendojnë se i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në banesën ku pretendohej se janë gjetur të rinjtë dhe “pengu” i tyre, është gjetur edhe valixhja me rrobat dhe veshmbathjet personale të tij, fakt që sipas mbrojtjes mbështet pretendimin se ai kishte shkuar aty për të qëndruar.

Edhe pse në pamje nuk dallohet qartë data dhe ora e regjistrimit, videot tregojnë se personat njihen mes tyre dhe komunikojnë lirshëm. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pritet që gjykata të vlerësojë provat e paraqitura nga të dyja palët.

https://streamable.com/o/roju4y#?secret=A8lXAkmdDO

E bujshme! Ish Deputeti milioner i Edi Ramës i bashkohet Adriatik Lapajt! Ka ardhë momenti të

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është shfaqur sot mes protestuesve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në tubimin e thirrur nga aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Pjesëmarrja e tij ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi vjen vetëm pak ditë pasi ai shpërtheu në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i sotëm mblodhi qindra qytetarë të indinjuar kundër qeverisë, me fokus te çështjet e pronësisë, abuzimet me pushtetin dhe goditjet selektive ndaj individëve dhe bizneseve. Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u bashkuan në thirrjet e Lapajt për transparencë, drejtësi dhe respektim të të drejtave të qytetarëve.

Në mesin e turmës u vu re edhe Vladimir Kosta, dikur deputet i Partisë Socialiste, i cili në vitet e fundit është distancuar nga politika aktive, por së fundmi ka dalë hapur kundër vendimeve të qeverisë Rama.

Deklaratat e forta të Kostës dy ditë më parë

Vetëm dy ditë para protestës, Kosta publikoi një mesazh të ashpër në rrjetet sociale, ku e etiketoi Edi Ramën si një kryeministër “që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve”. Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar një klimë të pasigurt juridike dhe ekonomike, duke dëmtuar interesat e qytetarëve dhe duke i trembur investitorët e huaj.

“Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkroi Kosta, duke iu referuar situatës së pasurisë së tij.

Shembja e tre vilave të Kostës

Ish-deputeti publikoi gjithashtu pamje të shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës. Autoritetet i konsideruan si ndërtime pa leje dhe urdhëruan prishjen e tyre, vendim që Kosta e ka denoncuar publikisht si selektiv dhe të motivuar politikisht.

Pamjet e shembjes u shpërndanë gjerësisht në media, duke ndezur debat për mënyrën e zbatimit të ligjit dhe kriteret e përdorura nga autoritetet.

Pse është e rëndësishme shfaqja e Kostës në protestë?

Pjesëmarrja e një ish-deputeti socialist në një protestë kundër qeverisë interpretohet nga analistët si një shenjë e pakënaqësisë që po gërryen edhe radhët e ish-mbështetësve të PS-së. Kosta ka qenë një figurë e njohur në qarkun e Tiranës dhe dalja e tij publike në krah të aktivistëve e thellon debatin për mënyrën se si qeveria po trajton çështjet e pronës dhe qytetarëve.

Protesta e sotme u zhvillua e qetë, ndërsa organizatorët paralajmëruan se lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të vijojë me tubime të tjera nëse qeveria nuk reflekton mbi kërkesat e qytetarëve.

‘Zoti deshi të…/ Reagon Denisa Bajramaj pas aks*dentit në Lezhë, cfare i ndodhi bebit të saj (foto)

Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, ka ndarë një rrëfim prekës nga spitali, vetëm një ditë pasi përjetoi një aksident automobilistik që e tronditi thellë. Lajmi i mirë është se ajo dhe bebi i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes disa postimeve të ndjera në Instagram, Denisa ka reflektuar mbi përvojën e vështirë, duke e cilësuar si një sprovë të fortë shpirtërore. Ajo e përshkroi aksidentin si një moment që i ndali frymën dhe i mbushi zemrën me frikë, duke e vënë përballë realitetit të brishtësisë së jetës.

“Dje Zoti më vuri përballë një prove shumë të fortë. Një aksident që më ndali frymën dhe më mbushi me frikë”, shkroi ajo, duke treguar se në ato sekonda mendja dhe zemra i shkuan vetëm te jeta që mbante brenda saj.

Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar pa pasoja serioze. Denisa konfirmoi se si ajo, ashtu edhe bebi, janë mirë, duke shprehur lehtësim dhe falënderim të madh: “Në atë moment mendova vetëm për bebin tim. Falë Zotit, si unë, si ai, jemi mirë”.

