Banda shqiptaro-greke gati për atentatin e madh: Kush është “kumbari i Pireut”?

Hetimet në Greqi kanë zbuluar një skenar kriminal të nivelit të lartë, ku një grup shqiptaro-grek po përgatitej të ekzekutonte një nga figurat më të fuqishme të botës së natës në Pire, të njohur nga mediat si “kumbari i madh”.

Sipas burimeve greke, grupi ishte vetëm disa ditë larg finalizimit të atentatit ndaj këtij emri të rëndësishëm të krimit, i cili kontrollonte territor, sigurinë e klubeve të natës dhe rrjetet e karburanteve. Objektivi ishte një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i mafiozit Mihalis Zambounis, i vrarë në fillim të vitit 2024. Pas shpërbërjes së rrjetit, ai u kthye në një lojtar të pavarur, gjë që solli konflikt të hapur me grupin e drejtuar nga Dhimitër Meci (“Dimos”), 45 vjeç, shqiptar me histori të gjatë kriminale.

Hetuesit thonë se marrëdhënia mes tyre ka qenë dikur e afërt. Por me rritjen e ndikimit të “kumbarit të madh”, “Dimos” dhe grupi i tij vendosën që ta eliminonin.

Policia ka zbuluar se banda kishte mbaruar fazën e survejimit, duke përdorur kamera të fshehta, vëzhgim 24-orësh dhe mjete të specializuara. Atentati pritej të kryhej gjatë festave të Krishtlindjeve me armë automatike. Një Kallashnikov i gatshëm për përdorim u gjet në një bazë të tyre në Marina Zeas.

Arrestimet dhe të dyshuarit

Deri tani janë arrestuar tre shqiptarë dhe tre grekë, përfshirë një femër, ndërsa një shqiptar i katërt është ende në kërkim.

Në pranga kanë rënë: – Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjeç, nga Labova e Poshtme, Gjirokastër – Andrea Brokeri, 32 vjeç, nga Himara – Fatjon Prendi, 39 vjeç, nga Lezha Në kërkim: – Vasil Theohari, 31 vjeç, nga Krongji i Finiqit

Ata akuzohen për atentatin e 16 majit 2025 kundër automjetit të blinduar të grekut Jani Lala, ku u qëllua rreth 50 herë, por pa e prekur objektivin. Grupi kishte instaluar një kamerë të fshehtë në panelin e një furgoni të parkuar përballë karburantit të Lalës, duke monitoruar lëvizjet e tij në kohë reale.

Dy javë më vonë, ata tentuan sërish të përgjonin Lalën në një tjetër pikë karburanti, por furgoni u identifikua nga një punonjës, duke çuar në zbulimin e pajisjeve të fshehta. Sipas policisë, të njëjtët persona dyshohen edhe për zjarrvënien në një karburant në Argyroupoli, më 23 shkurt.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke thonë se kanë parandaluar një prej atentateve më të bujshme të krimit të organizuar në vitet e fundit.

Fier, 52-vjeçari bie nga kati i 5-të te komshiu në katin e 2-të: shpëton mrekullisht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në Fier, ku një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë dhe ka përfunduar në ballkonin e një komshiu në katin e dytë.

Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në ballkon duke pirë cigare kur humbi ekuilibrin dhe ra. Rrethanat e plota ende nuk janë sqaruar, ndërsa mësohet se 52-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat arritën ta nxirrnin të sigurt nga ballkoni ku kishte rënë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Fierit.

Burime spitalore bëjnë me dije se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka qenë i vetëdijshëm gjatë ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

Durrës/ Vajza me probleme të shëndetit mendor në rrezik abuzimi: Jeton pa drita e pa ujë!

Një dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vajzë me probleme të shëndetit mendor në qytetin e Durrësit shihet në një gjendje tepër të vështirë jetese. Qytetarja që ka dërguar videon thotë se vajza mund të jetë e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme nga persona të papërgjegjshëm.

Sipas denoncimit, vajza jeton vetëm me të atin, i cili është i sëmurë, dhe të dy banojnë në kushte tepër të mjerueshme. Familja nuk ka të afërm të tjerë dhe, siç thuhet në apel, nuk ka marrë ndihmë nga institucionet sociale apo strukturat bashkiake deri më sot.

Mesazhi i mbërritur në redaksi shprehet:

“Gjendja e saj është shumë keq dhe bashkia në Durrës, qendrat sociale apo shoqatat nuk e kanë ndihmuar. Jeton në kushte katastrofike me të jatin e sëmurë, pa drita dhe pa ujë, prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi të shfrytëzohet apo të abuzohet, sepse nuk është në gjendje të mbrojë veten.”

Vajza, e identifikuar si Sara Dauti, jeton në Lagjen nr.13 në Durrës, e njohur ndryshe si zona e Plazhit. Qytetarja që dërgoi denoncimin thotë se në rrugë është parë e vetme, e frikësuar dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Në vijim, ajo shton:

“Ju lutem, ndihmojeni. Nga shteti nuk presim asgjë. Ju jeni shpresa e vetme.”

Denoncimi iu drejtohet institucioneve përkatëse në Durrës, qendrave sociale, shoqatave dhe çdo qytetari që ka mundësi të ofrojë mbështetje, qoftë për të garantuar sigurinë e vajzës ose për të përmirësuar kushtet minimale të jetesës.

Për të gjithë ata që mund të ndihmojnë, në apel është lënë edhe ky numër kontakti: +355 68 580 1030

E papritura! A ndodhi puthja mes Klodit e Londrimit? Dalin pamjet nga Big Brother qe po cmendin rrjetin(Video)

Dyshja e njohur e “BBVK” Klodiani dhe Londrimi, po marrin vëmendje me veprimet e tyre në shtëpi.

Një moment “i sikletshem” është kapur nga fansat ku shihet se për një moment janë afruar aq shumë saqë gati janë puthur.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar brohori komentesh nga fansat.

Ata po vazhdojnë të pëlqehen për energjinë dhe mënyrën e komunikimit me banorët e tjerë./Indeksonline/

Oh Zot/ Ia c▪︎pëtoi truρin brenda në blender ndërkohë që shihte video në YouTube, burri υ▪︎r*t në mënyrë m¤kabre gruan 38-vjeçare

Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyti, i preu kokën dhe e copëtoi trupin në një blender, ndërsa shikonte video në YouTube.

Akuzat u ngritën pas përfundimit të hetimit penal për vdekjen e 38-vjeçares Kristina Joksimovic, ndërsa data e gjyqit ende nuk është caktuar.

Sipas hetuesve, i dyshuari,  i identifikuar vetëm si Thomas për shkak të ligjeve të privatësisë pranoi se e kishte mbytur Kristinën, trupi i së cilës u gjet i shpërfytyruar në shkurt të vitit të kaluar. Autopsia zbuloi se ai kishte përdorur bashkim pjesësh figure, thikë dhe gërshërë kopshti për ta copëtuar trupin, ndërsa pjesë të trupit i kishte bërë “pure” në një blender dore dhe i kishte tretur në një tretësirë kimike.

Hetimet tregojnë se Thomas po shikonte video në YouTube në telefonin e tij ndërsa po coptonte trupin e nënës së dy fëmijëve. Ai gjithashtu ka refuzuar t’u japë autoriteteve akses të plotë në telefonin e koduar, që dyshohet se përmban prova të tjera. Gjykatës iu raportua se ai kishte “hequr me kujdes” mitrën e Kristinës  i vetmi organ i larguar nga trupi, një veprim që, sipas gjykatës, mund të tregojë çrregullim mendor.

Thomas u arrestua një ditë pas zbulimit të trupit. Ai pretendoi se e ka kryer vrasjen “në panik”, duke thënë se gruaja e sulmoi me thikë, por një raport mjeko-ligjor e kundërshton versionin e tij të vetëmbrojtjes. Sipas policisë, ai tregoi “mungesë të plotë empatie dhe gjakftohtësie” dhe u përpoq të fshihte gjurmët e krimit.

Kristina, me origjinë serbe, ishte modele dhe trajnere pasarelash. Ajo kishte fituar titullin Miss Northwest Switzerland dhe kishte qenë finaliste në garën kombëtare të vitit 2008. Të afërm dhe miq thanë se marrëdhënia e çiftit kishte qenë në krizë për muaj me radhë, ndërsa policia ishte thirrur më parë për raste të dhunës në familje.