Ngjarja e ka shtyrë atë të bëjë edhe një thirrje ndërgjegjësuese për të gjithë ndjekësit e saj, duke i ftuar të tregojnë më shumë kujdes në rrugë. “Një moment, një përplasje dhe gjithçka mund të ndryshojë. Ju lutem, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin”, shkroi ajo.

Screenshot
Screenshot

‘Pemës po i fiken dritat’ Pirro Çako përlot të gjithë, ja si ia zbuloi e ëma që kishte ardhë momenti të vdiste: Më tha që

I ftuar në “Podkastro” me Kastro Zizion në Vizion Plus, Pirro Çako ka bërë një rrëfim të ndjerë për të ëmën, Luiza Çakon, e cila u nda nga jeta në shtator të këtij viti.

Gjatë zbërthimit të tekstit të këngës që Pirro i dedikoi, të titulluar “Nënë, më mungon”, ai u ndal te vargu “dritat e pemës s’ka kush mi ndriçon”, simbolika pas së cilës është tejet prekëse:

“I kisha blerë një pemë jete, e mbante gjithmonë afër te koka dhe kishte 5 vjet. [Mamaja] Ka pasur gjithmonë probleme shëndetësore dhe unë përpiqesha në spital, e gjëra, dhe i kisha blerë pemën dhe sikur po i ecte. Sikur e ruante Zoti, ajo pema e jetës.”

Më tej, ai tregoi lidhjen e zgjuar që bëri e ëma me gjendjen e saj shëndetësore dhe dritat e pemës së jetës:

“Për herë të parë, pas 5 vjetësh, më thotë ‘O bir, kjo pema, se po e shikoj, sikur i janë fikur dritat. Kanë ngelur shumë pak ndezur.’ Dhe unë ngela për një moment, se e kapa mesazhin, çfarë donte të më thonte ajo dhe pata një drithërimë. Dhe u afrova dhe kishte të drejtë, kishin mbetur vetëm 20% të dritave, ishin djegur nga pak.”

Në fund, Pirro përmbylli:

“Pas një jave ndodhi, iku shumë shpejt dhe automatikisht kur isha në piano m’u kujtua kjo. Thashë tani që ajo s’është më, s’ka kush të m’i ndezë dritat e bredhit. Ia mbanim njëri-tjetrit ndezur dhe ato u fikën një herë e përgjithmonë, sigurisht për mua dhe për të.”

Balluku shpallet Non-Grata? Media e madhe amerikane tr*ndit: Sundimi i Ramës ka arritur në ‘Kapjen e shtetit’

Televizioni më i madh në Amerikë i ka kushtuar sot një shkrim krizës së korrupsionit në rritje që po përfshin Shqipërinë, një aleate të rëndësishme të SHBA-së në rajon.

Pas vendimit të GJKO-së për të larguar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, nën akuzat se kishte ndërhyrë në dy tendera, çështja u çua në Gjykatë Kushtetuese e cila dje vendosi ta rikthejë Ballukun në detyrë deri në marrjen e një “vendimi përfundimtar”.

Ish-ambasadori shqiptar në Uashington , Agim Nesho argumentoi për Fox News se “ndikimi mbi Gjykatën Kushtetuese mund të jetë një përpjekje për të vendosur një precedent mbrojtës — i cili mund të rezultojë i dobishëm nëse hetuesit do të tentojnë ndonjëherë të përfshijnë vetë z. Rama në hetimet e tyre”.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se mbreti është lakuriq”, tha Nesho, duke shtuar se qeverisja e Ramës është shndërruar në “kapje të shtetit”, pasi “mungesa e kontrollit dhe ekuilibrave ka mundësuar një sistem të përsëritur korrupsioni gjatë disa mandateve të tij”.

Me pezullimin e Ballukut, Nesho tha se “zemërimi i publikut nuk drejtohet vetëm ndaj [saj], por edhe ndaj sjelljes së një regjimi që sundon pa përgjegjësi, abuzon me pronën dhe financat publike dhe nuk përballet me asnjë pasojë pavarësisht reagimit të shoqërisë.”

Nesho shtoi se shumë qytetarë i kanë dhënë kryeministrit nofkën “Ramaduro”, duke e quajtur këtë “një krahasim të drejtpërdrejtë me diktatorin venezuelian Nicolás Maduro.”