Vetëm pak javë para tragjedisë, Kristina kishte postuar në Instagram foto nga një “arratisje çifti” me bashkëshortin dhe fëmijët.

Gara për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rr*mbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin v*rret dhe…

Kandidati për drejtues të SPAK, Adnan Xholi, prezantoi sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë punën dhe kontributin e tij në hetimin e disa prej dosjeve më të ndërlikuara në vend.

Ai kujtoi angazhimin personal në zbardhjen e ngjarjeve të vitit 1997, duke risjellë në vëmendje çështjen e njohur si vrasjet e Glinës, ku një grup i armatosur me veprim në Vlorë e Tepelenë kishte ekzekutuar katër qytetarë shqiptarë. Sipas Xholit, hetimet e pezulluara prej vitesh u rihapën nën drejtimin e tij, duke çuar në identifikimin dhe dënimin e të gjithë autorëve.

Ai foli gjithashtu për dy raste rrëmbimesh të biznesmenëve në Gjirokastër, ku viktimat u mbajtën peng deri në 18 ditë dhe u shantazhuan për shuma të mëdha parash. Edhe këto hetime, të lëna në pritje që nga ’97-ta, u rikthyen në fokus dhe sollën arrestimin e personave përgjegjës.

Xholi përmendi më tej një seri çështjesh të tjera të rënda, përfshirë identifikimin dhe goditjen e një grupi prej 12 personash që kryenin grabitje të armatosura në aksin Gjirokastër–Kakavijë, si dhe raste rrëmbimesh të shoqëruara me ekzekutim, ku ai ka kërkuar dënime maksimale.

Në vijim, kandidati u ndal te puna në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me autoritetet italiane në hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Nga ky bashkëpunim u identifikuan dhjetëra anëtarë grupesh kriminale që vepronin në disa qytete të Shqipërisë. Ai solli në vëmendje edhe çështje të rihapura pas shumë vitesh, si masakra e Cërrikut dhe ajo e Qafë-Gjatës, të cilat nisën hetime të reja në vitin 2007.

“Jam angazhuar personalisht hë hetimin e çështjeve problematike që kishin ndodhur gjatë 97 ose për shkak të atij viti. Km prezantuar rastin e vrasjes të quajtur e Glinës në 97. Një grup kriminal i armatosur me shtrire në Vlorë Tepelën kishin krijuar një mekanizëm për të grabitur shtetas shqiptarë. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët prisnin në rrugë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal. Për shkak të reagimit të së ndjerëve 4 shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Çështje që ishte pezulluar dhe u rifillua në kohën kur isha drejtues. Janë identifikuar autorët dhe janë dënaur të jgithë autorët për ekzkeutorin kam kërkuar burgim të përjetshëm. Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimet e biznesmenëve në qytetin e Gjirokastër.

Grupet kriminale, dy grupe kriminale rrëmbyen dy biznesmenë një një Peshkopi të Gjirokastrës dhe një në Gjirokastër i mbajtën peng nga 9 deri në 18 ditë. Hapën dhe varrin e tyre i detyruan që të merrnin shumat e tyre dhe arritën ti merrnin 25 milion drakmi. Hetime të pezulluara nga kolegë që kanë qenë në 97 janë rifilluar në kohën kur unë kam qenë drejtues. Janë mbledhur prova, janë bërë hetime dhe është bërë e mundur identifikimi arresitmi dhe dënimi ia autorëve. Këto çështje për shkak të kompleksitetit tën ndodhura në 97 por dhe mungesës së funksionimit të shtetit. Kemi hetuar ngjarje edhe pavendjgjarje. Është bërë e mundur që të jemi sa më aktive dhe të jepnim aq sa mundeshim në drejtësi duke çuar para drejtësisë autorët dhe pastaj është jgykata që pas kërkesës ka vendosur dënim.

12 persona të cilët bënin vjedhje me armë në aksin Gjiroakstër0Kakavijë. U identifikuan dhe u arrestuan për shkak se grabitën 2 nga familje. Rasti i dytë ka të bëjë me rrëmbim dhe mbajtjte peng dhe ekzekutim nga autorët. Kemi vijuar ato veprime, kemi identifikuar autorët dhe i kemi çuar para drejtësisë dhe për autorin kam kërkuar burgim të përjetshëm.