Zyra e shtypit e Ramës i tha Fox News Digital se refuzon të komentojë mbi akuzat e Neshos kundër tij.

Në maj 2021, Departamenti i Shtetit sanksionoi ish-kryeministrin Sali Berisha për akuza korrupsioni, duke i ndaluar udhëtimin drejt SHBA-së. Fox News Digital pyeti Departamentin e Shtetit nëse kishte plane për të lëshuar sanksione të ngjashme ndaj Ballukut.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Fox News Digital: “Nuk kemi koment mbi çështjet ligjore në zhvillim.”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dha të njëjtin përgjigje për Fox News Digital kur u pyet nëse do të pezullonte vizën e Ballukut si pasojë e largimit të saj nga detyra.

“E shkuara ime ka vd*kur”, Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn: Zoti vendosi të më

Bes Kallaku sërish në qendër të vëmendjes. Asgjë e re në jetën e tij, por deklaratat për të shkuarën vijojnë të bëjnë bujë.

Tema e shumëpërfolur, divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezaj është diskutuar sërish. Në një intervistë me Grida Dumën, Bes Kallaku tha se e shkuara e tij ka vdekur dhe se po jeton të sotmen.

Aktori ka folur edhe për zhgënjimet nga miqtë dhe shoqëria por theksoi se për sa kohë Zoti është me të, askush nuk mund të jetë kundër tij.

E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre.”-tha Kallaku.

Grida Duma: Je zhgënjyer nga ata që ke pasur afër përgithësisht?

Bes Kallaku: Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?

E fundit! Gjonmarkaj dha doreheqjen por Berisha i jep përgjigjen e bujshme! Kërkohet me urgjence largimi i Bardhit dhe Nokës, NAMI NE PD

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar kryedemokratit Sali Berisha dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike

Por dorëheqja është refuzuar mbrëmjen e sotme nga lideri i PD-së, Sali Berisha.

Mësohet se Gjekmarkaj ka pranuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PD, se firma për Endri Shabanin për Avokat të Popullit ishte një gabim, dhe në kuadër të kësaj ka dhënë edhe dorëheqjen, por gjithsesi dorëheqja nuk është e parevokueshme, pasi e ka lënë atë në dorë të vendimit të Sali Berishës.

“Vendimi për ta pranuar ose jo dorëheqjen mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, ndërsa dorëheqja e tij është refuzuar nga Berisha.

Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj, ka postuar në rrjetet sociale fjalën që ka mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të selisë blu.

Duke përshëndetur dorëheqjen e Gjekmarkajt, Ahmetaj ka kërkuar edhe dorëheqjen e Flamur Nokës dhe të Gazment Bardhit.

“Doktor ju duke qenë politikan profesionist dhe me përvojë të gjatë, jeni gjithmonë i kujdesshëm dhe ashtu siç flisni me fjalë, flisni edhe me gjeste për publikun.

Sot e paske nxjerrë Flamurin në krah të majtë, ndryshe nga takimet e tjera ku ai i çel takimet, i jep dhe ja heq fjalën cilitdo në këtë mbledhje.

Ndërsa zoti Bardhi nuk e di për çfarë arsye mungon sot (ishte në Amerikë) po i paske lënë vendin bosh në krahun tuaj të djathtë.

E përshëndes dhe e vlerësoj me shumë respekt afrimin e dorëheqjes së zotit Gjekmarkaj, këtë veprim duhet ta kryej edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar, për shkak të organizimit krejtësisht të ç’organizuar dhe anarkisë që është krijuar në lidershipin e PD-së prej muajsh.

Njëra prej arsyeve se pse ata duhet të japin dorëheqje është edhe dhënia e firmave “pa doganë” për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit.

Është e papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” për të prodhuar drejtues të institucioneve të pavarura nga ferma e Sorosit me firmat e deputetëve demokrat.

Ky nuk ishte një gabim, ky është një faj dhe fajet ndëshkohen, nuk shërohen me ndjesa fb-je.

Doktor ju me dashje, apo pa dashje i keni fut në të njëjtin thes si mercenarët edhe misionarët.