Te Krimet e Renda: Bëhet fjalë për grupe kriminale të cilat ushtronin funksionet e tyre në tre qytete. Në një hetim me italianët rezultoi i suksesshme përfshirja e grupeve të hetimit Shqipëri-Itali në identifikimin e 48 anëtarë, 8 që u arrestuan nga shqiptarët për sasi të drogërave të forta përgjatë periudhës 200-2002. Çështja tjetër ka të bëjë me një hetim paralele me italianët me 8 të pandehur, është një më të rrexikshmit që ka Shqipëria. E kam hetuar me kolegen që po ashtu është kandidate, e kishte vitin e parë të punës. Sa i përket këtyre çështjeve është aplikuar dhe metoda e posaçme e ekspertimit të zërit. Masakra e Cërrikut dhe Qaf Gjatës të rifilluara në 2007, pas 10 vitesh janë filluar prej meje”, tha ai. 

Kush janë fëmijët që t*rrorizojnë po Shkodrën! ‘Shteti’ d*rëzohet: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë, sepse

Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët.

Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të bëj më? Le ta fusin në burg.”

Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë e fortë prej disa personash, ku një grup të miturish janë kthyer në tmerr për banorët e zonës. Sipas denoncuesve, fëmijët godasin këdo që nuk u jep para dhe policia edhe kur ndërhyn, detyrohet t’i lirojë menjëherë. Një i ri, viktimë e këtij grupi, rrëfen se është qëlluar dhe i janë kërkuar para me forcë.

“Më rrethuan, më goditën dhe më detyruan t’u jepja para. Shkova në polici, por më thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë sepse janë minorenë. Kam frikë se do të përfundojë ose unë, ose ata. Kërkova ndihmën e Fiksit që të mos shkojmë në pika ekstreme.”– tregoi ai.

Ky i ri takohet edhe me një qytetar tjetër, i cili po ashtu është sulmuar nga i njëjti grup.

“Më goditën në kokë. Erdhën policët, i mbajtën një orë dhe i lanë të lirë. Po vazhdojnë të godasin njerëz të tjerë. Jemi të pambrojtur.”- thotë një tjetër banorë i Shkodrës.

Denoncuesi i parë dinte vetëm emrin e njërit prej djemve 14 vjeç, nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Shkodër. Gazetarët takuan nënën e tij, e cila, mes lotësh, pranon se djali është futur në shoqëri të keqe dhe ka dalë jashtë kontrollit.

“Kam tre fëmijë. Jam e divorcuar dhe punoj gjithë ditën. Nuk kam çfarë bëj më! Djali vjen vonë, nuk më dëgjon, ka probleme me shumë njerëz. Kam shkuar në polici disa herë, u kam thënë ‘futeni në burg”– thotë e ema e të mituri

Ajo shton se problemet nuk vijnë nga shkolla, por nga shoqëria e rrugës, ku ka edhe të rritur edhe minorenë. Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shkollën ku mëson i mituri. Stafi nuk lejoi hyrjen në ambientet e brendshme, por drejtoresha, në një komunikim telefonik, tha se: Nxënësi vjen rregullisht në mësim, nuk ka krijuar problem brenda shkollës ,psikologia dhe drejtoria janë në dijeni të sjelljes së tij jashtë shkollës dhe rasti po ndiqet.

Gazetarët kontaktuan edhe me specialistin e zonës, i cili konfirmoi se i mituri paraqitet shpesh në komisariat.

“Vjen çdo muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Duke qenë minoren, procedurat janë më të kufizuara. Merremi me këshillim, me punonjës socialë dhe psikologë për të sheshuar rastin.”– sqaron SPZ-ja.

Burime të tjera në komisariat pranojnë se situata është e vështirë, por që u janë “lidhur” duart pasi kemi të bëjmë me minorenë. Rasti nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun mes ligjit për të miturit dhe realitetit të përditshëm, kur fëmijë 12–14 vjeç bëhen autorë të dhunës, askush nuk ka mjetet ligjore dhe institucionale për t’i ndalur. Ndërkohë, banorët e Shkodrës thonë se po jetojnë me frikë dhe pasiguri.

Pamje emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba, ja cfare i ben gruaja (VIdeo)

Mes ritmit të ngjeshur të udhëtimeve dhe zhurmës së përditshme në terminal, atmosfera u ndal për pak çaste për një moment të veçantë.

Një prej zjarrfikësve të ekipit që garanton sigurinë e aeroportit çdo ditë me përkushtim mori lajmin e gëzueshëm se së shpejti do të bëhet baba i një djali.

Ky moment i thjeshtë, por plot emocion, u kthye në një çast gëzimi për kolegët dhe stafin e pranishëm, duke sjellë një atmosferë pozitive në një nga pikat më të ngarkuara të aeroportit.

SHIH VIDEON

Gëzimi i zjarrfikësit u prit me duartrokitje e urime, ndërsa kolegët ndanë çastin me krenari, si dëshmi e lidhjes së fortë dhe humanitetit që karakterizon këtë ekip sigurie.

Thuhet se është υr*rë nga gjyshërit…/Gjendet pas disa muajsh KAFKA e 2-vjeçarit! tr*nditese cfare u zbulua

Gjyshërit, tezja dhe xhaxhai i fëmijës francez Emile janë marrë në pyetje për herë të parë që kur ai u zhduk gati tre vjet më parë. Gjyshërit e Emile, Philippe dhe Anne Vedovini dhe dy nga fëmijët e tyre, Maximin dhe Marthe Vedovini, folën me gjyqtarët hetues. Ishte hera e parë që grupi prej katër personash ka folur për zhdukjen misterioze të dyvjeçarit Emile Soleil më 8 korrik 2023 nga shtëpia e gjyshërve të tij në Haut-Vernet.

Sipas raporteve lokale, secili anëtar i familjes u dëgjua për një orë si palë civile nga dy magjistratët përgjegjës për çështjen. Më 25 mars 2024, grupi prej katër personash u arrestua për ‘vrasje me dashje’ dhe ‘fshehje të një kufome’, përpara se të liroheshin 48 orë më vonë pa akuzë. Por prokurori publik i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon, tha se mundësia e një lidhjeje familjare nuk është përjashtuar. Që atëherë, anëtarët e familjes kanë ngritur padi civile për këtë rast.

Më 8 nëntor, gjyshërit e vogëlushit, së bashku me avokatët e tyre, vizituan fshatin Haut-Vernet ku Emile u zhduk. Një pjesë e kockave të tij, përfshirë kafkën dhe rrobat e tij, u gjetën nëntë muaj më vonë, më 30 mars 2024, nga një alpinist 1.7 km larg fshatit. “Hetimi është duke vazhduar dhe hetimet po kryhen rregullisht,” konfirmoi Blachon. Kjo vjen nëntë muaj pasi detektivët francezë thanë se besonin se mbetjet e Emile ishin ruajtur me shumë mundësi në një mjedis të mbrojtur, pothuajse steril si një frigorifer para se të zhvendoseshin dhe të gjendeshin.

Bazuar në dekompozimin e mbetjeve, ata besonin se ato ishin ruajtur me kujdes para se të ekspozoheshin në ajër të hapur, ku u gjetën. Analizat gjithashtu sugjeruan se kafka e dyvjeçarit u depozitua vetëm pak para se të gjendej nga një shëtitës më pak se një milje larg shtëpisë së gjyshërve të tij. Policia tha se ata kishin kontrolluar tashmë zonën gjatë kërkimeve intensive. Sipas hetimit, rrobat e gjetura pranë mbetjeve prillin e kaluar nuk ishin në gjendje dekompozimi, gjë që ata besojnë se sugjeron se ai nuk humbi vetëm dhe nuk vdiq aty ku u gjetën kockat dhe rrobat e tij.

Teatri i zgjedhjes së Klodian Brahos si shef i SPAK! Andi Bushati zbulon detajet e rënda që tr*ndisin shqiptarët

Nga Andi Bushati 

Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa frikë se ishte një zhgënjim. Një banalietet kënvdvështrimesh për çfarë është bërë deri më tani, një mungesë vizioni se si duhet vijuar nesër, një mospërballje gati e verbër me polemikat që ekzistenca e prokurorisë speciale ka shkaktuar në shoqëri.

Edhe Adanan Xholi edhe Doloreza Musabelliu edhe Elvin Gokaj edhe Klodian Braho nuk e tejkaluan dot nivelin bazik të hartuesit të biografive personale dhe të kronologjisë së dënimeve që kishin dhënë në vite, pa u ngritur dot në lartësinë e atij që di të analizojë punën e kryer dhe atë që do të vijojë.