Ai që ishte mercenar dje është shndërruar në misionar sot dhe anasjelltas…

Për ti dhanë zë, fuqi dhe besim protestave, duhet sa më shpejt të jetë e mundur të thërrasim Këshillin Kombëtar, i cili ka tagrin të marrë vendimin për drejtimin që duhet të marrë Partia Demokratike. Që të jemi të besueshëm para Këshillit Kombëtar duhet t’i shkojmë atyre me dorëheqjen e Sekretarit i Përgjithshëm dhe Kryetarit të grupit Parlamentar si dhe atë të z. Agron Gjekmarkaj i cili lirisht dhe me vullnet të lirë ja afroj kryesisë…”, ka deklaruar Bislim Ahmetaj.

Sh*rri me Salianjin, Flamur Noka t*rbohet dhe i s*lmon Griden duke nxjerr detajet e fshehta: Ajo eshte…

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar pas 5 orësh diskutime mbi aksionin opozitar ndërsa nuk kanë munguar edhe debatet mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD, foli edhe për zgjedhjen e Endrit Shabanit në krye të Avokatit të Popullit.

Flamur Noka tha se ish-deputetja Grida Duma është negociatore e Edi Ramës për zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.

“Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë. Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon.

Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy.

Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.

Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Dëgjoni dhe anëtarë të tjerë.

Në mbledhjen e grupit kam qenë i nga të vetmit që kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ky është qëndrimi imi personal në raport me këtë çështje që po thoni. “-tha Noka.

Ndërsa më herët ish-deputeti Ervin Salianji i ka thënë Flamur Nokës që të japë dorëheqjen se po shkatërron partinë.

Kontrollojeni! Gjithçka nisi me një dh*mbje KOKE, 14-vjeçari zbulon se v*an nga s*mundja e pashërueshme!

ër një vit të tërë, Max Hall-it i ishte thënë të merrte ibuprofen sa herë që i vinte një dhimbje koke e fortë, pohon babai i tij Stephen Hall. Kjo ndodhi derisa 14-vjeçari u godit nga një krizë dhe mjekët më në fund zbuluan të vërtetën, ai kishte një tumor të pashërueshëm në tru. “Ndjehet si makthi më i keq dhe thjesht do të zgjohesh, por nuk zgjohesh, po e jeton atë”, kujtoi 47-vjeçari nga Corby, Northamptonshire, ditën kur djali i tij mori diagnozën.

Babai tani pretendon se gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse dhimbjet e kokës së Max-it nuk do të ishin shpërfillur. “Më duket e habitshme që dikush ankohej për dhimbje koke për gati një vit dhe ata nuk ofruan një skanim vetëm për të përjashtuar skenarin më të keq, të cilin ai e ka. Jam i bindur se nëse do ta kishin skanuar, do të kishte pasur diçka”, shtoi ai. Max kishte vuajtur nga dhimbje koke të vazhdueshme për një vit që ishin aq të forta sa u detyrua të largohej nga mësimi dhe të merrte qetësues dhimbjesh në zyrën e infermieres.

Pasi vizitoi mjekun e tij të familjes në janar 2025, Max u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Kettering në prill 2025, ku dyshohet se vuante nga “migrena normale adoleshente” dhe iu këshillua të merrte ibuprofen. Por shtatë muaj pas udhëtimit të tij në spital, Max pati një krizë në shtëpi dhe u kthye me urgjencë në spital.

Gjatë rrugës, adoleshenti pësoi një tjetër krizë dhe u vu në mbështetje jetësore përpara se të transferohej në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Qendrën Mjekësore të Nottingham Queen. Mjekët fillimisht dyshuan për një infeksion viral, por skanimet CT dhe MRI zbuluan se ai kishte një tumor të madh në tru dhe për shkak të vendndodhjes së tij, nuk mund të operohej.

“Specialisti i neurologjisë tha se ishte një tumor i madh dhe se dukej sikur kishte qenë aty për një kohë të gjatë”, tha Stephen. Matt tani po pret rezultatet e biopsisë për të sqaruar llojin e kancerit që ka, por ai ndodhet në pjesën e trurit që është përgjegjëse për komunikimin, të folurit dhe kujtesën. “Kemi vënë re se kujtesa e tij afatshkurtër po përkeqësohet dhe të përzierat po fillojnë të shfaqen”, tha Stephen. “Këtë mëngjes ai ka pasur dy periudha të të vjellave. Është vazhdimisht i lodhur dhe ka filluar të ngatërrojë fjalët tani.

“Ai është ende Max, por është pak më i ngadaltë, është zemërthyes. Ai nuk është kështu, zakonisht është shumë i mprehtë.” Pavarësisht kësaj, Stephen tha se Max mbetet pozitiv dhe i guximshëm.