Ata, të katërt, dinin të ishin enumerativë, pa qenë në gjendje të tregoheshin kokludivë. Ata demostruan kujtesë për të renditur fakte, duke mos qenë të aftë të nxirrinin përfundime.

Në të vertete, pritshmëria ishte krejt tjetër. Që prej gjashtë vitesh që është në funksion dhe tre vitesh që ka filluar goditjet e mëdha, Prokuroria Speciale ka shkaktuar një debat të gjërë publik. Mbi të janë ngritur pikpyetje për motivime politike në marrjen të pandehurve dhe për prishjen e qëllimtë ekuilibrave pozitë opozitë. Mbi të janë hedhur dyshime për represivitet të terpruar në masat e arresteve dhe burgosjet, pa pritur vendime të formës së prerë. SPAK është hedhur poshtë nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, për çështje si ajo e Lapsit apo e Thoma Geëllçit, si dhe për marrjen e provave pa vendime gjykate nga Kushtetuesja. Ai është akuzuar po ashtu, siç ka deklaruar edhe vetë me gojën e tij drejtuesi i derisotëm Dumani, për influencë të tepruar mbi vendimmarrjen e gjykatave.

Por, të gjitha këto probleme themlore vetëm sa u cikën në seancën maratonë që zgjati afro gjashtë orë. Të katër prokurorët konkurentë thanë ndonjë fjalë të përciptë për mosshkeljen e të drejtave të të pandehurve, u justifikuan për rrjedhjen e sekreteve hetimore, që s’kishin dalë nga institucioni i tyre dhe mohuan të kenë pranuar presione nga politika. Por pjesën më të madhe të ligjërimeve të tyre, nuk pati mendim, nuk pati thellësi, nuk pati dalje nga guacka teknike e një prokurori të thjeshtë, për tu ngritur në nivelin e një drejtuesi që e sheh institucionin të ndërvarur me pushtetet e tjera në veçanti dhe me krejt shoqërinë në tërësi.

Edhe më qesharake e bëri të tërën bashkëbisedimi me anëtarët e qeverisë të gjyqsorit, që në një pjesë të madhe i ngjante kiuzeve që i bëhen konkureneteve bukuroshe në spektaklet e mis Albanias. Të shikoje njerëzit që prezumohen të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta tu përgjigjeshin pyetjeve se cila qe pika e tyre më e fortë apo më e dobët, se nëse njerëzve që i vinin në zyrë për ndërhyrje iu jepnin kafe apo kakao, nëse jeta e tyre si prokurore specialë kishte privime, apo nëse ndiheshin të kërcënuar, ishte e mjerueshme. Testeve më të koklavitura se këto dinë tu përgjigjen edhe studentët fillestarë të juridikut.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, në fund, ndodhi ajo që dihej dhe përflitej prej kohësh. Me 7 nga 11 votat e mundshme, Klodian Braho u zgjodh për një mandat tre vjeçar si drejtues i SPAK. Edhe ata që mund të kishin dyshime, në fund u bindën nga vizita e një nate më parë në SPAK e delegacionit të diplomatëve të lartë amerikanë. Shkujdesja e tyre për të hyrën në zyrën me numër 309, duke e veçuar kandidatin e preferuar nga konkurentët e tjerë si dhe kujdesja për ta botuar foton e këtij akti në faqen zyrtare të ambasadës vulosi gjithçka.

I gjithë procesi ishte i paracaktuar. Por nëse amerikanëve iu intereson qëllimi dhe jo mjetet, rezultati dhe jo forma, ata që ishin të zhveshur nga sikleti kryesor, ata që e dinin përfundimin, mund ti kishin dhënë zgjedhjes së fituesit të imponuar një veshje më dinjitoze. Duke e ditur fituesin ata mund ta kishin kthyer këtë seancë në një debat të thellë për mangësitë, problemet dhe të ardhmen e SPAK. Në vend të tij dhuruan një debat bazik, të përciptë, mediokër që sbëri asgjë tjetër veçse nxorri më në pah nivelin e vërtetë të një institucioni që zbaton vendime të servirura nga lart.